nIiciatorët në fjalë bëjnë mirë që këto
reforma të pajtimit ti fillojnë nga vetvetja, ti lënë mënjanë kapriçiot
personale, përçarjet politike dhe të marrin model shembullin e udhëheqjes së
Hasan Prishtinës i cili u flijua për Shqipërinë dhe nuk e shiti Shqipërinë për
vetveten.
Arben LLALLA*
Më 12 Tetor në Shkup u mblodhën disa politikanë
dhe historian andej dhe këtej kufirit për të vlerësuar aktivitetin kombëtar të
ish-kryeministrit të Shqipërisë Hasan Prishtinës. Nga emocionet euforike të
çastit u bë pajtimi midis familjes së Ahmet Zogut të përfaqësuar nga Aleksandër
Zogu (e thërrasin Leka i dytë) dhe Mehmet Prishtinës nip i Hasan Prishtinës, ku
sipas lajmeve të fundit këto familje ishin në hasmëri. Por historia shqiptare
shkruan se Hasan Prishtina u vra me porosi të Mbretit Ahmet Zogut, pra qartë
del se nuk ka ekzistuar asnjë gjakmarrje midis familjes Prishtina dhe Zogu, por
e vërteta është se Hasan Prishtina ishte nacionalistë, ndërsa Ahmet Zogu një
karrierist që bashkëpunojë me çdo pushtues i tokës shqiptare deri sa e braktisi
atë.
Me sa njeh historia Hasan Prishtina nuk ka pasur
gjaqe dhe telashe me armiq personal sepse ka qenë burrë i madh dhe nuk është
marr me përçarje vëlla-vrasëse, por armiqtë e tij ishin të gjithë armiqtë e
Shqipërisë. Prandaj nuk e shoh të arsyeshëm një iniciativë të tillë për
pajtimin e këtyre dy familjeve sepse këto dy familje nuk ishin në hasmëri për
çështje personale, por dora e gjatë e pushtetit të Ahmet Zogut vrau patriotin e
shquar Hasan Prishtinën. Prandaj nuk e ka të drejtën asnjë njeri, asnjë qeveri
apo politikan që të bëjë pajtimin midis njeriut Kombëtar Hasan Prishinës dhe
Tradhtarit Ahmet Zogut
Iniciatorët në fjalë bëjnë mirë që këto reforma të
pajtimit ti fillojnë nga vetvetja, ti lënë mënjanë kapriçiot personale,
përçarjet politike dhe të marrin model shembullin e udhëheqjes së Hasan
Prishtinës i cili u flijua për Shqipërinë dhe nuk e shiti Shqipërinë për vetveten
siç ka ndodhur me shumë udhëheqësit tanë.
Unë, personalisht jam për Unitetin e shqiptarëve,
jam për pajtimin e gjakmarrjeve, por nuk pajtohem për pajtimin midis njerëzve
që kanë luftuar për çështjen kombëtare dhe që janë vrarë nga shërbëtorët e
serbëve dhe grekëve. Siç dihet Hasan Prishtina nuk u vra sepse ishte
konkurrentë i frontit mbretëror të Ahmet Zogut, nuk u vra për një pëllëmbë tokë
private, por ai u vra me porosi të serbëve, me të hollat e Beogradit. Midis
figurës së Hasan Prishtinës dhe Ahmet Zogut ka dallime të mëdha në aspektin
kombëtar. Hasan Prishtina ishte hartuesi i planit të kryengritësve shqiptarë
prej 14 pikash në gusht të vitit 1912 për pavarësinë e Shqipërisë, ish-kryeministër
dhe burrë shteti, i cili për hir të Shqipërisë dha dorëheqjen si Kryeministër
vetëm 3 ditë pasi ai ishte zgjedhur, një akt të tillë deri më sot asnjë
kryeministër i Shqipërisë nuk e ka bërë. Ndërsa Ahmet Zogu erdhi në pushtet me
ndihmën e Beogradit i mbështetur fuqishëm nga trupat ushtarake bjelloruse dhe e
braktisi vendin duke ua dhuruar pushtuesve italian.
Sipas logjikës të atyre që organizohen pajtimin në
fjalë në Shkup duhet menjëherë kryeministri i Shqipërisë z.Sali Berisha ti
kërkojë falje publike familjes Hoxha dhe të rikthejë eshtrat e Enver Hoxhës në
varrezat e Kombit. Të gjithë të dënuarit politik sipas pjatës së çorbës që u
gatua në Shkup më 12 Tetor, duhet të falin sistemin komunist që i ka dënuar,
tek e fundit ai sistem nuk bëri ndonjë akt tradhtie. Kur falim tradhtarët përse
mos të falim gabimet dhe dështimet e sistemit komunistë!?
Nuk e di nëse kjo iniciativë duhet të merret edhe
për familjen e Avni Rustemit i cili u vra me porosi të Ahmet Zogut, vetëm pse
vrau të dërguarin e tij në Paris Esat Pash Tradhtarin që bënte pazare për
shitjen e tokave shqiptare.
Por një gjë dihet që Tradhtia Kombëtare nuk falet,
asnjë njeri nuk e ka të drejtën ekskluzive të flasë në emër të një Kombi. Ne
mund të falim gjithçka, mund të falim kur shqiptari vret shqiptarin për një
pëllëmbë tokë, për nder të familjes, për çështje banale, por askujt nuk mund ti
falim tradhtinë kombëtare. Nuk mund ta falim atë njeri, atë komb, që ka ngritur
dorë kundër kombit shqiptar, që ka shitur qoftë edhe një relik me vlera
shqiptare. Marrëveshje në dëm të shqiptarisë nuk duhet të ketë asnjëherë nga
ata shqiptar që ndihen vërtetë shqiptar.
Mendoj që nuk ka hapësirë historike që të
rishikohen figurat e disa politikanëve të Shqipërisë që me veprimet e tyre kanë
vulosur tradhti kombëtare, nuk është e arsyeshme të trajtohen njëjtë patriotët
dhe tradhtarët duke i ulur pasardhësit e tyre për të shtrirë dorën e pajtimit.
Historia nuk shkruhet nga historian servila që janë vënë në shërbim të
politikës. Historiani i vërtetë
nuk bënë asnjë marrëveshje në dëm të historisë reale, prandaj ata historian që
po mundohen të rehabilitojnë disa figura shqiptare që me veprimet e tyre i kanë
bërë dëm të madh kombit dhe tokës arbërore, bëjnë mirë që të tërhiqen sa nuk
është vonë sepse edhe mbi ta do të rëndojë një pjesë e fajit të tradhtisë.
Vërehet që viteve të fundit janë
vënë në lëvizje strukturat e shteteve të huaja për rehabilitimin e spiunëve të
tyre dhe ata qeveritarë shqiptar që po nxitojnë të rehabilitojnë figurat
tradhtare, siç duket bëjnë përpjekje për të siguruar të ardhmen e rehabilitimit
të tyre sepse duhet të kenë gëlltitur ndonjë lugë çorbë të prishur për ngritjen
e tyre në karrierën politike.

No comments:
Post a Comment