“Jemi dëshmitarë se Marrëveshja e Ohrit nuk ka arritur objektivat e asaj për çka propagandohej si nga faktori i brendshëm ashtu dhe nga ai i jashtëm. Mendojmë se kjo marrëveshje nuk i definon në kuptim të plotë raportet shqiptaro-maqedonase, andaj ne ofrojmë dhe tri shtyllat e programit tonë, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me arritjen e shtet-formësisë shqiptare në Maqedoni.” – theksoi kryetari Osmani gjatë një takimin me ambasadorin e Kroacisë në Shkup, Zllatko Kramariç.
Osmani u përqendrua edhe tek kontesti i emrit që Maqedonia e ka me Greqinë, me ç’rast ambasadorit kroat ia shprehu opinionin e tij se modeli i Kroacisë dhe Sllovenisë me të cilin u zgjidh kontesti, mund të shërbeje si model edhe për tejkalimin e kësaj situate që pengon integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike. (INA)
No comments:
Post a Comment