Sunday, April 17, 2011

Rufi Osmani udhëheq bindshëm kundrejt liderëve tjerë 17/04/2011 18:08:39

Në anketën e realizuar nga Agjencia për hulumtim të opinionit publik “Rejting”për gazetën “Dnevnik”, kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare Rufi Osmani udhëheq bindshëm kundrejt liderëve tjerë në bllokun politik shqiptar, ma çka ka rejting më të lartë dhe shumica e shqiptarëve në Maqedoni kanë mendim pozitiv për Rufi Osmanin.
Mendim pozitiv për Rufi Osmanin kanë 73% të shqiptarëve të anketuar ,që shënon një rritje të mendimin pozitiv prej 21% prej muajit të kaluar kur 52% ishin deklaruar se kanë mendim pozitiv për kryetarin e RDK-së.
Nga partia e Osmanit deklarojnë për agjencinë e lajmeve INA se, kjo përqindje e lartë e mendimit pozitiv dhe besimit të shqiptarëve tek Rufi Osmani i përshkruhet menaxhimit të suksesshëm me komunën e Gostivarit në këto dy vite të qeverisjes së tij, transparencës, llogaridhënies dhe luftës pakompromis kundër korrupsionit.
"Të arritura të jashtëzakonshme janë shënuar në komunën e Gostivarit , komunë kjo kur u morr në menaxhimin kishte mbi 10 milion euro borxhe , vetëm për 2 vite qeverisje me në krye Rufi Osmanin u paguan mbi 3 milion euro borxhe, u realizuan mbi 3 milion euro investime kapitale dhe u siguruan mbi 5 milion euro fonde shtesë financiare nga institucione të huaja për investime në dy vitet e ardhshme .Komuna e Gostivarit është e vetmja komunë që fitoi të drejtën të përcakton rejtingun kreditor nga Agjencioni Moody’s dhe se shpejti do te emeton obligacionet e para komunale ne vlerë prej mbi 1 milion euro.Parimi i kryetarit Osmani se paratë publike duhet menaxhuar me përgjegjësi dhe të jepet llogaridhënie për punën e bërë siç duket janë virtyte që rrallë hasen te udhëheqës politik të niveleve të tjera menaxheriale", vlerëson RDK.
Ndonëse nuk ka akoma një muaj që nga promovimi i Rilindjes Demokratike Kombëtare më në krye Rufi Osmanin, në krahasim me partitë që veprojnë me vite të tëra në skenën politike RDK vazhdon të shënojë rritje në rejtingun e saj dhe numri i përkrahësve të RDK-së shtohet çdo ditë.
Mendimi i lartë pozitiv i shqiptarëve për kryetarin e RDK-së, z. Rufi Osmani është indikator i fortë se ai do të jetë faktor relevant në krijimin e politikave pozitive për shqiptarët dhe për qeverisjen e ardhshme të Maqedonisë. (INA)

No comments:

Post a Comment