Botuar në New York Times
Në këto javë përmbyllëse të fushatës, secila anë dëshiron që ju të besoni se pikërisht ata kishin idetë e duhura për të zgjidhur problemet e ekonomisë ende të brishtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prandaj, ja dhe disa gjëra që duhet t’i dini: Në rast se kërkoni rezultate, administrata Obama e kishte gabim për diçka: në atë se ishte tepër optimiste për mundësitë e një rimëkëmbjeje të shpejtë. Mirëpo republikanët e kishin gabim në gjithçka.
Ja edhe diçka për këtë optimizëm të gabuar: Në parashikimet tani famëkeqe të janarit të vitit 2009, ekonomistët që punonin për administratën e ardhshme parashikuan se pjesa më e madhe e ndikimit të krizës financiare të vitit 2008 do të mbetet pas dhe se shkalla e papunësisë do të jetë nën 6 për qind. Qartazi, kjo gjë nuk ndodhi.
Pse kishte gabuar administrata? Nuk kishte të bënte me një besim të ekzagjeruar në pushtetin e planit të vet të stimulimit; raporti parashikoi një rimëkëmbje dukshëm të shpejtë edhe pa stimuj. Në vend të kësaj, njerëzit e presidentit Obama dështuan të çmojnë atë që tani është dituri e përgjithshme ndër analistët ekonomikë: krizat e rënda financiare shkaktojnë dëme të qëndrueshme ekonomike dhe duhet shumë kohë për rimëkëmbje.
Ky vëzhgim i njëjtë, natyrisht, ofron një arsyetim të pjesshëm për dobësimin e vazhdueshëm të ekonomisë. Dhe pyetja që do të duhej të shtrojmë, duke e pasur parasysh realitetin jo të kënaqshëm, është se çfarë mund të ofrojë politika për mundësi më të mira të trajtimit të dëmit. Kampi i Obama-s këmbëngul për një rol më aktiv qeveritar; propozimi i tij i fundit ekonomik, “Akti amerikan i punës”, mund të ketë tentuar të përshpejtojë rritjen, duke mbështetur shpenzimet publike dhe vënë paratë në duart e njerëzve të gatshëm t’i përdorin ato. Republikanët, nga ana tjetër, insistojnë se shtegu drejt prosperitetit parasheh shkurtime të ashpra në shpenzimet e qeverisë.
Dhe këtu republikanët e kanë fatalisht gabim.
Demonstrimi më i fundit shkatërrimtar i këtij gabimi vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili sapo ka publikuar Parashikimin Ekonomik Botëror, një raport që kombinon parashikimet afatshkurtra me analiza të thella ekonomike. Ky raport është një dokument i zbehtë dhe shqetësues, i cili na thotë se ekonomia botërore po ecën dukshëm më keq sesa pritej, me rrezikun në rritje të një recesioni global. Mirëpo raporti nuk e tregon vetëm anën e zezë, përmban po ashtu edhe analiza të kujdesshme të arsyeve pse gjërat po shkojnë kaq keq. Dhe ajo që kjo analizë konstaton është një pjesë disproporcionale e lajmeve të këqija që vijnë nga shtetet që i binden një lloji të politikave të kursimit, të cilat republikanët duan t’ua imponojnë amerikanëve.
Epo mirë, nuk e thotë këtë me shumë fjalë. Ajo të cilën raporti vërtet thotë është: “Aktiviteti i pesë vjetëve të fundit ka zhgënjyer më shumë ekonomi me plane gjithnjë e më agresive të konsolidimit fiskal”. E kjo, pak a shumë, është e njëjta gjë.

Për republikanët që i janë kushtuar qasjes që punon për shkurtim të shpenzimeve në një ekonomi depresioni – “konsolidim fiskal”, siç e quan FMN-ja – është gjë e mirë, jo e keqe, për krijimin e vendeve të reja të punës. Pak pas zgjedhjeve të mesmandatit, shumica e re republikane në Dhomën e Përfaqësuesve lëshoi një raport mbi politikat ekonomike – të titulluar “Shpenzo më pak, posedo më pak, rrite ekonominë”, – i cili bënte thirrje për shkurtime të thella shpenzimesh dhe i dha menjëherë sinjale të gjithë kombit se konsolidimi fiskal (po, e përdorën të njëjtin term) mund të thellojë krizën ekonomike. “Efektet jo-keynesiane”, bëri të ditur raporti, mund të kthejnë gjithçka në rendin e vet.
Çfarë del të mos jetë aq e vërtetë. Ajo që Fondi Monetar tregon është se shtetet që po imponojnë shkurtimet më të mëdha të shpenzimeve janë po ashtu shtetet që kanë përjetuar krizat më të thella ekonomike. Në të vërtetë, dëshminë që sugjeron se anashkalimi i këndvështrimit standard se shkurtimet e shpenzimeve e rëndojnë ekonominë në aspektin afatshkurtër, këta deputetë e kanë kuptuar plotësisht gabim. Shkurtimet e fundit të shpenzimeve del se kanë bërë edhe më shumë dëm sesa shumë analistë – përfshirë këtu edhe ata të vetë FMN-së – kanë pritur. Kjo ngre pyetjen se cila formë e politikave ekonomike do të ketë efekt pas zgjedhjeve.
Në rast se fiton Obama, sipas të gjitha gjasave do të imponojë stimuj modestë, me qëllim të shndërrimit të rimëkëmbjes graduale, që duket se tashmë ka nisur të ndodhë në një kthim më të shpejt të punësimit.
Republikanët, megjithatë, janë të vendosur për një doktrinë ekonomike e dëshmuar e rrejshme, ç’është e vërteta katastrofike, në shtetet tjera. Nuk pritet që ata të ndryshojnë pikëpamje përballë përvojave të dukshme. Mbi të gjitha, gjërat nuk shkojnë sipas mënyrës ortodokse republikane, në asnjë aspekt të politikave ekonomike. Partia mbetet kundërshtare e rregullimeve efektive financiare, përkundër katastrofës së vitit 2008; mbetet e obsesionuar ndaj rreziqeve të inflacionit përkundër viteve të tëra alarmesh të rreme. Prandaj dhe nuk duket e gatshme të heqë dorë nga këndvështrimet e veta politikisht të volitshme për krijimin e vendeve të reja të punës.
Dhe në gjithë këtë ka edhe diçka tjetër: nëse Mitt Romney i fiton zgjedhjet, Dhoma e Përfaqësuesve me siguri do t’i shqyrtojë idetë ekonomike në mënyrë që të shfajësohet. Me fjalë të tjera, gjërat e mira politikisht mund të rezultojnë të jenë ide të këqija. Dhe nëse del pikërisht kështu, atëherë amerikanëve do t’u mbetet të paguajë çmimin.

No comments:
Post a Comment