Sunday, April 17, 2011

RDK: Pas zgjedhjeve ujdi politike ndërshqiptare

“Ditëve të fundit në mënyrë permanente nga qarqe të ndryshme dëshirohet të krijohet opinion i shtrembëruar për sa i përket unifikimit të faktorit politik shqiptar, me ç’rast në mënyrë perfide dëshirohet që faji për mos arritjen e koalicionit parazgjedhor t’i lihet RDK-së. Shfrytëzojmë këtë rast që të rikujtojmë opinionin shqiptarë brenda dhe jashtë vendit se kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani, ishte politikani i parë shqiptarë i cili lansoi idenë për unifikimin e faktorit politik shqiptarë dhe krijimin e një blloku të fuqishëm shqiptarë. Jemi shumë të lumtur kur shohim se edhe politikanët tjerë shqiptarë kanë adoptuar idenë e RDK-së dhe të njejtën e promovojnë në opinion si të veten”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.
Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se është themeluar me të vetmin qëllim që të avancojë të drejtat kolektive të shqiptarëve në Maqedoni dhe të realizojë barabarësinë e tyre të plotë.

”RDK vazhdon te mbetet ne qëndrimin e saje se te gjitha partitë politike shqiptare duhet te nënshkruan publikisht një akt politik me te cilin do te marin përgjegjësinë për rregullshmërinë e procesit zgjedhor dhe kjo përgjegjësi i takon ne veçanti Qeverise ne largim , ndërsa pas përfundimit te procesit zgjedhor te arrihet ujdia politike shqiptare ne një platformë te unifikuar politike duke respektuar mandatet politike te dala nga vota e lire e qytetareve shqiptare ne Maqedoni”, nënvizon kjo parti, duke shtuar se të gjitha propozimet të cilat kanë për qëllim bashkimin rreth një platforme që do të garantonte realizimin e drejtave të shqiptarëve janë të mirëseardhura dhe për të njëjtat vazhdojmë të jemi të hapur për debatimin siç kemi qenë edhe deri më sot. (INA)

No comments:

Post a Comment