Tuesday, October 30, 2012

Kush është fajtor për gjendjen në Shqipëri dhe copëtimin kombëtar…?!


Nga Stela Skënderaj
Opinioni i një emigranteje)
Çdo emigrant që kthehet nga Shqipëria, vetëm një thënie përdor: “Çfarë është bërë atje? Atje  të qepen të gjithë vetëm për t’i qerasur një kafe…!!!” Dhe e vërtetë është kjo… Por pjesën më te madhe të Shqipërisë e përben diaspora; bijtë e shqipes janë të shpërndarë nëpër botë. Ata japin betejat dhe luftojnë për mbijetesë. Kush ka fituar më shumë e kush më pak. Kush me punën e vështirë dërgon kursimet e tij në Shqipëri të ndihmojë familjen.
Janë ata emigrantë që në Shqipëri pothuaj dëbohen, mashtrohen se i shohin si burim parash. Të punosh në derën e huaj, nuk aspak gjë lehtë, dmth. janë para gjaku… Pasi veç lodhjes, të vret edhe vështrimi, se shikohesh si i huaj! Vrasja më e madhe është kur vijmë në Shqipëri, se aty ndihemi më të huaj nga ç’mund të ndihemi jashtë vendit MËMË. Emigrantët kur kthehen shndërrohen në një pikë qitjeje nga shqiptarët e Shqipërisë.

Kush është fajtori?
Në vendet e huaja në mërgim, punuam, mbijetuam, por edhe arritëm të krijojmë një emër në atë vend duke fituar dhe respekt. Po si e arritëm ketë? Me PUNË! Nuk përtuam të gdhiheshim deri në mëngjes duke punuar. U krenuam kur arritëm diçka. U përshtatëm kulturave të ndryshme. Mësuam se ishte e vetmja pasuri që na përkiste, është vetëm ajo që vjen nga djersa e ballit dhe gjëja më e bukur që kemi ne emigrantët është pikërisht se e kemi shansin dhe mundësitë që të mund të shpresojmë, mund të synojmë, por dhe të fitojmë dhe të nxjerrim diçka në dritë.
I kemi mundësitë që fëmijët tanë t’i shkollojmë dhe punë t’ju gjejmë, pra mund të shpresojmë në një të ardhme, megjithëse jetojmë edhe në kushte të vështira.
Tani të shikojmë anën tjetër të pasqyrës, atë të errëtën që s’na vjen për mbarë ta shohim, po dimë vetëm të paragjykojmë.
Po në Shqipëri çfarë bëhet?
Gjëja e parë që të bie në sy është fakti se, nuk shikon njeri të qeshur vetëm të vrazhdë, njerëzit të vijnë mbrapa, gjoja për respekt, por në fakt, për asgjë më tepër veçse të shikojnë si një viktimë e radhës… për të mashtruar emigrantët e pothuajse dëbuar. Por edhe njerëzit që jetojnë në Shqipëri, janë po shqiptarë si ne që jemi jashtë saj, që i kemi bërë vend vetes në tokë të huaj, por një ndryshim kemi… të Shqipërisë. Ata s’kanë shpresa, s’kanë punë, s’kanë bukë, s’kanë të ardhme për fëmijët e tyre, s’kanë ligjin t’i mbrojë, s’kanë shtet t’i ruajë. Mashtrimi është kthyer në një refleks shqetësues, ndonjëherë bilës… sa edhe ai që s’ka nevojë për para e ndjen të nevojshme të mashtrojë…! Atje ka përçarje krahinash, ka urrejtje. Jo se janë të tillë, por kushtet tepër të vështira, i kanë kthyer në atë gradë që mos të ekzistojë as respekti për njëri-tjetrin.
Po fëmijët? Filizat e njoma të asaj toke, kush do mund të bëhet shembull? Kush e ka fajin për këtë? Ata që vuajnë! Apo ne, diaspora që dimë vetëm të krenohemi se çfarë bëjmë dhe mbyllim sytë përballë kësaj tragjedie që i ndodh tokës tonë. Çfarë shqiptarësh jemi ne të diasporës që krenohemi kur MËMA jonë e madhe SHQIPËRIA po zvarritet me thonj. Po poshtërohet, kur dinjiteti po i merret nëpër këmbë nga një grusht ordinerësh të pa turp! Madje e quajnë veten politikanë të cilët do jenë njollë e zezë turpi në histori…
S’paska njerëz të zoë diaspora për politikanë…? Për të rimëkëmbur një tokë të vogël.? Përse të zvarritet akoma Kosova me ankthin se një ditë sërisht serbet do e marrin nën kontroll!  Ku janë kosovarët nëpër botë? Përse diaspora nuk i del zot tokës MËMË? Asaj toke që i ka borxh emrin, që krenohen që janë shqiptarë. Përse nuk kthehemi të bashkuar të organizuar në Shqipëri të ndihmojmë atje? Ata nuk duan shumë, vetëm punë e shpresë që t’ju ngjallë siguri. Duhen shpëtuar filizat e reja të tokës MËMË.

Mbi kë mbetet turpi?
Mbi ata që tregojnë sa të zotët janë dhe mbyllin sytë përballë tragjedisë SHQIPTARE…dhe dinë vetëm të paragjykojnë duke thënë; larg nga Shqipëria se vetëm mashtrojnë… apo; ata të pa fat që po shkatërrohen nga ankthi i të ardhmes, nga frika se nuk do të kenë mundësinë që nesër mos t’ju çojnë dot asnjë një copë bukë fëmijëve. Është turp i madh kur diaspora krenohet se janë shqiptarë dhe nuk janë të zotët e tokës së tyre t’i dalin për zot…
Jemi ne, diaspora që Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët e Maqedonisë i kemi lënë në mëshirë të fatit! Kjo është thirrje; vëllezër shqiptarë, nëna Shqipëri ka nevojë më shumë se kurrë për ne TANI! Është detyrimi ynë moral, shpirtëror dhe i vetë qenies tonë si shqiptarë!
I kemi borxh emrin dhe gjakun kësaj toke të shenjtë!
Duhet t’i zgjasim dorën të bashkuar!
T’i afrohemi me paqe, dashuri dhe respekt!
T’i kthejmë shpresën dhe të ardhmen.
Kush është fajtor?
Hajduti që i vë flakën vendit për të humbur gjurmët, apo ai që e lejon?
Përgjigjen jepeni ju të dashur bashkatdhetarë kudo që ndodheni!

STELA SKENDERAJ – STILISTJA SHQIPTARE E MAJAVE TË DIZAJNIT NË MODË


Stekla Skenderaj , një Stiliste e përkryer e dizajnit të modës e cila punon dhe vepron në Stamboll të Turqisë, është Dizajnusja më e brenduar shqiptare që ka arritur në vend të huaj të korr suksese të mëdha dhe të kolosalshme.
Ajo, më se 14 vite po punon dhe vepron në Stamboll të Turqisë, dhe ka aritur që të formojë brendin e vet të stilimit dizajnatorë  të modës.
Pa e mbështetur kush, ajo ka aritur majat e suksesit në fushën e dizajnimit brendor artistik, dhe para 4 vitesh ka filluar me stilimin dhe dizajnimin e një koleksioni gradioz me rastin e 100 vjetorit të pavarsisë të shtetit Shqiptar dhe ditës së flamurit kombëtarë.
Edhe pse me kaq vlera të larta cilsore në drejtimin e silimdizajnimit në modë, askush nga pushtetmbajtësit, as në Shipëri, as në Kosovë, e as no Maqedoni ku ndahet pushteti me Sllavet, nuk kan gjetur gadishmëri që ta afirmojnë dhe ta rradhisin në vendin e duhur ku e meriton ajo.
Faqja  Glob News – al. E ka ranguar dhe sistemuar në personat më të njohur dhe të suksesëshëm për 100 vjetorin, por ajo me stilin dhe nivelin artistik që ka në punimet e saja, meriton shum më teper se kaq.
Për këtë kohë, Stela Skenderaj ka përgaditur një befasi të madhe me një grandiozitet global, dhe akoma po punon në përfundimin final të koleksionit të sajë, i cili si simbolikë ka  flamurin kombëtarë dhe shenjat e tjera kombëtare.
Pritet që në nëtorë ky koleksion të prezantohet në mënyrë grandioz, e dhe të jetë një spektakël magjik i kohës. Aty do shpaloset e gjith veprimtarija e saje artistike dhe atdhedashëse.
Ajo, vërtët  ka jetuar jasht vendlindjes, por kurr se ka harruar nga është dhe kujt kombi i takon.


Lumo Skendo 

Friday, October 26, 2012

Instituti e gjen vendin


Godina që gjendet pranë disa ministrive dhe institucioneve të tjera shtetërore është në varësi të Qeverisë, prej së cilës pritet vendimi për akordimin e objektit Institutit që pas më shumë se pesë vitesh themelimi ende nuk ka as adresë të vetën
Evis HALILI

Shkup, 24 tetor - Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore po numëron ditët e tij të fundit në objektin e ish-ambasadës amerikane. Presin transferimin e tretë, që sipas të gjitha gjasave, do të jetë objekti katërkatësh në qendër, ish njësi e ndërmarrjes së falimentuar Emo, për t’i dhënë fund privimeve absurdeve të mospasjes së një adrese, ambienteve të përhershme apo edhe të drejtës për të mbajtur mbishkrimin me emrin e institucionit. Godina që gjendet pranë disa ministrive dhe institucioneve të tjera shtetërore, është në varësi të Qeverisë, prej së cilës pritet vendimi për akordimin e objektit Institutit që pas më shumë se pesë vitesh themelimi, ende nuk ka as adresë të veten. Ky transferim do të jetë i treti, por që shpresohet të mbetet edhe përfundimtari, nëse do të plotësohen edhe kërkesat që kanë të bëjnë më meremetimin dhe adoptimin e ndërtesës konform nevojave të institucionit shkencor. 
Në Institut nuk japin shpjegime përpos se bëjnë me dije se në kërkesën e tyre drejtuar Qeverisë, ata kanë kërkuar që të kenë mundësi të disponojnë me një objekt që do t’i jepej në përdorim në një afat më të gjatë kohor, që do të ishte në afërsi të institucioneve të tjera të kësaj natyre, por edhe që ambientet e brendshme do të ishin funksionale në përputhje me nevojat për zhvillimin normal të aktivitetit të tij, që është zgjeruar edhe me çeljen e studimeve pasuniversitare. “Të gjithë punonjësit e kanë vizituar objektin dhe jemi dakorduar me këtë propozim. Mbetet që të plotësohen kërkesat që kemi bërë për meremetimin e brendshëm të tij”, thonë në Institut. Pritet që transferimi të mos shtyhet më vonë se deri në fund të këtij viti. ITSHKSH prej më shumë se dy vjetësh funksiononte në njërin krah të ish-ndërtesës së ambasadës amerikane, një vendndodhje kjo provizore pas shpërnguljes nga lokacioni i parë, Kurshumli Han në Çarshi, me kërkesë të Ministrisë së Kulturës së Turqisë që kërkonte të hapte Qendrën e Kulturës pikërisht në këtë vend. Edhe pse për vendndodhjen e dytë u spekulua se do të ishte edhe lokacioni përfundimtar, nuk u arrit të merrej miratimi i Komunës së Karposhit dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, për objektin që gjendej në kompetenca të tyre dhe për të cilin kërkonin që të ngrinin një çerdhe. Arsyeja e përshpejtimit të këtij transferimi të radhës ka të bëjë edhe me kërkesën e bërë nga Qeveria bullgare për ta shndërruar objektin në përfaqësinë e tyre diplomatike, kërkesë kjo e bërë disa kohë më parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në një prej mbledhjeve të saj, Qeveria ngarkoi MPPS si dhe Drejtorinë e shërbimeve të përbashkëta për të gjetur një vendndodhje optimale për ITSHKSH. image

Wednesday, October 24, 2012

OPINJON Sindrpomi i Janinës në politikën shqiptare. – Fërgim Demiri KOKA NË STAMBOLL, TRUPI NË TEPELENË...


Kulminimi i idesë për ripërtrirjen e Perandorisë Osmane që po përhapet nga lindja e afërt, e sidomos nga krerët aktual të Ankarasë, nuk i la të qetë dhe forcat që mbështesin karikimin e flustracionit Perandoresk edhe në Shqipëri, por edhe në trevat e tjera të banuara me Shqiptarë.
Kostoja e shpërblimit të kësaj ideje është i ashtuquajturi vëllazërim midis dy popujve vëllazërore siç do e quanin disa misionarë të rikthimit të bejlerbejve dhe agallarve siç po ndodh në Shqipëri dhe në trevat tjera shqiptare dhe tani, dhe konstituimi dhe në trevat tona të një së kaluare robërore pra.
Pse Evropa është e shqtsuar me gjith aleatët e vet për Shqipërinë, dhe  cilat masa po i ndërmer që të pengoheshte kjo...?!
Dhënja e statusit si kandidat nuk është e rastit pra, sepse evropjanët nuk janë aq të çmendur që të lejojnë krijimin e një Perandorije Lindore në mes të zemrës së Evropës.
Karikimi i ideve për një Shqipëri me perspektiva Evropjane dhe Perendimore, me një kosto shoqërore ku mbretëron kaosi dhe paligjshmërija, vrasjet, dhunimet, plackitjet, mito dhe korrucioni, janë veti të shoqërive të lindjes dhe aty mbetet pengë proqesi i stbilishmentit kokneq që duanta mbajnë pushtetarët, por dhe opozitarët në Shqipërinë ashtu si është që koketimi të jetë i afatgjatë duke i dhënë hapsirë kaosit dhe paligjmërisë së funksionimit të një aparati shtetërorë siç është për momentin në Shqipëri.
Legaliteti i investimeve që bëhen nga lindjaprishin imayhin e një vendi properendimorë dhe krijojnë violenca  kompotiste me lindjen dhe mbajnë në çark dhe shënjestër preokupimet e qëllimit së shkuarjes nga Perendimi ku synimet nuk janë të sotshme por nga koha e Rilindasve tanë.
Kokëneçsija e dalldisur e politikanve violent në Shqipëri por dhe në trojet e tjera, na e kthjnë rrugën e trasuar qysh herët dhe na bëjnë të jemi abonent të qëllimeve të dështuara për ecje normale dhe bile të shpejtësuar për në familjen e madhe evropjane.
Sa kisha dashur që kjo të ndodhte aq shpejt dhe me një tempo të maksimalizuar, dhe vendin tonë ta shikoja në vigjiljet e kësaj familjeje me tradita të pastruara dhe me një qetsi shpirtërore dhe fisnike.
Çka ne me lindjen..?!

Interesat e individëve në sferat e kriminalitetit dhe ekonomisë së egërt, kan vendosur rregullat e tyre joprincipiele dhe kan futur vendin dhe popullin në një lojë të brishtë të robërimit, dhe e mbajnë si pengë, sepse edhe midis tyre ka që koketojnë me TYRK ELHAMBZLILAH dhe me keterrën se ne jemi popuj vëllezërorë që sështë e vërtetë fare, sepse në duhet thenë të vërtetën, këtë Turqi Evropjane e kan ngritur Shqiptarët me Mustafa  Kemalin i cili ka prejardhje Dibrano-Selanikase dhe se shumica nga gjyshërat tanë kan luftuar me dekada për ta ngritur ate. Dhe tani vjen një pushtetmbajtës që i then rregulat e kolaborimit Ataturkian dhe vendos platformën e Sulltanatit ku i del zot Perandorisë Osmane pa hezituar ta deklarojë në cilat teritore e sheh ate, duke mos i lenë anash teritoret e banuara me Shqiptarë në Ballkan.
Cili është pra reagimi zyrtarë i politikës ofis në Shqipëri e më gjërë..?! Ska reagim fare.
Po të ishte dikush që mund të na ndihmponte dhe po na ndihmon është shteti Hebraik i cili ka shpreh ahptazi vullnetin për të na ndihmuar. E dinë ky popull se kush u ka ndihmuar gjat kohës nazifashiste dhe nuk e harrojnë ate.
Cilësimi i kokës në Ankara dhe trupit në Tiranë, është shkrim i një magazine në Turqi ku haptazi deshmojnë politikanët aktual të Turqisë se kan gjetur mbështetje tek kolegët e tyre në Tiranë. Dhe kjo rastësishtë nuk është konfirmuar se është kështu. ..!!
Përderisa në mes të Ankarasë dhe Stambollit na quajnë akoma PIS  ARNAUT, skemi gjë me ata që janë degjeneruar, se Shqiptari është Shqiptar kudo që shkon edhe në fund të rruzullit tokësorë. Ata skan ruajtur as gjuhën e as traditën.  Kurdët luftojnë për barazi,  e Shqiptarët atje me mëse 5 miljon sa janë, luftojnë të na turqizojnë dhe ne, e le më të kërkojnë të drejtat anale të tyre që u takojnë,  se kan bërë shtet Turqinë pas vitit 1912. 

ANALIZË - Fërgim Demiri HUMBJA E TERITOREVE ETNIKE, DOBSI E DIPLOMACISË SHQIPTARE, STRATEGJI KOBE E BORDEVE USHTARAKE DHE MILITARE SHQIPTARE, APO DEFET I MENAXHIMIT TË KOMBIT.


Korporatat ndërkombëtare si shtresa të mbindërtuara shoqërore mbi kombin, apo kalkulime historike mbi ate se nuk ishim të aftë si komb ta ruanim tërsinë teritoriale dhe kombëtare!!!

Pasojat e dëfrimta që i ka përjetuar shtetformimi Shqiptarë gjat historikut të vet janë ato kritere që e ndjekin pas dhe sot rikonfirmimin e etnisë si komb, apo të deliktit shtresorë nga varsija e të pasurit kapital dhe deformimit në konvertim të kombësis tjetër dhe febesimit tjetër.
Shqiptarët kan hasur në konformitete të brendëshme qysh në kohën e pasrënjes së shetit Arbënorë që drejtonte heroi ynë i kombit Gjergj Kastrioni -  Skënderbeu. Krizat që e kishin kapluar atbotë shoqërinë shqiptare, u rreflektuan shum shpejt pas vdekjes së tijë. Coptimi i pjesëpaspjesë i shtetit Arbërorë nuk ishte rastësi se nuk kishte kush ta vazhdonte drejtimin e shtetit, por ishte dobësija e lidershipit shtetërorë të asaj kohe që sundonte me eufori, dhe kish grindje se kush ta trashigonte mbretin e vdekur.  
Kapriçet që dolën në sipërfaqe duke e ndar vendin në pashallëqe dhe duke pranuar fenë dhe kombin  Osman për interesa kolosale të pasurisë, e shterën interesin e shtetësisë së Arbërisë siç quhej atëherë. Principatat fituan Princat e vet, dhe filloj shkatrrimi i tërësisë teritorijale të një shteti grandioz që ishte ngritur me një strategji dhe taktikë të posaçme nga ana e mbretit Kastrioti.
Periudha e 500 vjetve nen rrobëri Osmane jo që e largoj kët popull nga kombëtarizimi, por ia fshiu dhe traditën e memorjes nacionale. Aty u mbollën ideale dhe besim i tjetërsuar, dhunë, dhe hakmarrje, si dhe çqytetzim i shoqërisë në pashallëqe, dhe bejlerllëqe, feuda që i njihte vetëm sistemi Osman për të rrobëruarit popuj.

PERIUDHA E RIZGJIMIT
Pas plot 500 vitesh, u ndoz një dritë në horizontin e popullit tonë, dhe në sipërfaqe doli një lëvizje Reformiste që zgjoi dhe lëvizjet patriotike në mes të Shqiptarve të shkolluar anembanë nga ishin në Botë ku dhe vepronin nëpër shoqata të ndryshme atdhetare e letrare.
Përpjekjet e disa drejtusve të ashtuquajtur të kombit në shekullin e 19-të u përpoqën që përsëri duke qënë në lidhshjmëri me Osmanët të organizojnë një lidhje që e quajtën Lidhja e Prizërenit, e cila si strategji para kohe qe e dështuar.
Më vonë, çdo lidhje e tillë që ndodhte, dështonte para kohe. Ndërsa Atdhetarët e vërtetë e kishin nisur gatimin e Lidhjes që mbahej në sekret si Foleja Kombëtare me seli në Manastir, nga ku dhe filloj shtetformësija e Shqipërisë, po jo kështu siç është tani. Ajo marveshtje ishte gjigante dhe bëhej fjalë për një Shqipëri etnike siç ishin kufijt e shekujve të fundit, sepse Shqiptarët akoma nuk kishin filluar të iknin për në Turqi dhe gjetkë.
Prishja e strategjisë parimore që u soll në Kongresin e Dytë të Manastirit, i solli Shqipërisë dhe Shqiptarve një dëm me përmasa të shkatrimit teritorial dhe etnikorë.
Tradhëtitë që ndodhën masandej nga viti 1912 e tutje, i sollën Shqipërisë dhe popullit të sajë egzode, shpërngulje, shitje teritoresh, aneksime, e çfar jo tjetër.

KOSTOJA E TRADHËTISË KUSHTOJ SHTREJT EDHE PËR SOT!!!

Formimi dhe deklarimi i dy qeverive më vitin 1912, njërës në Vlorlë e tjetrës në Durrës, Shqipërisë dhe Shqiptarve u solli një dëm që nuk paguhet e slahet as sot e kësaj dite.
Kuislingët Shqiptar, si atëher dhe sot, shitën dhe tjetërsuan një sasi shum të madhe të teritoreve të banuara me popullatë Shqiptare.
Më kujtohet një rrëfim i gjyshit në të cilin përmbaheshin disa segmente të tradhëtimit, si mos armatosja e vullnetarve në Pellagoni dhe rrethi i Keçovës, dhe rënja e shpejtë e teritoreve nën okupimin Serb, nga se Turqit Osman i kishin lënë ushtarët e tyre pa plumba dhe pa shulat e pushkëve.
Dhe gjyshi gjithashtu më tregonte në storjen e tijë për kufijtë etnik se Shqipërija ka qen e planifikuar të ishte në Kongresin e dytë të Manastirit, me kufijtë deri në Bakarno Gumno, vend ku mbarojnë vendbanimet Shqiptare në Pellagoni.

PSE KA DËSHTUAR STRATEGJIJA?!!!

Sipas shum te dhenave historike, hartave dhe dokumenteve që janë arkivuar në arkivet ballkanase e sidomos ati të Stambollit dhe të Sofjes, në pyetje ka qen sabotimi i brëndëshëm i lëvizjes nga ana e shum personave e jo nga dy e tri, dhe nga likuidimet gjoja me gabim që ka përgaditur Sulltani Osman dhe Mbretëritë për rreth, si ajo Bullgare, Serbe dhe Helenikase.
Shqiptarët, pa strategji ushtarake dhe luftarake me një hipokrizë të luftës Kaçake dhe jo frontmbajtëse, kan dështuar duke i humbur teritoret e shumta si në jug ashtu ne lindje dhe ne veri të trojeve etnike. Mosmbështetja në asnjë aleancë perendimore asaj bote, i bëri që të jen humbës duke patur shpresa akoma tek Baba Dovleti që kish vdekur më, deshin ta ringjallnin dhe ta futnin nën kësulën e tij, deria sa popujt të tjerë kishin bërë shtetet e tyre shum herët.
Shtrohet tani pyetja, vallë kemi pas pasionin ne Shqiptarët për shtetformësi apo jo..?!
Sipas të gjitha udhërrëfimeve, jo..!!
Prandaj, dhe në periudhat e luftrave Ballkanike si në të Parën ashtu dhe në të Dytën, por dhe gjat luftrave Botërore, si në të Parën ashtu dhe në të Dytën, vetëm u konfirmuan kufijt dhe ju morën edhe teritore shtetit etnik, dhe popullatën e shtypën dhe përzurën jasht në Turqi atje në Anadoll, dhe i zbrazën vendet e Pellagonisë, bile deri në Dojran, nga popullata jonë, që në vend të tyre mbretërija Serbe në kontakte e bashkëpunime me qeveritë e ndryshme Turke, ta zbraz vendin dhe ti mbledh në Anadoll, ku më vonë do shkrihen dhe asimilohen fare.

STRATEGJI PËR ZBRAZJEN E MANASTIRIT...

Zbrazja e Manastirit si vend strategjik i Shqiptarve nga Shqiptarët, ka kaluar në shum faza, duke filluar nga para rënjes së Perandorisë Osmane, e deri në ditët e sotme.
Pse bash Manastiri zbrazej nga Shqiptarët me kaq eufori? Sepse aty ishte kremi i intelegjencis Shqiptare, dhe të gjitha proqeset rridhnin nga ky vend. Aty ishte vendbanimi i shum familjeve Shqiptare të pasura dhe Aristokrate, aty ishte qendra më e fortë tregëtare dhe rrugëtare ku kalonin karvanet nga Selaniku për në Durrës, aty ishin institucionet me rendësi për Vilajetin apo Kantonin më të madh me Shqiptar, pra Vilajetin e Mnastirit. Aty ndodhi Foleja e kombit për çliriomin e Shqipërisë, aty umbajtën të dy kongreset me vlera të mëdha kombëtare, aty mësonte shkrimtari i madh MIGJENI, aty u lind dhe një shkrimtar tjetër me prejarrdhje Shqiptare nga nëna Serbe, Branisllav Nushi apo siç e quajn Serbët, Nushiq. Dhe aty ndodhën dhe shum ngjarje të mëdha nga koha e Skënderbeut e tutje.
Aty, Ali Pash Tepelenës ia vran vëllanë, dhe e dogji bezistanin. Por, më vonë ndihmoj që të ngriheshte nje kompleks i ri.

STRATEGJIJA E SHKATRRIMIT TOTAL TË MANASTIRIT...

Edhe sot e keësaj dite po përdoret e njëjta strategji për pastrimin etnik të këti qyteti kaq me rëndësi për historinë dhe strategjinë kombëtare. Jo rastësishtë edhe sot po punohet në strategjinë e çkombtarizimit apo të asimilimit të qetë, duke mos ua lejuar mësimin në gjuhën amtare, dhe duke i lënë pa punë që të iknin vet nga ky qytet.
Çfar strategjije ka ndërmarë shteti i mëhershëm por dhe i tanishmi Shqiptarë për ruajtjen e gjografisë nacionale në Manastir? Asçfar.!!
Të përmendim se në Lidhjen e Prizrenit dhe në Kongresin e Dytë të Manastirit, vendimi ka ra që Manastiri të ishte kryqendra e trojeve etnike shqiptare. Dhe shteti Shqiptarë, as në kohërat e paravluftës, por as në kohën e Komunizmit, e as tani, nuk ka ndërmar asnjë iniciativë për kët qytet me peshë historike kombëtare. As nuk është në gjendje të hap një përfaqsin Konzullare bile, gjë që në kohën e Zogut ka egzistuar.
Me cilat strategji po merret shteti amë që spo e gjejn veten asgjekundi me politikat shkatrrimtare, që se çan mendjen as për një teritor që e ka humbur historija, që po na përsëritet ngaherë.
Skan strategji as Politikanët e as Institucionet e keti vendi se si do veprojnë në rastet e dhëna, se kemi kush të na rrijë pas, por jo Tuqija siç pretendon të kthej Perandorinë dhe Sulltanatin, por të jemi të zot të vendit tonë.
Ska asnjë strategji për Manastirin ku u ngrit një histori e re e kombit dhe shtetësisë, e as për Çamërinë, e as për vendet tjera që ka humbur si teritore tërsije etnikumi ynë.

REZIMEJA

Shqiptarët dhe Shqipërija siç është kështu, veç me një menaxhim të fortë kombëtarë mund ta përballojë svidën e bashkimit, se ndryshe, sa përvjetore do na kalojnë dhe do mbetemi aty ku kemi qënë çdo herë para 100 vitesh.
  

Monday, October 22, 2012

Gjakmarrja, një sfidë - Luigj Shyti


Ditët e fundit në Shkodër u organizua një kuvend në lidhje me gjakmarrjen dhe problemet rreth këtij fenomeni.  Është një gjë shumë e mirë kur merremi me këtë problem meqenëse është shumë aktual, shumë dramatik, është forma më arkaike e në marrëdhëniet shoqërore të një komuniteti, të një shteti. Duhet thënë që në fillim se mungonin në këtë kuvend shumë persona që duhet të ishin, si drejtuesit e lartë të Qarkut, Bashkisë, drejtuesit e komunave. Por edhe shumë nga ata që ishin të pranishëm, nuk e morën mundimin që të merrnin pjesë në diskutime. Ndaj është me vlerë të japim disa mendime. Në përpjekjet që bëhen për të ulur dhe zhdukur fenomenin e gjakmarrjes, nuk del qartë se përse ajo ndodh, kush është shkaku, me qëllim që të mund të gjenden ata faktorë që çojnë te ky fenomen.
Hakmarrja, vrasja e gjakmarrja e ka zanafillën e vet që kur u formësua njeriu. Për to u mendua, qëkur u shkrua  me një degë peme në hirin e vatrës, apo me thëngjill apo pupël shpendësh dhe deri në të sotmen kur elektronika ka arritur lartësi të paimagjinueshme. Është shumë e qartë se faktori që çon në gjakmarrje është vrasja, pra vrasja është shkaku, ndërsa gjakmarrja është pasojë. Gjakmarrja është e organizuar, me paramendim, me gjakftohtësi dhe për këtë duhet dhe bëhen përpjekje për eliminimin e saj. Sipas statistikave vetëm 7% janë të vrarë për gjakmarrje.
Por sa flitet për 93% të vrasjeve; a nuk janë edhe këta njerëz që u është këputur jeta në mes? Duke shkuar më tej duhet pyetur se sa për këto vrasje sa ndiqet ky problem nga policia, prokuroria, gjykatat, sa marrin njerëzit dënimin e merituar, sepse një gjë e tillë do të ulte shumë gjakrat e familjeve të viktimave, do të jepte mundësi pajtimi, faljeje etj. Por kur nuk gjenden dhe nuk marrin dënimin e merituar ata që kanë vrarë, rrugët për pajtim dhe falje janë shumë më të vështira, më të pamundura. Kjo çon në vetëgjyqësi.
Në asnjë nen të Kanunit nuk flitet për mbyllje të fëmijëve dhe grave brenda, por duket se këto veprime bëhen nga njerëz për qëllime të caktuara, ndoshta edhe  përfitimi material. Po kështu nuk më duket e drejtë që të thuhet se mbi malësorët rëndon më shumë Kanuni se ligji, sepse pastaj lind pyetja a e sundon ligji në gjithë territorin e vendit. Puna për pajtimin dhe faljen e gjakut duhet të bëhet pa ndodhur vrasja për gjakmarrje, kjo a mund të bëhet dhe kjo duhet të bëhet, sepse kur ka ndodhur vrasja për gjakmarrje puna ndryshon shumë, është më i lehtë pajtimi por ka shkua edhe një jetë njeriut. Vazhdon të trajtohet problemi i organizatave të pajtimeve me “burra”, kjo nënvlerëson punën e grave që janë shumë të rëndësishme

edhe në faljen e gjakut dhe pajtimet.  Një rol me rëndësi ka edhe media. “Gjakmarrja shpesh është keqinterpretuar, fryrë, dhe përdorur për fitime, ndonëse gjatë viteve të fundit ky fenomen është ralluar disi”. Ky ishte konkluzioni i reporterit të OKB për ekzekutimet jashtëgjyqësore. Kritikat e tij ranë mbi komunitetin e donatorëve dhe natyrisht edhe mbi shtetin shqiptar. Si u gjendkan fotoreporterë të mediave të ndryshme të huaja gjithnjë në kohën e duhur e në vendin e duhur, përpara njerëzve të armatosur të gatshëm për të marrë gjak, përpara fëmijëve që qajnë të ngujuar prapa hekurave të dritareve? Kjo duket se ka pasur një skenar të përcaktuar dhe një regji të mirë studiuar. Nga ky fenomen nuk është e përjashtuar as media shqiptare. Edhe ajo vrapon pas kronikave të zeza. Kjo duhet, por në masën e duhur, sepse vjen një moment dhe siç thotë populli “bëhet marrja log” dhe nuk i len më vend edukimit; përkundrazi mund të çojë deri në atë pikë sa mund të thuhet “hajt more se kam shokë boll”.
Shpesh shikohen emisione apo lajme ku vetëm kritika bëhen, vetëm të meta rreshtohen. Mirë more, se këto janë, por a punon ndokush, a bën kush ndonjë punë të mirë që mund të mësojnë edhe të tjerët prej tij?  Kanunin e bëjnë të zëshëm njerëzit me veprimet e mosveprimet tyre. Njerëzit duhet të heshtin e të lënë të flasë ligji, shteti, në qoftë duam të jemi me kohën e sotme dhe të ardhmen. Kanuni e ka kryer misionin e vet. Ai i përket të kaluarës.  Ne e duam dhe kërkojmë të shkojmë në Europë, por duhet ta kemi shumë të qartë se dyert e saj, sado të mëdha që i ka, nuk hapen dhe as nuk na zënë me pushkë. Dyert e saj hapen vetëm me punë, me shkollë, me kulturë, me shkencë, të cilat kemi mundësi që ti realizojmë. Globalizimi i pashmangshëm që po vjen vrullshëm, duhet të na gjejë me kulturën tonë të mirë e bashkëkohore të konsoliduar, gjë të cilën nuk e bën më e drejta zakonore, e thënë ndryshe Kanuni mesjetar, por ligjet e rregullat bashkëkohore.Gjakmarrja, një sfidë - Luigj Shyti

Gjakmarrja, një sfidë - Luigj Shyti


Ditët e fundit në Shkodër u organizua një kuvend në lidhje me gjakmarrjen dhe problemet rreth këtij fenomeni.  Është një gjë shumë e mirë kur merremi me këtë problem meqenëse është shumë aktual, shumë dramatik, është forma më arkaike e në marrëdhëniet shoqërore të një komuniteti, të një shteti. Duhet thënë që në fillim se mungonin në këtë kuvend shumë persona që duhet të ishin, si drejtuesit e lartë të Qarkut, Bashkisë, drejtuesit e komunave. Por edhe shumë nga ata që ishin të pranishëm, nuk e morën mundimin që të merrnin pjesë në diskutime. Ndaj është me vlerë të japim disa mendime. Në përpjekjet që bëhen për të ulur dhe zhdukur fenomenin e gjakmarrjes, nuk del qartë se përse ajo ndodh, kush është shkaku, me qëllim që të mund të gjenden ata faktorë që çojnë te ky fenomen.
Hakmarrja, vrasja e gjakmarrja e ka zanafillën e vet që kur u formësua njeriu. Për to u mendua, qëkur u shkrua  me një degë peme në hirin e vatrës, apo me thëngjill apo pupël shpendësh dhe deri në të sotmen kur elektronika ka arritur lartësi të paimagjinueshme. Është shumë e qartë se faktori që çon në gjakmarrje është vrasja, pra vrasja është shkaku, ndërsa gjakmarrja është pasojë. Gjakmarrja është e organizuar, me paramendim, me gjakftohtësi dhe për këtë duhet dhe bëhen përpjekje për eliminimin e saj. Sipas statistikave vetëm 7% janë të vrarë për gjakmarrje.
Por sa flitet për 93% të vrasjeve; a nuk janë edhe këta njerëz që u është këputur jeta në mes? Duke shkuar më tej duhet pyetur se sa për këto vrasje sa ndiqet ky problem nga policia, prokuroria, gjykatat, sa marrin njerëzit dënimin e merituar, sepse një gjë e tillë do të ulte shumë gjakrat e familjeve të viktimave, do të jepte mundësi pajtimi, faljeje etj. Por kur nuk gjenden dhe nuk marrin dënimin e merituar ata që kanë vrarë, rrugët për pajtim dhe falje janë shumë më të vështira, më të pamundura. Kjo çon në vetëgjyqësi.
Në asnjë nen të Kanunit nuk flitet për mbyllje të fëmijëve dhe grave brenda, por duket se këto veprime bëhen nga njerëz për qëllime të caktuara, ndoshta edhe  përfitimi material. Po kështu nuk më duket e drejtë që të thuhet se mbi malësorët rëndon më shumë Kanuni se ligji, sepse pastaj lind pyetja a e sundon ligji në gjithë territorin e vendit. Puna për pajtimin dhe faljen e gjakut duhet të bëhet pa ndodhur vrasja për gjakmarrje, kjo a mund të bëhet dhe kjo duhet të bëhet, sepse kur ka ndodhur vrasja për gjakmarrje puna ndryshon shumë, është më i lehtë pajtimi por ka shkua edhe një jetë njeriut. Vazhdon të trajtohet problemi i organizatave të pajtimeve me “burra”, kjo nënvlerëson punën e grave që janë shumë të rëndësishme

edhe në faljen e gjakut dhe pajtimet.  Një rol me rëndësi ka edhe media. “Gjakmarrja shpesh është keqinterpretuar, fryrë, dhe përdorur për fitime, ndonëse gjatë viteve të fundit ky fenomen është ralluar disi”. Ky ishte konkluzioni i reporterit të OKB për ekzekutimet jashtëgjyqësore. Kritikat e tij ranë mbi komunitetin e donatorëve dhe natyrisht edhe mbi shtetin shqiptar. Si u gjendkan fotoreporterë të mediave të ndryshme të huaja gjithnjë në kohën e duhur e në vendin e duhur, përpara njerëzve të armatosur të gatshëm për të marrë gjak, përpara fëmijëve që qajnë të ngujuar prapa hekurave të dritareve? Kjo duket se ka pasur një skenar të përcaktuar dhe një regji të mirë studiuar. Nga ky fenomen nuk është e përjashtuar as media shqiptare. Edhe ajo vrapon pas kronikave të zeza. Kjo duhet, por në masën e duhur, sepse vjen një moment dhe siç thotë populli “bëhet marrja log” dhe nuk i len më vend edukimit; përkundrazi mund të çojë deri në atë pikë sa mund të thuhet “hajt more se kam shokë boll”.
Shpesh shikohen emisione apo lajme ku vetëm kritika bëhen, vetëm të meta rreshtohen. Mirë more, se këto janë, por a punon ndokush, a bën kush ndonjë punë të mirë që mund të mësojnë edhe të tjerët prej tij?  Kanunin e bëjnë të zëshëm njerëzit me veprimet e mosveprimet tyre. Njerëzit duhet të heshtin e të lënë të flasë ligji, shteti, në qoftë duam të jemi me kohën e sotme dhe të ardhmen. Kanuni e ka kryer misionin e vet. Ai i përket të kaluarës.  Ne e duam dhe kërkojmë të shkojmë në Europë, por duhet ta kemi shumë të qartë se dyert e saj, sado të mëdha që i ka, nuk hapen dhe as nuk na zënë me pushkë. Dyert e saj hapen vetëm me punë, me shkollë, me kulturë, me shkencë, të cilat kemi mundësi që ti realizojmë. Globalizimi i pashmangshëm që po vjen vrullshëm, duhet të na gjejë me kulturën tonë të mirë e bashkëkohore të konsoliduar, gjë të cilën nuk e bën më e drejta zakonore, e thënë ndryshe Kanuni mesjetar, por ligjet e rregullat bashkëkohore.Gjakmarrja, një sfidë - Luigj Shyti

Friday, October 19, 2012

Migrantët në Gjermani të pazëvendësueshëm


60 vjet kanë kaluar, qëkurse Gjermania ftoi të ashtuquajturit “Gastarbeiter”. Ndërkohë ky vend është bërë strehë për migrantët. Më shumë akoma. Ata janë bërë të pazëvendësueshëm, siç vërtetojnë shumë fakte.

Ndoshta Gjermania do të ishte turpëruar, sepse sikur të mos kishin qenë lojtarët me prejardhje emigracioni në fushë në ndeshjen me Italinë për gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian të Futbollit mezi do të ishin bërë gjashtë lojtarë gjermanë. Sami Khedira (Tunizi), Mesut Özil (Turqi), Jerome Boateng (Ganë), Lukas Podolski (Poloni) dhe Mario Gomez (Spanjë), të gjithë këta ose kanë lindur jashtë Gjermanisë, ose janë fëmijë prindërish të huaj, që kanë lindur në Gjermani. Falë pasaportës së tyre gjermane ata kanë të drejtë të luajnë për ekipin kombëtar. Megjithëse ndeshja kundër Italisë nuk mjaftoi për të arritur finalen: rëndësia e migrantëve për shoqërinë gjermane nuk mund të çmohet sa duhet.

15,7 milionë migrantë në Gjermani

Në Gjermani jetojnë 7,1 milionë vetë pa pasaportë gjermane. Këtyre u shtohen 8,6 milionë gjermanë me sfond migrimi, siç informon Agjencia Federale për Punën në analizën e saj për tregun e punës për qershorin 2012. Marrë bashkë këta bëjnë 15,7 milionë vetë me sfond migrimi, ose shprehur ndryshe: 19% e popullsisë së përgjithshme.

Gazetari Pitt von Bebenburg dhe kolegu i tij Matthias Thieme janë marrë intensivisht me rëndësinë e migrantëve për Gjermaninë. Në librin e tyre „Gjermania pa të huaj“ (Shtëpia botuese Redline, Munih 2012) ata skicojnë një skenar: Ç'do të ndodhte sikur të gjithë migrantët pa pasaporta gjermane (pra rreth 7 për qind) të duhej të largoheshin papritur nga Gjermania? “Nuk do të kishte asnjë pjesë të jetës, që nuk do të ishte e prekur“, thotë Bebenburg në intervistë me Deutsche Welle. “Një gjë e tillë do të ndikonte në mënyrën më dramatike mbi zonat me përqendrim të lartë popullsie“. Për shembull në metropolin e Hessenit, Frankfurt mbi Main, i cili do të humbiste 25% të banorëve të vet.

3,4 milionë të huaj ushtrojnë një profesion. Ata punojnë në të gjitha fushat e punës dhe të ekonomisë. “Gastronomia ka shkallën më të lartë të të huajve, me 20%“, thotë von Bebenburg. Po qe se të huajt do të largoheshin nga vendi, sqaron ai, shumë gjermanë duhet të heqin dorë nga gjëra të ndryshme, sepse dëner-i ia kanë zënë prej vitesh vendin currywurst-it, salsiçes me erëza djegëse, si vafti i vogël më i pëlqyer. 122.000 tonë mish dëner-i hahet në vit aktualisht në Gjermani, siç raportoi së fundi gazeta berlineze „Tagesspiegel“.

Kontribut ndërkulturor i migrantëve

Por merita e migrantëve për Gjermaninë shkon përtej shifrave të tregut të punës dhe qebapëve apo dënerve. Ayşe Demir, zëvendëskryetare e Bashkësisë turke në Gjermani, thekson kundrejt Deutsche Welle-s: „Migrantët japin këtu, edhe për shkak të kompetencave të tyre ndërkulturore, një kontribut shumë të vlefshëm.“ Për faktin që falë migrantëve multikulturaliteti duket se po kthehet në normalitet për një numër gjithnjë në rritje gjermanësh, flasin ndër të tjera 1,8 milionë lidhje martesore gjerman-i huaj, të cilat Enti Federal i Statistikave i regjistroi vetëm në vitin 2010; tendenca është në rritje.
Germany's Lars Bender, Sami Khedira, Mesut Oezil, Bastian Schweinsteiger and Lukas Podolski (L-R) during the national anthem before UEFA EURO 2012 group B soccer match Denmark vs Germany at Arena Lviv in Lviv, the Ukraine, 17 June 2012.

Turqit janë me diferencë të madhe grupi më i madh i të huajve në Gjermani, me 2,9 milionë. Shumë prej tyre u përkasin familjeve të të ashtuquajturve „Gastarbeiter“, të cilët erdhën në Republikën Federale në vazhdën e marrëveshjes gjermano-turke të punësimit të vitit 1961. Marrëveshje të ngjashme Gjermania lidhi pas luftës edhe me Italinë dhe Greqinë. Ayşe Demir është e bindur se e ashtuquajtura “mrekulli ekonomike”, pra lulëzimi i Republikës Federale pas luftës, nuk do të kishte qenë e mundur pa ndihmën e Gastarbeiter-ve: “Migrantët kanë dhënë një kontribut të madh. Ata kanë punuar në sektorin industrial dhe kanë kontribuar shumë në hovin e ekonomisë.“

Refuzimi është i ndjeshëm dhe i matshëm

Pra a është historia e migrimit në Gjermani një histori e pashoqe suksesi? Jo të gjithë mendojnë kështu. Kur ish-senatori i Financave të Berlinit, Thilo Sarrazin, theu rekorde në listën gjermane të bestsellerve me librin e tij “Gjermania zhduk veten”, në vitin 2010, në të njëjtën kohë shpërtheu një debat i nxehtë mbi migrantët në Gjermani. Gjermanëve do t'u humbiste fara në dekadat e ardhshme, niveli arsimor do të binte: këto ishin vetëm disa nga tezat e diskutueshme të Sarrazinit. Në të njëjtën kohë një studim i Universitetit të Bilefeldit arriti në përfundimin se 47% e gjermanëve kanë qëndrim kritik kundrejt migrantëve.

Me librin e tyre “Gjermania pa të huaj” autorët von Bebenburg dhe Thieme duan të tregojnë që shumica e gjermanëve mendojnë ndryshe: “Ne morëm shtsë nga debati rreth librit të Sarrazinit. Nga njëra anë, sepse ai nxori në sipërfaqe aq shumë paragjykime në shoqërinë gjermane, por edhe sepse ia kemi vënë detyrë vetes, t'i luftojmë paragjykimet me fakte”, thotë von Bebenburg. Në një pjesë të madhe të popullsisë ka një kulturë mirëpritjeje, shton ai. “Aktualisht jemi në një kapërcyell, në të cilin ka ende tensione dhe konflikte, por besoj se së shpejti do të jetë e vetëkuptueshme të kesh një sfond migrimi” – ky është vlerësimi i von Bebenburgut.

Edhe Ayşe Demir beson që migrantët në Gjermani do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm. “Për shkak të transformimit demografik Gjermania ka nevojë për migrim. Prandaj në këtë vend duhet krijuar një kulturë mirëpritjeje!“ – mendon Ayşe Demir. Një kulturë mirëpritjeje siç është normale që sot në ekipin kombëtar gjerman të futbollit, i cili shpresojmë t'i sjellë së shpejti titullin ndërkombëtar të radhës ekipit multikulturor gjerman. Migrantët në Gjermani të pazëvendësueshëm

Të jetosh me 1000 denarë në muaj


Në kohën kur një e treta e popullatës jeton në varfëri, të dhënat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale tregojnë se sivjet për 17 për qind është ulur numri familjeve që fitojnë ndihmën sociale nga shteti

Ilir IVANOVSKI

Shkup, 16 tetor - Në ditën ndërkombëtare kundër urisë, rreth 40 mijë familje në Maqedoni rezulton të jetojnë me rreth 2.200 denarë deri në rreth 5 mijë denarë në muaj. Ndërkohë, 3900 persona të tjerë bukën e gojës e sigurojnë në kuzhinat popullore. Në kohën kur rreth një e treta e popullatës vendase jeton në varfëri, të dhënat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale bëjnë të ditur se numri familjeve që fitojnë ndihmën e shtetit për t’i mbuluar nevojat ekzistenciale sivjet është ulur për rreth 17 për qind. Ulja e numrit të rasteve sociale nënkupton se kemi të bëjmë me rritje të standardit jetësor. Megjithatë, ndarja e shumës mujore e të hollave që ndahen si ndihmë sociale për çdo person të një familje katër ose pesë anëtarëshe, tregon se secili person që i takon kësaj kategorie, jeton me pak më shumë se një mijë denarë në muaj. Me rastin e ditës ndërkombëtare kundër urisë, njeriu i parë i Ministrisë së Punës është shprehur se dikasteri i tij do të vazhdojë të punojë në drejtim të përmirësimit të statusit të çdo qytetari vendas, megjithatë mënyrat për t’i ndihmuar kategoritë në rrezik janë kërkuar sërish tek vet popullata, më saktësisht tek donacionet. “Të dhënat zyrtare bëjnë të ditur se ndihmë sociale pranojnë 39 deri në 40 mijë familje, ndërsa 3.900 persona përdorin shërbimet e kuzhinave popullore që funksionojnë në të gjithë territorin e vendit. Ngjarja e sotme që mbahet para shtëpisë së humanistes Nënë Tereza ka për qëllim shënimin e Ditës ndërkombëtare kundër varfërisë dhe sensibilizimin e të gjithë kombit. Me varfërinë mund të luftojmë vetëm bashkërisht”, tha ministri Spiro Ristovski, duke folur në fillimin e fushatës “Mendoni edhe për ne”, e cila ka për qëllim vetëdijesimin e opinionit lidhur me problemet që i shkakton varfëria. 
Fushata “Mendoni edhe për ne”, sipas të dhënave të Kryqit të Kuq, është paraparë të zhvillohet në 189 vende të botës, ndërsa ka për qëllim sigurimin e një deri në dy mijë pakove me ushqime, me të cilat do të ndihmohen familjet në gjendje të rëndë ekonomike, para fillimit të sezonit të dimrit. “Me pakot që është paraparë të sigurohen gjatë fushatës që do të përfundojë më 13 nëntor, kemi paraparë t’i ndihmojmë familjet me probleme ekzistenciale, para fillimit të dimrit”, tha Suzana Tuneva-Paunovska, sekretare e Kryqit të Kuq të Shkupit në hapjen e fushatës dhe para prezantimit të mënyrave me të cilat qytetarët mundë të dhurojnë mjete që do t’u jepen si pako sociale të varfërve.       

Çdo i treti i varfër 
Raporti i fundit lidhur me varfërinë në Maqedoni tregon se çdo i treti banor i vendit është i varfër. Raporti bën të ditur se vitin e kaluar, shkalla e varfërisë në Maqedoni ka arritur në 31 për qind. Sipas të dhënave zyrtare, shkalla e varfërisë është vlerësuar me analizimin e gjendjes së përgjithshme në të gjithë qytetet dhe rajonet e vendit. Gjithashtu, konstatimi se 31 për qind e popullatës jeton në varfëri ka ngritur alarmin për marrjen e masave emergjente për t’u ballafaquar me varfërinë, megjithëse definicione dhe masa universale për luftimin varfërisë nuk ekzistojnë. 

868 milionë vuajnë nga uria
Sipas të dhënave të Agjencisë së Kombeve të bashkuara për ushqimin, një në tetë persona në botë është i kequshqyer. Këto të dhëna bëjnë të ditur se është zvogëluar progresi në luftimin e urisë që nga viti 2008, kur çmimet e larta të ushqimeve kishin nxitur trazira nëpër vendet e varfra. Në raportin fundit, agjencitë e OKB-së kanë vlerësuar se 868 milionë njerëz vuajnë nga uria, ose rreth 12.5 për qind e popullatës së botës, që është një rënie nga vlerësimi që ishte bërë në vitet 1990-92, kur të kequshqyer ishin rreth 1 miliard njerëz, ose 18.6 për qind e popullatës globale. Ndërkaq, vlerësohet se në të gjithë botën - rreth 200 milionë fëmijë nën 5 vjeç vuajnë nga kequshqyerja, emergjenca humanitare, përgjegjëse për vdekjen foshnjore të çdo një në tre fëmijë. Në të njëjtën kohë, një e treta e ushqimit, 1.3 miliardë tonelata, çohen dëm çdo vit, duke përfunduar në deponitë si mbeturina. image

Dyvjeçarja me virusin e Nilit

Një vajzë dyvjeçare është vërtetuar se është e infektuar me virusin e Nilit Perëndimor, njoftoi Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive pranë Institutit për shëndet publik. Duke përfshirë edhe 14 tetorin, në Republikën e Maqedonisë janë evidentuar 7 pacientë të infektuar me virusin e Nilit Perëndimor, prej të ciëve tre kanë ndërruar jetë. Manifestimi i sëmundjes klnikisht ka qenë i ndryshëm, ku tek katër pacientë është  regjistruar formë e rëndë nevroinvanzive e sëmundjes (encefalit, meningit) ndërsa tek tre nuk ka prekje të trurit dhe sëmundja manifestohet si edhet e Nilit Perëndimor. Vetëm një rast infektimi është paraqitur në tetor, ndërsa të tjerët janë regjistruar gjatë shtatorit. Pjesa më e madhe e të infektuarëve (4) janë nga Shkupi, ndërsa nga një është nga Krusheva, Manastiri dhe Kumanova. Dy prej personave të cilët kanë vdekur  kanë qenë në moshën prej 53 dhe 83 vjeçare dhe kanë pasur sëmundje të tjera kronike në historinë e tyre mjekësore, ndërsa viktima e tretë, një vajzë 2 vjeç e gjysmë ka qenë pa komorbiditet paraprak. Përveç një personi të infektuar i cili ka histori të një udhëtimi disaditor në Greqi, personat e tjerë nuk kanë dhënë informacione për image, qëndrim jashtë Maqedonisë në peruidhën kritike të infektimit.

Triumfi i së gabuarës? - Paul Krugman


Botuar në New York Times
Në këto javë përmbyllëse të fushatës, secila anë dëshiron që ju të besoni se pikërisht ata kishin idetë e duhura për të zgjidhur problemet e ekonomisë ende të brishtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prandaj, ja dhe disa gjëra që duhet t’i dini: Në rast se kërkoni rezultate, administrata Obama e kishte gabim për diçka: në atë se ishte tepër optimiste për mundësitë e një rimëkëmbjeje të shpejtë. Mirëpo republikanët e kishin gabim në gjithçka.
Ja edhe diçka për këtë optimizëm të gabuar: Në parashikimet tani famëkeqe të janarit të vitit 2009, ekonomistët që punonin për administratën e ardhshme parashikuan se pjesa më e madhe e ndikimit të krizës financiare të vitit 2008 do të mbetet pas dhe se shkalla e papunësisë do të jetë nën 6 për qind. Qartazi, kjo gjë nuk ndodhi.
Pse kishte gabuar administrata? Nuk kishte të bënte me një besim të ekzagjeruar në pushtetin e planit të vet të stimulimit; raporti parashikoi një rimëkëmbje dukshëm të shpejtë edhe pa stimuj. Në vend të kësaj, njerëzit e presidentit Obama dështuan të çmojnë atë që tani është dituri e përgjithshme ndër analistët ekonomikë: krizat e rënda financiare shkaktojnë dëme të qëndrueshme ekonomike dhe duhet shumë kohë për rimëkëmbje.
Ky vëzhgim i njëjtë, natyrisht, ofron një arsyetim të pjesshëm për dobësimin e vazhdueshëm të ekonomisë. Dhe pyetja që do të duhej të shtrojmë, duke e pasur parasysh realitetin jo të kënaqshëm, është se çfarë mund të ofrojë politika për mundësi më të mira të trajtimit të dëmit. Kampi i Obama-s këmbëngul për një rol më aktiv qeveritar; propozimi i tij i fundit ekonomik, “Akti amerikan i punës”, mund të ketë tentuar të përshpejtojë rritjen, duke mbështetur shpenzimet publike dhe vënë paratë në duart e njerëzve të gatshëm t’i përdorin ato. Republikanët, nga ana tjetër, insistojnë se shtegu drejt prosperitetit parasheh shkurtime të ashpra në shpenzimet e qeverisë.
Dhe këtu republikanët e kanë fatalisht gabim.
Demonstrimi më i fundit shkatërrimtar i këtij gabimi vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili sapo ka publikuar Parashikimin Ekonomik Botëror, një raport që kombinon parashikimet afatshkurtra me analiza të thella ekonomike. Ky raport është një dokument i zbehtë dhe shqetësues, i cili na thotë se ekonomia botërore po ecën dukshëm më keq sesa pritej, me rrezikun në rritje të një recesioni global. Mirëpo raporti nuk e tregon vetëm anën e zezë, përmban po ashtu edhe analiza të kujdesshme të arsyeve pse gjërat po shkojnë kaq keq. Dhe ajo që kjo analizë konstaton është një pjesë disproporcionale e lajmeve të këqija që vijnë nga shtetet që i binden një lloji të politikave të kursimit, të cilat republikanët duan t’ua imponojnë amerikanëve.

Epo mirë, nuk e thotë këtë me shumë fjalë. Ajo të cilën raporti vërtet thotë është: “Aktiviteti i pesë vjetëve të fundit ka zhgënjyer më shumë ekonomi me plane gjithnjë e më agresive të konsolidimit fiskal”. E kjo, pak a shumë, është e njëjta gjë.
Për republikanët që i janë kushtuar qasjes që punon për shkurtim të shpenzimeve në një ekonomi depresioni – “konsolidim fiskal”, siç e quan FMN-ja – është gjë e mirë, jo e keqe, për krijimin e vendeve të reja të punës. Pak pas zgjedhjeve të mesmandatit, shumica e re republikane në Dhomën e Përfaqësuesve lëshoi një raport mbi politikat ekonomike – të titulluar “Shpenzo më pak, posedo më pak, rrite ekonominë”, – i cili bënte thirrje për shkurtime të thella shpenzimesh  dhe i dha menjëherë sinjale të gjithë kombit se konsolidimi fiskal (po, e përdorën të njëjtin term) mund të thellojë krizën ekonomike. “Efektet jo-keynesiane”, bëri të ditur raporti, mund të kthejnë gjithçka në rendin e vet.
Çfarë del të mos jetë aq e vërtetë. Ajo që Fondi Monetar tregon është se shtetet që po imponojnë shkurtimet më të mëdha të shpenzimeve janë po ashtu shtetet që kanë përjetuar krizat më të thella ekonomike. Në të vërtetë, dëshminë që sugjeron se anashkalimi i këndvështrimit standard se shkurtimet e shpenzimeve e rëndojnë ekonominë në aspektin afatshkurtër, këta deputetë e kanë kuptuar plotësisht gabim. Shkurtimet e fundit të shpenzimeve del se kanë bërë edhe më shumë dëm sesa shumë analistë – përfshirë këtu edhe ata të vetë FMN-së – kanë pritur. Kjo ngre pyetjen se cila formë e politikave ekonomike do të ketë efekt pas zgjedhjeve.
Në rast se fiton Obama, sipas të gjitha gjasave do të imponojë stimuj modestë, me qëllim të shndërrimit të rimëkëmbjes graduale, që duket se tashmë ka nisur të ndodhë në një kthim më të shpejt të punësimit.
Republikanët, megjithatë, janë të vendosur për një doktrinë ekonomike e dëshmuar e rrejshme, ç’është e vërteta katastrofike, në shtetet tjera. Nuk pritet që ata të ndryshojnë pikëpamje përballë përvojave të dukshme. Mbi të gjitha, gjërat nuk shkojnë sipas mënyrës ortodokse republikane, në asnjë aspekt të politikave ekonomike. Partia mbetet kundërshtare e rregullimeve efektive financiare, përkundër katastrofës së vitit 2008; mbetet e obsesionuar ndaj rreziqeve të inflacionit përkundër viteve të tëra alarmesh të rreme. Prandaj dhe nuk duket e gatshme të heqë dorë nga këndvështrimet e veta politikisht të volitshme për krijimin e vendeve të reja të punës.
Dhe në gjithë këtë ka edhe diçka tjetër: nëse Mitt Romney i fiton zgjedhjet, Dhoma e Përfaqësuesve me siguri do t’i shqyrtojë idetë ekonomike në mënyrë që të shfajësohet. Me fjalë të tjera, gjërat e mira politikisht mund të rezultojnë të jenë ide të këqija. Dhe nëse del pikërisht kështu, atëherë amerikanëve do t’u mbetet të paguajë çmimin.Triumfi i së gabuarës? - Paul Krugman

Thursday, October 18, 2012

Ku do shkojnë librat për Manastirin?


Ka mjaftuar një aksion që të aktivizojë mëritë mes institucioneve. Në Institutin e Trashëgimisë vazhdon aksioni për grumbullimin e librave për Shtëpinë e Alfabetit, edhe pse drejtori në Manastir thotë se nuk i duhen libra. Duan, s’duan, librat po grumbullohen dhe mesa duket do t’ia gjejnë vendin. “Fundja, edhe po të mos i duhen muzeut, do t’ia ndajnë qytetarëve”, thonë në Institut
Evis HALILI

Shkup, 16 tetor - I duhen apo jo librat Shtëpisë së Alfabetit në Manastir? Nisma “Dhuro një libër” së cilës deri tani i janë përgjigjur vetëm individë duke dhuruar libra nga bibliotekat personale, apo edhe koleksione nga shtëpi botuese private, ka aktivizuar edhe mëritë institucionale. Ndërsa në Institutin e Trashëgimisë, që është edhe organizator i kësaj nisme, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, 5 vjetorit të themelimit të Institutit dhe 104 vjetorit të Kongresit të Alfabetit, aksioni vullnetar vazhdon të jetë i hapur, në Ministrinë e Kulturës dhe në vetë Shtëpinë e Alfabetit pohojnë se nuk i nevojiten librat. Muzeut të Alfabetit vetëm libra që nuk i duhen për momentin, thotë sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Myzafer Bislimi. 
“Muzeu ka nevojë për mjete financiare dhe jo për libra. Librat grumbullohen lehtë, personalisht ne si Ministri mund të dërgojmë pa problem, po aty s’ka as vend dhe as bibliotekë. Askush nuk është konsultuar për një nismë të tillë”, thotë Bislimi. Sipas tij, fondi i akorduar prej dy milionë denarë Muzeut pritet të shfrytëzohet për rregullimin e enterierit, dhe më primare është grumbullimi i eksponateve që do të vendosen në stendat e shtëpisë. Të njëjtën gjë e pohojnë edhe në Manastir. Drejtori i Muzeut, Gazmend Hoxhaj, thotë se është në dijeni të kësaj nisme, por librat nuk i duhen. 
“Ky është një aksion që nuk përputhet me planet tona dhe aktivitetet që kemi tani më 22 nëntor. Është shumë herët për të mbledhur libra dhe për të pasur bibliotekë. Dhe nuk është problem për t’i siguruar, ne si Muze kemi patur njw marrëveshje me Bibliotekën e Tetovës për të na furnizuar me libra, por e kemi lënë për më vonë. Tani s’ka as vend për një gjë të tillë”, thotë drejtori Hoxhaj. Megjithatë, aksioni në ITKSH vazhdon dhe do të mbyllet këtë muaj, më 22 tetor. 
“I duhen apo nuk i duhen librat, ne do t’i mbledhim. Nëse s’i duan ata, do t’ia ndajmë qytetarëve në Manastir”, përgjigjet prerazi drejtori Shefqet Zekolli. Përmes një thirrje të hapur, Instituti i ka ftuar intelektualët, organizatat, institucionet arsimore dhe shkencore, përfaqësuesit e pushtetit lokal, botuesit, pronarët e shtypshkronjave dhe të librarive që të përfshihen në këtë aksion vullnetar dhe sensibilizues për dhurimin e librave Shtëpisë muze të Kongresit të alfabetit në Manastir, me qëllim që të ndihmojmë atë dhe shqiptarët e këtij qyteti të lashtë. “Vetë Instituti do të dhurojë 100 libra dhe së bashku me librat e tjerë të grumbulluara t’i dërgojë në Manastir”, thuhet ndër të tjera në lajmërim. Deri tani libra ka dhuruar shtëpia botuese “Vatra”, e disa studiues nga bibliotekat e tyre personale. Aktivitetet e sivjetshme me rastin e 104 vjetorit të Ditës së Alfabetit do të zhvillohen në formatin e viteve të kaluara - ekspozita dhe akademi përkujtimore. Edhe problemet e shtëpisë mbeten të njëjta, kontesti pronësor-juridik ende nuk është zgjidhur plotësisht, duke bërë që kjo ndërtesë emblematike për trashëgiminë shqiptare të jetë në pronësi të më shumë pronarëve. 

 image

IKJA... Fërgim Demiri

Mjerimi që kishte kapluar popullin Shqiptarë gjat gjith periudhave, sla të paprekur dhe intelektual
ët e asaj kohe.
kështu ndodhi dhe me mësuasin në Pellagonija i cili viteve të 60-ta u katandis dhe iku në Turqi duke menduar se atje do gjente paqën dhe lumturinë që se kishte këtu në vendin e ndarë e të coptuar Shqiptar të asaj kohe siç është dhe sot.
Adem Dullahu, mesuesi i fshtit Cërnilishtë të Pellaginisë i cili tërë mundin e vet e dha në ngritjen e arsimit Shqip në këtë fshat, niteve të 60-ta migroj larg në Anadoll dhe atje i mbaroj jeta e tije, duke lënë mallin e atdheut pas vetes, do shkruaj:
" U shperngula me trup në Turqi, por me shpirt gjithmonë mbeta në shkollën e fshatit tim Cërnilishtë".
Fshatarët e vet i kan ngritur një pllakë përkujtimore në shkollën e fshatit këti Rilindasi të kohës së re, por malli dhe kujtimi i tijë nuk prehen në vendin e vet të lindjes. Nuk kalb eshnat e tijë dheu i vet Sqhiptarë, por kuqelina e ndonjë lagjeje të Stambollit ku kufomat futen një mbi një në gropa të thella sikur të ishin të pushkatuar.
Të këtillit se meritojnë të prehen as në dheun e stërgjzshërve, dhe mbeten nëpër dheun e huaj të shëndërrohen dhe ku si pranon.

HISTORIKU I MANASTIRIT DHE SHQIPERISE SE RE


Kongresi i Manastirit

Kongresi i Manastirit.jpg
Vendimi për alfabetin e gjuhës shqipe
Kongresin e Manastirit thirret tubimi i dijetarve shqiptarë më 14 nëntor - 22 nëntor 1908 në Manastir, për përcaktimin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Gjatë zhvillimit të letrave shqipe u hartuan disa alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll. Mendimi zotërues ishte se shkronjat jolatine nuk ishin të përshtatshme për mbarësinë e shqipes bashkimit gjuhësor kombëtar. Për këtë arsye, shoqëria më aktive dhe e mirënjohur "Bashkimi" në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarëshqiptare. Prandaj më 14 nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.
Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në RumaniItaliGreqiTurqiEgjiptAmerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mithat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: Liria dhe Dituria. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, ngaKorça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptare te fesë myslimane, katolike, ortodoksë, protestantë, njerëz të ditur dhe të gjithë erdhën së bashku, për arritjen e një qëllimi të madh kombëtar.
Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku të gjithë pjesëmarrësit, sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të gjithëve. Kërkesa e kombëtaristëve shqiptarë ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjë që nënkupton mosnënshtrimin qoftë ndaj otomanëve, qoftë ndaj grekëve. Kongresi vendosi me votë unanime të lënë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja dhe që përdoret deri më ditët tona. Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë në Janinë për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe. Duke qenë se para Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo përshtatjet e tyre, vendosmëria e delegatëve për t'i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e pavarësisë, gjë që nuk kaloi pa u vënë re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleatët e tyre sllavë.
Dom Ndre Mjeda, i thuri vargjet, ndoshta më të bukura gjuhës shqipe në atë kohë:
Përmbî zâ, që lëshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Përmbi erë, qi nep zymbŷli,
pa 'da zemrën ma ngushëllon.
Gegë e toskë, malësi, jallia,
jan nji komb, m'u 'da s'duron,
fundë e majë nji âsht' Shqipnia,
e nji gjuhë t'gjith na bashkon.
Në Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga një grup tregtarësh atdhetarë myslimanë shqiptarë.Shtypshkronja e Manastirit shpejt u bë e njohur në të gjithë Shqipërinë si shpërndarëse e librave dhe gazetave në gjuhën shqipe. Në këtë punishte ishin të punësuar 17 vetë, të cilët punonin me një makinë të re elektrike, që vihej në lëvizje me dorë, për të shtypur gazetën e përjavshme Bashkimi i Kombit si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.
Ndërkohë çështja e gjuhës shqipe shpesh bëhej shkas shpërthimin e dhunës së fanatikëve që sulmonin pa mëshirë përparimin e gjuhës shqipe. Babë Dudë Karbunara (1842-1917) i lindur në Berat, bashkëpunonte ngushtë me Kostandin Kristoforidhin. Babë Karbunara shumë herë filloi gjatë kremtimit të meshës të lexonte ungjillin në gjuhën shqipe dhe kështu i filluan kërcënimet e para nga eprorët klerikë otodoksë dhe më 1895, fanatikët i dogjën të tërë shtëpinë. Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani vraponte me librat shqip në gji dhe me pushkën në krah fshat më fshat në Shqipërinë e jugut për përhapjen e shkollës shqipe dhe kishën shqiptare. Veprimtaria e Atë Stath Melanit ra në sy të autoriteteve turke. Tri herë turku ia dogji shtëpinë dhe librat shqip, por Atë Melani nuk pyeti. Më 24 Dhjetor 1917 Atë Stathit i kishin zënë pritë banda e kusarëve të Josif Suropullos, të cilët e vranë duke i prerë kokën Atë Stath Melanit.
Petro Nini Luarasi (1865-1911) është një nga atdhetarët e shquar që punoi për përhapjen e gjuhës shqipe në rrethin e Korçës. Qe drejtor i shkollës së djemve në Korçë. Petro Nini Luarasi shkonte fshati në fshat për përhapjen e gjuhës shqipe. Më 20 shtator 1892, peshkopi i Kosturit Fillateri nxori një lajmërim me titull "Mallkimi i shkronjave shqipe". Më 1909, qeveria turke mbylli të gjitha shkollat shqipe dhe dha urdhër të prerë të shuhen në zjarr të gjitha librat, dokumentat dhe letërsia shqipe. Gjendja politike në vend në atë kohë ishte kritike për të marrë flakë nga çasti në çast. Për atdhetarët shqiptarë u bë më se nuk do t'i realizonin dot kurrë qëllimet e tyre të larta pa hapur më parë shkollat shqipe për formimin e rinisë. Deri në atë kohë rinia shqiptare kishte qenë objekt i propagandës së huaj në shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke. Megjithatë, gjatë punës për krijimin e sistemit të tyre shkollor, atdhetarët shqiptarë u ndeshën me tri probleme të mëdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e të hollave dhe mungesa e mësuesve të shkolluar.
Shuma të vogla por të dobishme të hollash ishin mbledhur aty-këtu brenda vendit, kurse ato më të mëdha kishin ardhur nga shoqëritë dhe klubet shqiptare në vendet e tjera. Mirëpo kishte fare pak mësues të shkolluar të gjuhës shqipe. Për të bërë ballë kësaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri një tjetër Kongres në Elbasan, në zemër të Shqipërisë, nga data 20 deri 27 gusht të 1909. Në këtë Kongres tetëditor, që kishte synim zhvillimin e lëvizjes arsimore anembanë vendit, erdhën delegatë nga 28 shoqëri e klube shqiptare. Në Kongres u vendos që të themelohet "Shkolla Normale në Elbasan" një shkollë gjashtëvjeçare për përgatitjen e mësuesve të rinj. Njerëz të mësuar në Universitetet e huaja Evropiane u gjetën dhe u caktuan për të formuar trupin pedagogjik.
Klubi i Manastirit u caktua si qendra për krijimin e një Federate të Klubeve Shqiptare në Shqipëri dhe në kurbet. Qëllimi i Klubeve ishte përhapja e gjuhës dhe arsimit shqip, pa u përzier me politikë. Klubi korçar "Përparimi" u caktua si qendra financiare, që do të administronte ndihmat dhe shtimin e shkollave të ditës dhe të natës. Përgjegjësia kryesore dhe preokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollës Normale të Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti të gjithë shqiptarët të futnin gjuhën shqipe në shkollat e huaja, të përhapura anembanë Shqipërisë. Më 18 nëntor 1909 u bë thirrja haptazi, "Përmbajtjen e Shkollës Normale të Elbasanit duhen, para, para e më shumë para". Nuk është e vështirë të përfytyrohet niveli i ulët i jetesës së njerëzve, që u bëhej një propozim i tillë! Mirëpo, me ose pa mjetet e përshtatshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi të përgatiste pionierët e arsimit për Shqipërinë që po rilindte. Drejtori i parë i Normales ishte, Luigj Gurakuqi. Vite më vonë kjo shkollë u pagëzua me emrin e tij. Shkolla Normale u hap më dhjetor të 1909, me 143 nxënës.
Shpërthimi i shqiptarizmit i kaloi të gjitha parashikimet e armiqve të gjuhës shqipe. Në atë kohë dolën në dritë rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, që botoheshin në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare jashtë vendit. Xhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashën, të frikësuar nga ky shpërthim i shpejtë i arsimit shqip, reaguan ashpër, duke ndaluar shoqëritë, shkollat dhe botimet në shqip. Në Vlorë atdhetarët e ndershëm arrestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlorës u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naçi u largua nga Shqipëria, nga frika e vrasjes. Në Gjirokastër pionieri i arsimit shqip kombëtar, Koto Hoxhi, u internua në kështjellën e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i së parës shkollë shqipe në Korçë, u internua në Selanik. Xhonturqit i kishin vënë detyrë vetes për të rrjepur të gjallë të gjithë shqiptarët e ndershëm që punonin për përhapjen e gjuhës shqipe. Gjërat po shkonin keq më keq.
Dalja në pah e gjuhës shqipe, me shkronja latine, provokoi myslimanët injorantë e konservatorë. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetëm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarëve shqiptarë për shkronja latine perëndimore ishte një përçmim për fenë myslimane. Njerëz të paditur dhe injorantë formuan me mbështetjen edhe të Qeverisë së Xhonturqëve në Stamboll shoqërinë Mahfeli me synimin për përçarjen e shqiptarëve dhe frenimin e arsimit në shqip. Në fund të vitit 1909, Qeveria turke ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe me shkronja kombëtare, në të gjitha shkollat anembanë vendit. Gjithashtu, nxori një dekret, sipas të cilit gjuha shqipe do të shkruhet vetëm me shkronja arabe. Shoqëria reaksionare "Mahfeti" me mbështetjen e qeverisë turke, shtypi dhe shpërndau abetaret e para me gërma arabe. Për këtë arsye, në shkurt të 1910, u mbajt në Elbasan një miting proteste, ku 7000 protestues ngritën zërin kundër përdorimit të shkronjave arabe për gjuhën shqipe. Po atë muaj protestat vazhduan në Korçë, Berat, ku mbi 15.000 vetë dogjën në qendër të qytetit abetaret shqiptare me germa arabe, të dërguara nga Stambolli.
Telegrame të shumta nga shoqëritë, shqiptare të Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehën në mbrojtje të alfabetit shqip. Në Shkodër, një grup myslimanësh u bënë gati të organizonin një manifestim në përkrahje të shkronjave arabe. Mirëpo ndërruan mëndje kur 60000 katolikë dhe myslimanë të ndershëm shqiptarë, nga Malësia e Madhe, organizuan ditë më parë një manifestim madhështor në përkrahje të shkronjave latine. Protesta të ngjashme u organizuan në Përmet, Kolonjë, Tepelenë, Frashër, Konicë etj. Por turqit nuk deshën t'ia dinin. Atëherë në mars të 1910 u thirr Kongresi i dytë i Manastirit. Aty u vendos që të vazhdojë përdorimi i alfabetit kombëtar me shkronja latine dhe protestat kundër vendimit të padrejtë të Qeverisë Turke.
Gazeta atdhetare "Shkreptima" e Kajros botoi një memorandum të hartuar nga kryengritësit që luftonin në malet e Shqipërisë. Në të theksohej se qëllimi i tyre nuk ishte për plaçkitur apo për të vrarë, por për të luftuar për ‘'lirinë e edukimit në gjuhën shqipe dhe me alfabetin kombëtar, lirinë për të hapur të gjitha shkollat shqipe të mbyllura nga qeveria turke dhe vënien në punë të shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave të ndaluara, lirimin e të burgosurve politikë. Dhe përfundonte me mesazhin: “E gjithë bota e qytetëruar dhe veçanërisht qeveria e perandorisë Otomane le ta dijë mirë se t ë gjithë shqiptarët, gegë e toskë, të krishterë e myslimanë, nuk do ta pushojnë luftën për këto tri kërkesa, derisa qeveria të na i garantojë ato me siguri”.
Edhe në këtë luftë, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mësues, por me dëshirën në shpirt për dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve, nga armiqtë e afërm dhe të largët, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri në jug të Shqipërisë dhe përgatiti breza të rinj atdhedashës. Megjithëse ky zhvillim kulturor ishte përfytyruar si jo i dhunshëm, shpejt ai u kthye në një zjarr të rrezikshëm. Që shqiptarët trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlora, do nxitonin hapat për të shpallur mëvetësinë e Shqipërisë më 28 nëntor të 1912 në Vlorë. Pas pak muajsh filloi Lufta Ballkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytete historikisht të banuara nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan nga sllavët. Të gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjën dhe shumica e atdhetarëve shqiptar u thirrën nga serbët, disa u burgosën. Popullata myslimane shqiptare u detyrua të braktiste qytetin e Shkupit dhe të Manastirit, ato familje ortodokse shqiptare që mbetën aty, me kalimin e viteve dhe me dhunë u nënshtruan duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar.

Përmbajtja

  [fshih

[redakto]Kongresi i Manastirit - rruga drejt bashkimit kombëtar

Veprimtaria kombëtare, ose më konkretisht, ajo kulturo-arsimore dhe gjithë proçeset që shkojnë në favor të çështjes kombëtare kanë patur momente kur janë lartësuar, kanë qenë të çmuara dhe të domosdoshme për kohën dhe ishin të krijuara ose të nxira, dhe, ka patur momente kur kanë patur rënie, rënie jo nga vet koha, por pjerdhje me qëllim për të humbur ose ndaluar realizimin e idealeve.
Në periudhën para 1908, dimë se në çfarë kushte kanë punur atdhetarët tanë, sidomos ata që merej me aktivitete letrare ose kulturore. Duke marrë parasysh se territori shqiptar ka qenë i ndarë në 4 vilajete, ai i Kosovës, i Shkodrës, Janinës dhe i Manastirit, secili vilajet ka patur nga ndonjë ose nga pak më shum figura me të cilët ne sot mburremi dhe do të mburremi edhe më tepër sikur ta dimë saktësisht mënyrën të veprimitarisë së tyre. Dua të them, që të gjithë në mënyr të vet kanë punuar duke iu përshtatur kushteve dhe rrethanave. Atdhetarët e Shkodrës e përdornin alfabetin e “Agimit”, gjithashtu edhe ata të Kosovës ose gegët me një fjal shërbeheshin me alfabetin e lartpërmendur. Toskët ose banorët të vilajeteve dy që na mbetën shërbeheshin me atë latin dhe ai i Samiut ose i “Stambollit”. Ishte vështirësi për botuesit të librave, sepse ishte rëndë për t’u gjetur shtypshkronjë e cila i përmban këto germa, përveç ajo e alfabetit latin, për të cilin alfabet ka patur shtypshkronja në tërë Evropën. Dallimi që ka ekzistuar ndërmjet alfabeteve të ndryshme e bëri që të sillet vendim për krijimin e një alfabeti, një për të gjithë dhe i pranishëm nga të gjithë. Fjala vjen, kur erdhi momenti që të tre alfabetet të bashkohen në një, sepse, sipas planit të Kongresit, duhej që të formohej një alfabet, një kombinim nga ata që ekzistonin dhe alfabetet ekzistues të liren mënjanë, kjo solli pra edhe mosmarëveshjet ndërmjet përfaqësuesve ose themeluesve të alfabeteve në fjalë, sepse secili e mbronte të vetin. Ka qen tepër vështirë që të sillej vendim i cili do t’ia plotësonte dëshirat të gjithëve. Edhe vet themeluesit të alfabeteve të ndryshëm nuk ishin më faj që pa bashkëpunim krijonjin vepra individuale, sepse të rihej dhe të pritej kaq kohë d.m.th. deri më 1908-ën ishte mëkat dhe dobësi e madhe për letërsinë shqipe, sepse, rrethanat ishin të tilla që ishte patjetër për të botuar libra dhe punime të ngjajshme. Ishte medoemos, sepse gjuha nuk përparonte, shkolla nuk ecte përpara, punimet nuk do të kishin vlerën e tyre pa një alfabet të vetëm. Ky pra ishte hapi i parë drejt bashkimit etnik duke parë nga një aspekt.
Nëse vazhdohej në këtë mënyrë dhe të mos ish krijuar një alfabet i ri si që ishte ose si që është ky i Manastirit ose alfabeti i “Bashkimit”, a vall sot ne shqiptarët do të ishim në këtë gjendje? Është realitet kur themi se alfabeti ne bashkoi. (na bashkoi si komb e jo teritorialisht) Në atë periudhë ishte rëndë dhe e palogjikshme që një njeri të mund të paramendojë se çfar mund të ndodhte me botën shqiptare sot, ose mbas 100 vjetëve. Ose kemi patur fat që u soll vendim për përdorim të alfabetit latin, ose ata të cilët e përmbanin kishin patur vizione të zhvilluara dhe burrërisht qendruan prapa interesave mbarkombëtare. Me vetë themelimin të Alfabetit të Manastirit, shqiptarët treguan se janë popull i civilizuar, po i afrohen botës së qytetërimit, një alfabet i njësuar ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. Duke lexuar mjaft vepra dhe fejtone lidhur me këtë temë, si nga autori Reshat Nexhipi, Tomor Osmani, etj., konstatova se meritat më të mëdha për bashkimin të tre alfabeteve pa tjetër që i ka patur dhe i ka klubi “Bashkimi”, por ai që e nxiti edhe më tepër punën del se është Gjergj Fishta. Kjo vërehet kur ai paraqitet në foltore dhe drejtohet para të gjithëve me fjalët: “S’kam ardhur që të mbroj asnjë alfabet, por, të mbroj një alfabet të përbashkët”. Me fjalët e tij, në punimet e këtij Kongresi, tregoi që nuk kish ardhur për të përçarë por për të bashkuar. Dhe ai që e kuptoi dhe që e ndjeu vlerën të këtyre fjalë sma mer mendja që se ka përmbajtur një alfabet të përbashkët. Nuk ishte gjë e rastit kur një nga të pranishimit, fjala vjen, kleriku mysliman Ibrahim Efendiu del në foltore dhe me lot në sy e përqafon Gjergj Fishtën duke e kuptuar rëndësinë të fjalëve të tij. Por, kishte të tillë që e mbronin të veten, dhe ishte e logjikshme që ta mbrojnë, sepse, ende nuk kuptonin se çfar do të fitohet me alfabetin latin, ndërsa këta që ishin organizator, ose ideologëve që iu kujtua nuk mundnin të shprehen haptas për shkak të prezentës të mjaft “jabanxhinjëve”, si që ishte valiu i Manastirit, etj. Rymat sundonin rreptë duke i mbrojtur alfabetet vendase. Përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për të zgjidhur çështjen e një alfabeti të vetëm u dendësuan shumë. Por, në mënyrë direkte ose indirekte u pajtuan pothuajse të gjithë dhe fund i fundit, shqiptari kur është në pyetje interesi kombëtar nuk e kursen as veten. Shkurt, vendosmëria e delagatëve, synimi kah perëndimi i intelektualëve shqiptar ishte aq i fuqishëm sa që si dilte për ball as propaganda greke, sllave dhe as ajo turke. Dhe në fund delegatët nuk u dëshpëruan, përkundrazi atë zgjidhje që i dha Kongresi i Manastirit, mësimin e alfabetit të shqipes, e konsideronin si një fitore të madhe që arriti që t’i bashkoj shqiptarët dhe kështu t’u japë një shtyllë të fuqishme gjuhës dhe shkollës. Bashkim i Gegërisë dhe Toskërisë.
Theksova pra më sipër ce ka patur edhe momente të rënies, këto ishin pra ato momente të rënies, diçka që e ke kriuar vet, me sakrifica të mëdha, duke menduar se ajo është e vërteta, duhet në një moment ta hedhësh ose ta lësh prapa në histori. Politika e armikut e cila i perngjante tepër asaj “përça dhe sundo” u zhduk nga atdhetarët të cilët pa rezervë dhan kontribut për bashkimin e popullit. Pra, ka patur metëvërtet momente të rënda të papërshkruara, dhe mos themi edhe njëher se çfar bën shqiptari kur është në pyetje interesei kombëtar.
Tani do të këthehem prapa. Çfarë do të ndodhte me shqiptarët nëse Kongresi mbaronte pa efekt? Çfarë mendimi do të kishte për ne bota sot nëse e përdornin alfabetin arab, ose Amerika dhe Evropa, të jem më i qartë? A vallë nuk e përforcojmë tezën për lashtësinë e gjuhës shqipe me përdorimin e alfabetit latin, e cila tezë është vërtetuar në institutin e gjuhëve në Zvicër, ku në mënyrë figurative në formë të një druri, gjuha shqipe e ka vendin ose e mban vendin e rrënjës? Dhe më në fund thjesht të them, a vall do të egzistonim si komb?
Kongresi i Manastirit nuk e përqëndroi vëmendjen vetëm në problemin e zgjidhjes së alfabetit të të gjuhës, por edhe në çështje të rëndësishme politike. U vendos që të shpallej si klub qendror klubi “Bashkimi“ i Manastirit, ngase luajti një rol të rëndësishëm për shkrimin dhe shkollën shqipe, i shërbeu ngritjes së ndërgjegjes kombëtare të popullit shqiptar dhe unitetit të tij. Kongresi i Manastirit, me atë që e bëri, që krioi një alfabet të ri, jo vetëm që u mundësoi shqiptarëve të ken një alfabet të përbashkët, por njer për çdo her u krye problemi rreth shqiptarizmit anemban botës. Një komb, një gjuhë, një abece. Abece manastirase e cila ndriti historinë dhe ne gjeneratave të rea nai hoqi atë problem nga koka, rreth asaj çështje është kryer puna, na mbetet vetëm që ta kryejmë edhe një akt, për të cilën rilindasit tanë të bekuar ose nuk patën kohë ose nuk mundën, sidoqoftë ne na mbeti, dhe nuk duhet theksuar, duke menduar se e dinë të gjithë se për çfar bëhet fjalë, gjë që e mundon çdo shqiptar të Ballkanit dhe të diasporës. Tani un prap do ta ndërroj temën, ajo nuk është e ndëruar por do të shkoj disa vjet më pas, në Luftërat Botërore. Paramendoni sikur gjith shqiptarët t’i bashkoheshin çetave të Xhem Hasës, ose Ballistëve trima, a vall sot nuk do të kryhej problemi rreth asaj që duhet ne ta bëjmë?
“Një komb, një gjuhë, një flamur, një abece, një.....”
Të fundit, të pambaruarën, i lë lexuesit ta gjejnë.

[redakto]Kontributi i Skënderbeut dhe Ali Pashe Tepelenës për shndërrimin e Manastirit në qendër vilajeti dhe në vendlindje të Alfabetit Shqiptar

Për Kongresin e Manastirit kam shkruar disa herë, madje edhe një fejton relativisht të gjatë, para disa vjet, prandaj, për të mos u bërë i mërzitshëm dhe i bezdisshëm, vendosa kësaj rradhe të përqëndrohem vetëm në rrugën e cila solli këtë Kongres. Gjeneza ose fillimi i kësaj rruge është mjaft i gjatë, por unë do të filloj nga koha e Skënderbeut e këtej. Jam i vetëdijshëm që titulli i këtij shkrimi, shumë lexuesëve, në shikim të parë, do t’iu duket si absurd, por nëse kanë durim dhe e lexojnë me kujdes deri në fund këtë shkrim, do binden në të kundërtën. Ja pse. Po filloj me Skënderbenë. Kongresi i parë i Manastirit nuk do të ndodhte sikur ky qytet mos të ishte qendër vilajeti, e, për këtë, në mënyrë indirekte ka kontribuar edhe rezistenca e shqiptarëve, duke filluar nga koha e Skënderbeut. Pushtuesit osmanë, me të shkelur në Manastir, patën shqetësime të mëdha pikërisht nga rezistenca në fjalë, me në krye heroin ynë kombëtar. Ky, përveç asaj që ka dashur Manastiri, themeluar nga stërgjyshët e tij – Linkestët, mos mbetet në duart e osmanëve, deshte të hakmeret edhe për helmimin e vëllezërve të vet nga ana e sulltanit. Ky i fundit, i vetëdijshëm që me forcë nuk do mund të përballojë dot Skënderbenë, trimërinë e të cilit e kishte njohur derisa e kishte peng, vendosi ta qetësojë përmes islamizimit të shqiptarëve. Për ta kryer këtë, patjetër duhej të ngriheshin objekte fetare islame në Manastir. Prandaj, nuk ishte gjë e rastit që xhamia e parë në Ballkan u ngrit pikërisht në këtë qytet dhe atë, me iniciativën e një komandanti të shquar turk i cili posa ishte kthyer nga një betejë e pasuksesshme me shqiptarët e Skënderbeut, vetëm disa vjet pas vdekjes të këtij të fundit. Pas xhamisë së parë, filluan të ngrihen edhe të tjera, numri i të cilave, në fund, arriti në 72, gjë që e shndërroi Manastirin në qendrën më të rëndësishme dhe më atraktive fetare në Ballkan. Për këtë pra, në mënyrë indirekte, ka kontribuar edhe Skënderbeu dhe rezistenca shqiptare në përgjithësi.
Nga kjo që theksova më sipër del përfundimi se shqiptarët pushtetin osman e rezistonin më tepër se çdo popull tjetër që jetonte në Manastir. Me të drejtë, ndonjë nga lexuesit do të dojë të dijë shkaqet për këtë. Përgjigja ime do të ishte kjo. Historia ka dëshmuar se ai që ruan pragun e shtëpisë së tij, reziston më tepër nga mysafiri. Nëse këtë shtëpi rastësisht e përfshin zjarri, mysafiri do dalë prej saj, për të shpëtuar jetën, kurse i zoti qendron deri në fund dhe bën çmos për ta shuar zjarrin, duke sakrifikuar jetën. Ose, për ta elaboruar më mirë këtë, do shërbehem me një shembull mjaft të thjeshtë, por me plot kuptim. Nëse një fëmijë mban në dorë para të veta, vështirë është që t’ia marrish, e nëse ato para i ka të vjedhura, menjëherë ti jep dhe ia mbath këmbëve, sepse si ka fituar me djersë. Besoj se u kuptuam. Por, le t'i kthehemi Skënderbeut. Manastiri, përveç se ishte një qendër fetare, më vonë, u bë edhe qendër ushtarake. Rezistenca e Skënderbeut dhe e shqiptarëve pas vdekjes së tij, kontribuoi tepër në këtë drejtim sepse, edhe pse një pjesë e madhe e shqiptarëve, për t'i shpëtuar asimilimit të egër sllav, përqafoi islamizmin, por ata nuk e pranuan sundimin osman, kështu që, rezistenca shqiptare nuk u ndërpre. Kjo e detyroi sulltanin të sjellë forca të mëdha ushtarake, për nevojat e të cilëve u ngritën objekte të ndryshme ekonomike etj, në Manastir, të cilat këtij qyteti ia ndryshuan krejtësisht tiparet ose fizionominë, duke e shëndruar në qendër vilajeti dhe në qytet konsujsh, gjë që, mundësoi që Manastiri të shëndrohet edhe në Qendër të Lëvizjes Mbarëkombëtare Shqiptare, me vepra të shumta atdhetare, siç është edhe Kongresi i Alfabetit.
Në këtë drejtim, ka kontribuar edhe Ali Pashë Tepelena. Ky, si kundër Skënderbeu, përveç që ka dashur Manastiri, si vatër e vjetër ilire, mos mbetet nën turqit, hakmerrej edhe për vrrasjen e vjehërit të tij, Kapllan Pashës, të cilit, akoma pa zbritur nga kali, ia prenë kokën dhe e lanë në atë gjendje të mjerueshme disa ditë me rradhë në një shesh të Manastirit. Kontributi i Ali Pashë Tepelenës për afirmimin e Manastirit, ka të bëjë edhe me vllehët. Ai, siç dihet, dogji Voskopojën dhe disa vende të tjera, jo për ti plaçkitur, siç thonë kundërshtarët e tij, por për t’ia shkulur rrënjët e propagandës greke. Kjo djegie bëri që shumë familje vllehe nga ato vende, të shpërngulen në Maqedoni, pra edhe në Manastir. Këta vllehë, njihnin nga disa gjuhë dhe zanate dhe si të tillë i dhanë impuls të veçantë zhvillimit ekonomik, gjegjësisht tregëtisë dhe zejtarisë, gjë që edhe më tepër i hapi rrugën Manastirit për t’u shëndruar në qendër vilajeti, pa të cilin nuk do të mbahej dot Kongresi i Alfabetit. Ja pse. Manastiri si qendër e rëndësishme ekonomike, u mundësoi disa familjeve shqiptare, të pasurohen dhe një pjesë të pasurisë ta shfrytëzojnë në dobi të veprave kombëtare, siç ishte edhe Kongresi i Manastirit. E them këtë, sepse ky kongres zgjati rreth 10 ditë dhe kërkonte shpenzime të mëdha, të cilat rranë kryesisht në kurriz të familjeve të pasura, siç ishin ajo e Gërmenjëve, në hotelin e të cilëve – “Liria”, u mbajt kongresi në fjalë, si dhe ajo e Qiriazëve, familja më patriotike në mbarë kombin shqiptar dhe në të gjitha epokat pas asaj të Frashëllinjëve, prej të cilës fitoi frymëzimin e saj kombëtar dhe atdhetar.
Kësaj familje, gjegjësisht, rolit të saj në Kongresin e Alfabetit, unë i kam kushtuar edhe një fejton të veçantë. Prandaj, në këtë rast, do theksoj vetëm disa momente më kryesore. Kjo familje përbëhej prej 5 antarëve, 3 meshkujve dhe 2 femrave, secili më patriot se tjetri. Për këtë ka kontribuar, siç thamë, familja e Frashëllinjëve, posaçërisht bilbili i gjuhës shqipe – Naim Frashëri. Ky, veç tjerash, i ka mundësuar Sevasti Qiriazit, të kryejë me sukses dhe në kohë fakultetin e mësusisë në Stamboll dhe gjatë ceremonisë së diplomimit, i dha porosi të tilla kombëtare, të cilat ajo i respektoi dhe i realizoi në maksimum. Sevastia dhe motra e saj Parashqeva njihnin nga 8 gjuhë dhe si të tilla ishin femrat më të emancipuara në Ballkan, kurse e dyta ishte e vetmja femër në botë, në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919-1920. Librat e Naim Frashërit ishin pasuria më e madhe e familjes Qiriaze. Nga shkrimet e tij ishte frymëzuar sidomos Gjerasim Qiriazi, gjë që shihet edhe në vjershat e tij, siç ishte edhe strofa në vijim:
Do punoj për mëmëdhenë,
gjithë jetën sa të roj,
do t’i zgjoj edhe ata që flenë,
kështu jetën ta mbaroj.
Patriotizmi i Naim Frashërit kishte frymëzuar edhe nënën e Qiriazëve, e cila, edhe pse e pashkolluar, kontribuoi tepër në shkollimin e fëmijëve të saj dhe e cila nuk lejonte që në shtëpinë e saj të flitet gjuhë tjetër përveç shqipes, kështu që aty hynin e dilnin vetëm patriotë të shquar, posaçërisht para, gjatë dhe pas Kongresit të Manastirit. Në shtëpinë e saj mbaheshin mbledhjet e fshehta që kishin të bëjnë, jo vetëm me Alfabetin, por edhe me çështjen e çlirimit të vendit nga sundimi pesë shekullor osman. Për Qiriazët, e zgjata njëçikë më tepër për të konstatuar se pa këtë familje Manastiri nuk do të bëhej dot qendra e Lëvizjes Kombëtare, pra, as edhe vendlindje e Alfabetit shqiptar. Në oborrin e kësaj familje, u ngrit edhe Shtypshkronja Universale Shqiptare. Për ngritjen e saj u vendos në Kongresin e Manastirit. Nga kjo shtypshkronjë dollën 300 tituj të shkrimeve, librave, abetareve dhe publikimeve të ndryshme shkencore e tj., në 13 gjuhë të botës të cilat disperzoheshin në të katër anët e rruzullit tokësor, gjë që çështjen shqiptare e afirmoi tepër në tërë anët e Globit dhe hapi rrugën drejt Pavarësisë së Shqipërisë. Pikërisht këtu qendron roli i familjes Qiriaze dhe i Kongresit të Alfabetit, në të cilin, siç thashë, ra vendimi për ngritjen e Institucionit në fjalë. Përndryshe, Kongresi i Manastirit ishte urrë midis Lidhjes së Prizrenit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Sepse, në Lidhjen e Prizrenit të v. 1878 u aktualizua nevoja e aprovimit të Alfabetit të përbashkët. Prandaj, jo rastësisht, vetëm disa muaj pas kësaj, gjegjësisht gjatë vitit 1879, u krijua Alfabeti i Stambollit, i njohur edhe si Alfabeti i Sami Frashërit, sepse ky me duart e veta i krijoi gërmat e atij Alfabeti, i cili u vlerësua lart në Kongresin e Manastirit. Ndërsa, lidhja e Kongresit me Pavarësinë e Shqipërisë qëndron në faktin që para këtij kongresi, shqiptarët përdornin alfabete të ndryshme, të cilat, jo vetëm që pengonin komunikimin normal midis tyre, përmes letrave, por shkakëtonin edhe grindje, sepse bihej nën ndikim të vendeve nga të cilat fitohej alfabeti. Me aprovimin e Alfabetit të Manastirit, pengesat në fjalë si dhe grindjet, morën fund, gjë që hapi rrugën e trasuar nga Lidhja e Prizrenit drejt Pavarësisë së Shqipërisë, e cila u realizua në të njëjtin muaj, pas 4 vjet nga Kongresi i Manastirit, më 28 nëndor, 1912.
Me siguri, lexuesve do t’iu interesojë se si ishte atmosfera para objektit të Alfabetit ditën e fillimit. Ishte 14 nëntori 1908. Dëbora kishte mbuluar Pelisterin piktoresk dhe kulmet e shtëpive të Manastirit. Megjithatë, qysh në orët e para të mëngjezit, para objektit ishin grumbulluar qindra shqiptarë e të tjerë, të cilët të ftohtin e përballonin përmes këngëve dhe valleve kombëtare, gjë që krijonte përshtypjen sikur aty bëhet ndonjë dasmë e madhe shqiptare. Para objektit, në të dy anët e Dragorit, ishin mbledhur edhe më tepër se 100 nxënës shqiptarë të cilët mësonin në shkollat e mesme, sidomos në Gjimnazin turk të Manastirit që ndodhej pranë objektit të Kongresit. Në atë gjimnaz kishte edhe 4-5 profesorë shqiptarë, midis të cilëve edhe Bajo Topulli, zavëndës drejtor i atij institucioni arsimor. Këngët dhe vallet pushuan në momentin kur filluan të vijnë kongresmenët të cilët ishin ajka e kombit të atëhershëm shqiptar, siç ishin: Mitat Frashëri – kryetar i kongresit, kurse më vonë edhe i Ballit Kombëtar, Gjergj Fishta – “Homeri shqiptar”, Luigj Gurakuqi, Shain Kolonja – dhëndër i Naim Frashërit, etj. Përqafimet dhe lotët nga gëzimi nuk kishin fund. Interesant ishte fakti që midis kongresmenëve kishte myslimanë, të krishterë, synitë, bektashinj, ortodoksë, katolikë, prtotestantë, toskë, gegë, çamër, labër, etj. Prandaj edhe para objektit ishin të pranishëm njerëz pothuajse të tëra konfesioneve në fjalë. Pas kësaj ceremonie madhështore, njerëzit u kthyen nëpër shtëpitë e veta duke pritur padurim epilogun, kurse pjesëmarrësit e Kongresit hynë në sallën e madhe, e cila sot nuk ekziston më dhe pas disa mbledhjeve të njëpasnjëshme, aprovuan Alfabetin. Kështu që, kongresmenët, të shprehem në mënyrë figurative, lojtën rolin e krushqëve të cilët nga ky objekt, gjegjësisht nga Manastiri, morën “nusen” më të mirë e cila rreth një shekull po i shërben dhe sa të jetë bota do t’i shërbejë tërë shqiptarëve kudo që kanë jetuar dhe do jetojnë paskëtaj.
Siç dihet, Kongresi i Manastirit nuk do të ndodhte pa Hyrijetin. Shtrohet pyetja: Pse këtë ngjarje e përfituan më tepër shqiptarët, e jo edhe popujt e tjerë. Përgjigja është kjo. Revolucionin xhonturk që solli Hyrijetin, e filloi dr. Ibrahim Temo nga Struga në Stamboll, kurse e realizoi bashkatdhetari i tij – Nijazi Be Resnja më 1908 në Manastir. Pra, pa shqiptarët, nuk do të ndodhte Hyrijeti. Xhonturqit të cilët u kapardisën në krye të shtetit, ishin të vetëdishëm për këtë, prandaj s’kishin guxim as edhe fytyrë që të pengonin Kongresin e Alfabetit, edhepse ky ishte në dëm të Perandorisë osmane, sepse zavendësoi alfabetin e mëparshëm, turko-arab, dhe krijoi kushte për Pavarësinë e Shqipërisë, gjegjësisht për ndarjen e këtij shteti nga Turqia. Nga kjo që thashë gjer tani, del përfundimi se historia e Manastirit është e pasur me plot ngjarje të lavdishme për popullin shqiptar. Por, çka mbetur sot nga kjo histori në këtë qytet? Asgjë. Nga Shtypshkronja Universale s’ka as nam as nishan, edhe pse ajo ka afirmuar tepër emrin e këtij qyteti dhe sikur të ishte vepër e ndonjë maqedonasi, kushedi se çfarë përmendore do të vendosej aty. Madje, as emrin e ndonjërit nga 5 antarët e familjes Qiriaze ku u ngrit ajo shtypshkronjë nuk e ka marrë, të paktën ndonjë rrugicë e qytetit. Objekti ku u mbajt Kongresi është në ditë të hallit, gabim ky që duhet të korigjohet, sidomos tani kur po bëhen përgatitje për manifestimin e 100-vjetorit. Ajo që ka mbetur si gjurmë, të cilën autoritetet albanofobe s’kanë mundur ta zhdukin, është emri i fushës së Pellagonisë, që kujton Pellazgët e para 12.000 viteve të kaluara, Heraklea Linkesits, që kujton fiset ilire – Linkestët dhe Bardhylin, emri i lumit Dragor, që ka të bëjë me fjalën shqipe dragua, si dhe emri sllav i Manastirit – Bitolla, që ka të bëjë me fjalën shqipe i butë. Sikur këto sqarime t’i dinin autoritetet serbe dhe komuniste maqedone, me siguri do tua ndëronin emrin.

Fjalori ku u mbështet puna e Kongresit të Manastirit
“Fialuer i Rii i Sheypes” , bazë e gjuhës së sotme shqipe
Alfabeti i sotëm u udhëhoq nga parimi i zbatuar në alfabetin e shoqërisë "Bashkimi", i përfaqësuar nga At Gjergj Fishta, në përdorimin e dyshkronjëshave, që patjetër ka luajtur rol vendimtar. Ky fjalor gjendet në Bibliotekën Kombëtare të Maqedonisë.
Driton Dikena
Në prag të aktiviteteve për 100 vjetorin e Kongresit të Manastirit, historiani Skender Asani nga arkivi i Bibliotekës Kombëtare të Maqedonisë ka zbuluar një fjalor të vjetër të gjuhës shqipe nga Shoqëria “Bashkimi” e Manastirit e cila që në janar të vitit 1908 ka përpiluar një fjalor të gjuhës shqipe e cila gjuhë edhe sot është në përdorim nga shqiptarët. “Fialuer i Rii i Sheypes” i Shoqërisë “Bashkimi” deri më sot është i pa botuar thekson Asani ndërsa sipas tij tregon rëndësisë e Shoqërisë “Bashkimi” për organizimin e Kongresit të Manastirit por edhe për unifikimin e gjuhës shqipe. Duke u futur në histori, Asani shpjegon se formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar (gjuha standarte), si varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar, ka qenë një proces i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes Kombëtare. “ Në programin e Rilindjes, mësimi dhe lëvrimi i gjuhës amtare, përpjekjet për pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalët e huaja dhe të panevojshme, zinin një vend qendror. Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua një veprimtari e gjerë letrare, kulturore dhe gjuhësore. Shoqëria ‘Bashkimi’ i vuri vetes disa objektiva për të realizuar. Për kohën kur u themelua kjo, çështja më thelbësore ishte zgjidhja e problemit të alfabetit të njësuar në gjuhën shqipe. Alfabeti i Stambollit, i krijuar më 1879, ndonëse në fillim entuziazmoi shumë shqiptarë, por më pas jehona erdh e u zbeh, duke e kufizuar rrezatimin e tij. Përveç kritikave, disa organe që botoheshin jashtë Shqipërisë në gjuhën shqipe, jo vetëm e ngritën përsëri këtë problem, duke e konsideruar të pazgjidhur çështjen e alfabetit të gjuhës sonë e duke mos pranuar atë alfabet që miratoi shoqëria e Stambollit, por hartuan edhe variante të reja që rritën numrin e alfabeteve të shqipes”, thekson Asani.
Hapi i parw i Shoqwrisw “Bashkimi”
Sipas tij nga Shoqata “Bashkimi” u bë hapi i parë për hartimin e një fjalori kombëtar i gjuhës shqipe, që është “Fialuer i Rii i Sheypes” “Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, u përvijuan dy variante letrare të kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bënë gjithashtu, përpjekje për afrimin e këtyre varianteve dhe për njësimin e gjuhës letrare. Detyra e parë që duhej zgjidhur, ishte njësimi i alfabetit. Deri atëherë, shqipja ishte shkruar në disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete të veçanta. Këtë detyrë e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur më 14 deri më 22 Nëntor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit”, thekson Asani i cili shton se “në këtë Kongres, pas shumë diskutimesh, u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht në alfabetin latin që është përdorur edhe në “Fialuer i Rii i Sheypes” nga Shoqata “Bashkimi”. Sipas historianit Asani, në këtë periudhë parapëlqehej më shumë mbështetja në alfabetin latin, alfabet të cilin e zbatonte Evropa e qytetëruar, por edhe pse kishte disa përparësi, kryesisht të karakterit praktik. “ Në këtë alfabet u mbështet edhe shoqëria ‘Bashkimi’, duke pasur si parim që një tingull - fonemë mund të paraqitej edhe me dy shkronja. U ndoq ajo traditë që e vëmë re edhe te autorë të tjerë të shekullit XIX, si Zef Jubani, Pashko Vasa etj. Kështu alfabeti i shoqërisë ‘Bashkimi’ mund të konsiderohet vijim i sistemit shkrimor të këtyre autorëve. Fjalori i kësaj shoqërie pati jehonë, duke e mbështetur shumë organe dhe shkrimtarë të dëgjuar. “, thekson Asani.
Gjertgj Fishta prezantoi fjalorin e “Bashkimit”
Në gusht të vitit 1908, shoqëria "Bashkimi" shpërndau një deklaratë, ku shënonte veprat që kishte botuar gjatë periudhës së ekzistencës prej 10 vjetësh, duke vënë në dukje edhe përparësitë e alfabetit të saj. Me këtë donte t'i tregonte opinionit të kohës vlerat e kësaj shoqërie, veçanërisht në fushë të alfabetit. Edhe në parathënien e këtij fjalori flitet për përparësitë e përdorimit të këtij fjalori në të ardhmen për të shkruar gjuhën shqipe. E njohur për aktivitetin patriotik Shoqëria "Bashkimi", morri pjesë në Kongresin e Manastirit, me atë At Gjergj Fishtaën dhe Luigj Gurakuqi. Fishta luajti një rol të veçantë dhe arriti të zgjidhej kryetar i komisionit të hartimit të alfabetit të shqipes. Delegatët e ngarkuan me një detyrë të tillë për erudicionin e thellë, kulturën e gjerë, forcën e fjalës, mendjen e mprehtë dhe logjikën e fortë. Poeti ynë tashmë kishte bërë emër jo vetëm në Veri, por edhe në Jug. Edhe sistemi shkrimor i kësaj shoqërie pati ndikim te zgjidhja përfundimtare e alfabetit që u miratua në Kongresin e Manastirit. Kështu, alfabeti i sotëm u udhëhoq nga parimi i zbatuar në alfabetin e shoqërisë "Bashkimi", i përfaqësuar nga At Gjergj Fishta, në përdorimin e dyshkronjëshave, që patjetër ka luajtur rol vendimtar. Shoqëria "Bashkimi" me punën dhe botimet që kreu, i dha një nxitje lëvrimit të gjuhës shqipe dhe zhvillimit të letërsisë dhe tekstologjisë shqiptare.

[redakto]