Tuesday, June 14, 2011

Drejtori i “Muzeut të Alfabetit” akuzohet për punësime familjare

Drejtori i “Muzeut të Alfabetit” akuzohet për punësime familjare
Qenan Hasani, kryetari i Këshillit Drejtues deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se drejtori Hoxhaj pa përfillur organin themelues ka punësuar familjarë të afërt në këtë institucion të kulturës.

Drejtori i “Muzeut të Alfabetit” në Manastir është akuzuar për punësime familjare në këtë institucion të themeluar kohë më parë.
Kryetari i Këshillit Drejtues të Muzeut, por edhe kandidatë që nuk janë pranuar në konkursin e fundit kanë shprehur padrejtësitë dhe akuzat ndaj drejtorit të këtij muzeu, Gazmend Hoxhaj.
Qenan Hasani, kryetari i Këshillit Drejtues deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se drejtori Hoxhaj pa përfillur organin themelues ka punësuar familjarë të afërt në këtë institucion të kulturës.
“Pa më përfillur mua ai ka punësuar bashkëshorten, kushërirën e tij si juriste dhe persona të tjerë të afërt. Sistematizimi i vendeve të punës është bërë sipas dëshirës së tij dhe se nuk janë përfillur as Këshilli Drejtues, por edhe as Ministria përgjegjëse”, deklaroi Qenan Hasani.
Lidhur me këto punësime, kreu i Këshillit Drejtues i ka dërguar një letër Ministrisë së Kulturës për të informuar lidhur me situatën e krijuar nga udhëheqësi i këtij institucioni, duke kërkuar gjithashtu të ndërmerren masa kundër tij, me kërkesat për shpalljen e konkursit për drejtor të ri dhe konkurs të ri për punësime, për të punësuar kuadro profesionale.
Edhe Shoqata kulturore “Kongresi i Bashkimit” ka reaguar lidhur me nepotizmin dhe keqpërdorimet siç thuhet në institucionin e sapothemeluar “Muzeu i Alfabetit” në Manastir. (F.Demiri/INA)

No comments:

Post a Comment