Korporatat ndërkombëtare si shtresa të mbindërtuara shoqërore mbi kombin,
apo kalkulime historike mbi ate se nuk ishim të aftë si komb ta ruanim tërsinë
teritoriale dhe kombëtare!!!
Pasojat e
dëfrimta që i ka përjetuar shtetformimi Shqiptarë gjat historikut të vet janë
ato kritere që e ndjekin pas dhe sot rikonfirmimin e etnisë si komb, apo të
deliktit shtresorë nga varsija e të pasurit kapital dhe deformimit në konvertim
të kombësis tjetër dhe febesimit tjetër.
Shqiptarët kan
hasur në konformitete të brendëshme qysh në kohën e pasrënjes së shetit
Arbënorë që drejtonte heroi ynë i kombit Gjergj Kastrioni - Skënderbeu. Krizat që e kishin kapluar atbotë
shoqërinë shqiptare, u rreflektuan shum shpejt pas vdekjes së tijë. Coptimi i
pjesëpaspjesë i shtetit Arbërorë nuk ishte rastësi se nuk kishte kush ta vazhdonte
drejtimin e shtetit, por ishte dobësija e lidershipit shtetërorë të asaj kohe
që sundonte me eufori, dhe kish grindje se kush ta trashigonte mbretin e
vdekur.
Kapriçet që
dolën në sipërfaqe duke e ndar vendin në pashallëqe dhe duke pranuar fenë dhe
kombin Osman për interesa kolosale të
pasurisë, e shterën interesin e shtetësisë së Arbërisë siç quhej atëherë. Principatat
fituan Princat e vet, dhe filloj shkatrrimi i tërësisë teritorijale të një
shteti grandioz që ishte ngritur me një strategji dhe taktikë të posaçme nga
ana e mbretit Kastrioti.
Periudha e 500
vjetve nen rrobëri Osmane jo që e largoj kët popull nga kombëtarizimi, por ia
fshiu dhe traditën e memorjes nacionale. Aty u mbollën ideale dhe besim i
tjetërsuar, dhunë, dhe hakmarrje, si dhe çqytetzim i shoqërisë në pashallëqe,
dhe bejlerllëqe, feuda që i njihte vetëm sistemi Osman për të rrobëruarit
popuj.
PERIUDHA E RIZGJIMIT
Pas plot 500
vitesh, u ndoz një dritë në horizontin e popullit tonë, dhe në sipërfaqe doli
një lëvizje Reformiste që zgjoi dhe lëvizjet patriotike në mes të Shqiptarve të
shkolluar anembanë nga ishin në Botë ku dhe vepronin nëpër shoqata të ndryshme
atdhetare e letrare.
Përpjekjet e
disa drejtusve të ashtuquajtur të kombit në shekullin e 19-të u përpoqën që
përsëri duke qënë në lidhshjmëri me Osmanët të organizojnë një lidhje që e
quajtën Lidhja e Prizërenit, e cila si strategji para kohe qe e dështuar.
Më vonë, çdo
lidhje e tillë që ndodhte, dështonte para kohe. Ndërsa Atdhetarët e vërtetë e
kishin nisur gatimin e Lidhjes që mbahej në sekret si Foleja Kombëtare me seli
në Manastir, nga ku dhe filloj shtetformësija e Shqipërisë, po jo kështu siç
është tani. Ajo marveshtje ishte gjigante dhe bëhej fjalë për një Shqipëri
etnike siç ishin kufijt e shekujve të fundit, sepse Shqiptarët akoma nuk kishin
filluar të iknin për në Turqi dhe gjetkë.
Prishja e
strategjisë parimore që u soll në Kongresin e Dytë të Manastirit, i solli
Shqipërisë dhe Shqiptarve një dëm me përmasa të shkatrimit teritorial dhe
etnikorë.
Tradhëtitë që
ndodhën masandej nga viti 1912 e tutje, i sollën Shqipërisë dhe popullit të
sajë egzode, shpërngulje, shitje teritoresh, aneksime, e çfar jo tjetër.
KOSTOJA E TRADHËTISË KUSHTOJ SHTREJT EDHE PËR SOT!!!
Formimi dhe
deklarimi i dy qeverive më vitin 1912, njërës në Vlorlë e tjetrës në Durrës,
Shqipërisë dhe Shqiptarve u solli një dëm që nuk paguhet e slahet as sot e kësaj
dite.
Kuislingët Shqiptar,
si atëher dhe sot, shitën dhe tjetërsuan një sasi shum të madhe të teritoreve
të banuara me popullatë Shqiptare.
Më kujtohet një
rrëfim i gjyshit në të cilin përmbaheshin disa segmente të tradhëtimit, si mos
armatosja e vullnetarve në Pellagoni dhe rrethi i Keçovës, dhe rënja e shpejtë
e teritoreve nën okupimin Serb, nga se Turqit Osman i kishin lënë ushtarët e
tyre pa plumba dhe pa shulat e pushkëve.
Dhe gjyshi
gjithashtu më tregonte në storjen e tijë për kufijtë etnik se Shqipërija ka qen
e planifikuar të ishte në Kongresin e dytë të Manastirit, me kufijtë deri në
Bakarno Gumno, vend ku mbarojnë vendbanimet Shqiptare në Pellagoni.
PSE KA DËSHTUAR STRATEGJIJA?!!!
Sipas shum te
dhenave historike, hartave dhe dokumenteve që janë arkivuar në arkivet
ballkanase e sidomos ati të Stambollit dhe të Sofjes, në pyetje ka qen sabotimi
i brëndëshëm i lëvizjes nga ana e shum personave e jo nga dy e tri, dhe nga
likuidimet gjoja me gabim që ka përgaditur Sulltani Osman dhe Mbretëritë për
rreth, si ajo Bullgare, Serbe dhe Helenikase.
Shqiptarët, pa
strategji ushtarake dhe luftarake me një hipokrizë të luftës Kaçake dhe jo
frontmbajtëse, kan dështuar duke i humbur teritoret e shumta si në jug ashtu ne
lindje dhe ne veri të trojeve etnike. Mosmbështetja në asnjë aleancë
perendimore asaj bote, i bëri që të jen humbës duke patur shpresa akoma tek
Baba Dovleti që kish vdekur më, deshin ta ringjallnin dhe ta futnin nën kësulën
e tij, deria sa popujt të tjerë kishin bërë shtetet e tyre shum herët.
Shtrohet tani
pyetja, vallë kemi pas pasionin ne Shqiptarët për shtetformësi apo jo..?!
Sipas të gjitha
udhërrëfimeve, jo..!!
Prandaj, dhe në
periudhat e luftrave Ballkanike si në të Parën ashtu dhe në të Dytën, por dhe
gjat luftrave Botërore, si në të Parën ashtu dhe në të Dytën, vetëm u
konfirmuan kufijt dhe ju morën edhe teritore shtetit etnik, dhe popullatën e
shtypën dhe përzurën jasht në Turqi atje në Anadoll, dhe i zbrazën vendet e Pellagonisë,
bile deri në Dojran, nga popullata jonë, që në vend të tyre mbretërija Serbe në
kontakte e bashkëpunime me qeveritë e ndryshme Turke, ta zbraz vendin dhe ti mbledh
në Anadoll, ku më vonë do shkrihen dhe asimilohen fare.
STRATEGJI PËR ZBRAZJEN E MANASTIRIT...
Zbrazja e
Manastirit si vend strategjik i Shqiptarve nga Shqiptarët, ka kaluar në shum
faza, duke filluar nga para rënjes së Perandorisë Osmane, e deri në ditët e
sotme.
Pse bash
Manastiri zbrazej nga Shqiptarët me kaq eufori? Sepse aty ishte kremi i
intelegjencis Shqiptare, dhe të gjitha proqeset rridhnin nga ky vend. Aty ishte
vendbanimi i shum familjeve Shqiptare të pasura dhe Aristokrate, aty ishte
qendra më e fortë tregëtare dhe rrugëtare ku kalonin karvanet nga Selaniku për
në Durrës, aty ishin institucionet me rendësi për Vilajetin apo Kantonin më të
madh me Shqiptar, pra Vilajetin e Mnastirit. Aty ndodhi Foleja e kombit për
çliriomin e Shqipërisë, aty umbajtën të dy kongreset me vlera të mëdha
kombëtare, aty mësonte shkrimtari i madh MIGJENI, aty u lind dhe një shkrimtar
tjetër me prejarrdhje Shqiptare nga nëna Serbe, Branisllav Nushi apo siç e
quajn Serbët, Nushiq. Dhe aty ndodhën dhe shum ngjarje të mëdha nga koha e
Skënderbeut e tutje.
Aty, Ali Pash
Tepelenës ia vran vëllanë, dhe e dogji bezistanin. Por, më vonë ndihmoj që të
ngriheshte nje kompleks i ri.
STRATEGJIJA E SHKATRRIMIT TOTAL TË MANASTIRIT...
Edhe sot e
keësaj dite po përdoret e njëjta strategji për pastrimin etnik të këti qyteti
kaq me rëndësi për historinë dhe strategjinë kombëtare. Jo rastësishtë edhe sot
po punohet në strategjinë e çkombtarizimit apo të asimilimit të qetë, duke mos
ua lejuar mësimin në gjuhën amtare, dhe duke i lënë pa punë që të iknin vet nga
ky qytet.
Çfar strategjije
ka ndërmarë shteti i mëhershëm por dhe i tanishmi Shqiptarë për ruajtjen e
gjografisë nacionale në Manastir? Asçfar.!!
Të përmendim se
në Lidhjen e Prizrenit dhe në Kongresin e Dytë të Manastirit, vendimi ka ra që
Manastiri të ishte kryqendra e trojeve etnike shqiptare. Dhe shteti Shqiptarë,
as në kohërat e paravluftës, por as në kohën e Komunizmit, e as tani, nuk ka
ndërmar asnjë iniciativë për kët qytet me peshë historike kombëtare. As nuk
është në gjendje të hap një përfaqsin Konzullare bile, gjë që në kohën e Zogut
ka egzistuar.
Me cilat
strategji po merret shteti amë që spo e gjejn veten asgjekundi me politikat
shkatrrimtare, që se çan mendjen as për një teritor që e ka humbur historija,
që po na përsëritet ngaherë.
Skan strategji
as Politikanët e as Institucionet e keti vendi se si do veprojnë në rastet e
dhëna, se kemi kush të na rrijë pas, por jo Tuqija siç pretendon të kthej
Perandorinë dhe Sulltanatin, por të jemi të zot të vendit tonë.
Ska asnjë
strategji për Manastirin ku u ngrit një histori e re e kombit dhe shtetësisë, e
as për Çamërinë, e as për vendet tjera që ka humbur si teritore tërsije
etnikumi ynë.
REZIMEJA
Shqiptarët dhe
Shqipërija siç është kështu, veç me një menaxhim të fortë kombëtarë mund ta
përballojë svidën e bashkimit, se ndryshe, sa përvjetore do na kalojnë dhe do
mbetemi aty ku kemi qënë çdo herë para 100 vitesh.
No comments:
Post a Comment