Wednesday, June 29, 2011

MALLI I BUKURISË

Kam një mallë që sdo hiqet kurrë nga zemra ime,
As pleqërija nuk do e përballoj at vrullë që kam,
Bukurisë ia kam dëshirën përjetë,
E pa prekshme është, nuk shihet lehtë, por ndihet thellë,
Mos e fshih të lutem nëse e ke dhe posedon moj xhan,
E rrallë është ajo dhe të mahnit kur e takon,
E dua ate pa marë parasysh kush si më kupton,
E dua at mrekulli ti që e posedon.

 Fergim Nerova Tolaj
Fergim Demiri - Nerova

Tuesday, June 28, 2011

Historik i shkurter i VERRAVE TË LLUKËS

Historiku i Verrave të Llukës është i gjërë dhe i hershem, sipas të dhënave historike zanafilla e Kuvendit t Verrave të Llukës është e hershem,mirpo të dhenat faktike-historike datojnë nga viti 1903 për të ardhur me pas te BESLIDHJA E MADHE SHQIPTARE E VERRAVE TË LLUKES me 1910, janë të njohura vendimet e Kuvendit të Beslidhjes Shqiptare te Verrat e Llukes në vitin 1910, tek Verri Binak.

Historiku i Verrave të Llukes vazhdon me 1 maj 1990 ku mbi 500 mijë shqipëtar nga gjitha hapsirat etnike shqiptare u tubuan te Verrat e Llukes për të kulmuar incativa e rinisë kosovare,e pasuar nga intelektualet të prirë nga burrëria dhe urtësia e prof.Anton Qeta dhe prof.Zekrija Cana dhe gjithë shqiptaret e Shqiperis etnike për Pajtimin e Gjaqeve që do të bente bashkimin e Kombit Shqiptar, do ta fuqizonte dhe unifikonte perpjekjet e shqiptarve për liri.

Ky bashkim tejte madhështor i parapriu luftes për Liri dhe Pavarësi, të Ushtris Çlirimtare të Kosoves

" FALË TË QOFTË GJAKU, KOSOVË" ISHTE FJALA E MADHE QË KUMBOU ZËRIN E BURRËRISË

Kjo levizja, ky bashkim, si asnjëher më parë unifkoj Kombin Shqiptar duke i dhënë fund vllavrasjes, duke e shtrirë doren e pajtimit.

Plaku i urtë e burrë i madhë i kësaj toke,Anton Qeta do të thoshte:

"JU LUMTË O BURRA, QOFSHI FAQË BARDHË"

Bashkim ky, të till nuk kishte njohur historia....ishte ky KUVENDI I PAJTIMEVE TË GJAQEVE - KUVENDI I BESLIDHJES SHQIPTARE- KUVENDI I VERRAVE TË LLUKËS në Llukë të Eperm të Deçanit.

Në 10 vjetorin e Pajtimeve të Gjaqeve me 1 maj 2000 te Verrat e Llukes u mbajt tubimi më i madhi i pas luftes, në KOSOVEN E LIRË

Në 20 vjetorin e Pajtimeve të Gjaqeve dhe në 100 vjetorin e Beslidhjes Shqiptare të Verrave të Llukës,me 1 maj 2010 u mbajtë tubim i madhë jubilarë në KOSOVEN SHTETË, DEMOKRATIK DHE TË PAVARUR

SHQIPTARËT NGA TË GJITHA VISET, KUDO QË JENI, TË GJITHË  U BËN BASHKË TE VENDI I BESATIMIT TË MADHË, TE VERRAT E LLUKËS, NË LLUKË TË EPERME TË DEÇANIT, 1 MAJ 2010, PËR TË KUJTUAR DHE NDERUAR MADHËSHTIN E KUVENDIT TË PAJTIMIT "VERRAT E LLUKËS" NDËR SHEKUJ.

Me respekt
Hajdar Sutaj
Llukë e Eperme - Deçan

Sunday, June 26, 2011

DASHURO

Nëse kujton Perendinë, dashuro,
Mos i hiq sytë kurr nga dashurija, sepse Ai është vet DASHURI,
Nëse ke dhimbje dhe shqetsime, dashuro,
Mos prit gëzime të Botës, sepse nuk do ti gjejsh aty, se ska dashuri,
Nëse të fyen dikush dhe të shanë, dashuro,
Sepse ai nuk e njeh  dashurinë,
Nëse ta marin të drejtën dhe të robërojnë, dashuro,
Sepse je i lirë në Perëndinë,
Nëse dikush të godat e të lëndon, dashuro,
Sepse ai është kushti i pavdekshmërisë.

Fergim Demiri

Thursday, June 23, 2011

SHQYPTARËT E SHKUPIT !

Shkup, or’kjytet i ndëgjuet !
Me ta bijt e tu shqyptar…
Shum provime ki provuet,-
Po tash ke nis udhë të mbarë

Bijt e tu tash kan fillue,
Gjith te zonat me i lon’-
Dhe kan nis me u vllaznue !…
Amës nderim për me dhon.

Shum i lumtun je , o Shkup
Se bijt e tu, ktu sivjet :
Kan fillue me çel kllub..
Në atni n’vendin e vet.

Besa bij e tu i kie :
Trime t’fjamtun ç’ke rrit vet ;
Fëmi veshnje, bij Shqypnie-
Dhe kunora në kët jet.

Me kta trima ç’ka Gegnia !
Gjithkund edhe në Kosov …
I ka besa dhe Toskinia,
T’cilët s’prrallen po bojn prov …

Gjitha kta trima besa – besën
Pasha Zotin e kan dhon –
Së në t’errët s’duen t’jesën!…
Por gjuhën me msu kan thon.

Perande kta po përpiqen,
Dit e nat pa mprajtim;
Edhe të mdhenj nuk po hiqen !…
Derdhin t’holla, pa kursim.

Gzohu Shqypni amë e dashun ! …
Se nji koh të mir ke mbrrit ;
Bijt e tu s’te lon për mbysun…
Fort shum shpejt je tuj shëndrit.

T’rrojn Shkupnjonët dhe Shqypnia !
T’ rrojn kllubi me gjith shok !
T’rrojn bashkimi e vllaznia !
Kështu du për Qill’ dhe tok .



Josif Bageri

KUSHTRIMI I SHYPTARVET
NË MONASTIR


Na ka çpik Natura me ndies të dlir,
Disa djem, Shqypnie, disa burra t’mir
Kombi ka fillue dhe ka zgjedh kta trima !
Burra të shëndrritun, por si vegëtima.

Prej gjith anësh kombi, senitës ka zgjedh
Dhe në Monastir kta djem u kan mledh;
N’ kushtrim me kushtruem në kët mujë sivjet
Dhe me kuvendu për gjuhën e vet.

Shkronja për me zgjedh, se shum na duhen, -
Se kombi dhe gjuha ; besa me kta ruhen !…
Me kta shkruhen fjalët : ‘’ Liri dhe bashkim’’ ;
Me kta shtohen punët, për ma t’mir unshim

Kta shëndritin komb, sjellin kjytetni !…
Ah, të cilat na s’i kemi në Shqypni.
Përande Shqypni, e lumtun sot je,
Se për ty besa, u nis jet e re.

Bijt e tu filluen, me t’qit faqe bardh !…
Ande kah gjith anët, në kët vend kan ardh
Kta trima ç’ke rrit, t’pudhin komb e dor!
A balt e tua, t’qindisin kunor.

Kombi sot kremton dhe fort shum gzohet!…
Se fëmia jote, shpejt dot’lulzohet…
Të rrojn! Keta trima, senitës kombi,
Se ky kushtrim ton botën trondi!…

Të rojn Shqypnia ! me gjith bijt e sajë !…
Besa tosk e gegë, kurri nuk i dajë.

Njësia bon forcin
Dhe bashkimi ka fuqin!
Cili komb kta i ka:
Kurri s’vritet vila me vlla..
Josif Bageri
Botuar në gaz. ” Uria” nr. 18, 29 .XI .1908, Selanik





Friday, June 17, 2011

TË FLASISH ME VETVETEN од Fergim Nerova Tolaj во сабота, 18 јуни 2011 во 00:38

Të flasish me vetveten ka shum arsye,
Të tjetit e quajn çmenduri kët gjest,
Po hallin kur sta dinë, që pika su bie,
Se kur të mbushet kupa sa të derdhet për një fije,
Je ndoshta si Zombi, kur mendon se çpo ndodh rreth teje,
I çmendur apo jo, ti ke hyrë nën hijen e tmerrit që askush sta di,
Veç yemrës tënde që po të pëshpërit,
Sa net pa gjum, sa lot, ofsham e dhimbje,
Do flasish kot me vetveten se të ka hije.

Thursday, June 16, 2011

Libreza partiake më e vlefshme se diploma - Fërgim Demiri

Libreza partiake më e vlefshme se diploma - Fërgim Demiri

Nganjëherë po e pyes veten për këtë punën e mësimit dinamik që po harxhohet aq kohë që të marrësh një copë letër ku do shkruaj që ke kryer shkollimin universitarë. E gjithë kjo më duket si e kotë, a !!!
Jo po dua të them se kjo kohë, e kam fjalën për të fundit vinë Bozaxhinjtë e Leblebixhinjtë dhe të shesin mënd, blejnë Diploma nëpër Universitetet e ndryshme që po hapen si kërpudhat gjatë verës, ose të paktën ua blejnë ata shokët e “Partisë” që të mos thuhet demek se ja qenkan punësuar ashtu me shkollë fillore ose të mesme.
Mor po çe do këtë fjalë kur tani ka dalë një modë tjetër e cila po se pranove të shkatërron fare dhe të hedh në “Aut”. A e dini ju se cila është kjo ?! Jo se dini !!! Sot është marifet të kesh “LIBREZË PARTIAKE”, pa lere ti çfarë dreq diplome, çfarë diturie, ku jeton ti, më thonë.
Epo ja, bozaxhinj ja leblebexhinj tani po ta kryejnë fatin dhe ti me atë far qysh i thonë  “diplomë” vetëm mund të fotografohesh, ose ta mbash si eksponat shtëpiak, si kujtim dhe ose ta varësh nëse do në mur.
Se kuptoj hiç, atëherë pse kishte nevojë që të hapej Universiteti i Evropës Juglindore ose ky shtetërori i Tetovës, kur diploma nuk pi ujë, por “LIBREZA E PARTISË”.
Të paktën, për librezën dhe nuk ka nevojë të humbësh nja 12 vite ashtu kot ose sa ishin, 16 më duket. Do vesh në “Parti” dhe do plotësosh një fletanëtarësie, pas ndonjë ditë do ta japin “LIBREZËN E PARTISË” dhe mbaroi puna.
Pastaj, do bësh dhe ca aktivitete partiake se ashtu shkon, po ja deshi nevoja do luajnë dhe grushtat mes anëtarëve që të zihet pastaj pozita më e përshtatshme në Parti, dhe ec e lëvize pastaj gurin nga vendi.
Po institucionet ç’thonë. Çarë nevojash kanë ato, për kuadro profesioniste apo për Ushtarë Partiak?!
Neve Shqiptarëve na u dha mundësia pas 60 vitesh që të mundemi vet të vendosim për shumë sende këtu në Maqedoni, por ne zgjodhëm mënyrën e gabuar të zgjidhjes së problemit tonë, andaj dhe nuk i zgjidhim dot këto dhe vinë e na grumbullohen pastaj që ku je ti!!!
Kështu ndodh dhe me Muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir. Ata me Diploma Universitare kuadro profesioniste refuzohen nëpër Konkurset që i shpallin Leblebixhinjtë dhe Bozaxhinjtë, kurse vendet e tyre i zënë këta me “LIBREZAT PARTIAKE”.
E shtrohet pyetja pastaj, pse ta lodhësh kokën 16 vite ti humbësh kot në shkollim kur mundet me një fletanëtarësie të marrësh Librezë Partiake dhe të jesh i pari ndër të parët???!!!
Por ky nuk është rasti i vetëm. Ka raste më flagrante ku mbulohen institucione dhe me Teologë (Hoxhallarë), dhe me shkollë bile të mesme. Sidomos në institucionet e Kulturës kjo dukuri është më prezentë.
Në Manastir ka ndodh që drejtor i kopshtit Zoologjik të emërohet person me shkollën e mesme të Sanitarisë Ushtarake dhe atë me shkallën e tretë, pa patur shkollim të mesëm 4 vjeçar.
Pse ndodhte kështu? Sepse biri i botës kishte librezën partiake dhe kurrizin e fortë ku të mbështetej. Devalvimi i kuadrove me shkollim Universitar; dhe pas Universitarë me kushtëzimin;  o anëtarësohu në Parti, ose s`të vlen diploma Universitare është një debakël i vet shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni sepse ata nuk kanë as shtet e as pushtet që të lozin me të atilla lojëra. Nëse nuk nxirren përpara ata që janë të dëshmuar në lëmit potenciale do ndodh që ne nuk do jemi në gjendje që të drejtojmë me asnjë institucion sot e tutje edhe nëse u jepet mundësia për ta bërë at institucion, siç ndodhi rasti me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore, Historike e Kulturore në Shkup, ku nuk ndeji asnjë kuadër për drejtor, por pas pak kohësh u detyruan të japin dorëheqje, sepse mbetën vetë në ato hapësira, pa mjete dhe pa kuadro profesioniste.
Shqiptarët, edhe në sistemin e mëparshëm ishin të detyruar që të kishin libreza të kuqe të nënës parti, që të paktën të punësoheshin diku si mësues a si punëtorë. Ky kontinuitet nuk i la rehat edhe sot e kësaj dite dhe po i ndjek si Macja Miun.
Epo tani është koha e Leblebixhinjëve dhe Bozaxhinjve zaten. Shkojnë bijtë e botës dhe regjistrohen sot nëpër lloj lloj Universitetesh private a politike siç janë disa dhe kur ti shohish dalin Juristë, Ekonomistë, Menaxhues Ekonomik, Profesorë, bile dhe Akademik si titull. Po de po, pse ju çudisin këto informata.
Libreza e Partisë i bën gjithë këto punë grandioze, prandaj na shkojnë punët shumë përpara !!! Ja p.sh. unë njoh raste që sot janë bërë Ministra, kur e kanë hedh mistrinë nga dora duke punuar në. Eh, far lloj Ministrash, që sot të blejnë dhe të shesin më shpejtë se, dhe fët su bën syri.
Tani është koha kur vërtetë duhet çmuar dhe mbrojtur profesionalizmin e kuadrove shqiptare, dhe nëse jepet rasti që të menaxhohet një pjesë e qeverisë, të mos ketë nevojë ma me ndasitë, a ka librezë partie dikush apo jo, por duhet punuar për këtë popull të mjerë i cili pret përmirësime e jo dështime.
Nëse jo, shumica e kokave me tru plotë do shtegtojnë diku në perëndim për ta gjetur fatin e tyre të ekzistencës, sepse nuk duan të kenë libreza partie. Ne kemi shumë  Xhon Bellusha, dhe Ferid Murata që sot nuk u jepet shansi të dëshmohen në profesionin e tyre, dhe prandaj do gjejnë shtigje atje ku mund të shkohet përpara pa libreza anëtarësie në parti.
Rrotullamasit Partiak që shkojnë si “Ringishpile”, ata kameleonë bëjnë çmos që të pozicionohen dikund. Ndërrojnë ideologjitë, partitë, si çorapet. Njoh të atillë që kanë koleksion librezash dhe kush vjen në pozitë, ata andej e kthejnë kurrizin. Por ç’është më e çuditshmja tek ne Shqiptarët se kjo po u trashigueka shumë lehtë. Ja seç dëgjova sot nga një mësues plak nga Manastiri i cili tani është i pensionuar. Duke u ndarë mend të tjerëve, ai pohoj se një njeri intelektual u dashka që të jetë si “Ringishpili”.
“Duhet ta kthesh Gunën andej nga fryn era”, u shpreh 75 vjeçari i cili plotësojë më tej se këta të rinjtë gjoja nuk e ditkan këtë lloj politike.

(Autori është kulturolog dhe gazetar i agjencisë së lajmeve INA

Tuesday, June 14, 2011

Drejtori i “Muzeut të Alfabetit” akuzohet për punësime familjare

Drejtori i “Muzeut të Alfabetit” akuzohet për punësime familjare
Qenan Hasani, kryetari i Këshillit Drejtues deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se drejtori Hoxhaj pa përfillur organin themelues ka punësuar familjarë të afërt në këtë institucion të kulturës.

Drejtori i “Muzeut të Alfabetit” në Manastir është akuzuar për punësime familjare në këtë institucion të themeluar kohë më parë.
Kryetari i Këshillit Drejtues të Muzeut, por edhe kandidatë që nuk janë pranuar në konkursin e fundit kanë shprehur padrejtësitë dhe akuzat ndaj drejtorit të këtij muzeu, Gazmend Hoxhaj.
Qenan Hasani, kryetari i Këshillit Drejtues deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se drejtori Hoxhaj pa përfillur organin themelues ka punësuar familjarë të afërt në këtë institucion të kulturës.
“Pa më përfillur mua ai ka punësuar bashkëshorten, kushërirën e tij si juriste dhe persona të tjerë të afërt. Sistematizimi i vendeve të punës është bërë sipas dëshirës së tij dhe se nuk janë përfillur as Këshilli Drejtues, por edhe as Ministria përgjegjëse”, deklaroi Qenan Hasani.
Lidhur me këto punësime, kreu i Këshillit Drejtues i ka dërguar një letër Ministrisë së Kulturës për të informuar lidhur me situatën e krijuar nga udhëheqësi i këtij institucioni, duke kërkuar gjithashtu të ndërmerren masa kundër tij, me kërkesat për shpalljen e konkursit për drejtor të ri dhe konkurs të ri për punësime, për të punësuar kuadro profesionale.
Edhe Shoqata kulturore “Kongresi i Bashkimit” ka reaguar lidhur me nepotizmin dhe keqpërdorimet siç thuhet në institucionin e sapothemeluar “Muzeu i Alfabetit” në Manastir. (F.Demiri/INA)

Sunday, June 12, 2011

VALET E JETES од Fergim Nerova Tolaj во понеделник, 13 јуни 2011 во 00:06

Jeto,
Te shkelish ne Token e Perendise,
Ke hise nuk them qe jo,
Por pse e ke kot deshmine e dashurise,
Kur je femi, te mbajne per dore,
E ne rini behesh se je zot i vehtes,
Je sikur ty te takon e gjith Bota,
Por sa te ngryset e mer vesht se jane mendime te kota.

Coe,
Por ajo te tundos e te valvit,
Her behesh i perulur e her si hipokrit,
Ska fund jo jeta thua me vetveten,
Po shkon shpejt e shkreta, dhe te rrudh fytyren,
E sa mbyll e cil syte, behesh gjysh i qyrret. 

ETJE PER DASHURI од Fergim Nerova Tolaj во недела, 12 јуни 2011 во 23:53

Etje kam per nje dashuri te sinqerte, 
Sma merr mendja te kem takuar te atille,
Si ta perjetoj at moment dhemburije,
Qe te me pickoje sa te frymoj ne ket Bote,
Si ta ndjej at malle fisnikerije,
Qe te le gjurme edhe ne at Bote,
A ka ma far shije aj malle dashurije,
Kur fillon e thinjesh i bardhe si Bore,
Po kur se ndjeve ne kohe djalerie,
Ce do me thone tani kete mode.
Ah, se kuptojne te mjeret ket mjalte bukurije,
Qe te ben te ndihesh si t'kesh lindur sot,
Jane ca zemra t'ngurta pa pike lageshtije,
Qe se marrin vesht at ze dashurije,
Ah, sa deshta mem perqafue dot,
Dashurija ime qe e laj me lot.
LARG ATDHEUT

Kam nje malle si eshke ne nzemer,
I them vetes qe te mburrem pak,
Do te kthehem ne vend te vjeter,
Ku mka lindur i imi gjak.

Kam pas mri se do harroja,
Por kujtimet me celin plage,
Atje tek lisi, tek lumi rreth Vathes,
Ku me sodiste gjyshi im plak.

Jam lar atdheut por se harrova,
Ja kam per borxh dhe per hak,
Prapse nje dite do them se shkova,
Se nga atdheu sdua tjem larg.

Saturday, June 11, 2011

KOMPROMISI DHE ME BULLGARINE TANI DEL SI OFERTE PER TU GARANTU SHTETSIJA DHE RRUGETIMI PER NE NATO DHE EU.

Interesi i Shqiptarve eshte qe te gjinden ne strukturat e lartepermendura aty ku kan synimin shumshekullore. Por, sa ta mbyllish kompromisin me njerin fqinje, del tjetri dhe thote se ka pretendime te kahmotshme dhe kerkon qe Maqedonija te jete pjesa perendimore e shtetit Bullgar, deklarate nga Kreu shteterore i Bullgarise qe po i tund opinjonet Ballkanike dhe Boterore per problemin e Maqedonis qe nuk zgjidhet dot.
Hapsira e vogel e manevrimit diplomatik te nderkombetarve eshte gardhi qe e ndertojne joshqiptaret kurse pasojat i perjetojne Shqiptaret si cdo here.
Mendoj se kompromisi me i mire do ishte nese Maqedonija tani bente nje hap perpara me ndryshimin e Kushtetutes, edhe ashtu egziston ligji per regjionalizim, vetem se te kozmetikohej ky i njejti si strukture Statutare me te vetmin kusht per kantonizim dhe ate ne tri rajoni, dy kantone te pasterta etnikisht dhe nje i perzier. Pse do te ishte me mire qe te veproheshte keshtu? Sepse Shqiptaret jane lodhur nga taksadhenja ndaj shtetit i cili nuk ua kthen prap asnje perqindje sa duhet tu takoj atyre dhe keshtu krijohet abuzim ndaj popullit tjeter kur ne pah vjen diskriminimi.
Me rregullimin e ketille te shtetit do fitojne te gjith, edhe liri, edhe arsim, edhe investime, edhe punesime dhe do te kete nje harmoni mes komuniteteve shtetformues ne ket vend.
Edhe ne nivel shteterore apo federal nese mund te quheshte ashtu, do kete nje rregullim tjeter me te sukseseshem se sa ky. Do ndahet kulaci ashtu si i ka hije nje vendi demokratik sic ka te beje me Zvicrren, Belgjiken e shum vende te tjera.
Mendoj se kesaj rradhe jane pjekur mundesite per tu kushtezuar keto kerkesa nese dihet egziston vullneti tek Subjektet Shqiptare qe kan fituar mandatin e popullit te vet.

Protesta kundër dhunës policore në Manastir

Protesta kundër dhunës policore në Manastir
Në Manastir gjithashtu po zhvillohen protesta kundër dhunës policore, pas vrasjes së një të riu nga Shkupi nga ana e një pjesëtari të njësitit policor “Tigrat”.
Protesta me moto kundër terrorit dhe dhunës policore nisi nga parku i qytetit të Manastirit, duke pasuar me një marsh drejt qytetit dhe stacionit policor.
Protestuesit janë ndaluar nga barrikadat policore, të cilat kanë pamundësuar marshimin e mëtejmë të të rinjve.
“Shtet policor”, “Përgjegjësi !??”, “Dorëheqje e kryeministrit dhe ministres së brendshme”, ishin disa nga parullat e të rinjve nga Manastiri. Të rinjtë apeluan që të ndërpritet ushtrimi i dhunës policore ndaj njerëzve të pafajshëm. Në protestë ishin të pranishëm edhe dhjetëra të rinj shqiptarë nga Manastiri dhe zonat përreth. Protesta u mbajtën disa ditë me radhë në sheshin e Shkupit, pas vrasjes së të riut maqedonas Martin Neshkovski nga ana e një pjesëtari të njësitit policor “Tigrat”, ndaj të cilit u shqiptua masë paraburgimi dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes. (Fërgim Demiri/INA)

Wednesday, June 8, 2011

JEHONA E ZEMRËS SË LËNDUAR

Zemra ime sot është pëplot me vnerë e po qanë,
Pse, do pyesish kur ke Zotin me ty po ndodh kështu,
Oh malit sikur ti thoja çvendosu do ta bënte,
Por lëndimi im është i thellë,
Më të mirin kur e ke në humbje,
A ka gjë që mund ta zavendësojë dhimbjen, mallin dhe kujtimet,
Si e rrit e bëhet burrë e dikush po ta zhduk.

Mallkue i them asaj dite që ndodhi e para herë,
Mallku qoft ai faqezi bashkë me armikun, që i dhan helm për ta mbajt në rrobëri,
E di se Ti nuk e do ktë o Perëndi,
Por zemra ime vuan e vlon për at fëmi,
Që i shkoj kot e bukura rini,
Rinim e ka emrin, po rininë nuk e gëzon,
Sepse helmi që ja dhanë, gjithnjë po e mundon.

Monday, June 6, 2011

BADENTERI, KUSHTEZIM DHE PERPARSI PER KAMPUSIN SHQIPTAR NE MAQEDONI

од Fergim Nerova Tolaj во понеделник, 06 јуни 2011 во 12:55
Вашата белешка е креирана.
Situata aktuale me zgjedhjet në Maqedoni solli një situatë që favorizon Kampusin Shqiptar dhe u jep mundësinë që ata të ,përfitojnë nga rasti dhe të tregohen si shtetformues dhe si burra shteti.
Formula e Badenterit tani mund ti sjell Shqiptarët në poyitën që ata dëshironin kahmoti. Por, nëse sajohen dallimet dhe ndasitë e shprehura, attëherë nuk do të ket gjasa që të realiyohet e gjith kjo.
kampusi Maqedonas i Partive Politike është në një situatë kur duhet me ta të menaxhohet mençur dhe me logjik të shëndoshë Politike pa poyicionime grupore, dhe atëherë do ygjidhen të gjitha kërkesat e Shqiptarve në këtë shtet. Ata nuk do të jenë në gjendje të formojnë qeveri pa faktorin shqiptarë dhe nëse kjo tani nuk shfrztëyohet mençurishëm, më nuk do tu jepet shansi kurr Shqiptarve që të kene kësi pozite të lakmueshmë në skenën politike.
VMRO Popullore kurr nuk do të shkon në kualicion me VMRO-DPMNE dhe do tentoj që ti shkëpus kësaj të dztës Deputet për vete, kurse një pjesë e Deputetve të VMRO-DPMNE mund të kalojnë në LSDM, kështu që tani Shqiptarët e kan lojën në dorë. U priftë e mbara atyre që drejtojnë Partit e Kampusit Shqiptar dhe qofshin të mençur.
Të këti mendimi janë dhe ata të Politikës së shtetit amë dhe të Kosovës. INA/Fergim Demiri

Sunday, June 5, 2011

Hajdeni Qengjat e mije. Ka erdh koha per me dal ne votime. Po na spo dalim me votue per ato hajduta.
Kënga e fshatit tim
Agim Gashi

Në një livadh të bleruar
Të fshatit tim aty përbri...Види повеќе
На: Agim Gashi

PUSHTETI SHKATRRON FAMILJEN TIME

од Fergim Nerova Tolaj во сабота, 28 мај 2011 во 13:45
Qeverija dhe pushteti jonjerzore, johuman dhe despotian ka per qellim shkatrrimin e familjes sime ketu ne Manastir. Na mban rob tre burrave te shtepise duke mos na dhene mundesi te punesohemi. Tani kerkon haracion dhe na dergon denime permes gjykatave te kurdisura proqeveritare per pagesat e vonuara per taksat komunale, ujin dhe per sherbimet tjera, duke e ditur se te hyrat ne familjen time jane aq minimale qe mezi lidhim skaj me skaj. Une do te votoj per ta qe do me ofrojne ardhmeri me te mire se sa kjo. Do e rrethoj me date 5 qershor numrin 10 per fitore. Ju ftoj qe nese ju mungon lirija dhe drejtesija rrethoni dhe ju numrin 10.
Pse do percaktohet familja ime dhe une per numrin 10. Sepse te gjitha Partite shqiptare me kan injoruar deri tani edhe pse kam dhene energji te pakontrolluar per ata. Kurse keta qe jkane ne pushtet me Gujon jane me te zinje se Gujoja, sepse me diskriminojne mu dhe familjen time deri ne paskajshmeri.
Cmendoni ju te nderuar miq a eshte ne rregull qe nje Profesionist i papune i Diplomuar ne Fakultet prestigjioz ne shtetin ame, te injorohet, e ne vendin tim te vije nje mesues fshati i cili le qe seshte i profesionit, por dhe nuk eshte Shqiptar me prejarrdhje. Pastaj keta aleatet e Gujos ia dhan te drejten qe ai ti punesoje te ggjith te familjes, bashkeshorten, kusheriren, etj.
Zi e ma zi per Partit Shqiptare qe kan dal pa asnje oferte se si do e zgjidhin problemin me rastet si i imi.
Por Perendija do te kujdeset kesaj rradhe ju shoket e Gujos te shkoni ne plehun politik te keti vendi. Ju bind qe keshtu do jete o faqezinje se ma shkatrruat jeten dhe familjen.

Urraaaaaa ne votime...
30 мај во 23:02 ·  ·  · 
    • Fergim Nerova Tolaj 
      Qysh po ju doket ju motra, a. Ne po dojm me dal me votue. E kan ki me votu ti moj? Qe besa une pe votoj qat me flok te thinjta se teka kon Komandant. E cka pom vet ti mue. Ti per kan ki me votu. Jo moj une spo votoj per qat coban. Kush tka ...Види повеќе
      30 мај во 23:11 · 
    • Fergim Nerova Tolaj kuku, t'lumet na. Po shkojna me votue per nime...
      30 мај во 23:15 · 

FALJA NË EMEËR TË DASHURISË

од Fergim Nerova Tolaj во понеделник, 30 мај 2011 во 18:36
Falja në emeër të dashurisë,
Mos u rrënqeth dhe mos vuaj për nderin apo krenarinë që sëvlen,
Falja në emër të Parëndisë dhe Ai të çliron nga mundimi shpirtërorë,
Se ti e di që dashuron dhe nuk urren,
Jepi shansin lirisë të shpirtit dhe mos u nguro,
Se nuk largohet ai që të do.