Lënda: LETËR PËR BASHKËPUNIM
Drejtuar Sekretarjatit pët implementimin e marveshjes së Ohrit.
I nderuar Zv/ Kryeministër Musa Xhaferri.
Shoqata jonë ka një kohë të gjatë që po përpiqet të vendosi kontakt me ju dhe Sekretarjatin që po drejtoni, por nuk u gjet e rruges që kjo të ndodhte. Andaj, ne si udhëheqsi e shoqatës, vendosëm që përmes kësaj letre tju ofrojmë bashkëpunim dhe të kemi një takim të përbashkët, sepse interesat tona janë të përbashkëta dhe jetike.
Një kohë të gjatë po e ndjekim si shoqatë mos/punën e Muzeut të Alfabetit, dhe nuk mund të ishim të qetë duke mos reaguar në ktë mënyrë që të na hapeshin sytë të gjithve, dhe kjo Golgotë mëse një vjeçare të merrte fund.
Ne, sa jemi të informuar, ju z. Xhaferri e keni vizituar dhe vetë këtë Institucion Kulturorë-Shkencorë, i cili për fat të keq çdo diteje i ngjan “Kasollës së Xha Tomit”.
Nuk mund që ta heshtim veten dhe të rrimë duarkryq duke parë se si rrënohet kjo Godinë, dhe të mos mirret masa për vënjen e sajë në funksion, edhe pse atje veç ka të punësuar drejtor dhe 5-së të tjerë që nuk kan lëvizur as me gishtin e vogël.
Do thonim se; ashtu është kur në poste të atilla vendosen persona të pa qenë dhe të pa aftë për ta menaxhuar një Institucion të atillë, që ka të bëj me punë Kulturore dhe Shkencore.
Ne, nuk pajtohemi si shoqatë qytetare me zgjidhjen e këtyre kuadrave, veç dy vetave që pakashum i plotësojnë kushtet për Kustos të Muzeut, dhe nuk jemi për ate që dikujt pse është kuadër partije, ti punësohet e gjith familja, dhe mbi gjith këte dhe të emërohet drejtor i Institucionit me vlerë Historiko-Kulturore.
Ne, nuk dëshirojmë që të dëmtojmë dhe të lëndojmë askendi, por duam një bashkëpunim të ndërsjelltë për daljen nga Sokaku i verbër në të cilin gjindet Muzeu i Shkronjave, për fat të keq. Ne duam bashkëpunim ashtu si na ka hije si Shqiptarë, e jo të grindemi për kotësira.
Shoqata e ka zgjidhjen si ate kadrovike duke nisur nga menaxhimi i Muzeut, deri tek kuadrot përkatëse që do shërbenin për fillimin dhe mbarvajtjen e tijë. Por edhe zgjidhjet tjera të cilat do e startojnë punën e Muzeut si Institucion. Ne kemi dhjetra projekte të cilat për një afat të shkurtër do ti realizojmë.
Nëse na parnoni në bisedime z.Ministër Xhaferri, atje në at bisedë do ua zbulojmë të gjitha projektet dhe idetë, si dhe burimet për realizimin e tyre.
Ne, do kundërshtojmë çdo zgjidhje tjetër që do vendoset pa ne, sepse apetitet për tu emëruar drejtorë të këti Institucioni veç janë hapur dhe ambicionizmi i ka kapluar bile edhe basmaxhit, dhe t.a.q. mësues të penzionuar për tu bërë drejtora të kësaj Kalaje me vlerë të çmushme historike dhe kulturore.
Ju, mund të mos na thirni në biseda, por çdo zgjidhje tjetër kadrovike pa ne, do të jetë irelevante dhe e pa vlevshme, sepse kushdo që të vijë si drejtor, do tentoi që ti punësojë të familjes së vet, e për Muzeun, as që do u interesoj fare. Ne e njohim mentalitetin e Shqiptarve të Manastirit, dhe e dimë fort mirë se çfar planifikohet me uzurpimin e vendeve udhëheqse.
Fundja, ne kemi dhe të drejtë morale që ti kërkojmë këto kushte, sepse ne jemi pishtarët e idesë dhe realizatorët fillestarë të Muzeut, si shoqatë.
Me rrespekt. Nga Kryesija e Shoqatës
“Kongresi i Bashkimit”
MAN
No comments:
Post a Comment