Kandidatet tjerë që nuk arritën me fituar vota të mjaftueshme me u zgjedhur këshilltarë komunalë ishin: 1. në Schaerbeek partia MR :Durak Duraku i fitoi 111 vota, Shefket Kas Gashi i fitoi 140 vota, nga partia CDH Hakan Ballkan Tirolli,i fitoi 271 vota. 2. Në komunën Evere kandidoi e reja Ardita Rugovaj, e cila fitoi vetëm 73 vota, te partia MR ne Evere Petrit Gjoni dhe Egzon Gjoni i morën nga 34 respektivisht 30 vota. 3. Në komunën Jette të Brukselit, kandidoi Behar Sinani në listën e burgmestrit (kryetarit) ai fitoi vetëm 175 vota. 4. Në komunën Bruxelles Ville, partia CDH e kandidoi zonjën Lirie çiku, ajo fitoi 103 vota. 5.Në komunën Koekelberg Partia Socialiste (PS) po ashtu e kandidoi vajzën e re Ornela Prifti ajo i fitoi 138 vota që nuk i mjaftuan me u zgjedhur këshilltare komunale. 6. Në qytetin Namur kandiduan edhe Fatlinda Ismaili, (PS) e cila fitoi 416 vota por nuk i mjaftoi me fituar sikur edhe Adnan Rexhepi (CDH)në Namur i fitoi 355 vota. 7. Në qytetin Huy kandidoi edhe i riu Flamur Vitia, i diplomuar në shkencat politike, ai i fitoi 207 vota që nuk i mjaftuan…

No comments:
Post a Comment