(I plotësuar) Presidenti aktual i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka deklaruar se ai do ta rrespektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në momentin që do të marrë vendimin me shkrim nga Gjykata Kushtetuese. Ai përsëriti qëndrimin e tij se edhe kur është dërguar ankesa e grupit të deputetëve në Gjykatën Kushtetuese ai do ta rrespektojë çdo vendim të saj.
Presidenti Pacolli në këtë intervistë për RTK-në ka përsëritur shpjegimin e tij edhe për votimin e tij për Qeverinë e Kosovës duke shtuar se askush nga protokolli i Kuvendin nuk e ka udhëzuar atë se si të veprojë pas zgejdhjes së tij president i Kosovës dhe pas mbajtjes së fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës në cilësinë e presidentit të Kosovës.
* * * * * *
Kanë kaluar vetëm 35 ditë që kur Pacolli u zgjodh president i Kosovës, në seancën e 22 shkurtit të këtij viti nga Kuvendi i Kosovës. Por, zgjedhja e tij për president u kontestuam dhe tani Gjykata Kushtetuese, të hënën shpalli vendimin, se zgjedhja e presidentit është bërë në kundërshtim me nenin 86 të Kushtetutës. Përpjekja për të marrë një deklaratë nga zyra e presidentit Pacolli apo nga këshilltarët e tij për këtë çështje edhe ditën e martë ishte e kotë. Ata kanë preferuar të rrinë në heshtje dhe të mos deklarohen për këtë çështje as për hapat të cilët në vazhdim do ti ndërmarr presidenti Pacolli.
I vetmi që ka qenë i hapur për mediat ka qenë këshilltari i presidentit Pacolli, Naim Maloku i cila tha se presidenti do ti zbatoj rekomandimet që pritet të vinë të mërkurën nga Gjykata Kushtetuese.
“Presidenti respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe do t’i respektojë edhe rekomandimet që vinë nga ajo, ato i presim nesër (të mërkurën)”, tha Maloku.
Gjithashtu, edhe partia e Pacollit, Aleanca për Kosovën e Re ka zgjedhur rrugën e heshtjes dhe zyrtarët e kësaj partie nuk kanë pranuar të flasin para mediave lidhur me këtë çështje, e aq më pak me hapat që kjo parti do të ndërmarr tani pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Madje edhe Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Makolli nuk ka dashur të prononcohet për këtë çështje.
No comments:
Post a Comment