Thursday, April 28, 2011

Shqiptaro - amerikanët sërish vijnë në Maqedoni


Shqiptaro-amerikanët sërish vijnë në Maqedoni


Komuniteti shqiptaro-amerikan do të jetë pjesë e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni, duke garuar me kandidatët e saj.

Përfaqësues të komunitetit nuk kanë dhënë detaje lidhur me konkurrimin e tyre në zgjedhje, por kanë konfirmuar se do të dalin me kandidat të tyre në kuadër të një koalicioni me disa parti, ku për bazë do të jetë platforma e tyre politike.
Sot pritet mbërritja e përfaqësuesve të lartë të KSHA-së të mbështetur edhe nga shoqata tjera, ku bëjnë pjesë personalitete të njohura të këtij komuniteti, biznesmenë dhe lobist shqiptaro-amerikan, të udhëhequr nga kryetari i KSHA-së, Xhevat Sherifi.
Përfaqësues të këtij komuniteti kanë miratuar bashkërisht javën e kaluar propozimin për të dalë në zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni.
KSHA dhe asociacionet e Shoqatave Shqiptaro-Amerikane në Çikago të SHBA-ve javën e kaluar gjithashtu nominuan Tefik Abdullahun për deputet nga diaspora për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni. Juristi dhe mësimdhënësi Tefik Abdullahu do të votohet nga diaspora shqiptare në SHBA dhe Kanada.
Deri në fund të javës do të dihen të gjitha detajet lidhur me përfshirjen e komunitetit shqiptaro-amerikan në zgjedhje, ndërsa deri tani platforma e tyre është mbështetur nga PPD. Disa nga partitë politike opozitare shqiptare theksuan për agjencinë e lajmeve INA se janë të gatshëm për t`u ulur për biseduar lidhur me koalicionimet e mundshme. (INA)

No comments:

Post a Comment