Thursday, June 23, 2011


KUSHTRIMI I SHYPTARVET
NË MONASTIR


Na ka çpik Natura me ndies të dlir,
Disa djem, Shqypnie, disa burra t’mir
Kombi ka fillue dhe ka zgjedh kta trima !
Burra të shëndrritun, por si vegëtima.

Prej gjith anësh kombi, senitës ka zgjedh
Dhe në Monastir kta djem u kan mledh;
N’ kushtrim me kushtruem në kët mujë sivjet
Dhe me kuvendu për gjuhën e vet.

Shkronja për me zgjedh, se shum na duhen, -
Se kombi dhe gjuha ; besa me kta ruhen !…
Me kta shkruhen fjalët : ‘’ Liri dhe bashkim’’ ;
Me kta shtohen punët, për ma t’mir unshim

Kta shëndritin komb, sjellin kjytetni !…
Ah, të cilat na s’i kemi në Shqypni.
Përande Shqypni, e lumtun sot je,
Se për ty besa, u nis jet e re.

Bijt e tu filluen, me t’qit faqe bardh !…
Ande kah gjith anët, në kët vend kan ardh
Kta trima ç’ke rrit, t’pudhin komb e dor!
A balt e tua, t’qindisin kunor.

Kombi sot kremton dhe fort shum gzohet!…
Se fëmia jote, shpejt dot’lulzohet…
Të rrojn! Keta trima, senitës kombi,
Se ky kushtrim ton botën trondi!…

Të rojn Shqypnia ! me gjith bijt e sajë !…
Besa tosk e gegë, kurri nuk i dajë.

Njësia bon forcin
Dhe bashkimi ka fuqin!
Cili komb kta i ka:
Kurri s’vritet vila me vlla..
Josif Bageri
Botuar në gaz. ” Uria” nr. 18, 29 .XI .1908, Selanik





No comments:

Post a Comment