Friday, March 25, 2011

SHOQATAT DHE ORGANIZATAT QYTETARE NE MAQEDONI PARA SFIDAVE TE QEVERISE

Edhe nje goditje te forte nga ana e pushtetit maqedonas ndaj shoqatave dhe organizatava qytetare dhe joqeveritare. Ministrija e Drejtesise dhe Jurispodences me urdher te Qeverise se Maqedonise ka propozuar ligjin per regjistrim te shoqatave dhe fondacioneve nder te tjerat me ligjin e ri ka propozuar dhe futjen e riregjistrimit te shoqatave, organizatave dhe fondacioneve egzistuese me nje qellim te vetem qe disa nga ato te zhdukeshin fare nga skena shoqerore e keti vendi. Me ket ligj shum shoqata dhe organizata te Shqiptarve ne Maqedoni do zhduken fare pasi qe edhe nuk jane te njohtuara per ligjin e ri dhe ndryshimet ne te, dhe hapsira e sektorit joqeveritare qytetare do ngushtohet shum.
Qeverija me ket ligj do arije shum qellime. Le qe shumicen e shoqatave do ta fshije nga regjistri i pergjithshem, por dhe do e mbush buxhetin e shtetit me para nga se me riregjistrimin e tyre do mblihden shum mjete finansiare ne arken e qeverise se Maqedonise. Pra nje riregjistrim mund te kushtoje nga 1600 denare e siper, edhe pse ne tryezen e sotme qe organizuan qeveritaret thane se riregjistrimi do jet falas dhe se vetem do te behet adaptimi i Statutit te Shoqatave dhe Organizatave me ligjin e ri per to.
Me nje fjale, dikujt i pengon faktori qytetaret dhe zeri i tyre dhe prandaj po ndermer ket hap per ta heshtur zerin e tyre, perderisa ne shtetet te tjera me demokraci te zhvilluar, por dhe tek ata qe bashke me ne dolen nga Socializmi, kte sektore e krahasojne si filter te zhvillimit shoqerore te nje vendi.

No comments:

Post a Comment