Saturday, June 11, 2011

KOMPROMISI DHE ME BULLGARINE TANI DEL SI OFERTE PER TU GARANTU SHTETSIJA DHE RRUGETIMI PER NE NATO DHE EU.

Interesi i Shqiptarve eshte qe te gjinden ne strukturat e lartepermendura aty ku kan synimin shumshekullore. Por, sa ta mbyllish kompromisin me njerin fqinje, del tjetri dhe thote se ka pretendime te kahmotshme dhe kerkon qe Maqedonija te jete pjesa perendimore e shtetit Bullgar, deklarate nga Kreu shteterore i Bullgarise qe po i tund opinjonet Ballkanike dhe Boterore per problemin e Maqedonis qe nuk zgjidhet dot.
Hapsira e vogel e manevrimit diplomatik te nderkombetarve eshte gardhi qe e ndertojne joshqiptaret kurse pasojat i perjetojne Shqiptaret si cdo here.
Mendoj se kompromisi me i mire do ishte nese Maqedonija tani bente nje hap perpara me ndryshimin e Kushtetutes, edhe ashtu egziston ligji per regjionalizim, vetem se te kozmetikohej ky i njejti si strukture Statutare me te vetmin kusht per kantonizim dhe ate ne tri rajoni, dy kantone te pasterta etnikisht dhe nje i perzier. Pse do te ishte me mire qe te veproheshte keshtu? Sepse Shqiptaret jane lodhur nga taksadhenja ndaj shtetit i cili nuk ua kthen prap asnje perqindje sa duhet tu takoj atyre dhe keshtu krijohet abuzim ndaj popullit tjeter kur ne pah vjen diskriminimi.
Me rregullimin e ketille te shtetit do fitojne te gjith, edhe liri, edhe arsim, edhe investime, edhe punesime dhe do te kete nje harmoni mes komuniteteve shtetformues ne ket vend.
Edhe ne nivel shteterore apo federal nese mund te quheshte ashtu, do kete nje rregullim tjeter me te sukseseshem se sa ky. Do ndahet kulaci ashtu si i ka hije nje vendi demokratik sic ka te beje me Zvicrren, Belgjiken e shum vende te tjera.
Mendoj se kesaj rradhe jane pjekur mundesite per tu kushtezuar keto kerkesa nese dihet egziston vullneti tek Subjektet Shqiptare qe kan fituar mandatin e popullit te vet.

No comments:

Post a Comment