Sunday, June 26, 2011

DASHURO

Nëse kujton Perendinë, dashuro,
Mos i hiq sytë kurr nga dashurija, sepse Ai është vet DASHURI,
Nëse ke dhimbje dhe shqetsime, dashuro,
Mos prit gëzime të Botës, sepse nuk do ti gjejsh aty, se ska dashuri,
Nëse të fyen dikush dhe të shanë, dashuro,
Sepse ai nuk e njeh  dashurinë,
Nëse ta marin të drejtën dhe të robërojnë, dashuro,
Sepse je i lirë në Perëndinë,
Nëse dikush të godat e të lëndon, dashuro,
Sepse ai është kushti i pavdekshmërisë.

Fergim Demiri

No comments:

Post a Comment