Wednesday, October 17, 2012

Dy amerikanë ndajnë Nobelin për ekonomi


Çmimi Nobel për Ekonomi u është ndarë sot dy amerikanëve, Alvin E. Roth dhe Lloyd S. Shapley.
“Akademia Mbretërore e Shkencave të Suedisë ka vendosur që çmimin Nobel për ekonomi këtë vit t’ua ndajë Alvin E. Rothit nga Universitetit i Harvardit dhe Lloyd S. Shapleyt nga Universiteti i Kalifornisë”, ka bërë të ditur Stefan Normark, anëtar i Komisionit të Nobelit.
Dy burrat janë shpërblyer për punën e tyre në “teorinë e marketingut të qëndrueshëm dhe praktikën e projektimit të tregut”.
Çmimi është i vlefshëm 8 milionë korona, përkatësisht rreth 1.2 milion dollarë.
Javën e kaluar, Fondacioni i Nobelit ka ndarë Dy amerikanë ndajnë Nobelin për ekonomi për mjekësi, fizikë, kimi, letërsi dhe paqe.

No comments:

Post a Comment