Zgjedhjet parlamentare 'kushtojnë' rreth 7 milion euro | 18/04/2011 17:36:10 |
![]() | |
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), të hënën në një mbledhje të posaçme, miratoi strukturën e shpenzimeve buxhetore për procesin zgjedhor të 5 qershorit. Mbledhja konkludoi në faktin që kostoja financiare e zgjedhjeve parakohshme parlamentare të 5 qershorit parashikohet të jetë 6 milion e 650 mijë euro. Prej tyre, vetëm për votimin në diasporë do të shpenzohen 1 milion e 100 mijë euro, të cilat parashohin mbulimin e harxhimeve për mëditje të 10 anëtarëve të këshillave zgjedhore në përfaqësitë diplomatike konsullore të cilat janë gjithsej 50, harxhimet për qëndrimin e tyre, transportin, vizën dhe aktivitetet tjera zgjedhore. Sipas vendimit, totali i shpenzimeve i detajuar sipas zërave parashikon shpenzimet për pagat e personelit të përkohshëm, shpërblimin për anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe Grupeve të Numërimit të Votave. Gjithashtu, në këtë buxhet përfshihen dhe shpenzime për materiale specifike, si për prodhimin e fletëve të votimit, të materialeve për shtypshkrime, shërbime transporti, udhëtime, etj. Nënkryetari i KSHZ-së, Suhbi Jakupi ka arsyetuar këtë kosto financiare duke theksuar se gjatë harxhimeve do të shfrytëzohen mjetet minimale për realizimin e procesit zgjedhor të 5 qershorit. (INA) |
Verzion elektronik i gazetës "Bashkimi i Kombit". Do të botohen shkrime të lira dhe në shum gjuhë. Gazeta është subjekt i Shoqatës "Kongresi i Bashkimit"-Manasir.
Monday, April 18, 2011
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment