Sunday, October 14, 2012

100 vjet shtet dhe ADN-ja e politikës – Fërgim Demiri


Cirku ballkanik që ngërthen në vete dhe popullin fisnik i cili ka humbur veten  ne rrëmujën e fundosjes së klanit shoqërorë në Ballkan,  ka prish imazhin e një vendi me simbol qielli, dhe ketë popull ka lënë në duart e maskarenjve, që Zoti e di vetëm a janë Shqiptarë, apo Shqipfolës.
Në Ballkan kush nuk ka vërshuar: romakët, tatarët, hunët, avarët, sllavët, dhe në fund osmanlinjtë. Shpesh herë janë nxjerrë debate dhe dilema për gjakpastërtinë e kombit, dhe kjo çështje vazhdon të mbetet një simbiozë e paqartë.
Në kuadër të këtij debati, me nxit të konstatoj se në bazë të perceptimit tim dhe antropologjisë si shkencë që vërteton fizionomitë e popujve dhe njerëzve, çdo ditë ndjekim skelete dhe fytyra troçe që nuk kanë lidhje me shqiptarët, dhe të flasin shqip, ...çuditshëm..!!
Të çuditshëm vërtetë!?
Por po pyes veten, çfarë bëjnë akademikët,  kokat më të ditura të kombit, dhe dy Akademitë e Shkencave dhe Arteve në Tiranë e Prishtinë. S`bëjnë asgjë...!
Nga trojet shqiptare po derdhet truri i këtij kombi, dhe nuk ka strategji për të ardhmen, nuk çan kokën  kush, sepse i ka zënë halli i politikës  e jo i shkencës dhe diturisë. Refreni i politikanëve tanë është fraza “E ardhmja e bashkuar në Evropë”, por kjo do të jetë zhgënjyese sepse shqiptarët deri atëherë do dyfishojnë strehimoret e azilit, do jenë një popull eskimez i ç`thurur nga tradita dhe trashëgimia dhe i asimiluar krejtësisht, duke u tjetërsuar drejt një kombi tjetër.
Politika aktuale e reprezentuesve tanë në Ballkan na ka futur në grackat djallëzore, duke na shpërlarë trurin me paratë dhe kapitalin e përfituar nga shpëlarja e miliona eurove e dollarëve. Masonët e politikës sonë, me historitë e tyre familjare barinjsh dhe rrugaçësh, sot janë tjetërsuar, por jo edhe skeleti dhe fytyrat e tyre troçe, që mbajnë vijat dhe njollat e dikurshme.
Politikanët tanë flasin për Evropë, procese integruese, ndërsa ky far mashtrimi kolosal po tjetërson dhe po shuan breza të tërë që nuk shohin perspektivë dhe integrim, në këtë formë të interpretimeve apo ofertave politike dhe qeverisëse. Sot populli shqiptar po heshtë, është i varfëruar, i poshtëruar nga politika ditore, e cila bën çdo gjë, sundon, paguan me qindarka një votë apo edhe të merr të drejtën e jetesës. A duhet që ne si shqiptarë të kontrollojmë ADN-të e udhëheqësve tanë politikë, për të parë se vërtetë ata janë një kancer apo një ilaç shërues i kombit tonë. Apo të vijojmë kështu bashkë me dilemat dhe errësirën që na ka kapluar dhe po thellohet në poret e kombit tonë.
Krijimi i diversiteteve anakronike në politikë si heqja dorë nga përcaktimet territoriale dhe shitja e territoreve tokësore dhe ujore, na shtinë në mendime dhe dyshime të bazuara në faktologjinë historike se megjithatë ka pasur miksime përbrenda kombit tonë, dhe janë të dukshme dhe sot.
“Disa thonë janë turq, disa venedikas, grek, shkije, armen e disa të tjerë”, dhe këto flasin për një proces që nuk vjen sot, por shekuj me radhë, duke nxjerrë në sipërfaqe dilemën a janë këta “shqiptarë apo shqipfolës”.
Është anakronike dhe iluminore kjo çështje, por ka shumë bazë të fortë se kush jemi ne dhe nga shkojmë, nga Evropa apo nga Lindja e Afërt , apo fundosemi fare gjetiu në humnerën e pakthim.100 vjet shtet dhe ADN-ja e politikës – Fërgim Demiri

No comments:

Post a Comment