Nga Stela Skënderaj
Opinioni i një emigranteje)
Çdo emigrant që kthehet nga Shqipëria, vetëm një thënie përdor: “Çfarë është bërë atje? Atje të qepen të gjithë vetëm për t’i qerasur një kafe…!!!” Dhe e vërtetë është kjo… Por pjesën më te madhe të Shqipërisë e përben diaspora; bijtë e shqipes janë të shpërndarë nëpër botë. Ata japin betejat dhe luftojnë për mbijetesë. Kush ka fituar më shumë e kush më pak. Kush me punën e vështirë dërgon kursimet e tij në Shqipëri të ndihmojë familjen.
Janë ata emigrantë që në Shqipëri pothuaj dëbohen, mashtrohen se i shohin si burim parash. Të punosh në derën e huaj, nuk aspak gjë lehtë, dmth. janë para gjaku… Pasi veç lodhjes, të vret edhe vështrimi, se shikohesh si i huaj! Vrasja më e madhe është kur vijmë në Shqipëri, se aty ndihemi më të huaj nga ç’mund të ndihemi jashtë vendit MËMË. Emigrantët kur kthehen shndërrohen në një pikë qitjeje nga shqiptarët e Shqipërisë.

Kush është fajtori?

Kush është fajtori?
Në vendet e huaja në mërgim, punuam, mbijetuam, por edhe arritëm të krijojmë një emër në atë vend duke fituar dhe respekt. Po si e arritëm ketë? Me PUNË! Nuk përtuam të gdhiheshim deri në mëngjes duke punuar. U krenuam kur arritëm diçka. U përshtatëm kulturave të ndryshme. Mësuam se ishte e vetmja pasuri që na përkiste, është vetëm ajo që vjen nga djersa e ballit dhe gjëja më e bukur që kemi ne emigrantët është pikërisht se e kemi shansin dhe mundësitë që të mund të shpresojmë, mund të synojmë, por dhe të fitojmë dhe të nxjerrim diçka në dritë.
I kemi mundësitë që fëmijët tanë t’i shkollojmë dhe punë t’ju gjejmë, pra mund të shpresojmë në një të ardhme, megjithëse jetojmë edhe në kushte të vështira.
Tani të shikojmë anën tjetër të pasqyrës, atë të errëtën që s’na vjen për mbarë ta shohim, po dimë vetëm të paragjykojmë.
Po në Shqipëri çfarë bëhet?
Gjëja e parë që të bie në sy është fakti se, nuk shikon njeri të qeshur vetëm të vrazhdë, njerëzit të vijnë mbrapa, gjoja për respekt, por në fakt, për asgjë më tepër veçse të shikojnë si një viktimë e radhës… për të mashtruar emigrantët e pothuajse dëbuar. Por edhe njerëzit që jetojnë në Shqipëri, janë po shqiptarë si ne që jemi jashtë saj, që i kemi bërë vend vetes në tokë të huaj, por një ndryshim kemi… të Shqipërisë. Ata s’kanë shpresa, s’kanë punë, s’kanë bukë, s’kanë të ardhme për fëmijët e tyre, s’kanë ligjin t’i mbrojë, s’kanë shtet t’i ruajë.
Mashtrimi është kthyer në një refleks shqetësues, ndonjëherë bilës… sa edhe ai që s’ka nevojë për para e ndjen të nevojshme të mashtrojë…! Atje ka përçarje krahinash, ka urrejtje. Jo se janë të tillë, por kushtet tepër të vështira, i kanë kthyer në atë gradë që mos të ekzistojë as respekti për njëri-tjetrin.

Po fëmijët? Filizat e njoma të asaj toke, kush do mund të bëhet shembull? Kush e ka fajin për këtë? Ata që vuajnë! Apo ne, diaspora që dimë vetëm të krenohemi se çfarë bëjmë dhe mbyllim sytë përballë kësaj tragjedie që i ndodh tokës tonë. Çfarë shqiptarësh jemi ne të diasporës që krenohemi kur MËMA jonë e madhe SHQIPËRIA po zvarritet me thonj. Po poshtërohet, kur dinjiteti po i merret nëpër këmbë nga një grusht ordinerësh të pa turp! Madje e quajnë veten politikanë të cilët do jenë njollë e zezë turpi në histori…
S’paska njerëz të zoë diaspora për politikanë…? Për të rimëkëmbur një tokë të vogël.? Përse të zvarritet akoma Kosova me ankthin se një ditë sërisht serbet do e marrin nën kontroll! Ku janë kosovarët nëpër botë? Përse diaspora nuk i del zot tokës MËMË? Asaj toke që i ka borxh emrin, që krenohen që janë shqiptarë. Përse nuk kthehemi të bashkuar të organizuar në Shqipëri të ndihmojmë atje? Ata nuk duan shumë, vetëm punë e shpresë që t’ju ngjallë siguri. Duhen shpëtuar filizat e reja të tokës MËMË.

Mbi kë mbetet turpi?

Mbi kë mbetet turpi?
Mbi ata që tregojnë sa të zotët janë dhe mbyllin sytë përballë tragjedisë SHQIPTARE…dhe dinë vetëm të paragjykojnë duke thënë; larg nga Shqipëria se vetëm mashtrojnë… apo; ata të pa fat që po shkatërrohen nga ankthi i të ardhmes, nga frika se nuk do të kenë mundësinë që nesër mos t’ju çojnë dot asnjë një copë bukë fëmijëve. Është turp i madh kur diaspora krenohet se janë shqiptarë dhe nuk janë të zotët e tokës së tyre t’i dalin për zot…
Jemi ne, diaspora që Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët e Maqedonisë i kemi lënë në mëshirë të fatit! Kjo është thirrje; vëllezër shqiptarë, nëna Shqipëri ka nevojë më shumë se kurrë për ne TANI! Është detyrimi ynë moral, shpirtëror dhe i vetë qenies tonë si shqiptarë!
I kemi borxh emrin dhe gjakun kësaj toke të shenjtë!
Duhet t’i zgjasim dorën të bashkuar!
T’i afrohemi me paqe, dashuri dhe respekt!
T’i kthejmë shpresën dhe të ardhmen.
Kush është fajtor?
Hajduti që i vë flakën vendit për të humbur gjurmët, apo ai që e lejon?
I kemi borxh emrin dhe gjakun kësaj toke të shenjtë!
Duhet t’i zgjasim dorën të bashkuar!
T’i afrohemi me paqe, dashuri dhe respekt!
T’i kthejmë shpresën dhe të ardhmen.
Kush është fajtor?
Hajduti që i vë flakën vendit për të humbur gjurmët, apo ai që e lejon?
Përgjigjen jepeni ju të dashur bashkatdhetarë kudo që ndodheni!
No comments:
Post a Comment