Shoqata jone atdhetare dhe kulturore duke e pare gjendjen e pergjithshme te mjerueshme perbrenda Politikes Shqiptare qe po zhvillohet per momentin, aprovoi nje propozim projekt per blerjen e shetpise familjare te Familjes Qirijazi, e cila per momentin eshte prone e nje familjeje Maqedonase, shtepi kjo ne te cilen jane zhvilluar te gjitha ngjarjet e historise tone kombetare gjat Rilindjes dhe pas saje.
Kjo shetpi pasi qe e humbem ne Shqiptaret dhe nuk ja ditem vleren qe te mos lejonim ajo te binte ne duart e te tjerve, mund te kethehet ne duart tona vetem nese mblidhen mjete finansiare dhe ajo te blehet nga pronari i saje, dhe pasi te blehet, e njejta shtepi te shendrohet ne nje Muze Mega Kombetare si shtepi e modelit Shqiptare te kohes se Rilindjes, shtepi e Aristokracise Shqiptare e shekullit te kaluar, por njeherit edhe si Monument Kombetare i te gjitha ngjarjeve te asaj kohe perbrenda Kombit tone.
Ka mundesi qe te bisedohet me pronarin e tanishem dhe eshte i disponuar qe ta jap ate poqese kembengulim ne Shqiptaret anekend ku jemi sepse na takon ajo vetem neve.
U bejme apel te gjith Shoqatave dhe Organizatave ne te gjitha trojet egzistuese Shqiptare dhe ato ne Mergate qe ta miratojne dhe mbeshtesin kete ide dhe projekt i cili do zavendesoje 100 luftra te armatosura dhe nuk do mblidhen finansa me per gjakderdhje, por per kesi momentesh te rendesishme qe i perkasin te gjitha gjeneratave nga fillimi e deri ne mbarim te kesaj Bote per Kombin tone.
Ky muze do te jete Apolitik dhe Apartiak, dhe aty do vendosen te gjitha vlerat qe i posedon ky popull. Na qoft per hajr nisma.
No comments:
Post a Comment