Thursday, November 8, 2012

BESË, SHPRESË DHE DASHURI

Jeta dhe vepra e Gjerasim QirijazitPrintoE-mail
Gjerasim QirijaziBesë, Shpresë dhe Dashuri
Fundi i shekullit 19-të i gjeti popujt e Evropës Jugore dhe Qendrore të mbërthyer në ankthin e pasigurisë së madhe. Rreziku i luftërave u kanosej nga te katër anët. Perandorija Osmane po lëshonte grahmën e saj të fundit. Ndërkohe kombet, që për shekuj me radhë kishin lënguar nën pushtimin Osman, po luftonin për t’u Cliruar nga zgjedha e sulltanit.
Kjo periudhë shënoi zgjerimin e Rilindjes Kombëtare shqiptare.
Gjerasim Qirijazi punoi pikërisht në këto vite trojnditjesh të mëdha politike, ekonomike e shoqërore. Prandaj, jeta dhe aritjet e tijë mund të vlerësohen sic duhet vetëm duke i vendosur në kontekstin e ngjarjeve të kohës <<heronjtë, - shkruante motra dhe bashkëpuntorja e Gjerasimit, Sevastija, - janë ata që flijojnë veten për hirë të të tjerëve dhe jo ata që flijojnë të tjerët për hir të vetvetes>>. Vëllai i saj u bë mishërim i gjallë i këtyre fjalëve.
Gjerasim Qirijazi ishte më shum se një mësues apo ideolog. Për kohën e tij ai qe një pioner, nje puntor i palodhur, që “përveshi llërët dhe ]au përpara”, i pa epur ndaj luftës së egër e të pamëshirëshme që iu bë. në një kohë kur shumica e shqiptarëve të arsimuar e kërkonin fatin e tyre larg kufive të trazuar të atdheut, Gjerasim Qirijazi u kthye të jetonte e punonte në gjirin e popullit të vet, pa u druajtur nga vështirësitë dhe rreziqet që i kanoseshin.
Armët e tij, donëse paqësore, ishin tepër të fuqishme. Armiqtë ia kishin frikën. Guximit, zgjuarësisë dhe pasionit ai i shtoi aftësinë e shprehjes së juhës shqipe, gjëja që frikësonte më shumë kundërshtarët e tij. Gjat udhëtimeve të tij të shumta, ai mësoi dhe prediokoj në gjuhën amtare duke sjellë kështu mesazhin e shpresës dhe duke u shqyer rishtaz te bashkëkombasit e tijë ndienjën e rilindur të identitetit kombëtarë. Këngët, vjershat dhe skicat e tijë ishin nxitje si për të riun, ashtu dhe për plakun që ti përkushtoheshin idealeve të larta.
Në rinin e tij Gjerasim Qirijazi iu përkushtua Ungjillit të Jezu Krishtit. Besimi i tij te Perëndija ishte i rënjosur thellë dhe shërbeu si themel i gjith jetës dhe veprës së tij. Ndonë se vdiq më 1894 në moshën 35 vjecare, themelet e hedhura prej tijë edne ushtrojnë ndikim në brezat pasardhës.
Deri pak vite më parë studimi i Gjerasim Qirijazit në Shqipëri pengohej nga dy faktorë. Së pari, historianët shqiptarë punon në një mjedis të mbytur të krijuar nga regjimi komunist. Gjithcka e shkruar prej tyre mbikqyrej reptësisht që interpretimet historike të mos kalonin caqet e filozofisë marksiste-leniniste. Gjat viteve ’40-ta dhe ’50-ta Gjerasim Qirijazi shihej me dyshim nga diktatura komuniste për shkak të veprimtarisë së tij të hapur fetare dhe lidhjeve me të huajt. Si rezultat i kësaj të motrat me familjet e tyre  u bënë objekt për ndjekjesh nga ana e regjimit. Dy djemt e Sevastisë u burgosën si spiun. Djali i vogël, Gjerji, duke mos u bërë dot ballë torturave, vrau veten më vitin 1949. Pak më vonë vdiq edhe Sevastija, nga hidhërimi i thellë për humbjen e të birit.
Vetëm nga vitet ’60-ta u vu re një ndryshim në qëndrimin ndaj familjes Qirijazi. Shkaku për këtë ndryshim u bë intelektuali i dëgjuar shqiptar, Skënder Luarasi, biri i mikut dhe kolegut të ngushtë të Gjerasimit, Petro Nini Luarasi.
Skënder Luarasi kishte një adhurim të thellë për familjen Qirijazi dhe ndihmesën e sajë në shërbim të popullit shqiptar. Në vitin 1962 Luarasi botoj një biografi tp shkruar me titull “Gjerasim Qirijazi, jeta dhe vepra”, të bazuar kryesisht në intervistat me motrën e vogël të Gjerasimit, Parashqevinë. Libri pati sukses të madh, ndonse në vija të përgjithshme jeta e Gjerasimit është pasqyruar vërtetësishtë, vlerësimi i figurës të tijë i është nënshtruar ideologjisë komuniste dhe interpretimeve të metodollogjisë së asaj kohe. Që nga kjo kohë Gjerasim Qirijazi dhe familja e tijë filluan të zënë vendin që u takonte në historinë shqiptare. Botimi i Luarasit përbën bazën e studimeve të mëvonshme rreth Qirijazit.
Faktori i dytë pengues për historianët shqiptar ka qënë sasija e kufizuar e materijaleve ku ata janë mbështetur. Ndër këto janë shkrimet e botuara të Gjerasim Qirijazit, si Kristo Macija, Letra e Vëllazërisë, Këngë të shejnëtëruara për faltoret shqipe, disa nga artikujt ose letrat e tijë të botuara në periodikët dhe gazetat e kohës dhe ato që bashkëkombasit e tijë kan shkruar për të në korespodencën e tyre. Në arkivat shqiptare gjenden fare pak nga letrat dhe nga shkrimet e tij të pabotuara. Për kët arsye, studimet e mëparshme rreth Gjerasim Qirijazit janë mbështetur më shum në kujtimet e Sevastisë, motrës së Gjerasimit. Këto kujtime i shkruan Në kamëz të Tiranës më 1936, më shum se 40 vjet pas vdekjes së tij, me qëllim që të botoheshin në SHBA.
KristoforidhiDuke cmuar interesimin e vazhdueshëm për familjen Qirijazi, gjë që vërtetohet nga dy biografitë e fundit kushtuar motrave Qirijazi si dhe artikujt e pa numër, ëshë e nevojshme të vlersojm natyrën e dorshkrimit të Sevastisë dhe vendin e këtyre kujtimeve si burim historik. Këta kujtime frymëzuese janë një burim i vlefshëm për zhvillimin dhe mbijetesën e shkollës së parë shqipe të vashave nga fillimi i saj më 1891 e deri sa u mbyll, më 1933. Megjithatë  i shkruar në bazë të kujtimeve disa dekata pas ngjarjeve të përshruara, ky dorshkrim është një burim informacioni dytësorë dhe duhet të krahasohet e saktësohet me dokumentat e kohës që janë parësore. Pasaktësitë në kujtimet e Sevastisë janë përsëritur në shum botime. Për shembull, ajo jep si dit të lindjes së Gjerasimit 1861, kurse të dhënat dokumentare tregojnë qartë se ai lindi më 1858. Një shembull tjetër është fakti se Sevastija nuk e përmend martesën e Gjerasimit më 1890. Kjo ]oj në pohimin e gabuar se ai vdiq beqar, kur në të vërtetë ai la edhe një djal të quajtur Stefan. Një pasaktësi tjetër ka të bëjë me disa nga përfundimet që nxjer Sevastija, vecanërisht me ato te kohës së fëmijërisë së sajë. Kështu në mendjen e sajë visitorët e panumërt që hynin në shtëpinë e tyre ishin miq të babait të saj Dhimitër Qirijazi, por Pandeli Sotiri, Konstandin Kristoforidhi, Nuci Naci dhe Petro Nini Luarasi ishin që të gjith të lidhur me Gjerasimin dhe punën e tij e jo me babanë e tij.
Përvec autobiografisë së Sevastisë dhe veprave të botuara të Gjerasimit, bazën burimore të librit që u botua e përbëjnë tri burime dokumentacioni të dorës së parë, të papërdorura kurrë më parë në studimet për familjen Qirijazi. Së pari dhe me më tepër rëndësi, jan librat e letërkëmbimit të Aleksandër Tomsonit, kryepërfaqësuesit i punëve të Shoqërisë Biblike të Huaj dhe Britanike për Perandorinë Osmane në vitin 1860-1869, të cilat përfshinë kopje të qindra letrave të Tomsonit drejtuar Gjerasimit, si dhe përmbledhjet e letrave të Gjerasimit për Tomsonin. Këto libra letërkëmbimi u zbuluan në magazinin e një shoqërie Biblike nga autori Xhon Kuandrud – misionar amerikan gjat një vizite në Shtëpinë e biblës në Stambol më vitin 1989. Me këtë studim të rëndësishëm për punën e Gjerasim Qirijazit në shqipëri që nga kontakti i tij i parë me Shoqërinë Biblike më 1883 e deri në vdekjen e tij më 1894 hapet horizonti i njohurive dhe burimeve historike për jetën dhe veprën e tijë.
Burimi i dytë vecanërisht i dobishëm për informacionin e ri që sjell për vitet e hershme të Gjerasimit dhe për zhvillimin e misioneve Protestante të shekullit të 19-të, janë arkivat e Bordit amerikan të komisionerëve për misionet e Huaja, që ndodhen Haughton Hall në Universitetin e Harvadit në Boston. Këto arkiva përmbajnë letra, raporte dhe procesverbale të shkruara nga misionarët amerikan, me të cilët Gjerasimi kishte kontakte dhe përmes të cilëve ai qe njohur me besimin e Krishterë-Ungjillorë.
Burimi i tretë është Zyra e Regjistrave Publik në Londër, e cila përmban letra diplomatike, telegrame dhe raporte, disa prej të cilave ka të bëjnë me Gjerasimin personalisht dhe me Shoqërinë Biblike të Huaj dhe Britanike, si dhe me situateën e përgjithshme politike të asaj kohe.
Njohja e veprimtarisë së Gjerasimit ka rëndësi edhe për ditët tona, sepse ka ende njerëz që e konsiderojnë Komunitetin Protestant në Shqipëri, i cili po përjeton një ritje të shpejtë, dhe pretendojnë se egzistenca e tijë kërcnon ekuilibrin e brisht fetar të vendit, e për pasojë ndoshta edhe vet bazën e bashkimit kombëtar. Por ti përshkruash veprimtaritë fetare ose patriotike të qirijazit dhe bashkëpuntorëve të tij si jo shqiptare apo të dëmshme për kauzën kombëtare, është e pathemeltë. {shtë interesante të vihet në dukje se Qirijazi ndeshi akuza të tilla edhe një shekull më parë. Ashtu si atherë, prapa këtyre pretendimeve qëndron një shkak tjetër. Besimi protestant nuk është i ri për shqipërinë. Qirijazi nuk ishte vetëm se njeri nga të shumtët e protestantëve të shquar shqiptar, që i shërbyen me besnikëri kombit të tyre, pa të cilët shqipërija vështirë se do të ishte bërë.
Në vitin 1987 Gjerasim Qirijazit iu dha, pas vdekjes, titulli “Mësues i popullit”, kurse më 1992 atij iu akordua “Urdhëri i lirisë i klasit të parë”.
Nga dëshira që monografija të jetë sa më e kuptueshme për lexuesin është shkruar sipas kërkesave të shqipes letrare format e ndryshme të emrave të vendeve që janë ndeshur në matrijalet burimore. Gjatë shekullit të 19-të kishte qutete emri i të cilëve paraqitej në forma të ndryshme; madje nganjëherë emrat ndryshonin plotësisht. Për shembull, qyteti i sotëm shqipëtar ndeshet nëpër dorshkrime si koritëza, Gyjordje. Vec kësaj, titujt e nënpunësve turq janë zavendësuar me barasvlerësinë e sotëm, pa i future format e vjetra në kllapa. Një gjë të tillë është bërë edhe me emrin Gjerasim Qirijazi, i cili në shumicën e shkrimeve paraqitej si Gerasim, apo Gerasimos Kyrijas.
Sa i përket jetës së Gjerasimit, ai ka qënë një djalosh i cili në moshën 13 vjecare është përjashtuar nga shkolla greke dhe jetën e tij e ka vazhduar në mësimin e zanatit të këpuctarit. Ai në moshën 15 vjecare takohet me misionarët biblik në Manastir të cilët kan banuar pranë shtëpisë së Qirijazëve dhe në vitin 1877 ai pas pranimit të besimit Ungjillorë fillon një jetë të ndryshuar edhe pse në fillim është ndeshur me presione dhe probleme të shumta. Gjerasimi përhjithmon do ta ndryshojë jetën e tij duke e studijuar pastaj dhe Biblën ku më vonë misionarët do ta dërgojnë në studime në Samokov të Bulgarisë në kolexhin Bibliku përvec teologjisë, ai do të studioj filozofinë, sociologiine, historinë, letërsinë dhe shkencat humane. Me kthimin e tij nga Samokovi a ii rreket punës rreth Lëvizjes Kombëtare ku përmes misionit Biblik nëpër tokat shqiptare do ta forcoj lidhjen shqiptare, dhe si rezultat i këtij misioni do të ngritet më vonë dhe shteto shqiptar me rënien e Perandorisë Osmane. Të mos harojmë të përmendim se Gjerasimi themeli i reformacionit në periudhën e shekullit të 19-të dhe njëri nga inicijatorët e mbajtjes së kongresit të alfabetit të cilin vdekja e hershme e tijë e largoj nga dëshira për të parë këtë ngjarje historike me sytë e vet. Por vepra e tijë e madhe mbeti si sinonim për suksesëshmëri dhe rrezultat konkret me punë të palodhëshme për ecjen e kombit përpara, që për fat të keq dikush po përpiqet që ta mohojë në ditët e sotme. Për te, jorastesishte do shkruajnë të huajit si për njuë person të përsosur dhe botërorë, me që sot për tem und të gjinden dëshim nëpër shum Univerzitete dhe Institute të Botës. Ai, aq shum digjej flakë për cështjen e kombit sa që në vargjet e tija do të gjejmë flakërim të gjallë për qënëjen e tijë ku thotë:     
"Do punonjë për mëmëdhenë,
O vëllezër shqipëtarë,
Gjith jetën sa të rronjë,
Merrni sot udhën’e mbarë,
Do të zgjonjë dhe ata që flejnë,
Punën tuaj mos harroni,
Kështu jetën do mbaronjë.
Koha shkon dhe prapë s’vjen."
Gjerasim Qirijazi është dhe shkaktari që të ndërtoheshte kasha e parë Ungjillore dhe ate në Manastir. Pasi u ble dhe prona që ndodhej në afërsi të shtëpisë së tijë, toka për ndërtimin e kishës, ai vlonte nga kënaqsija që do të ndërtoheshte kisha e parë  Ungjillore shqiptare në Shqipëri, thot vet Gjerasimi. Ai, në veprën e tijë letrare  >>Dita e parë e Mait << do të shkruaj ndër të tjerat: “Dashtë Zoti, ë‘do bir e bijë e shqipërisë, t’i bëhet me gjith zemër rob urtësisë“. Gjerasimi e ka ditur formulën për të ecur përpara kombi i tijë, duke u nisur nga vetvetja, se jetën ia ndryshoi besimi në Zot dhe Bibla, ku gjeti urtësinë dhe begatinë e jetës.
Familja Qirijazi edhe sot jeton, një pjesë në Shqipëri (Korcë e Tiranë) e një pjesë tjetër në SHBA (Boston e Njujork), kurse ka disa familje të Qirijazve që janë fis i largët i tyre, e që më për fat të keq nuk e njohin vehten si Shqiptar, e as e kan ruajtur gjuhën e tyre amnore. Asimilimi e ka bërë të vehten gjat kësaj kohe të degjenerimit kombëtarë të Shqiptarve me fe Krishtere.
Për pasojat ekonomike dhe për trysnitë që i ka patur familja Qirijazi gjat luftrave Ballkanike, është një histori e posacme që ka anën e zezë të medaljonit. Pushteti Monarqik Serb e shkatrroi këtë familje kurr vëllaut të Gjerasimit-Gjergjit i kishin porositur rreth 2 miljon fletvotime që t’ua botoj në shtypshkronjën e tyre univerzale, dhe në fund ua lënë duke mos ua paguar, kështu që ata fare banknotuan matrijalisht. Nga vitet ’20 të shekullit 20, ata u detyruan që të shpërnguleshin për në Korcë, nga ku u derdhën më vonë në të 4 anët e Botës.
Sot, një pjesë e tyre në Amerikë, udhëheqin me Shoqatën Biblike Shqiptare në Boston, dhe akoma në zemër e kan Shqipërinë dhe Shqiptarët, dhe po kujdesen për to.
Familja Qirijazi ka prejardhjenn nga fshati Pera të rrethinës së Kolonjës në Shqipërinë e jugut, në vitin 1800. Ata nga viti 1800 u dyndën nga dhuna që zotëronte në ato anë në drejtim të lindjes, dhe një pjesë e tyre u vendosën në fshatin Tërovë të Manastirit disa kilometra larg tijë në verilindje, që ishte një fshat kodrinor-malorë. Njëri nga fëmijët e Qirijazve  ishte vendosur familjarisht në këtë fshat, u rrit aty dhe nxirrte bukën e gojës duke punuar si zdrukthëtarë, zanat të cilin ua mësoi edhe të bijëve. Djali më I vogël I Qirijazve, Dhimitri I cili me bashkëshorten Marija pati 10 fëmijë kishte një zdrukthëtari në manastir ku punonte gjith jetën. Djali I tijë Gjerasimi lindi më 18 tetorë 1858. Ata, në fillim I përkisnin fesë Ortodokse, që më vonë të kalojë në besimin e vërtetë tek Zoti.
Kjo familje dha kontribut të madh edhe gjat përgaditjes dhe mbajtjes së Kongresit të Alfabetit, këshut që një pjesë e tubimit u mbajtë në shtëpinë familjare të Qirijazve, ku ndihmë të madhe dhan dhe misionarët Biblik. Aty, disa dit me këngë e valle festohej konsensusi I të diturve e përparimtarve shqiptarë në lidhje me këtë cështje. Më vonë, motra e Gjerasimit, Sevastija, do të jet mësuesja e parë në kolegjin e vajzave ku mësimi do të zhvillohet në gjuhën amë shqipe.
Familja Qirijazi, mandej do të jetë dhe shtylla e lëvizjes kombëtare ku do të formohet nga ana e shum patriotve tanë me emrin komiteti clirimtar “Bashkimi I Kombit”, e selija e sajë do të jetë në Manastir.
Shkroi: Fergim Demiri, gazetarë nga Manastiri

No comments:

Post a Comment