Friday, March 25, 2011

ZGJEDHJET DHE PALACOT E POLITIKES SHQIPTARE

Diteve te fundit degjojme perplasje politike nga tere politikanet aktual per nevojen urgjente  te zgjedhjeve te parakohshme parlamentare. dhe e gjith kjo po prezentohet se eshte ne interes te Shqiptarve. Perkundrazi Shqiptaret asnjehere nuk mund ta kuptojne faktin se asgje nuk kan fituar nga zgjedhjet keto 20 vitet e kaluara, dhe nese vazhdojne me kete mentalitet te zbrazur politik as qe do te fitojne ndonjehere dicka. E tani, aty ka dhe nje rrefim tjeter se nga keto zgjedhje dhe votime mund te fitojne vetem individ dhe grupacione te ndryshme intereesash dhe profitesh.
Politikanet Shqiptar nuk jane te vetedishem se 20 vitete efundit kan qen "njerez te vdekur" qe ende nuk ju eshte lidhur goja, te cilit pervec se kan shitur mjegull, asgje skan bere per popullin e tyre Shqiptare, por thjeshte kan kontribuar qe per ceshtjet shqiptare te mos funksionoje ligji, ose agjenda e tyre ka qen e stolisur me ndonje rrezillek politik, pra sikur qe eshte ligji per perdorimin e gjuhes shqipe, ligji per simbolet kombetare, denacionalizimi i pronave te Shqiptarev dhe te Vakefit, ligji per ndarjen teritorijale, ligji per njesite zgjedhore qe eshte ne dem te Shqiptarve, regjistrimi i popullsise, ndarja e buxhetit te shtetit ne aspektin jo te drejte sipas perqindjes, mosinvestimi ne trojet ku jetojne Shqiptaret, e sidomos aty ku numri i tyre eshte nen 20 % duke u nisur qe nga Ohri e deri ne Veles, etj.
Gomarit qe i digjet shpirti - ja kalon Atit(Kalit), dhe tani jemi deshmitare te asaj gare kur Gomaret me manipulime qe per fat te keq populli yne i ka kuptuar si Kuaj, perseri jane ne perparsi para Atllarve, dhe do bejne c'mos qe perseri ta fitojne koltukun pushtetare qe eshte bere si nje Samare mbi kurrizin e Gomarit i stolisur me xhixhi-mixhi ne te cilin zakonisht ulen palacot e popitikes sone. Keshtu mund te vazhdoje deri sa te vetedisohet ky populli yne i vuajtur, e per perfaqsues te tyre politik te zgjedhin politikan qe do kujdesen per statusin e tyre qytetare e kombetare.
Poliitikanet tane, nese mund ti quajme ashtu, jane Zhonglere qe ne zhonglen e tyre te pasynetuar paska vitamina te ndryshme si A - b - C, bile dhe CKLJ. Bile jane ne gjendje tju ulen ne preher politikanve joshqiptar dhe te bejne politike me lutje si  modeli; "aman kete ceshtje te mos e zmadhojme shum".
Jo, ketyre duhet tu themi MJAFT ESHTE ME ME JU. Me nuk mundeni te jeni perfaqsuesit tone ne politiken e keti shteti - nese mund ti thuhet shtet.


Autor i tekstit eshte Muftiu i Manastirit z. Pellumb Veliu 

No comments:

Post a Comment