Saturday, June 11, 2011

Protesta kundër dhunës policore në Manastir

Protesta kundër dhunës policore në Manastir
Në Manastir gjithashtu po zhvillohen protesta kundër dhunës policore, pas vrasjes së një të riu nga Shkupi nga ana e një pjesëtari të njësitit policor “Tigrat”.
Protesta me moto kundër terrorit dhe dhunës policore nisi nga parku i qytetit të Manastirit, duke pasuar me një marsh drejt qytetit dhe stacionit policor.
Protestuesit janë ndaluar nga barrikadat policore, të cilat kanë pamundësuar marshimin e mëtejmë të të rinjve.
“Shtet policor”, “Përgjegjësi !??”, “Dorëheqje e kryeministrit dhe ministres së brendshme”, ishin disa nga parullat e të rinjve nga Manastiri. Të rinjtë apeluan që të ndërpritet ushtrimi i dhunës policore ndaj njerëzve të pafajshëm. Në protestë ishin të pranishëm edhe dhjetëra të rinj shqiptarë nga Manastiri dhe zonat përreth. Protesta u mbajtën disa ditë me radhë në sheshin e Shkupit, pas vrasjes së të riut maqedonas Martin Neshkovski nga ana e një pjesëtari të njësitit policor “Tigrat”, ndaj të cilit u shqiptua masë paraburgimi dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes. (Fërgim Demiri/INA)

No comments:

Post a Comment