Tuesday, March 29, 2011

Mbi 30 subjekte politike paraqesin kandidatë për Qarkun e Shkodrës dhe Lezhës

Më shumë se 30 subjekte politike kanë paraqitur kandidatët e tyre për zgjedhjet vendore të 8 majit në Qarkun e Shkodrës dhe atë të Lezhës. Përfaqësuesit e komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve thonë se deri tani procesi është normal dhe se forcat politike kanë shprehur interes të veçantë për emrat e këshilltarëve.
Ndërkohë, asnjë prej subjekteve politike, të regjistruara për këto zgjedhje në Qarkun e Shkodrës dhe atë të Lezhës, nuk kanë respektuar detyrimin ligjor që në listat e kandidatëve të tyre 30 përqind të jenë femra.

No comments:

Post a Comment