Thursday, November 8, 2012

KONTRIBUTI PATRIOTIK I FAMILJES QIRIAZI NGA MANASTIRI


Shkruan: Reshat Nexhipi

Preardhja dhe shpërngulja në Manastir

Familja Qiriazi gjenezën e vet e ka nga Kolonja. Në afërsi ka patur fshatra prej të cilave kanë dalë patriotët më të shquar të Shqipërisë: Vëllezërit Frashëri, dhëndëri i tyrre Shahin Kolonja, si dhe Sali Butka i njohur si “Legjenda e Shqipërisë së Jugut” etj. Qiriazët e lidhën fatin me Manastirin edhe për shkak se aty gjetën gjurmët e të parëve të tyre: Pellazgëve, Linkestëve, Lekës, Bardhylit, Skënderbeut, Ali Pashë Tepelenës etj.

            Shënimet e këtijë fejtoni janë të shkëputura nga punimet e mia të botuara deri më sot nëpër publikime, gazeta, revista etj, në gjuhën shqipe, maqedonishte dhe një në rumunishte, në Manastir, Shkup, Prishtinë, Tiranë e në Bukuresht.
            Për t’u lehtësuar atyre që duan të dinë dhe të shkrojnë më tepër dhe më hollësisht për veprimtarinë patriotike të kësaj familjeje, e pash të udhës dhe të dobishme t’i potencoj titujt më kryesor të punimeve të mija si dhe të disa autorëve të tjerë të cilët kanë shkruar më së tepërmi për familjen e Qiriazëve. Po filloj me punimet e mija:
            Familja Qiriaze. “Flaka...” 08.11.1972. Kontributi i familjes Qiriaze nga Manastiri në Rilindjen kombëtare të popullit shqiptar. Revista “ Razvitok “, nr.2, 1978, Manastir Maqedonisht. Rrjedhat historike shqiptare para kamerës së Manaqit. “Rilindja” Prishtinë, në katër vazhdime, 26-29.08.1979, Qyteti i Kongresit të drejt shkrimit. “Rilindja” 12.05.1990. Ç’kanë porositur disa patriotë shqiptarë që kanë vepruar në Manastir para rreth 100 vjet? “Rilindja demokratike”, Tiranë, 28 nëndor 1992 (botuar me rastin e Pavarësisë), Heroizmi i femrës shqiptare nëpër shekuj. “Flaka”. 03. 03. 1993 Kontributi patriotik i familjes Qiriaze. “Doruntina”-organ i Klubit të shkrimtarëve të Kumanovës, nr. 6. 1994, Veprimtaria patriotike e disa femrave shqiptare nëpër shekuj. Fejton në “Bota sot”. Mars-prill 1997.
            Sa u takon punimeve të autorëve të tjerë, shënime relevante të interesuarit mund të gjejnë tek këta autorë: S. Luarasi, Gjerasim Qiriazi. Jeta dhe vepra. Tiranë, 1962, S. Luarasi Motrata Qiriazi, Tiranë 1962, botuar në anglisht dhe frengjisht, H. Myzyri, Shkollat e para kombëtare. Tiranë 1973 dhe Dhimitër Dishnica, Motrat Qiriazi, Tiranë 1997.
            Nga punimet e lartpërmendura mund të konstatohet se familja Qiriazi gjenezën e vet e ka nga vendi Peras i Kolonjës, afër Përmetit, nga i cili kanë dalë patriotë të shquar si: vëllezërit Frashëri, dhëndëri i tyre Shahin Kolonja, Sali Butka etj., të cilët, kush më pak e kush më shumë, në një ose në mënyrë tjetër, kanë ushtruar ndikim pozitiv dhe kanë frymëzuar anëtarët e familjeve përreth  siç ishte edhe ajo e Qiriazëve. Për lidhjet e kësaj familjeve me atë të Vëllezërve Frashëri, do të bëjmë fjalë në një vend tjetër të këtij fejtoni, prandaj tu këthehemi tani shkaqeve të cilat e kanë shtyrë këtë familje të braktisë vendlindjen dhe të shpërngulet në Manastir. Kuptohet se shtypja nga ana e regjimit osman dhe varfëria ishin motivet më kryesore në këtë drejtim. Sepse, Manastiri atëherë siç do të shikojmë, duke i falenderuar edhe elemntit iliro-shqiptar, ishte shëndruar në qendër të rëndësishme ekonomike, tregëtare etj., dhe si i tillë ishte tërheqës për të gjithë ata të cilët kishin aftlsi dhe mundësi të merren me veprimtari ekonomike, tregëti, etj. Manastiri kishte lidhje me mjaftë qytete të rëndësishme të botës, prandaj edhe mundësitë për tu pasuruar aty ishin shumë më të favorshme sesa në Kolonjën e Qiriazëve. Ky qytet ishte shëndruar edhe në qendër vilajeti dhe si i tillë kishte një popullsi të madhe në numër dhe të ndryshkme etnike, gjë që ishte edhe mjaft interesant për të jetuar. Dhe, ajo që posaçërisht është për t’u theksuar, qëndron në faktin që aty ishin vendosur mjaft përfaqësi të huaja, konsullata etj., të cilat ishin barierë e fortë për shtypjen dhe sundimin osman ndaj popujve të robëruar. Pra, Manastiri si qytet konsujsh ishte i përshtatshëm jo vetëm për veprimtari ekonomike që do të thotë jo vetëm për tu pasuruar, por edhe për aktivitetet të lirë patriotik nga ana e atyre të cilët një pjesë e fitimeve e shfrytëzuan në dobi të çështjes kombëtare. E tillë ishte edhe familja e Qiriazëve e cila përveç frymëzimit patriotik që solli nga Kolonja, vetëdija kombëtare tek anëtarët e saj u forcua edhe më tepër në manastir sepse në çdo vend që shkonin gjenin gjurmët e të parëve të vet duke filluar nga skirtonët-themeluesit e Manastirit të vjetër, linkestët-prej të cilëve edhe sot e kësaj dite qendron ai qytet i vjetër me emrë Heraklea Linkestis. Prandaj, anëtarët e familjes Qiriazi shkonin vazhdimisht e kryelartë te ky lokalitet që edhe sot është një ndër më atraktivët për turistët edhe shkencëtarët e huaj. Për këta të fundit kanë qenë tërheqëse dhe janë edhe xhamitë impozante të këtij qyteti të cilat në mënyrë indirekte kanë lidhje me shqiptarët sidomos me Skënderbeun nga i cili forcat osmane, gjegjësisht sulltani, kishte kokëçarje më të madhe se nga kushdo tjetër. Kështu, xhamia e parë në Ballkan është ngritur pikërisht në Manastir me iniciativën e një udhëheqësi ushtarak, i cili posa ishte këthyer nga lufta me heroin tonë kombëtar. Me fjalë të tjera, kur sulltani u bind se shqiptarët me forcë nuk mund të qetësohen, vendosi që këtë ta bëjë përmes islamizimit të tyre, prandaj edhe fillojë me të madhe të ngrejë objekte fetare, xhamia etj., siç janë edhe ato në Manastir, të cilat bashkë me lokalitetin ilir të lartpërmendur këtë qytet e bëjnë që të dallohet nga qytet e tjera të botës. Edhe ky, pra, ishte një ndër shkaqet që anëtarët e familjes Qiriazi ta ndjejnë veten si në Kolonjë, si në vendlindje dhe të vendosin fatin e tyre në këtë vend të ri. Ky ishte edhe fat për shqiptarët e tjerë të këtij rajoni, sepse, siç do të shikojmë, pikërisht ishte kjo familje që kontriboi më së tepërmi për kryerjen e veprave madhështore dhe të pavdekshme në këtë qytet, siç ishin “Komiteti për çlirimin e Shqipërisë”  më 1905, Klubi Qendror “Bashkimi”, dy kongreset, Shtypshkronja Universale etj., të cilat e shndëruan Manastirin në qendër të Lëvizjes Kombëtare dhe në vendlindje të Alfabetit shqiptar.
            Për kontributin e familjes Qiriazi në këto vepra do të flasim edhe gjetkë, prandaj të përqendrohemi tani tek anëtari më i vjetër i kësaj familje- Dhimitër Qiriazi. Ai u lind dhe u rrit në fshatin Tërovë të Manastirit, një 7-8 km. në perëndim të këtij qyteti. Pra familja në fjalë nga Kolonja për të parën herë është vendosur në fshatin e lartpërmendur me siguri edhe për shkak të pozitës mjaft të përshtatshme gjeografike dhe klimatike të këtij vendi që gjendet në afërsi të Pelisterit pitoresk. Vendosja e kësaj familje ka lënë gjyrmë të thella edhe sot e kësaj dite në këtë fshat si dhe në disa fshatra të tjera përreth siç është Xhinxhopola etj. Si rrjedhim, në këto dy fshatrra bashkjetesa ka qenë dhe akoma është shembull për çdo fshat tjetër multietnik. Në të dy fshatrat jetojnë kryesisht shqiptarë dhe vllehë, të cilët i flasin aq mirë të dy gjuhët sa që është vështir ti dallosh se cilës kombësi i takojnë. Aty nuk ka munguar as bashkëpunimi luftarak kundër pushtetit osman në shek. e kaluar. Për këtë pra, merita të mëdha ka edhe familja Qiriazi, e cila, e edukuar në frymën e Naim Frashërit, ka patur qëndrim korekt ndaj etnikumeve të tjera, sidomos  ndaj vllehëve, të cilët, siç dihet, shqiptarët kanë preardhje të largët të njëjtë etnike. Duke falenderuar këtë familje, shqiptarët e Tërovës dhe Xhinxhopolës, sidomos të kësaj të dytës kanë patur ndjenja të forta kombëtare dhe liridashëse. Nga ky fshat ka dalë personaliteti i dalluar Fari Ibraimi, i cili e dha jetën në moshën më të re për një të ardhme të lumtur dhe të barabartë me të gjithë njerëzit pa marë parasysh përkatësinë fetare ose kombëtare të tyre, ashtu pra siç e kishin edukuar prindërit e vet, me siguri të frymëzuar nga Dhimitër Qiriazi, i cili, për shkak të afërsisë e ka vizituar atë fshat. E njëjta vlen edhe për Nafi Sulejmanin nga f. Tërovë, nga vendi i parë i Qiriazëve i cili ishte komandant i Brigadës të IV shqiptare, e formuar në v. 1944 në Maqedoni,  i cili i u fut kësaj valleje me shpresë se do të krijohet barazi e plotë në Maqedoni.  


Patriotizmi i Dhimitrit dhe Marie Qiriazit

Maria kur u martua kishte 14, kurse i shoqi 19 vjet. Kishin 10 fëmijë: 6 djem dhe 4 vajza, midis të cilëve njëri quhej Naim, me siguri për nder të Naim Frashërit, të cilin e kishin idol, edhe pse ky emër i përkiste konfesionit tjetër fetar. Maria fëmijëve të saj nuk u lejonte të flisnin në shtëpijë gjuhë tjetër përveç shqipes. Pritte dhe përcillte vetëm patriotë shqiptarë.

            Në formimin patriotik të prindërve të 3 vëllezërve dhe dy motrave Qiriazi, ndikuan disa momente, nga të cilat më dominante ishin: dashuria ndaj atdheut, kombit dhe gjuhës së vet amëtare të cilën e çmonin si gjënë më të shtrenjtë të botës. Për këtë do të bindemi në të gjitha vazhdimet të këtij fejtoni, por tani të kalojmë në disa momente që kemi në dispozicion në lidhje me jetën e dy personave të lartpërmendur.
            Në moshën 19 vjeçare Dhimitër Qiriazi ishte martuar me Mariën 14 vjeçe, vajëzën e Kristo Vodicës, me të cilën pati 10 fëmij, 7 djem dhe 3 vajza:Tashko, Kostadin, Gjerasim, Gjergj, Naim, Kristo, Pandeli, Fanka, Sevasti, dhe Parashqevi. Kjo flet për një harmoni dhe lumturi në gjirin e kësaj familje, gjegjësisht midis dy të rinjve-Dhimtirt dhe Mariës. Për këtë ka kontribuar edhe vjehëri i kësaj të fundit dhe babai i Dhimitrit i cili nusen e djalit e ka dashur njësoj sikur ta kishte vajzën e vet. Prandaj sipas shënimeve historike, Maria ishte tepër e lumtur në familjen e Qiriazëve. Ajo e frymëzuar nga patriotizmi i të shoqit dhe të vjehërit, nuk lejonte që në shtëpinë e saj të flitet gjuhë tjetër përveç shqipes. Në Manastir akoma nuk ishin hapur shkolla shqipe por vetëm greke, etj., kështu që anëtarët e kësaj familje atë gjuhë e njihnin përafërsisht si edhe disa gjuhë të tjera. Kur jemi aty, të kujtojmë se Sevastia dhe Parashqeve njihnin nga 8 gjuhë të ndryshme dhe si të tilla ishin femra më të emancipuara në Ballkan dhe më gjerë në kohën e vet. Për këtë pra kanë kontribuar edhe prindërit e tyre Dhimitri me Mariën. Këtë familje kurr nuk do ta harrojnë, gjë që shihet edhe në kujtimet e tyre, sidomos në të Sevastisë. Në një nga shkrimet e saj lexojmë: “Nëna në shtëpi nuk na lejonte të flisnim gjuhë tjetër përveç shqipes”, kurse në një vend tjetër ajo shkruan se si e ëma për shkak edhe të hyrjes dhe daljes së shpeshtë të mysafirëve, kuptohet, më tepër për çështje kombëtare, kishte humbur shëndetin, prandaj, Sevastia, edhe pse e vogël ishte e detyruar ta zavendësonte atë edhe ti ndihmonte kunatës gjegjësisht bashkëshortes të vëllait-Gjergjit. “Për të pritur e përcjellë të tetë anëtarët e komisionit, të cilët punonin me ditë të tëra, për të veçuar, për të shikuar çështjen e alfabetit por edhe dhashtë dorë (ndihmë-R.N.) duke mbajtur shënime për komisionin”.
            Fjala është për Kongresin e parë të Manastirit. Për kontributin e familjes Qiriazi në atë kongres do të flasim më gjerësisht në kapitull tjetër të këtij fejtoni, prandaj ti kthehemi asaj që është në fokus të këtij vazhdimi. Ishim pra te jeta familjare e Dhimitër Qiriazit, gjegjësisht te babai i tij. Ky aq sjellje të mirë kishte ndaj Maries, bashkëshortes të Dhimtrit, të djalit të vet pra, sa që kur u paralizua, ajo i shërbeu me devotshmëri për gati 3 vjet sa ndodhej në shtrat.
            E përmenda këtë rast që të shërbejë si shkollë dhe shembull për gjeneratat e sotme shqiptare, nëse duan që historia ti vendosë atje ku e ka vendosur edhe familjen në fjalë, si për nga patriotizmi ashtu edhe për nga sjellja njerëzore ndaj njëri tjetrit, nusja ndaj vjehërit, babi ndaj fëmijës dhe anasjelltas, vëllezërve ndaj motrave etj, etj.
            Kur jemi te sjellja e vjehërit ndaj nuses në familjen e Qiriazëve, të mos harojmë edhe një moment. Ai në çastet e fundit të jetës i dorëzoi Maries “qemerin” prej lëkure me thepa rreth e qart ku mbante “thesarin” e tij së bashku me bekimin, këshillën e vyer për të mos ia treguar askujt dhe ta përdorte në rastin e një nevoje shumë të madhe. “Këtë veprim të rrallë plaku e bëri jo vetëm si shenjë mirënjohjeje për mirëmbajtjen e tij nga ana e nuses, por më tepër për veprimtarinë patriotike të saj. Porosia e vjehërit ishte mjaft e qëlluar dhe mjaft edukative për brezat e sotëm, sepse rasti solli që, kur dyqani i të shoqit, Dhimitrit, në Manastir u dogj dhe familja mbeti në vështirësi të madhe ekonomike, Maria, e shoqja pra, ia dhuroi gjerdanin të shoqit duke e inkurajuar për të nisur sërish tregëtin e tij të dërasave”. Maria ishte grua autoritare dhe gëzonte repsektin jo vetëm të rrethit të saj familjar, por të krejt mahallës ku banonte- shkruan D. Dishnica në veprën të tij të cituar në fillim të këtij fejtoni dhe shton se shtëpia e saj ishte shëndruar nëvatër të rëndësishme kombëtare që priste dhe përcillte patriotë të shquar shqiptarë të rilindjes sonë si: Konstatin Kristoforidhi, Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri, Petro N. Luarasi, Orhan Pojani, Nuçi Naçi, etj. Pastaj Mithat Frashëri, i biri i Abdyl Frashëri dhe kryetar i Kongresit të parë të Manastirit, Shahin Kolonja-dhëndër i Frashërinjve i cili veproi një kohë të gjatë në këtë qytet dhe, kuprohet, kishte kontakte të përhershme me familjen e lartpërmendur përherë. Edhe Sali Butka, me siguri ka kontaktuar me këtë familje, sepse disa herë kishte qenë në Manastir dhe ishte anëtar i “Komitetit për çlirimin e Shqipërisë” si dhe aktivist i shquar i disa veprave të tjera në Manastir në të cilat kanë marë pjesë aktive disa anëtarë të familjes Qiriazi. Të mos harojmë se Sali Butka me familjen e Vëllezërve Frashëri kishte lidhje me marëdhënie të vjetra  dhe, meqënëse dhe familja Qiriaze kishte pothuajse të njëjtat lidhje kuptohet që kjo i afronte edhe më tepër antarët e familjes së Manastirit me Sali Butkën. Gjithashtu duhet kujtuar edhe faktin që në Manastir kanë qëndruar edhe patriotë të tjerë të shquar si: Hasan Prishtina, Bajram Curi, Dervish Hima, Amdi Bej Ohri, Iljaz Pashë Dibra etj., të cilët, me siguri që takoheshin edhe me anëtarët të familjes Qiriazi, qoftë në shtëpinë e tyre ose në hotelin “Liria” të Themistokli Gërmenjit i cili bashkëpunonte me Qiriazët. Babai i Sevastisë-Dhimitri, e njihte mirë edhe veprimtarinë e Veqilharxhit. Abetarja e parë e tij e vitit 1844 “Evetari” i vitit 1845 i ishin ndër librat e rrallë që shpërndante midis shqiptarëve të atjeshëm dhe që mundi ti ruajë në bibliotekën të pasur të familjes së tij në Manastir. Aty i mbante edhe të gjitha librat  e Konstantin Kristoforidhit të përkëthyer në gjuhën shqipe. Dhe, jo vetëm që i mbante në shtëpi por edhe i shpërndante në rrethet e tjera shqiptare në rajonin e Manastirit dhe më gjerë. Dhimtri ishte i pasionuar edhe pas librave të tjera shqipe, sidomos pas shkrimeve të Naim Frashërit,. Fryma dhe pikpamjet e të cilit, siç do shikojmë më vonë do të jenë vazhdimisht prezentë në familjen e Qiriazëve në Manastir. E njëjta vlen edhe për Sami Frashërin, sidomos vepra e tij me titull “Shqipëria çka qenë, ç’është e çdo të bëhet”, e tj. I përmenda këto momente për të treguar shkakun pse Dhimitër Qiriazi ishte frymëzuar aq tepër në aspektin kombëtar, atdhetar e patriot në përgjithsi. Ai, sipas Dh. Dishnicës “nëpërmjet miqve të tij Koto Hoxhi e Pandeli Sotiri ishte njohur me punën që bënte Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Popullit Shqiptar si dhe Shoqëria e Stambollit gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e të drejtave legjitime të popullit tonë dhe të trojeve shqiptare nga rreziku i coptimit si dhe kishte përshëndetur veprën e puntorëve të gjuhës dhe kulturës kombëtare, “kuvendin” e caktuar të alfabetit të vetëm të gjuhës shqipe të mbajtur në Stamboll dhe Shoqërinë e të Shtypurit Shkronja Shqip, themeluan më 12 tetor 1879”. Dhimitri megjithëse për shkaqe objektive, nuk kishte ndonjë shkollë të madhe, ishte “partizan i flaktë i përparimit të kombit dhe të arsimit të tij”. Edhe pse i zënë gjithë ditën me punë tregëtie, në mbrëmje gjente kohë për tu marë me fëmijët, duke i pyetur për mësimet dhe për të rejat që kishin mësuar gjatë ditës. Por Dhimitri me të shoqen kujdes të posaçëm i kushtonin edukimit të tyre sepse ata e kishin parasysh faktin që mësimi të jep dijeni, por ajo nuk do të thotë se çdo i mësuar është edhe i kulturuar, i njerëzishëm, i sjellshëm me të tjerët, etj, etj. Dhimitri me Mariën pra  ditën si ti yshqejnë dhe ti edukojnë fëmijët me dashurinë ndaj njeriut dhe atdheut, ndaj punës, pa të cilën, sipas tyre, nuk mund të realizohej asnjë çështje kombëtare.
            Prandaj nuk ishte gjë e rastit që të pesë anëtarët e familjes Qiriazi jo vetëm që ecën në traditën e të parëve të vet, sidomos prindërve, por, siç do të shikojmë shënuan një faqe të re në historinë e arsimit dhe kulturës shqiptare, morën pjesë aktive dhe u bënë ndër personalitete kryesore në mjaft nga ngjarjet relevante, gjatë periudhës së rilindjes sonë kombëtare në përgjithsi.
            Përveç veprave të tjera me emrin e tyre është lidhur çelja e shkollës shqipe të vashave në Korçë, ku në mënyrë të veçantë, sipas Dh. Dishnicës, spikatin fëmijët e Qiriazëve: Gjerasimi, Sevastia, Gjergji dhe Parashqeva, për të cilën do të flasim në vazhdim.



Veprimtaria patriotike e Gjerasim Qiriazit

Shkollën fillore greke dhe të mesme fetare evangjeliste e kreu në Manastir, kur studimet e larta në Samakov të Bullgarisë. Përveç vllehëve, sllavëve, hebrejëve, italianëve, persianëve, në kohën e tij kanë jetuar në Manastir edhe mbi 700 shqiptarë ortodoksë edhe rreth 20 katolikë përveç atyre të konfesionit islam të regjistruar si turq. Ali Pashë Tepelena shkaktar për ardhjen e vllehëve në Manastir dhe zhvillimin ekonomik të këtij qyteti nga ana e tyre, gjë që Gjerasimin e bënte edhe më krenar në këtë vend.

            Gjerasim Qiriazi lindi në f. Tërovë të Manastirit, në tetor të v. 1858, ose sipas disa shënimeve të tjera më 1861. Ishte djali i tretë i Dhimtirt dhe Mariës. Shkollën greke e ndoqi në Manastir. Si shkollimin fillor ashtu dhe të mesëm i mbaroi me sukses shumë të mirë, që do të thotë kishte talent për mësim. Në moshën 16-18 vjeçare filloi të frekuentonte kishën evangjeliste të Manastirit, kurse më vonë regjistrohet në një kurse fetar të këtij qyteti. Aty erdhi plotësisht në shprehje talenti i tij dhe virtytet e larta të një shqiptari me plot kuptimin e fjalës. Pjesën më të madhe të shkollimit në këtë qytet e mori duke punuar si këpuctar. Këtë zanat e kishte fituar tek një mjeshtër i dalluar që njihej me babanë e tij Dhimitrin dhe ishte tepër i kënaqur nga puna dhe sjellja e Gjerasimit. Kjo punë nuk e pengonte tepër në vazhdimin normal të shkollës, sepse mësimet i bënte natën derisa shokët e tij bënin gjumë të thellë. Këmbëngulja, vendosmërija dhe dashuria e madhe për tu arsimuar ishte për tu admiruar. Veç kësaj, Gjerasimi ndoqi “kursin e mbrëmjes” në gjuhën angleze, të cilin e kryen me sukses shumë të mirë. Kjo, siç shkruan e motra Sevastia nuk ishte gjë e rastit dhe për tu habitur, sepse ai ishte linguist i mirë dhe njihte disa gjuhë. Gjuha e qytetit të Manastirit ishte turqishtja, por flitej edhe shqipja, pastaj sllavishtja, vllahisthja, greqishtja si dhe gjuha spanjole. Tërë këto gjuhë i njihte dhe i fliste Gjerasimi dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij, posaçërisht dy motrat Sevastia dhe Parashqeva, të cilat, siç thamë njihnin nga 8 gjuhë që do të thotë edhe disa të tjera përveç atyre që përdoreshin në Manastir. Përndryshe, afërsisht në kohën e Gjerasim Qiriazit në qytetin e Manastirit janë shënuar 700 shqiptarë ortodoksë dhe rreth 20 katolikë, kurse sot s’ka mbetur asnjë nga këto dy konfesioneve. Janë shënuar gjithashtu 6.000 vllehë, ose të njohur si kucovllasë, disa familje italiane, persiane etj. Me statistikat e sotme të këtij regjistrimi numri i vllehëve në vend që të ritej brenda kësaj periudhe kaq të gjatë, është pakësuar për disa herë, kështu që numri i të deklaruarve si vllehë në këtë qytet nuk arin cifrën 1.000, shkaku dihet prandaj nuk do koment.
            I potencova ato më sipër për të treguar se Gjerasim Qiriazi dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij kanë jetuar dhe kanë vepruar në një qytet i cili parqiste një mozaik, konglomerat të shum nacionaliteteve, dokeve, besimeve, kulturave, etj., nëpër rrugët e të cilit kalonin njerëz të qytetërimeve të lloj-llojshme dhe dëgjoheshin gjuhë të ndryshme, gjë që kuptohet nuk ka mbetur pa u reflektuar dhe tek formimi i karakterit të Gjerasimit dhe familjes së tij në përgjithsi.
            Kur jemi te koha e Qiriazëve, konkretisht te Gjerasimi, duhet kujtuar edhe fakti se në fund të shek. XIX në Manastir kishte 24 xhami, 5 kisha dhe 9 faltore për çifutët. Kishte shkolla të posaçme për djem dhe vajza, 6 shkolla fillore, ruzhdie të veçanta për sllavë, grekë dhe vllehë si dhe ruzhdie të veçanta për femra dhe meshkuj të misionarëve katolikë dhe protestantë, 9 medrese, mektebe, idadie ushtarake dhe civile. Veç tyre Manastiri kishte 2.482 dyqyne dhe depo, 14 bujtina, 7 banjo publike dhe 6 fabrika mielli. Rasti e kërkon që ta përsëris edhe një herë faktin që për tër këtë zhvillim të këtillë të këtij qyteti merita të mëdha kanë edhe shqiptarët. Sepse, përveç tjerash, Ali Pashë Tepelena është shkaktari për shpërnguljen e vllehëve nga Shqipëria e Jugut, gjegjësisht nga Voskopoja në Manastir dhe si zejtarë dhe tregëtarë dhe intelektualë të shquar ata, vllehët pra, i dhënë stimul të posaçëm zhvillimit ekonomik dhe kulturor  këtij qyteti, me të cilin, edhe për këto shkaqe siç thamë e lidhi fatin familja e Qriazëve. Kjo familje pati përfitime të mëdha nga një zhvillim i tillë i këtij qyteti. Një pjesë të mirë të kësaj pasurie ajo e shpenzoi për shkollimin e anëtarëve të saj siç ishte edhe Gjerasimi. Kalimthi të kujtojmë se edhe disa familje të tjera shqiptare që patën dobi të mëdha ekonomike në këtë qytet siç ishin, fjala vjen, familja e Themistokli Gërmenjit, pronarit të hotelit të njohur patritik “Liria” ku u mbajt edhe Kongresi i Alfabetit, familja e Grigor Cilkës, iniciatorit kryesor për formimin e “Komitetit të fshehtë për çlirimin e Shqipërisë”, familja e Atanas Anestitit, intelektual i shquar në këtë qytet i cili ishte edhe mësues i Grigor Përliçevit dhe i bashkëshortes së tij, vajzës së Dhimitër Milladinovit të Ohrit etj.
            Për këto familje do të bëjmë fjalë në ndonjë fejton të ardhëshëm, prandaj tashti ti kthehemi Gjerasimit. Në moshën 20 vjeçare, gjegjësisht në v. 1878, në vitin e Lidhjes së Prizrenit, ai filloi mësimet e larta në kolegjin amerikan të Samakovit në Bullgari. Gjatë kohës së studimeve sipas kujtimeve të Sevastisë, Gjerasimi shumë shpejt fitoi respektin jo vetëm të studentëve por edhe të profesorëve të tij. “Zelli që tregonte në fushën e gjuhësisë dhe të përkëthimeve nuk kaluan pa u vënë re nga ana e drejtuesve të kolegjit”-shkruan Dh. Dishnica dhe shton se në moshën 24 vjeçare, që do të thotë në një kohë rekorde më 1882, studimin e Samakovit, dhe të kënaqur nga suksesi dhe sjellja e tij, faktorët kompetentë i ofruan punë shkencore në një katedër të kolegjit të atjeshëm. Mirëpo ai nuk pranoi, sepse “detyra e tij ishte ti shërbente vendit ku kishte lindur”.
            Qëndrimi i Gjerasim Qiriazit jashtë Manastirit koincidoi me vitet e Lidhjes së Prizrenit, por megjithatë ai e përcillte me kujdes të posaçëm edhe nga Bullgaria këtë ngjarje të rëndësishme për kombin e tij. Pas këthmit në atëdhe, u shqetësua edhe më tepër kur pa se lufta e popullit shqiptar kishte marrë një goditje të rëndë dhe se përpara atdhetarëve të Rilindjes Kombëtare shtrohej detyra e intesifikimit të mëtejshëm të luftës kundër një armiku tjetër, po kaq të rezikshëm siç ishte prapambetja, errësira dhe padituria në të cilat armiqtë e kombit e kishin zhytur Shqipërinë, gjegjësisht shqiptarët kudo që jetonin.           
            Në këtë front u bashkua edhe Gjerasim Qiriazi. Kështu, me të mbaruar kolegjin dhe për tu këthyer në Manastir nuk iu durua pa shkuar në Shqipëri e prej atje në Bukuresht që ishte bërë qendra e Lëcizjes Kombëtare dhe ku gjendeshin edhe disa bashkëvendas të tij shqiptarë dhe vllehë të cilët dhanë kontribut të madh në përforcimin e vetëdijes kombltare shqiptare te Gjerasimi dhe anëtare të tjërë të kësaj familje si dhe përforcuan tepër ndjenjat e bashkëjetesës në Manastir dhe rrethinë, sidomos midis shqiptarëve dhe vllehëve të cilët, për shkak edhe të paraardhjes të përbashkët të vjetër, njihnin gjuhën e njëri tjetrit si të veten. Duhet theksuar fakti se në këtë drejtim kontribut të madh ka dhënë edhe propaganda rumune përfaqësuesit e të cilës, përveç të tjerave më 1864 në fshatin e familjes Qiriazi, Tërovë kishin hapur shkollën e parë rumune, gjë që kishte nxitur që edhe shqiptarët të marin një hap të tillë, kështu që 10 vjet më vonë më 1885 u hap edhe shkolla e parë shqipe private për djem dhe vajza në Manastir. Në literaturën historike thuihet se “qarqet propagandistike të Rumanisë për përhapjen e propaganës rumune në meset vllehe dhe shqiptare ortodokse të Manastirit angazhonin një pjesë të madhe të kurbetçinjësh vllehë e shqiptarë ortofoksë të Manastirit dhe rrethinës që atëherë ndodheshin në kurbet në Rumuni...”. Me disa nga këta të fundit ishte takuar edhe Gjerasimi gjatë qendrimit të tij në atë vend. E tërë kjo bënte që lidhjet dhe marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe vllehëve, ose më konkretisht midis anëtarëve të familjeve shqiptare ortodokse dhe vllehëve të forcoheshin dhe të bëheshin sa më të frytshme dhe më të suksesshme. Kështu që, disa vllehë të dalluar nga ana e Manatirit, si Dhimitër Papazogllu, dr. Shunda dhe Petro Vullkani aq tepër ishin dhënë pas çështjes shqiptare dhe aq bukur dhe rrjedhëshëm e flisnin gjuhën shqipe sa që nuk mund ti dalloje a janë vllehë ose shqiptarë. Për këtë kontribut modest ka dhënë edhe familja Qiriazi, gjegjësisht sjellja e tyre njerëzore dhe civilizuese e sidomos e Gjerasimit i cili është në fokus të këtij kapitulli.
            Nga Bukureshti Gjerasimi shkoi në Stamboll ku u takua me patriotë të shquar siç ishin Vëllezërit Frashëri, të cilët e frymëzuan edhe më tepër në veprimtarinë kombëtare dhe ç’është më e rëndësishmja i dhanë një drejtim më të ri rrugës që do të ndiqte në zbatimin e programit kulturor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.



Veprimtaria e Gjerasim Qiriazit në Korçë të Shqipërisë

Pjesën më të madhe të jetës Gjerasimi e kaloi jashtë Manastirit: Bullgari, Turqi, Bukuresht, Shkup dhe në fund në Korçë. Këtë dy të tretat të popullsisë ishin ortodoksë, si ai, prandaj edhe nuk e kishte vështirë të kryente veprime patriotike sidomos në lëmin e arsimit. Veç tjerash kontribuoi në hapjen e shkollës së vajzave duke patur përkrahjen edhe të Naim Frashërit dhe të Shoqërisë Biblike, si anëtar aktiv i saj.

            Siç thamë, Gjerasimi, që në moshë të re ishte i detyruar të jetojë jashtë Manastirit. I njëjti fat i ndoqi edhe pas mbarimit të studimeve në Samakov të Bullgarisë. Një kohë ndodhej në Turqi, Bukuresht, Shkup dhe në disa qytete të tjera të Evropës, kurse në 1887 u vendos në Korçë, i cili ofronte kushte më të mira për veprim kombëtar, sepse popullsia e tij ishte tërësisht shqiptare, dy të tretat të krishterë ortodoks e një e treta muslimanë. Nga ana tjetër, për shkak të një situate të këtillë lidhur me popullsinë, nga Korça kishin dalë mjaft patriotë të shquar që vepronin jashtë atëdheut por që nuk i kishin këputur lidhjet me të. Ky qytet pra mbante lidhje të forta me kolonitë shqiptare të mërgimit, si me Bukureshtin dhe me Misirin (Egjiptin), sepse të dy këto qendra në shumicën dërmuese të tyre ishin të formuara nga emigrantë korçarë. Ndërmjet kontakteve dhe lidhjeve midis tyre depërtonin lehtë dhe me sukses në masat popullore idetë e mëdha të Rilindjes Kombëtare. Në këtë drejtim një rol të veçantë do të luaj shoqëria “Drita” e Bukureshtit me blerjen e shtypshkronjës e saj, që më 1885, afërsisht atëherë kur në manastir u hap shkolla e parë shqipe, kështu që ishin krijuar kushte të favorshme për shtypjen e librave dhe teksteve shkollore në gjuhën shqipe të cilat disperzoheshin edhe në Korçë. “Zgjedhjen e Korçës si qytet për çeljen e një shkolle për vajza-shkruan Dh. Dishnica-Gjerasimi e bëri për faktin se Korça kishte krijuar një farë epërsi ndaj qyteteve të tjera si në aspektin ekonomiko-shoqëror ashtu edhe në atë kulturor. Veç kësaj, në këtë qytet kishte një traditë atdhetare që ushqehej fuqimisht nga degët që vepronin në mërgim dhe që e mbanin të ndezur idenë të madhe të shqiptarizmit në popull...”.
            Përndryshe, qëndrimi i Gjerasimit, sidomos në Bukuresht bëri jehonë të madhe midis patriotëve të atjeshëm të cilët qysh më parë, përpilonin plane për të hapur shkolla në gjuhën shqipe në trevat shqiptare, siç ishte edhe Korça, prej nga, siç thamë, kishte mjaft të mërguar në Bukuresht dhe në viset e tjera të Rumunisë. Në lidhje me këtë le të na shërbejnë edhe këto shënime. Siç thamë, aty nga v. 1885, nga ana e shoqërisë shqiptare të Bukureshtit, ishte ngritur shtypshkronja në të cilën në muajt e para të vitit 1886 kishin filluar të botohen veprat e Sami Frashërit, Naim Frashërit e disa të tjerëve me të cilët bashkëpunonte edhe Gjerasim Qiriazi. Këto vepra, në realitet ishin kryesisht tekste mësimore të përgatitura për shkollën shqipe, siç ishte edhe ajo e Korçës. Vëllezërit Frashër si dhe rilindasit e tjerë, duke përfshirë këtu edhe Gjerasimin, hartimin e teksteve e shikonin si kusht për hapjen e shkollave. Pas botimit të teksteve të nevojshme për fillimin e një shkolle, shoqëria “Drita” e Bukureshtit, në marveshje me Sami dhe Naim Frashërin, ndoshta edhe me Gjerasim Qiriazin, ia filloi punës rreth realizimit të kësaj detyre kombëtare. Këtu problemi iu kushtua një mbledhje e rëndësishme e shoqërisë në fjalë. Rendi i ditës ishte hapja e shkollës shqipe në Korçë. Shoqëria e Bukureshtit ishte e mendimit që për realizimin e kësaj detyre mjaft të vështirë të shfrytëzohej edhe një nga pasanikët më të mëdhenj ndër shqiptarët t Rumanisë. Anastas Avramilli me të cilin, sipas disa shënimeve historike ka kontaktuar ose të paktën ka koresponduar edh Gjerasim Qiriazi.  Atanas Avramidhi, i njohur edhe si Lakçe, një kohë ishte kryetar i shoqërisë “Drita” dhe si i tillë kishte premtuar që do të ndohmonte atë në aspektin financiar etj. Mirëpo, më vonë nën presionin e elementeve reakcionare e antikombëtare, hoqi dorë nga premtimi i dhënë. Por kjo nuk do të thotë se ai nuk interesohej për hapjen e shkollave shqipe, sidomos në Korçë, sepse aty ekzistonte Komuniteti ortodoks dhe Mitropolia, tek të cilat gëzonte autoritet të madh. E njëjta vlen pothuajse edhe për Gjerasimin, gjë që shkon në favor të konstatimit tonë të mëparshëm për lidhjet e këtij të dytit me Atanas Avramidhin. Gjerasimi, njihej edhe me anëtarin aktiv të kryesisë së shoqërisë “Drita” të Bukureshtit, Thimi Vasil Mirkon, i cili nga ana e shoqërisë ishte i dërguar në vendlindjen e vet-Korçë, me detyrë që të realizonte idenë për hapjen e shkollës shqipe. Në qytetin e tij ai ariti në pranverën e v. 1886 disa muaj pra para ardhjes aty të Gjerasim Qiriazit.
            Me të ardhurën në Korçë, Thimi Markoja i parashtoj Pleqësisë së Mitropolisë së qytetit kërkesën e shqiptarëve të Bukureshtit si dhe letrën e Anastas Avramidhit, në të cilën thuhej se “interesi i donte që të futej gjuha shqipe në shkollat e komunitetit të Korçës, që të mësohej nga çunat e vajzat”. Përgjegja e dhënë ishte se për këtë kërkesë duhej pyetur Patriakana e Stambollit nga e cila varej Mitropolia e Korçës. Nga ana tjetër Patriakana e Stambollit varej nga Porta e Lartë, nga sulltani, kështu që për çështje të rëndësishme siç ishte edhe kërkesa për shkolla shqipe, duhej pyetur ajo. Patriakana e Stambollit dhe Mitropolia e Korçës nuk deshin të dëgjonin për hapjen e shkollave shqipe, prandaj edhe kërkesat e patriotëve shqiptarë ishin të orientuara nga autoritetet osmane, të cilët, duke falenderuar shqiptarëve të Stambollit sidomos Sami dhe Naim Frashërit, ishin të detyruar në fund të lejonin realizimin të iniciativës së lartpërmendur të patriotëve shqiptarë të Bukureshtit, si dhe të disa të tjerëve, siç ishte edhe Gjerasim Qiriazi, i cili siç thamë një kohë qendronte në Stamboll ku kishte krijuar autoritet tek rrethet qeveritare dhe intelektuale të atij qyteti. Me fjalë të tjera zyrtarizmi i shkollës në fjalë nga ana e pushtetit osman u bë duke falenderuar edhe Gjerasim Qiriazi i cili vepronte edhe në emër të Shoqërisë Biblike Amerikane që kishte ndikim dhe autoritet tek qeveria osmane.
            Në lidhje me kontributin e Gjerasimit për hapjen e shkollës shqipe në korçë, dëshmojnë edhe këto shënime.”Në Korçë Gjerasimi zuri një shtëpi me qira. Ardhja e tij u prit mirë nga rrethet e atdhetarëve korçarë. I njohur për veprimtarinë e tij të deriatëhershme, për horizontin dhe kulturën e gjërë që zotëronte, në sajë të aftësive dhe cilësive të mira që manifestonte, si dhe ndjenjave të forta atdhetare dhe ideve të tij kombëtare, shpejt u bë një nga figurat më me zë të këtij qyteti...”. Studijuesi i njohur Dhimitër Dishnica potencon se”krahas çeljes së Mësojntores në Korçë, Gjerasimi kishte çelur një klasë për mësimin e shqipes me vajza...”. Më pas i njëjti autor thekson “i ardhur në Korçë që në v. 1887 si misionar ungjillor në marëveshjme me Pleqësinë Kombëtare të mësonjtores shqipe, Qiriazi e ka hapur mësonjtoren e vashave me kollajxhe të madhe sepse ky e nxori fermanin e lejës nga sulltan Hamiti për shkollë inglisht...”.Duhet theksuar fakti se këtu bëhet fjalë vetëm për një klasë mësimi për vajza e jo për shkollë shqipe të vashave e cila u çel më 23 tetor 1891. Mirëpo, fakt është që klasa që hapi Gjerasimi lehtësoi tepër themelimin e shkollës të lartpërmendur. Gjerasimi ishte ai që gjatë v. 1890 deri në gjysmën e parë të v. 1891, kishte aritur të siguronte ndihmën dhe përkrahjen e elementeve arsimdashëse të Korçës në lidhje me fillimin e asaj shkolle. Në qershor të v. 1891, kishte vajtur në Stamboll për të marë të motrën Sevastinë, e cila bashkë me vëllain e saj Gjergjin, u bë drejtuese e shkollës në fjalë. Për të do të flas në një nëntitull të veçantë, prandaj të përqendrohem te Gjerasimi. Ky derisa ishte në Stamboll i kishte paraqitur një kërkesë Portës së Lartë për të hapur në Korçë një shkollë vajzash. Leja u dha në formën e një dekreti perandorik, dhe për këtë ndikuan siç u theksua edhe më parë, edhe miqtë e të njohurit të Gjerasimit të Shoqërisë Biblike. “Si themelues i shkollës së parë shqipe të vashave-shkruan Dh. Dishnica-Gjerasim Qiriazi, rradhitet midis pionerëve, të cilët në veprën e tyre vunë gurët e parë në themelet e ardhëshme të shtetit shqipter...”. Mihail Grameno, duke vlerësuar kontributin e tij, shkruante midis tjerash: “emrin e Gjerasimit historia e shqipërisë do ta shkruaj me shkronja të arta duke u mburur me veprat dhe me shërbimet e tij të paçmuara që ka sjellë mbi alltarin e atëdheut”. Për të thuhet edhe kjo, se ka qenë jo vetëm patriot i madh por edhe mendimtar i shquar, njeri i brumosur me idetë më përparimtare e demokratike të kohës. Arsimin shqip ai e shikonte edhe si një armë për çlirimin kombëtar.


Veprimtaria fetare me motive kombëtaree Gjerasimit

Motivet kombëtare ishin ato që e shtynë Gjerasimin të hynte në Shoqërinë Biblike, duke e vënë pra gjithmonë kombëtaren mbi fetaren, ashtu siç ka vepruar Skënderbeu, Naim Frashëri e shumë shqiptarë të tjerë të dalluar deri në ditët e sotme. Gjerasimi ishte frymëzuar posaçërisht nga vjersha e Naimit: “Gjithë njrëzit që janë vëllezër janë të tërë, një mëmë një atë kanë, nga një baltë janë bërë”. Gjerasimi në Manastir i pari predikoi në kishë në gjuhën shqipe dhe hapi shkollën e parë private në të njëjtën gjuhë më v. 1885 në të njëjtin qytet.

            Siç theksuam më parë, në fund të shek. XIX Manastiri ka qenë qytet multietnik dhe multikonfesional, që do të thotë se popullsia e këtij vendi ka qenë muslimanë, gjegjësisht sunite dhe ndoshta shiite dhe krishtere, që do të thotë ortodokse dhe katolike, etj. Kjo laramani e këtillë gjenezën e vet e ka në shek XIV kur këtë qytet e pushtuan turqit të cilët me vete sollën edhe fenë e re që gradualisht u përhap edhe midis të krishterëve. Këta të fundit këtë konfesion fetar e kanë patur ose trashëguar nga Maqedonasit e vjteër, që do të thotë Ilirët siç ishin Linkestët, pra nga koha e Filipit  II, Lekës së Madh dhe Bardhylit. Të tre këta, kush më pak e kush më shumë kanë qëndruar edhe në Manastir, gjegjësisht edhe në Heraklea Linkestis, siç njihet ky qytet me emrin më të vjetër të tij. kur jemi te Leka ekziston shënimi se nga koha e tij turqit gjetën në Manastir një objekt fetar me këtë emër, prandaj edhe këtë vend e quajtën Manastir. Më vonë maqedonasit e ndryshuan këtë emër në Bitolla, që sipas disa shënimeve, rrënjët i ka te fjala shqipe i butë. Pra, të dy emrat e këtij qyteti të Gjerasimit kanë të bëjnë me stërgjyshërit e tij, prandaj edhe ai siç thamë këtë vend e ndiente si të vetin dhe vepronte me mburje dhe krenari.
            Me fjalë të tjera, para ardhjes të turqve, në Manastir kanë egzistuar mjaft kisha dhe manastire, numri i të cilëve, më parë, ka qenë shumë më i madh, por gjatë luftërave, sidomos midis Cezarit dhe Pompeut të Romës një pjesë e mirë e objekteve në fjalë është zhdukur, kështu që, siç thamë, turqit gjetën vetëm një, e ngritur, po e përsërisim edhe njëherë, e ngritur nga Leka i Madh, stërgjyshërit dhe emnakut të Skënderbeut, i cili me rezistencën e vet e detyroi sulltanin të ngrejë mjaft xhamia dhe objekte të tjera fetare dhe muslimane, për shkaqe të cilat i cekëm më parë, gjegjësisht për t’i islamizuar shqiptarët dhe për ti bëtë për vete, për të amortizuar rezistencën e tyre e cila gjatë tërë periudhës 500 vjeçare osmane nuk u ndërpre asnjë moment sidomos në rajonin e Manastirit. Domethënë, Skënderbeu, gjegjësisht rezistenca shqiptare është shkaktari indirekt që Manastiri sot me Heraklenë dhe xhamitë, si dhe me laramaninë etnike dhe fetare ti përngjajë një buketi me lule të bukura që rrallë e kanë ndonjë qytet tjetër në botë.
            Duke theksuar faktin se kjo laramani nuk ka qenë konstante gjatë historisë, por ka ndryshuar varësisht nga kushtet dhe rrethanat e kohës. Kështu, derisa në fund të shek. XIX popullata muslimane ishte dominante gjegjësisht rreth 60%, sot ajo ka zbritur në rreth 7 deri më 8%. Shkaqet mund të meren me mend, prandaj s’ka nevoj të potencohen. Për këtë do të bëjmë fjalë në ndonjë fejton të ardhëshëm. Prandaj tani ti këthehemi Gjerasimit. Në kohën e tij, në Manastir vepronin disa propaganda të hauaja, përmes të cilave shtetet e tyre, duke shfrytëzuar heterogjeninë fetare, bënin përpjekje që sa më shumë të fusnin ndikimin e vet dhe të shtojnë numrin e besimtarëve të konfesionit të tyre. Në këtë rrjet nuk do të mbetet pa përfshirë edhe Gjerasim Qiriazi por, siç theksuan në nëntitull këtë gjë ai do ta bëjë nga motivo kombëtar e fare pak fetar. Sepse, siç dihet, shqiptarët gjithmonë kombëtaren e kanë vënë dhe e vënë ose duhet ta vënë mbi fetaren, këtë gjë e ka filluar siç duket Skënderbeu, i cili varësisht nga rrethana, për të mirën e çështjes fetare, aq tepër s’ja ka vënë veshin fesë, herë tregohej si ortodoks, siç ishte në fillim, para marjes në Turqi nga ana e sulltanit, herë si katolik, kur bashkëpunonte me papaën dhe sunduesit e tjerë të Italisë së sotme, herë si sunit e herë si shiit, bile edhe si myhyb bektashi. Një fenomen i këtillë me siguri ka influencuar edhe tek Gjerasimi i cili, siç do të shikojmë për hir të kombit, atdheut nga ortodoksu bë protestant. Ja se si erdhi deri te ky ndryshim.
            Babai i Gjaresimit, Dhimitri, ishte një ndër drejtuesit kryesorë të Komitetit ortodoks shqiptar të Manastirit. Numri i shqiptarëve të këtij konfesioni, siç thamë sillej rreth 700 shpirt. Dhimtri, përveç të tjerave, dashurinë ndaj fesë ortodokse e manifestonte edhe përmes përdorimit të librave të përkëthyera në gjuhën shqipe të Konstatin Kristoforidhit gjatë shërbimeve fetare të ortodoksëve shqiptarë në Manastir e më gjerë. Sa i takon djalit të tij, Gjerasimit, ky, siç thamë, në moshën 16-18 vjeçare filloi të frekuetonte kishën evangjeliste të këtij qyteti, që do të thotë filloi të marë rrugën e besimit fetar, mos themi rrugën e Zotit. Në fillim kësaj pune ai i hyri si me qesëndi, jo seriozisht. Kështu që shpeshherë gjatë kohës së meshës bënte zhurmë, aq sa tërhiqte vëmendjen e të tjerëve, gjegjësisht i pengonte ata, por jo me qëllim të caktuar, sepse edukata familjare nuk i lejonte një gjë të tillë. Sjellja e tij bëhej spontanisht. Mirëpo, kisha, për dallim nga shkolla kërkon disciplinë më të madhe, prandaj edhe një ditë kur Gjerasimi e tepëroi e nxorën jashtë nga salla. Kjo e preku në sedër dhe që nga ai moment u ndryshua krejtësisht në kuptim pozitiv të fjalës, dhe për ta “rehabilituar” veten, ose për të qetsuar shpirtin, filloi të ndiqte me zell frekuentimin e kishës evangjeliste. Gjuha greqishte, që e zotëronte në mënyrë të kryer e ndihmoi tepër në thellimin e leximit të librave të shenjtë, gjë që, kuptohet, ndikonte në formimin të tij në aspektin fetare dhe në përgjithsi, sepse kisha i jepte drejtim pozitiv në çdo pikpamje. Virtytet e larta të fituara edhe në kishë i shërbyen edhe në çështjen kombëtare dhe atdhetare të tij. “I futur thellë në idetë e këtij sekti fetar-konstaton Dh. Dishnica-ai kërkonte nga vetja dhe të tjerët të vërtetën e pastër... dhe në fund të vitit 1877 Gjerasimi e kristalizoi mendimin e tij për t’u bërë predikues i mësimeve të shenjta. Së bashku me disa shokë ai regjistrohet në një kurse fetar të Manastirit ku tregoi se ishte një djalë i virtytshëm, i cili zotëronte karakteristikat e një njeriu të madh e të shquar”.
            Më 1878, siç thamë, Gjerasimi u vendos në kolegjin amerikan të Samakovit në Bullgari. Aty, si student me kërkesën e drejtuesve të Shoqërisë Biblike, filloi të përkëthente një pjesë të ungjillit në gjuhën shqipe, vjersha fetare por edhe me karakter kombëtar. Disa vjet më vonë Gjerasimi u punësua në Shoqërinë BibLike BFBS, në vend të Konstatin Kristoforidhit, librat e të cilit, siç thamë i mbante i ati në bibliotekën e shtëpisë dhe i shërbente nëpër mjediset shqiptare. Kur jemi te fetarizmi atdhetar i Gjerasimit, duhet theksuar momenti se një ndër problemet që ai zgjodhi në Stamboll ishte problemi i alfabetit që do të përdorej për përkëthimin e ungjilleve në gjuhën shqipe. Deri në atë kohë Konstatin Kristoforidhi kishte përdorë alfabetin me shkronja greke, ndërsa në mbledhjet e Shoqërisë Biblike në të cilat mori pjesë edhe Naim Frashëri, u vendos që botimet e ungjillit pas kësaj të shtypeshin me alfabetin kombëtar. Se çfar dobie ishte kjo për çështjen kombëtare shqiptare, nuk duhet sqarim tjetër. Kjo flet se Gjerasimi e pranoi vendin në Shoqërinë Biblike, me bindje nën emrin e saj do të kishte më tepër liri veprimi dhe një mbrojtje të fuqishme jo vetëm për të shpërndarë libra fetare, Dhjata e Re, ungjijtë, psalmet e përkëthyera nga Konstatin Kristoforidhi dhe libra të tjera të shkruara në gjuhën amtare nga patriotë tanë të mëdhenj, por se kështu do të punonte më mirë dhe më lehtë për realizimin e çështjes kombëtare në përgjithsi. “Nga ana tjetër potencon Dh. Dishnica duhet vënë në dukje se Gjerasim Qiriazi e pranoi protestanizmin dhe ungjëllin jo vetëm se gjeti udhën për tek Zoti, nëpërmjet predikimit të fjalës të shenjtë dhe ungjëllit, por ndryshe ngase...”.
           

Lidhjet e Gjerasimit dhe Aleksandër Tomsonit

Dr. Aleksandër Tomsoni ka lindur në Skoci dhe ka studiuar hebraisht, greqisht dhe latinisht në Universitetin e Edinburgut. Njihte 7 gjuhë. Më 1860 u caktua përfaqësues i Shoqërisë Biblike për disa shtete me seli në Stamboll. Për përhapjen e rrijetit e kësaj shoqërie në mjediset shqiptare në fillim e kishte përfituar Konstatin Kristoforidhin të cilin pastaj e zavendësoi Gjerasimi. Ky, si anëtar aktiv i kësaj shoqërie duke përhapur libra në gjuhën shqipe dhe dha kontribut të çmuar në zbutjen e analfabetizmit që ia kishte imponuar popullit shqiptar sulltani.

            Meqenë se këto lidhje kanë të bëjnë me Shoqërinë Biblike për hir të kontinuitetit historik duhet theksuar disa momente për këtë shoqëri. Ajo u formua në Angli në v. 1804. qendrën e saj e vendosi në Londër me qëllim që të realizonte përkthimin, botimin dhe shpërndarjen e fjalës së Perëndisë në mbarë botën. Kështu aty nga v. 1825 ishin botuar 4.252.000 Bibla në 140 gjuhë dhe dialekte. Shoqëria Biblike filloi të interesohej për Shqipërinë, në një kohë kur ky vend dhe shqiptarët nuk ishin të njohur sa duhet në botë. Edhe ajo pak që dihej, kishte të bënte me kohën e Skënderbeut, Ali Pashë Tepelenës, si dhe duke falenderuar Bajronit, i cili udhëtimin dhe mbresat nga viset shqiptare i përjetoi në veprën e vet me titullin “Çajld Harold”.
            Në literaturën historike thuhet se në arhivat e Shoqërisë Biblike në Bibliotekën e Universitetit të Kembrixhit të dhënat më të herëshme në lidhje me Shqipërinë janë nga një letër e shkruar më 28 gusht 1816. Thuhet gjithashtu se ndonjë farë dr. Robert Pinkerton, përfaqësues i Shoqërisë Biblike në Moskë, gjatë qendrimit të tij në Vjenë ishte takuar me një grup shqiptarësh. Ata e kishin njohur me disa momente nga historia e kombit të vet. Pas këtij takimi, Pinkertoni i shkruante Komitetit të tij: “Paisja e shqiptarëvce, të paktën me një Dhjatë të Re në gjuhën të tyre, është një qëllim që meriton vëmendjen e Shoqërisë Biblike, britanike dhe për vendet e tuaja. Ky komb zë një pjesë të madhe të Ilirës së lashtë e të Epirit dhe fletë në gjuhë që, siç duket, nuk afërsi gramatikore me sllavishten, turqishten, greqishten ose latinishten. Shërbesat i bëjnë në gjuhën greke e cila është krejt e pa kuptueshme për popullin, madje edhe për shumë nga priftinjtë”. Kurse më 25 tetor të 1818, rreth dy vjet pas raportit të parë nga Stambolli Londrën e informonte në këtë mënyrë: “Unë kam gjetur njeriun i cili, shpresoi, është i destinuar t’u japë vëllezërve të tij bekimin e madh, duke u dhënë atyre Dhjatën e Re në gjuhën amtare. Emri i tij është Vangjel Meksi. Ai njihet mirë nga Patriarku grek i Konstantinopojës (Stambollit-R.N.) i cili ka premtuar të gjejë dy klerikë të talentuar në gjuhën shqipe, me qëllim që ta ndihmojnë dr. Meksin në punën e tij”.
            Rreth 6 vjet pas kësaj, ose më saktësisht më 1827 u botua e plotë “Dhjata e Re”, gjë që u ndoq me interes të madh edhe në mjediset shqiptare të vendeve të ndryshme të botës, sidomos, kuptohet, në Shqipëri. Për këtë rolin kryesor do ta luaj dr. Aleksandër Tomson, i cili ka lindur më 1820 në Skoci dhe ka studijuar hebraisht, greqisht dhe latinisht në Universitetin e Edinburgut. Më 1846 lëshoi detyrën e profesorit të hebraishtes dhe u dërgua nga ana e kishës së lirë të Skocisë si misionar në Turqi. Aty, më 1860 u caktua përfaqësues i Shoqërisë Biblike, jo vetëm për Turqinë por edhe për disa vende të tjera jashtë saj. Si njohës i tillë e ngriti lart prestigjin e Shoqërisë Biblike, kuptohet, edhe emrin e vet. Në 36 vjetet e punës në atë shoqëri, nën drejtimin e tij ishin futur në qarkullim më shumë se nja  1.000.000 kopje të Biblës së plotë ose botime të pjesës së saj, në mëshum se 20 gjuhë. Pasioni i dr. Aleksandër Tomsonit për Shqipërinë filloi më 1863. Gjatë atij viti ai kishte vizituar disa vise të këtij vendi dhe kishte njohur mjaft gjëra nga historia e hidhur por e lavdishme të popullit shqiptar. Kishte mbetur tepër i kënaqur sidomos nga vizita në Shkodër dhe nga disa vende të tjera të Shqipërisë së veriut për shkak se atje kishte shitur tepër libra të Shoqërisë Biblike dhe interesimi për to ishte aq i madh sa që ishin lutur të këthehet përsëri në atë vend. “Sidoqoftë për librat shqip ishte e qartë se versioni toskë me alfabetin grek nuk ishte i përshtatshëm për përdorimin në veri”, njoftonte ai dhe shtonte se i kishin kërkuar të botonte një Bibël në “shqip me gjerma romake”. Prandaj dr. Tomsoni menjëherë filloi pregatitjet për një çift të ri skocez, i cili do të vendosej në Shkodër për të ngritur atje një depo librash si dhe për të shtypur në shqip dhe me gjerma romake një përkëthim të mirë dhe besnik të ungjijve dhe të veprave. Bile, për të botuar versionin e ri gegë, po kërkonte një gjuhëtar të përshtatshëm. I treguan emrin e Konstatin Kristoforidhit i cili ndoshej në Tunizi. Më 7 dhjetor 1864 dr. Tomsoni i dërgon një letër Kristoforidhit dhe ia tregon punët. Ky në përgjigjen e vet e njoftonte se e kishte përkëthyer të gjithë Dhjatën e Re në të dy dialektet: në të veriut dhe në të jugut, me germa greke dhe se do të ishte shumë lehtë për të rishkruar atë me germa romake. Me fjalë të tjera, Kristoforidhi ishte pajtuar me propozimin dhe kudhtet e dr. Tomsonit, prandaj edhe në maj të v. 1865 nga Tunizia ishte nisur për në Stamboll ku ishte takuar me dr. Tomsonin dhe kishte filluar realizmin e çështjes së lartëpërmendur në lidhje me Dhjatën e Re. Detyrën e librashitësit Kristoforidhi e kishte kryer me sukses dhe në dobi të kombit shqiptar. Këtë detyrë pas tij siç thamë e mori Gjerasim Qiriazi, për të dr. Aleksandër Tomsoni kishte dëgjuar më 1882. Prandaj më 18 janar të vitit tjetër i shkruante këtë letër që e kishte drejtuar në Shkup ku gjendej patrioti shqiptar i Manstirit: “Mar të drejtën të ti shkruaj ty këto fjalë, sepse e di që ti je shqiptar dhe për këtë arsye dëshiron që Ungjëlli i hirit të Perëndisë të njihet nga bashkëatdhetarët tuaj. Për shumë vite që nga viti 1863, kur vizitova së pari Shqipërinë dhe lexova historinë e saj ku mësova se si Skënderbeu luftoi për kombin e tij, unë kam qenë shumë i shqtsuar për këtë popull dhe kam kërkuar të shpërndaj në të fjalën e Perëndisë, si mjeti më i mirë për ta ngritur lartë jetën shpirtërore të këtij populli... kur sjell në mend shqiptarët, më duket se nevoja më e madhe është që të kenë shkolla, ku fëmijtë do të mund të mësojnë gjuhën e tyre me fjalën e Perëndisë dhe ku mund të predikojnë ndër ta shpëtimtarin-Jezu, mikun e mëkatarëve. Unë do të dëshiroja shumë të dija se çfarë mendon ti dhe nëse dëshiron tu shërbesh atyre”.
            Gjerasimi ishte pajtuar me dr. Tomsonin dhe kishte ndjekur me sukses rrugën e Kristoforidhit. Kështu, në v. 1883 Gjerasimi, kishte udhëtuar në Shqipëri bashkë me një libradashës tjetër të Shoqërisë Biblike. Duke shkuar nga vend në tjetër ata shitnin libra, kurse Gjerasimi, përveç kësaj bashkëatdhetarëve të vet u predikonte Ungjëllin në gjuhën shqipe. Bile, nga punët e para që nisi të bënte Gjerasimi në Korçë para hapjes së shkollës ishte pikërisht leximi i Ungjëllit në gjuhën amtare. Kështu që si misionar ungjëllor ai më lehtë mundi të realizonte qëllimin madhështor për të cilin kishte shkuar në atë qytet. Aty ai kishte hapur një klasë në të cilën, përveç mësimin në gjuhën amtare predikonte Ungjëllin dhe u mësonte nxënësve himnet fetare të nxjera nga Bibla. Gjerasimi, në të vërtetë çdo ditë e jepte Ungjëllin dhe në shkollën e djemve-Mësojtoren e parë shqipe në Korçë. Himnet dhe lutjet mësoheshin përmendësh dhe kujdesohej që nxënësit ti këndonin bukur. Me emrin e Gjerasimit është e lidhur edhe e ashtuquajtura Kisha e së Djelës, e cila kishte një përparim të madh sidomos pas vendosjes përfundimtare në Korçë më 1889, dy vjet pra pas shkollës së parë shqipe në atë qytet. Nga një letër dërguar dr. Aleksandër Tomsonit nga ana e Gjerasimit, më 1 maj 1880, bëhet e njohur se “me gjithë masat parandaluese të klerit ortodoks grek në kishën e së Djelës, kishin marë pjesë 400 dëgjues, aq sa bankat e shkollës nuk i mbanin dot. Sipas Dh. Dishnicës, predikimi i Ungjëllit në gjuhën shqipe jo vetëm që kishte ritur numrin e besimtarëve por edhe reputacionin e Gjerasimit. Shumë vinin të dëgjonin mësimin e tij se shumë veta kenë zgjedhur nga kisha nga që dhespoti Filothe ndaloi të thuhet Ungjëlli shqip në kishë siç thuhej më parë-shkruan Dh. Dishnica, duke e cituar Nuçi Naçin. Gjerasim Qiriazi kishte grumbulluar dhe një pjesë të madhe të shpenzimeve rreth ndërtimit të kishës së lartpërmendur.
            Kur jemi te lidhjet e Gjerasimit me dr. Tomsonin dhe Shoqërinë Biblike, duhet shtuar se kjo shoqëri, me botimin, shitjen dhe shpërndarjen e literaturës shqipe nëpër të gjitha viset shqiptare përkrahu dhe ndihmoi fuqimisht luftën kundër analfabetizmit nëpër ato vise. Vizioni që frymëzoi anëtarët Shoqërisë Biblike si Tomsoni, Gjerasim Qiriazi etj., ishte më shumë se thjesht një program arsimor. “Ata-thuhet në literaturën historike, besonin në fuqinë jetëndryshuese të fjalës së Perëndisë dhe punuan për të ndryshuar jetën e individeve dhe si pasojë edhe për një shoqëri më të mirë”.



Kontributi i Gjerasim Qiriazit në themelimin dhe funkcionimin e shoqërisë “Vllazëria Ungjillore”

Më 12 nëntor 1892 Gjerasim Qiriazi themeloi në Korçë shoqërinë “Vllazëria Ungjillore” e cila kontribuoi tepër për përhapjet e gjuhës shqipe dhe në forcimin e ndjenjave fetare dhe kombëtare të shqiptarëve si dhe në afirmimin e Shqipërisë në Evropë dhe më gjerë, kjo shoqëri dhe organi i saj “Letra e Vllazërisë” ishin tribunë e vërtetë dhe kronikë e gjallë e ngjarjeve shqiptare. Cila është përmbajtja dhe qëllimi Biblës ose Dhjatës së Re?

            Veprimtaria fetare e kombëtare e Gjerasimit do të vijë në shprehje edhe përmes shoqërisë “Vllazëria Ungjillore”. Ajo u themelua në Korçë më 12 nëntor më 1892 nën udhëheqjen e Gjerasimit. Nga letra që dërgonte Nikolla Naços, dalin qartë qëllimet dhe detyrat që duhet të zgjidhte ajo në favor të çështjes kombëtare. “Po përpiqemi dhe sa mundet të mësojmë vëllezrit të këndojnë e të shkruajnë në gjuhën e tyre. Formuam këtu një “Vllazëri” e cila qëllim do të ketë të përhapurit e shkronjave shqipe bashkë me Ungjillin”. Dh. Dishnica potencon faktin se veç tjerash, kjo shoqëri ishte një mbështetje e fuqishme për mbajtjen gjallë të frymës kombëtare, forcimin e unitetit kombëtar, vllazërimit, dashurisë, respektit ndaj shoqi shoqit, duke luftuar ato dukuri shoqërore, që pengonin përparimin e vendit. Kjo shoqëri kishte, veç tjerash detyrë për mbajtjen e shkollës së vashave dhe pas këtej do të përkujdeset të shtypë dhe do të përpiqet të hapë shkolla edhe gjetkë, kur të shtrohet kapitali i saj dhe do të punojë me çdo farë mënyre për të përhapurit e këtij qëllimi. Përndryshe, “Vllazëria Ungjillore” qysh në fillim grumbulloi njerëz nga shtresat e ndryshme të Korçës, pa bërë dallim nga përkatësia e tyre fetare. Ajo ishte e hapur pra për të gjithë shqiptarët, të cilët, në një ose në mënyrë tjetër mund të kontribuonin me ndihma sipas dëshirës. Gjerasim Qiriazi përmes miqve të vet që kishte jasht atdheut e afirmoi tepër këtë shoqëri anemban botës ku jetonin bashkatdhetarët e tij. Në këtë shoqëri merita të mëdha kishte sidomos Nikolla Naço. Ai, me të marë vesh për formimin e shoqërisë i entuziazmuar nga qëllimi fisnik dhe sukseset që po shënonte ajo e njoftonte Gjerasimin nga Bukureshti se deshte të bëhej anëtar i saj. Gjerasimi i tkhen përgjegje dhe i falenderohet për fjalët e zgjedhura dhe të çmuara në lidhje me shoqërinë “Vëllazëria Ungjillore”, duke i thënë se “shumë na nderove me të kërkuar të bëhesh shok i Vllazërisë...” . Midis tjerash i falenderonte për 10 napoleonat që kishte d[rguar Nikola Naço shoqërisë për ndërtimin e shkollës të cilat siq shkruante Gjerasim Qiriazi “zunë vend të mirë” ce ato, bashkë me ca ndihma të tjera na bënë të vëmë një themel të shëndoshë ndër punët e gjuhës sonë.
            Shoqëria dispononte edhe me organin e saj me titull “Letra e Vllazërisë”. Duke mos patur mjete dhe fonde të nevojshme këtë gazetë Gjerasimi ia dërgonte Nikolla Naços për ta shtypur në Bukuresht. Përmes kësaj gazete, gjegjësisht, përmes shoqërisë “Vëllazëria Ungjillore”, Gjerasimi zhvillonte një veprimtari të dëndur në dobi të çështjes kombëtare. Shkurt: shoqëria dhe organi i saj ishin tribunë e vërtetë dhe një kronikë e gjallë e ngjarjeve nga historia e kombit shqiptar.
            Nuk duhet haruar edhe fakti se me anën e shoqërisë “Vllëazëria Ungjillore” dhe përkrahësve të saj, Gjerasim Qiriazi ariti të krijojë bibliotekën e shkollës në të cilën deri në fillim të v. 1893 kishte grumbulluar mbi 200 libra në disa gjuhë. Veç kësaj shkolla u pais edhe me një muzeum të vogël i cili shërbente për konretizimin e mësimeve e në mënyrë të veçantë për lëndët e diturisë së natyrës që mësoheshin në shkollë.
            Sukseset e shoqërisë do të ishin edhe më të mëdha sikur të mos ndodhte tërmeti i fortë në Korçë nga i cili, për shkak të kushteve të vështira, ishte sëmurë keq Gjerasimi gjë që i mori edhe jetën në 2 janar 1894.
            Meqenëse më sipër shpesh herë u përmend Bibla ose Dhjata e Re si rumbullaksim në lidhje me veprimtarinë fetare të Gjerasimit e pamë të udhës të themi diçka për të. “Dhjata e Re-thuhet në literaturën fetare-është një pjesë e Biblës, librit të historisë së marëdhënieve ndërmjet njeriut dhe Perëndisë. Për të kuptuar përmbajtjen e këtij libri, duhet të njihemi me pjesët të mëparshme të historisë Biblike, d.m.th. me Dhjatën e Vjetër”.
             Më pas thuhet se “në librin e parë të Biblës që quhet Zanafilla, mësojmë se në fillim Perëndia e krijoi planetin tonë. Krijimi i përgjigjej plotësisht planit të Perëndisë dhe për këtë nuk eksistonte asnjë njollë e mëkatit. Por, sot kur shikojmë rreth e rrotull, vërejmë se nuk është kështu. Ç’ndodhi? Si mund të shpjegohet gjendja e sotme anormale.? Njeriu u largua aq shumë nga Krijuesi, sa arin të mohoj madje edhe egzistencën e Tij. Në natyrë, mbi të cilën njëherë mbizotëronte gjithkund harmonia, sot mbretëron mosmarrëveshja. Ka çregullime, jo vetëm përjashta në natyrë, por edhe në jetën shoqërore, ashtu si në jetën e brendëshme të njeriut. Përse?”
            Në vazhdim theksohet se “në Bibël shpjegohet që Zoti e krijoi njeriun e parë bashkë me bashkëshorten e tij. Meqë kishte krijuar Zoti, atij i përgjigjeshin përsjelljet e tyre. Gëzonin shumë liri, por nuk ishin të gjithfuqishëm. Tek e fundit ishin të krijuar e jo krijues. Mjerisht njeriu u rebelua kundër Zotit dhe si pasojë tërë sistemi i autoritetit u trondit dhe u bë përshtjellim në marëdhëniet e njeriut me krijimet e tjera...”.
            Menjëherë pas këtij shpjegimi, shtrohet pyetje, pse vall ndodhi një gjë e tillë, dhe pason përgjigja: “Njeriu i parë, Adami dhe bashkëshortja e tij Hava (Eva) nuk ranë në mëkat sepse ishin naivë, por sepse u rebeluan duke ditur plotësisht çështjen. Ata ishin fajtorë për tradhëti të lartë...e si ndodhi rënia e tyre? Ndërhyri një fuqi e jashtme, një qënie shpirtërore e kriujuar, për ti vënë në provë. Kjo fuqi e jashtme ishte një ish kryeengjëll që quhet Satan ose shejtan, djalli dhe më parë kishte udhëhequr një kryengritje të qënieve shpirtërore kundër Perëndisë. Ai iu afrua Adamit dhe Havës për ti vënë në provë. Ai i tundoi të ngrenë kryen kundër Perëndisë, të bëheshin moralisht të pavaruru nga Ai. Mjerisht ata i besuan Satanit dhe u bënë solidarë me kryengritjen e tij. për shkak të mosbindjes së tyre, Adami dhe Hava u dënuan me vdekje dhe u dëbuan nga kopshti i Edenit-parajsa. Premtimi i Satanit doli gënjeshtër. Adami dhe Eva, në vend që të bëheshin të gjithfuqishëm e gjetën veten të shkëputur nga Poerëndia dhe në gjendje shpirtërore të mjerueshme...”. Në vazhdim flitet për pasojat negative që i solli ngjarja e lartpërmendur njerëzimit: urrejtjen, grindjen, luftën, vdekjen etj., dhe se nga një gjendje të këtillë njeriu mund të shpëtojë vetëm nëse i kthehet përsëri besimit tek Zoti, gjë që sipas Biblës mund ta kryej shpëtimtari i quajtur Mesia. “Ky njeri quhej Avraham e ky komb ishte kombi izraelit-thuhet në ktë libër dhe shtohet se Perëndia i dha Avrahamit tre premtime:
a)      Zoti do të krijonte një komb të fuqishëm nga pasardhësit e Avrahamit, të lindur sipas premtimit të tij.
b)      Perëndia do ti jepte këtij kombi një vend të veçantë për pronë (tokën e premtuar).
c)      Nga pasardhësit e Avrahamit do të vinte Mesia Krishti, shpëtimtari i premtuar.
Kaluan rreth 400 vjet para se të plotësoheshin dy premtimet e para, në kohën e daljes së popullit të Izraelit nga Egjipti. Atëherë Perëndia i dha kombit izraelit ligjin e tij. Ky kod në thelb ishte një varg udhëzimesh për mënyrën e jetesës që përshtatej kombit të zgjedhur të Perëndisë. Duke i dëgjuar këto udhëzime kombi do të përjetonte gëzim dhe lulëzim. Ndërsa pa të mos u bindej udhëzimeve të Perëndisë kombi do të pësonte fatkeqësi dhe në fund largim nga toka e premtuar.
            Ky kod themelohej në një rend të përkohshëm që duhej të mbetej në fuqi derisa të vinte Mesia, i cili do tu jepte Shpirtin e Perëndisë...mjerisht kombi izraelit u tregua në përgjithsi i ftohtl ndaj kësaj detyre. Perëndia e paralajmlëronte vazhdimisht për pasojat e mosbindjes së tij me anët të profetëve, të cilët i dërgonte ai, dhe në fund e dënoi me dëbim dhe mërgim...”.
            Fare në fund thuhet se “me ardhjen e Mesisë vërehet fillimi i ndaljes së zhvillimit prapanik që filloi me rebelimin e njeriut të parë. Por kjo vlen vetëm për ata që do ti nënshtrohen sundimit të Zotit. Duke predikuar lajmin për ardhjen e mbretërisë së Perëndisë. Jezusi... i fton njerëzit të bëhen shërbëtorë të vërtetë të Perëndisë...kurse për ata që e kundërshtojnë këtë vepër, sepse dëshirojnë të rinë nën sundimin e Satanit (shejtanit) që po mbaron, mbetet dënimi...”.
            Autori i këtij libri-Dhjatës së Re, në fund sygjeron dhe fton që të lexohet kjo vepër me qëllim që lexuesi të bindet se jezusi është me të vërtetë Mesia i premtuar, i cili mund të lidhe njeriun me Perëndinë dhe ta drejtojnë në rrugë të drejtë atë.
            Përndryshe, libri për të cilin u bë fjalë më sipër ka rreth 300 faqe të shkruara me gjerma të vogla në parathënien e të cilit thuhet se “Dhjata e Re s’është një libër i rëndomtë, sepse Zoti është autori i fundit i tij. ai vetë do të flasë me ty njëqoftë se do të marrësh mendimin ta lexosh me vullnet të lirë. Le të përfitojmë nga ky rast për ta dëgjuar zërin e tij dhe për tu njohur me shpëtimin dhe jetën e re që dëshiron të na i japë ai”.
            Gjerasimi duke lexuar libra fetare me përmbajtje si ky është i paisur me cilësi të larta për të cilat bëmë fjalë më sipër.



Krijimtaria publicistike e Gjerasim Qiriazit

Gjerasimi ishte frymëzuar sidomos nga vjersha e Naim Frashërit ku thuhet: Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël, sa e gjërë, sa e lehtë, sa e lirë, sa e bukur, sa e vlerë. Kënga “Mëma e varfër” të cilën e kishte shkruar e kompozuar vetë Gjerasimi kur u këndua nga nxënësit bëri që të qajnë e të pranishmëve nga gëzimi e mallëngjimi. Patriotizmi i tij vjen në shprehje edhe në vjershën e tij: Do punoj për mëmëdhenë, gjithë jetën sa të ronj, do të zgjoj edhe ata që flenë, kështu jetën ta mbaroj.

            Me përkëthime nga greqishtja në shqip të librave fetarë, Gjerasimi ka filluar në moshën rreth 20 vjeçare, gjatë sturimeve në Bullgari. Këtë punë ai e vazhdoi edhe në Stamboll ku mori pjesë aktive edhe rreth çështjes së alfabetit që do të përdorej për përkëthimin e Ungjive në gjuhën shqipe. Kur jemi te përkëthimi, duhet theksuar fakti se Gjerasimi njihte disa gjuhë, linguist i shquar, kështu që nuk ballafaqohej me asnjë pengesë në këtë drejtim por të kundërtën, ajo punë i bënte kënaqësi, sidomos kur ishte fjala për tkeste me përmbajtje humane dhe kombëtare. Tekstet fetare ai i çmonte tepër për shkak të frymës edukative të tyre, pa të cilën nuk mund të realizohej ideali kombëtar që ishte preukupimi kryesor i tij.
            “Gjerasim Qiriazi si linguist, shkruan krijuesi i dalluar Dh. Dishnica është ndër të parët që kishte ndërmarë një detyrë sa të vështirë aq dhe të rëndësishme, siç ishte hartimi i gramatikës të gjuhës shqipe...” Për të realizuar këtë qëllim, ai, kishte vendosur korrespodencë me patriotët më të shquar që merreshin me gjuhën shqipe, siç ishte, fjala vjen, Sami Frashëri, Nikolla Naço, Jeronim De Rada, dhe mjaft albanologë të huaj. Me fjalë të tjera Gjerasimi kishte vënë për detyrë vetes të punojë lëvrimin të gjuhës së vet amtare dhe shumë të dashur e të çmuar duke u frymëzuar nga vjersha e idolit të tij, Naim Frashërit i cili për gjuhën shqipe veç tjerash ka thënë:
“Gjuha jonë sa e mirë,
sa e ëmbël, sa e gjërë,
sa e lehtë, sa e lirë,
sa e bukur, sa e vlerë”,
            Gjerasimi përpiqej që këtë gjuhë ta ngrejë në nivelin e të tjerave gjuhë evropiane.
            Ky patriot shqiptar i Manastirit ishte i vetëdijshëm që realizimi i qëllimit në fjalë në lidhje me gjuhën kërkonte sakrifica të mëdha, udhëtime të gjata, lëvizje të përhershme me qëllim që të takohet me njerëz të ndryshëm, mendimet e të cilëve do ti shërbenin si orientim në punën e tij. prandaj në korrik të v. 1884, vendosi të shkojë në Shkodër ku do të merte takim me Pader Pasin, një misionar jezuit dhe me kulturë të gjerë. “Padre Pasi-thuhet në literaturën historike-do të ketë rast të njihet me një shqiptar protestant, që bën studime të veçanta në gjuhën e tij, pas të cilës është i dhënë me mish e me shpirt dhe përpiqet të botojë një gramatikë shqipe fare origjinale”. Kur jemi te takimet, duhet apostrofuar fakti se takimet e shpeshta me Naim Frashërin në Stamboll, më 1884 deri 1891 për  Gjerasim Qiriazin ishin shkolla më e madhe se çdo takim tjetër me cilin do që kishte ai. Në Stamboll Gjerasimi u njoh për herë të parë me gazetën “Flamuri i Arbërit”, që nxirte Jeronim De Rada, në të gjeti materiale të shumta dhe me vlerë të madhe për veprimtarinë e tij rreth çështjes së gjuhës shqipe. Prandaj në një letër që ia dërgonte Jeronimit lutej që tia dërgonte në shtëpi. “Tash lutem tregomëni ku të paguanj 6.5 frangat dhe të më vijnë fleta”- i shkruante Gjerasimi atij. Në lidhje me interesimin e madh të Gjerasimit për gazetën në fjalë shkruan dhe Thimi Mitko në letrën që i dërgonte më 24 shkurt 1886 De Radës. “Ky është shqiptar me zemër e i kishte shkrojtur shumë herë për “flamurin”-i thoshte në atë letër atij.
            Një vit më vonë, më 1887, siç thamë, Gjerasimi ndodhej në Korçë ku e vazhdoi veprimtarinë e tij nga sfera e publicistikës, sidomos në lidhje me nevojat  e shkollës së atjeshme shqipe. “Mbarimi i vitit të dytë shkollor-thuhet në literaturën historike-përfundoi me një ftesë të vërtetë”, dhe shtohet se “siç është bërë zakon u recituan vjersha dhe u interpretuan skeçe e këngë. Kënga “Mëma e varfër” të cilën e kishte shkruar dhe kompozuar vet Gjerasimi kur u këndua nga të gjithë nxënësit  e shkollës bëri që të qajnë nga mallëngjimi disa mëmëdhetarë nga mallëngjimi i gëzimit”.
            Aftësitë në sferën e publicistikës të Gjerasim Qiriazit vinë në shprehje edhe përmes gazetës “Letra e Vëllazërisë” që ishte organ i shoqërisë “Vllazëria Ungjillore” në krye të së cilës siç thamë qëndronte ai. “Duke qenë i ndërgjeqshëm për domosdoshmërinë dhe nevojën e madhe të një gazete në gjuhën shqipe aq të domosdoshme për nevojat e lëvizjes kombëtare Gjerasimi nxori një organ të përmujshëm”-shkruan Dh. Dishnica në lidhje me këtë gazetë dhe shton se idea për të pasur një periodik në gjuhën shqipe kishte kohë që ishte çfaqur dhe se në esencë ajo shprehte kërkesat e vazhdueshme të njerëzve të etur për die dhe përparim. Në fund i njëjti autor konkludon se“Gjerasimi kishte shkuar aq larg sa së bashku me misionarin ugjillor që vepronte në Manastir, z. Baind, kishin nxjerrë koston e gazetës e cila nuk do të shkonte më tepër se 100 lira”. Përndryshe, sipas parashikimeve të Gjerasimit, gjysmën e kësaj shume, pra 50 lira, do të siguronin nëpërmjet abonimeve, ndërsa pjesën tjetër shpresonte ta siguronte nëpërmjet shoqërisë “Trakt i Londrës”, gjë që flet tepër edhe për lidhjet e tij me njerëz të dalluar të krijimtarisë publicistike të botës. Kur është fjala te gazeta e lartpërmendur duke thënë se ajo, gjegjësisht periodiku shqip do të dilte dy herë në muaj dhe formati i tij do të ishte pak më i madh se “Zornica” që dilte në Bullgari. Kësaj ai aq tepër kujdes i kushtoi sa që në një letër që i dërgonte miqve të Shoqërisë Biblike në Stamboll më 30 të v. 1892, veç tjerash i shkruante se letërsia shqiptare ishte “shumë e vogël dhe ne jemi të sigurtë se gazeta jonë do të lexohet me kënaqësi dhe interes”. Periodikun Gjerasimi e shihte edhe si “udhëheqës të kombit” dhe mjet të rëndësishëm për mbajtjen e kontakteve me partitë dhe atdhetarë të ndryshëm që ishin shtënë si ai për zgjidhjen e çështjes shqiptare përmes pendës, gjegjësisht përmes ngritjes së nivelit kulturo-arsimor të shqiptarëve në përgjithësi, gjë për të cilën sipas Gjerasimit, edhe shtypi mund të luante rol të adh. Ky ptriot nëpërmjet, fjala vjen, “Letrës së parë të Vllazërisë”, veç tjerash zhvillonte nj propagandë të hapur konkrete dhe mjaft bindëse në drejtim të përparimit dhe lulëzimit të atdheut të vet për të cilin ka shkruar dhe këtë vjershë:
“Do punoj për mëmëdhenë,
gjithë jetën sa të ronj,
do të zgjoj edhe ata që flenë,
kështu jetën ta mbaroj”.
            “Letra e parë e Vllazërisë”, ishte organ i prë që botohej brenda vendit në gjuhën shqipe dhe që përbënte embrionin e parë të një gazete në atë gjuhë. Nëpërmjet të kësaj gazete, Gjerasimi e informonte opinionin shqiptar me sukseset e vendeve të tjera të botës duke i zbuluar shkqet për një gjë të tillë dhe duke aluduar tek bashkatdhetarët e vet që të hecin rrugës së shteteve në fjalë. “Sot kartë dhe pendë na duhet, jo tjetër”-shkruante në një rast ai rezononte: “Turp i madh do të jetë për ne të dergjemi në errësirë, kur ndrit dielli nga të gjitha anët. Faji i madh do të jetë të vdesim nga uria, kur jemi të ftuar në një darkë të pasur. E keqe e madhe do të jetë dë mos u përkujdesçim për fëmijët tanë të mësojnë mbë gjuhë tonë... le ti hapim sytë mbë qafë. Dë mbjellçim sot në zemrat e tyre fare të mira ata me kohë do të korrin mirësi...”.  Në një vend tjetër Gjerasimi u bënte thirje bashkatdhetarëve duke u thënë: “Vëllezër ne kemi luftuar për të huajt, përse të mos punojmë për veten tonë...”dhe se “udha më e shkurtër për të ndriçuar një kombë është gjuha e tij”.
            Gjerasimi bënte çmos për ti bindur bashkatdhetarët për dobitë që sillte arsimi në përparimin e vendit. “Vëllezër, ndë i bëfshim mirë kombit i kemi bërë mirë vehtes sonë-thoshte ai në faqet e gazetës së tij në të cilën janë të regjistruara plot shënime me vlerë të madhe historike për kombin shqiptar, sidomos për shkollat shqipe siç ishin ato në Korçë, të cilat funkciononin mirë duke falenderuar edhe këtij patrioti me nam shqiptar nga Manastiri. “Çdo shqiptar i vërtetë-theksonte Gjerasimi-do të gëzonte po të dëftejmë se sinvjet u hapnë dë Kolonjë skoli shqipe dë 5 fshatra: Gostivisht, Vodicë, Luaras, Rehovë dhe Treskë. Shpresojmë se këto skoli do të hapin udhën edhe për të tjera dhe do të zgjojnë ata që kanë mbetur prapa në këtë punë”. Këto shkolla janë kryesisht vepra të tij.
            Në lidhje me këtë shkrim ose letër të Gjerasim Qiriazit, shkencëtari Dh. Dishnica rezonon se përmes kësaj dhe letrave të tjera të botuara ai shpreh shqetësimin që kishte për fatet e kombit, për rrugën që do të ndiqte ai drejt përparimit dhe daljes së tij në dritë. Ndërsa, për letrën e fundit autori në fjalë thotë se ishte një pamflet i zjarrtë i Gjerasimit i cili me këtë u dëshmua edhe si gazetar i sprovuar me një stil të thjeshtë e të kuptueshëm por luftarak, përmes të cilit u bënte thirje bashkatdhetarëve dhe u tregonte rrugën që duhej të ndiqnin për realizmin e idealit kombëtar, që ai me të drejtë e quan mision të shenjtë. Përveç kësaj sipas autorit të lartpërmendur Gjergj Qiriazi, si njohës i mirë i mentalitetit të popullit shqiptar, në shkrimet e tij theksin e vinte te virtytet e larta dhe të çmuara të këtij kombi të cilat e dallonin nga çdo komb tjetër në botë, siç ishin besa, trimëria, morali, dashuria dhe respekti ndaj njëri tjetrit, duke alluduar në këtë rast që edhe bashkatdhetarët dhe bashkëkohanikët e tij tij respektojnë këto vlera të starëgjyshërve të vet dhe të heshin poshtë veset negative siç ishin: urrejtja, xhelozia, hakmarrja, kokëfortësia etj., për  pushtet dhe pasuri të madhetj., të cilat e pengojnë tepër hecjen normale të shqiptarëve në përgjithsi. “Po ndë daçin të bëjnë punë-shkruante Gjerasimi-duhet të pushojmë gjithkunt prej nesh dashurinë, se ajo dot na bashkoj zemrat dhe do të na bëjë të mos kursejmë as kohë, as mend... për të përhapurit e dritës ndë mëmëdhethin tonë. Ska gjë më të mirë, as punë më të lartë për njerinë se punë që bëhet për të përtëriturit e një kombi që ka qënë në errësirë me qindra vjet. Kujt i bën zemra të rijë me gjak të ftohtë dhe të vështrojë kombin tonë të qesëndisur dhe të përfolur nga të tjerët!”.



Atdhedashuria dhe patriotizmi i Gjerasimit përmes vjershave

-Gjerasimi shkruante mçë një gjuhë që ishte e afërt me atë të Naimit. Vjersha më e bukur, më mallëngjyese e tij është “Mëmë e dashur”, në të cilën i thotë edhe këto fjalë: O mëmëyë e dashur, ç’na je kështu e ç’pate ti? Përse qan e na mban zi? Me përmbajtje edukative është edhe kjo: Puno sa është ditë, se nata po afron,dita si një kalorës, ecën edhe shkon.nga kushtet e vështira dhe mundimet për çështjen kombëtare Gjerasimi edhe e shoqia brenda 3-4 viteve vdesin nga tuberkullozi. Në çastet e agonisë kishte shkruajtur vjershën me titull Llamtumirë” që ia kushtonte mëmëdheut nga i cili po ndahej.

            Për veprimtarinë publicistike të Gjerasimit, në Historinë e gjuhës shqipe, I-II, Prishtinë 1968, veç tjerash, lexojmë: “Pas vdekjes u botuan herë pas herë shkrime të tij, të cilat në tematikën të kohës dhe janë në një gjuhë të thjeshtë të bukur, që është pranë gjuhës të Naimit. Të njohura u bënë disa nga vjershat e tij, të cilat i gjemë sëpari te “Ditërëfenjësi”në pas “Kalendari kombiar” që nxori në 1897 në Sofie një tjetër vjershator i kohës, K.I. Trebicka, në bashkëpunim me K. Luarasin “me të cilët bashkëpunonte Gjerasimi sa ishte gjallë. Më pas në të njëjtën literaturë, thuhet se vjersha më e bukur që njihet nga Gjerasimi, qenka elegjia mbi Shqipërinë “Mëmë e dashurë”, ku poeti vajton fatin e zi  të atëdheut me thekse shum të mallëngjyera. “Shqipëria përfytyrohet si një nënë, të cilën e kanë bragtisur bijt dhe bijat dhe tani ron”me pahir “kredhur në erësirë”, “zhveshur dhe zbathur”, doke “thirë e duke qarë”. Poeti kërkon t’i prekë thellë në sedër bashkëatdhetarët, ashtu si Vasko Pasha, apo Thimi Krei (prei Krushove)etj. Ja strofa e parë e vjershës me rëfrenin e saj:
O zot im, Perëndi,
shtjer syt’e tu, shikomë ti!
Përse më le të shkretë sot,
e mjera vdes dhe s’duroi dot.

O mëmëzë e dashurë,
ç’na je kështu se ç’pate ti?
Përse na je helmuarë?
Përse qan e na mban zi?

                                                  E njohur është edhe vjersha e Gjerasimit
                                                                                                                 “Të punuarit çpejto”,
                                                                                                             që nis me strofën e bukur :
Puno sa është ditë,
se nata po afron,
dita si një kalorës,
ecën edhe shkon.


            Se çfarë përmbajtje edukative ka kjo vjershë, nuk duhet sqarim. Prandaj, jo vetëm kjo, por edhe vjershat të tjera të tij, këndoheshin me gas dhe shpërndaheshin shpejt nëpër të gjitha midiset shqiptare, sidomos atje ku kishte shkolla, sepse Gjerasimi ato ia dedikonte më shumë nxënësve prej të cilëve, sipas tij varej e ardhmja e kombit shqiptar. Përndryshe midis vjershave të njohura të Gjerasimit është edhe “Dituria”, për përmbajtjen e së cilës flet vet titulli.
            Në fjalorin e pedagogjisë Shefki Osmanit, thuhet se Gjerasimi është autor i shumë vjershave, skeçeve dhe pjesëve moralizuese për fëmijë si dhe pedagog i shquar, sepse veç tjerash, trajtoi në shtypin e kohës probleme të karakterit pedagogjik.në mes tre, sipas autorit në fjalë, shquhen tri çështje kryesore: problemet e ndërtimit të planit mësimor, qëllimi dhe detyrat e edukatës dhe arsimit i femrës shqiptare. Ai mbronte tezën se gruaja poato aftësi për të aritur në majat më zë larta të diturisë njësoi se buri. Për më tepër, ai theksonte segruaja duhet të dijë më shumë se buri, sepse detrat e saj janë më të mbëdha dhe më të vlejtura”. Prandaj, nuk ishte gjë e rastit që Gjerasimi njihet si frymëzues dhe themelues i shkollës shqiptare të vajzave në Korçëqë u hap në 23 tetor 1891nën drejtimin e Sevasti Qiriazit, të cilën Gjerasimi, siç thamë, e kishte sjellë për këtë qëllim nga Stambolli.
            Në lidhje me këtë shkollë, por që ka të bëjë me veprimtarinë krijuese letrare, publicistike të Gjerasim Qiriazit kemi gjetur disa shënimeedhe në librin me titull Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit, botuar në Tiranëmë1972. Aty, në faqen 130, lexojmë: “Gjerasim Qiriaziqë në vitet 80 të shkullit 19, zhvillon një veprimtari të gjerë si pedikues dhe propagandist i flakë i mësimit ntë gjuhës shqipe. Ai propagandonte për këtë jo vetëm në Manastir, por edhe nëpër fshatrat shqiptare të Maqedonisë. Ai vuri një letërkëmbim me patriotë të shquar të rilindjes, si me vëllezëri Frashëri, Jeronim  de Radën, Koto Hoxhin, Petro Luarasin, Nuçi Naçi dhe Orhan Poljanin. Midis letrave të këtij patrioti të shquar me origjinë kolonjare, tërheq vëmendjen një letër dërguar në dhjetor të vitit 1892njërit prej mësuzëve të parë të shkollës shqipë në Korçë, Nuçi Naçt.