PAPUNËSIA: TË EKPLOROSH “UJRAT E THELLA” TË SË ARDHMES
Nga Rick Boxx
Për shkak të papunësisë që, gjatë dy vjetëve të fundit, është bërë shumë problematike në qytetin tonë, gjithnjë e më shpesh më është dashur që t’i kushtoj kohë këshillimit të njerëzve në lidhje me fatet e karierave të tyre. Humbjen e punës njerëzit e përjetojnë në mënyrë tmerruese e shkatërruese, por , nga ana tjetër kjo situatë përbën një mundësi të shkëlqyer për të rivlerësuar veten, për të parë anët e dobta dhe të forta të personalitetit si dhe për të reflektuar mbi qëllimin që i ka caktuar Perëndia jetës tënde.
Shpesh ndihmën nga unë njerëzit e kërkojnë gjatë procesit të kontakteve që ata bëjnë për të gjetur punë, por kam vërejtur se, për fat të keq, disa nuk kanë ide të qarta se cfarë pune ia ua ka ënda të bëjnë. Si mund të gjesh një punë të përshtëshme dhe shpërblyese në rast se nuk je në gjendje të dish se cfarë kërkon konkretisht dhe se çfarë je në gjëndje të bësh?
Si rrjedhim, pjesa më efikase e bisedave të mia me këta njerëz ka të bëjë me ndihmën që unë iu jap që të zbulojnë se cila është thirrja e Perëndisë për të ardhmen e tyre. Është interesant fakti se ky element as që u shkon ndërmend kur shprehin hallin e tyre, madje disa pyesin me habi: “ E c’hyn Perëndia këtu?” Kërkesa e tyre vetme është të dinë se sa pará ose pozitë do të mund të fitojnë me punën e re.
Në Bibël ne shohim se Perëndia është tepër i interesuar për atë çka ne bëjmë. Në fund të fundit ne jemi krijesa të Tij. “Unë të lavdëroj sepse unë jam krijuar në mënyrë të mrekullueshme; veprat e Tua janë të mrekullueshme, dhe këtë gjë unë e di shumë mirë…të gjitha ditët që ishin caktuar për mua ishin shkruar në librin Tënd para se ato të bëheshin realitet” (Psalmi 139:14-16).
Një pasazh tjetër nga Testamenti i Vjetër na tregon për planet e qarta që Perëndia ka për fëmijët e Tij: “Kështu thotë Zoti, ‘sepse unë i di planet që kam për ju, plane për begatimin tuaj dhe jo për për të keqen tuaj, plane për t’ju dhënë një shpresë dhe një të ardhme’ “(Jeremia 29:11).
Prandaj, kur dikush më takon apo më telefonon që t’a ndihmoj për t’i gjetur punë, unë përpiqem të bëj dicka më shumë se sa thjesh t’a orientoj për vende pune konkrete. Flas me të për interesat, ëndrrat dhe dëshirat që ka. Kjo nuk është gjithmonë e lehtë sidomos në rastet kur personi në fjalë nuk i kushton fort rëndësi këtyre gjërave. Por, sikundër na mëson Fjala e Urtë 20:5 , "Motivet e zemrës së njeriut janë si uji i thellë, por njeriu me mend do të dijë të mbushë nga ai ujë.”
Dikur një miku im më pati thënë se dikush e kishte ndihmuar në mënyrë pak a shumë të ngjashme me atë që përshkrova më lart. E kishte filluar këshillimin duke i bërë dy pyetje të mënçura e të lidhura me njëra tjetrën: “ Në rast se do ta zhdukje faktorin pará, a do të vazhdoje të bëje punën që bën? Në rast se ke siguri se do të kesh aq pará sa të duhen, cfarë pune do deshe të bëje?”
Megjithëse duken të thjeshta, këto pyetje meritojnë vëmendje të thellë. Përgjigja e saktë ndaj tyre mund t’a çojë karierën tënde në drejtime nga më të paimgjinueshmet.
Prandaj, në rast se je pa punë ose me një punë që nuk i përshtatet nivelit tënd ose ke ndonjë shok që është në kërkim të punës, mundohu që të mos japësh sygjerime të shpejta se ku duhet të kërkohet për të gjetur punë. Në rradhë të parë kushtojini kohë zhytjes në thellësitë e motivimeve që Perëndia ka krijuar në zemrën e njeriut. Shpejt do të kuptoni që kjo nuk ka qenë aspak kohë e humbur.
Copyright 2010, Integrity Resource Center, Inc. Adaptuar me lejen e "Integrity Moments with Rick Boxx," komente mbi cështje të integritetit moral në biznes nga këndvështrimi i Krishterë. Për të ditur më teper mbi Integrity Resource Center (IRC), ose për të përcaktuar se në cfarë mase ti vetë i ndjek parimet e Perëndisë në biznesin tënd, provo pa pagesë testin FIRE në vebsajtin www.integrityresource.org.
CBMC INTERNATIONAL: President: Robert Milligan
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Për cdo pyetje drejtohuni tek: www.cbmcint.org
Reflektim/Diskutime Pyetje
1. A ke menduar ndonjëherë shtruar se cili është qëllimi i Perëndisë për jetën tënde? Në rast se po, atëhere cili është ai? Në rast se jo, ndoshta tani mund të jetë koha e përshtatëshme për ta bërë një gjë të tillë.
2. Shpesh thuhet se shumica e njerëzve nuk e pëlqejnë, madje e urrejnë punën që bëjnë, pavarësisht se mund të kenë të ardhura të mira prej saj. Pse mendon se ndodh kjo?
3. Kur ka qenë hera e fundit që ke kërkuar që t’a ndërrosh punën ose për shkak se ke mbetur pa punë, të gjesh një të tillë? A të ka shkuar mendja të pyesësh veten se çfarë do Perëndia që ti të bësh? Apo ky është një koncept krejt i ri për ty? Shpjegoje përgjigjen.
4. Bëji këto pyetje vetes, “ Në qoftë se nuk do t’a kisha problem cështjen e parave, a do të vazhdoja të bëja punën që po bëj? Në qoftë se kam sigurinë se do të kem aq para sa do të më duhen, cfarë lloj pune do të preferoja të bëja?” Si do t’i përgjigjeshe këtyre pyetjeve?
Ky eshte nje far lloi i kometit nga ana e Redaksise.
ReplyDelete