Çfarë i pati thënë Nikolla Pashiqi plakut të mençur në Drenicë | 26/03/2011 18:32:13 |
![]() | |
Xhemajl Abrija ka qenë njeri i mençur në Drenicë.Në një takim me Nikolla Pashiqin ,Kryeministrin e Serbisë kishin pas biseduar për çështjen shqiptare dhe të Kosovës. Pashiqi e kish pa pyet Xhemajl Abrinë. Xhemajl Abrija,ju jeni njeri i mençur dhe desha t,ju pyes diçka,-po i thotë Pashiqi. Unë e di se ku e keni Nënën Shqiptare,po pak e kam të vështirë se Babën nuk di se ku është,-thotë Pashiqi me ironinë e kohës. Xhemajl Abrija,pa një pa dy po ia kthen përgjigjën Nikolla Pashiqit: -Zotni Pashiq,Nëna Shqiptare është Shypnija!Nëna ka mbetë të shtëpija dhe po i rritë fëmijët,sepse Baba i ka shkue në Gyrbet e po punon dhe po u qonë pare Nënës për me i rritë fëmijët. -Por,Pashiq,mos harro se një ditë do të kthehet Baba nga Gyrbeti dhe ti do të marrësh vesh se çfarë do të bëhet! Dhe,pikërisht në njëqindvjetorin e vdekjes se Xhemajl Abrisë Kosova martire e fitoi Lirinë dhe Pavarësinë!Kjo është kur Baba kthehet nga Gyrbeti! Pergaditi: Skender Karaçica |
Verzion elektronik i gazetës "Bashkimi i Kombit". Do të botohen shkrime të lira dhe në shum gjuhë. Gazeta është subjekt i Shoqatës "Kongresi i Bashkimit"-Manasir.
Monday, April 18, 2011
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment