Friday, April 1, 2011

SEMIMATURANTËT SHQIPTAR TË MANASTIRIT KAN SHANSIN TË VAZHDOJNË SHKOLLIMIN E MESËM NË GJUHËN AMË

   Që nga dita e sotme në gayetat e përditshme ditore doli konkursi për regjistrimin e Semimaturantëve për të gjitha shkollat dhe qytetet në Maqedoni. Për herë të parë ndodh që në Manastir të ygjidhet problemi me Semimaturantët Shqiptar dhe të hapen dy paralele me mësim në gjuhën shqipe dhe ate njëra në shkollçn e mesme komunale "Taki Daskallo" drejtimi gjimnayist me një paralele me 34 nxënës maksimum kusht i cili është 60 pikë minimum të fituara nga suksesi, dhe në të njejtën shkollë drejtimi i ndërtimtarisë dhe gjeodezisë për Teknik gjeodeyije një paralele me mësim në gjuhën shqipe maksimum 34 nxënës me minimum 50 pikë. Por gjithashtu ka dhe një paralele me mësim në gjuhën shqipe dhe në shkollën e mesme të mjeksisë "Dr-Jovan Kallauyi" për drejtimin për motra medicinale (Infermiere) me 34 nxënës dhe me minimum 70 pikë nga suksesi.
  Shumica e të ashtuquajturve "patriota" po pëllasin gjith kohën nëpër faqet sociale të internetit " Duam gjimnayin në Manastir " dhe ja tani shansi që ta tregojnë burërinë e jo muabetet e ëmbëltoreve dhe kafeneve, ti përveshin duart dhe ti mbledhin nxënësit që nga dz shkolla dalin mbi tri paralele me semimaturanta për çdo vit në kët vend.
  Nërastëse nuk mjafton numri i Semimaturantëve e kam fjalën për drejtimin e mjeksisë, ajo paralele mund të plotësohet me nxënës nga Prespa dhe Pellagonija që do shprehin dëshirën të mësojnë në Medicinë.
   Shansi është dhënë dhe tani duhet aksion e jo përralla dhe goditje gjoksesh se kush na qenka më patriot dushku. Ja ku erdhi dhe koha kur duhet punuar tani për tu hap të paktën paralelja e Gjimnazit, dhe ajo e Gjeodeyisë. Por dhe e Medicinës pse jo.

Artikulloi:  Fergim Demiri, Krzeredaktor përgjegjës.

No comments:

Post a Comment