Friday, March 25, 2011

REAGIM - SHQIPTARET QE JETOJNE NE JUGLINDJE TE VENDIT JANE SHLYER NGA E DREJTA PER TU MAR ME KULTURE

Shqiptaret nga regjioni juglindore me programin e ri per vitin 2011 te Ministrise se Kultures jane shlyer nga e drejta per tu marr me kulture. Qarte flet ky program i cili kia dal ne gazeten me destruktive Sllave "VECER" se edhe ato proekte te Shqiptarve qe kan kaluar jane shum te aferta me qarqet qeverisese te keti vendi. Por ky numer i vobekte i proekteve te dorzuara nga Shqiptaret, organizatat, shoqatat dhe institucionet qe drejtojne ata, jane sa me hedh nje pike uji ne mes te Oqeanit.
Shoqata jone kulturore dhe atdhetare "Kongresi i Bashkimit" na Manastiri dorzoi per ket vit vetem nje proekt i cili ishte shkur-buxhetore ku behej fjale per botimin e nje permbledhjeje te Poezive nga nje Poet dhe Shkrimtar vendas dhe i ri, liber te cilin duhej ta promovonte shoqata me rastin e nje pervjetori te madh per Migjenin i cili eshte shkolluar ne Manastir, dhe me rastin e Botimit te dyte te Abetares nga Parasqevi Qirijazi, pra 100 vjet, nga ky moment kaq me rendesi per Kulturen tone Shqiptare.
Por jo vetem qe ska fituar shoqata jone me kerkesen dhe projektin e vet. Asnje nga shoqatat apo asociacionet e shqiptarve te Manastirit e as te regjionit Prespe-Pellagoni nuk kan kaluar. D. m . th . mbi 20 mije Shqiptare qe jetojne ne keto ane nuk kan te drejte te merren me Kulture dhe ti gezojne begatite e buxhertit shteterore, mjete keto qe vine po nga keto banore te kesaj ane. Ska kaluar asnje projekt dhe i Shqiptarve te Ohrit dhe Velesit.
Por ajo qe te bie ne sy e qe eshte marramendese per nje pjese te pushtetarve eshte ajo se ne kete Program te Ministrise per Kulture nuk permendet as Muzeu i ashtuquajtur i Alfabetit Shqip ose sic eshte regjistruar gjoja ne regjistrin e institucioneve; MUZEJ NA ALBANSKATA AZBUKA, nuk figuronte ne program askundi. As nje fjale, as nje shkronje se per ket vit do ndahen mjete per punen e keti Muzeumi. E atehere si marin guximin disa pushtetare dhe dalin e genjejne popullin e vet se e paskan hapur "muzeun e alfabetit"?! Turp i madh per ata qe marin pjese ne vendosjen neper komisionet e Ministrise, qe i kalojne vetem proektet e tyre. Eshte nje erresire e pamase qe sta mer mendja kjo. Ministra dhe njerez te pa afte ne vendosje futen neper komisione dhe perdhosin trashigimine kombetare me vese te gabuara dhe me vendime jashtendergjegjese. A e dine keta njerez se nje dite dikush do te gjykoje per ata?!!! A e kan te qarte se pervec atyre qe jane munduar te bejne proektet, dem u bejne dhe pasardhesve te vet? Jane te vetedishem keta njerez apo kullosin bare si duket. Turp i madh per Kulturen Shqiptare !!!  

No comments:

Post a Comment