USHTARËT E BDI-së ASESI TË ZËVENDËSOHEN ME KUADRA TË TJERA
Në konkursin të brendshëm në MPB për Zëvendës kryeshef të Sektorit për Punë të Brendëshme në Manastir sërisht zgjidhet i njejti person.
Ministrija e Punëve të Brendëshme para disa javësh në fshehtësi mbante konkursin e hapur të brendëshëm për vendin e Zëvendëskryeshef të SPM në Manastir. Nga burime mirë të informuara nga SPB në Manastir mësuam se në kët konkurs ishin paraqitur 4 kandidat për postin e Zëvendësit të Kryeshefit të SPB, dhe ate Zekir Rakipi me fakultet Teknik-drejtimi i Komunikacionit, Avni Izeri nga stacioni policorë në Krushevë me fakultetin e Bujqësisë, për momentin Inspektor i lartë në Krushevë, Erroll Mahmut nga Manastiri, dhe kandidati i veç i rizgjedhur Xhellall Topalloski nga fshati Debresht i komunës së Dollnenit.
Këte sot në konferencë për shtzp e beri të ditur Zëdhënësi i SPB Gjoko Strezovski për medijat që raportojnë nga Manastiri.
Personi të cilin e kan rizgjedhur nuk ka prejardhje shqiptare, dhe deri tani për as një rast nuk ka kontribuar në interes të Shqiptarve edhe pse ata janë më së tepërmi të diskriminuar nga proçedurat policore në kët rajon. Kemi informata nga qytetarët Shqiptarë që venë të ankohen tek ai, hasin në dyer të mbzlluara sepse nuk i pranon në takim.
Zekir Rakipi është nga Manastiri dhe ka një përvojë të afatgjatë në Polici, por dhe Avniu gjithashtu është një ndër kuadrot që mund ti plotësojnë standardet dhe kushtet për kët post.
Nga ky Sektor është penzionuar para kohe dhe një ndër shtyllat e Policisë z Abdulla Aliu me një përvojë jashtzakonisht të madhe dhe frytëdhënëse për Shqiptarët.
Ka dhe një rast tjetër ku një ndër studentët më të mirë të Akademisë Policore me prejardhje nga Manastiri nuk pranohet në rradhet e Policisë, dhe merren nga rruga me shkollim të pa përformuar në këtë Sektor, me shkollë të mesme të Bujqësisë, dhe për Shqiptarët nuk ka vend në Polici.
Fergim Demiri
No comments:
Post a Comment