SHQIPTARËT, EDHE MË PARË NUK PATËN RASTIN TË JENË TË UDHËHEQUR NGA POLITIKAN TË SHËNDOSHË TË KOMBIT TË VET.
Politika Shqiptare kësaj rradhe do përjetojë një fijasko të paparë që do ket rrezik dhe të mos fitohen as bile dhe 10 deputet përgjithësishtë nga të gjitha ato lista që do dalin të konkurojnë në këto zgjedhje jonormale.
Duke u ndarë në mbi 8 subjekte politike, Shqiptarët e Maqedonisë do mbeten me gishtin në gojë kur do tu jet dhe vonë, astëhetë kur nuk do munden të futen as në përbërjen e qeverisë së ardhëme. Qëllimi i politikës Ruso-Sllave u realizua pa asnjë pengesë dhe tani popullit i mbetet ose të votojë për Partit Politike më liberale të Sllavëve, ose të marr rrugën e mërgatës dhe të shpërnguljes nga vendi se pas kësaj do ndodh një torturim dhe dëbim i paramenduar me dhunë dhe sakrifica.
Bixhozantët e politikës shkatrruese në kët vend ja pan hakun vendit dhe e sollën bashkë me Sllavët në fund të ambisit jetësorë për masat popullore që janë maksimalisht të shtrydhura dhe të keqpërdorura nga këto monstrume.
Kjo, nuk është situatë e tanishme. Kjo Shqiptarve u ndodh shekuj dhe dekada me rradhë dhe asesi të ngrejnë kokë.
Shtrohet pyetja atëherë, pse nga vendet e zhvilluara vinë përfaqsues të atyre vendeve dhe na tregojnë se Shqiptarët atje ku janë dhe punojnë e jetojnë janë të frytshëm dhe të denjë ndaj atyre pushteteve duke rrespektuar dhe ligjet e atjeshme?!!!
Kësaj rradhe do dështohet në çdo plan dhe popullata e varfun shqiptare do e paguaj cehun e gabimeve të atyre që keqpërdorin popullin dhe bashkombasit e vet. Dikush nga këta tha se; "Shqiptarët na qenkan të lindur për me vuajtur".
No comments:
Post a Comment