Tuesday, March 29, 2011

ARTI FISNIK I TË UDHËHEQURIT ME PËRULËSI

Nga: Rick Boxx

Kam dëgjuar shpesh drejtuesa biznesi që flasin me admirim per ndonjë koleg ose punonjës të vecantë. Të gjithëve na pëlqen të vlerësohemi sidomos kur fjalët e mira vijnë nga ata me të cilët punojmë. Por, shumë kohë më parë, më bënë përshtypje në mënyrë të vecantë  fjalët e një kamarieri që shërbente në sallën ku unë po mbaja një ligjëratë. 

Ai e kuptoi që unë isha aty figura kryesore, prandaj m’u afrua dhe filloi të më fliste me admirim për një prej pjesmarrëseve në atë konferencë. Kamarieri e kishte fjalën për Denisën, një biznesmene e talentuar dhe njekohësisht instruktore e zonja. Ajo bënte pjesë në grupin e të ftuarve. Ai tha: “Sapo pashe që Denisa është pjesmarrëse në këtë konferencë, kjo për mua do të thotë që konferenca është me vlerë.”  “Denisa”, vazhdoi ai, “është instruktore e zonja. Ne kemi qejf të punojmë me të, sepse ajo i trajton mirë njerëzit.”

Interesante! Megjithëse Denisa njihej botërisht si personalitet i lartë i biznesit, ajo paskish gjetur kohë për të treguar afrimitet dhe interesim për personelin e hotelit. Në vend që të mbahej më të madh dhe të kërkonte trajtim të vecantë prej tyre, ajo ishte shndërruar në shërbenjëse e shërbyesve.

Në librin e tij Good to Great (Nga i Mirë në i Madh”, Jim Collins (Xhim Kollins) flet për konkluzionet e një studimi në lidhje me kompanitë më të suksesëshme. Një nga karakteristikat e veçanta të këtyre kompanive është se drejtuesit e tyre demostronin nivel të lartë vendosmërie. Por një karakteristikë  tjetër e përbashkët e tyre ishte edhe “përulësia”. Ai shkruan kështu:

“… këta drejtues i largojnë nga vetja egot personale duke i kanalizuar ato drejt një qëllimi më të madh, ngritjen e një kompanie të suksesëshme…ambicja e tyre shtrihet për kah institucioni dhe jo për kah vetja e tyre.”

Më poshtë, në librin e tij, Collins vëren: “Ata që i kanë përshkruar këta lloj drejtuesish kanë përdorur rëndom cilësime të tilla si: i qetë, i përulur, modest, i rezervuar, i turpshëm, i këndshëm, i butë në sjellje, i përmbajtur...” Thënë ndryshe, sipas këtij autori, “njerëz që prodhojnë rezultate të jashtëzakonëshme duke qenë në dukje të zakonshëm”

Kjo bën kontrast të dukshëm me ata drejtues biznesesh për të cilët bëhet një publicitet i madh në media. Drejtuesit e tipit  Nga i Mirë në i Madh” që përmend Collins-i, duket se e kanë kuptuar kurthin që i ngre vetes njeriu të cilit i hyn vetja në qejf. Në Testamentin e Ri të Biblës thuhet kështu: “…secili prej jush të mos e vlerësojë veten më shumë se ç’duhet, por te jete modest ne mendimet e tij dhe te gjykoje veten , sipas masës së besimit që Perëndia i ka dhene secilit ” (Romakëve 12:3).

Jezu Krishti, jeta e të cilit shërben si shembull madhor përulësie për miliona njerëz në botë, na mëson te Mateu, 23:12, "se kush do të lartësojë veten, do të poshtërohet; dhe kush do të përulë veten, do të lartësohet."

Mesazhi është i qartë: Në qoftë se je në kërkim të një lideri të përkryer, shiko mes atyre që me përulësi u shërbejnë të tjerëve. Dhe, në qoftë se do të bëhesh vetë lider i përkryer, mëso së pari artin e të shërbyerit dhe të udhëhequrit me përulësi.

Copyright 2010, Integrity Resource Center, Inc. Adaptuar me lejen e "Integrity Moments with Rick Boxx," komente mbi cështje të integritetit moral në biznes nga këndvështrimi i Krishterë. Për të ditur më teper mbi Integrity Resource Center (IRC), ose për të përcaktuar se në cfarë mase ti vetë i ndjek parimet e Perëndisë në biznesin tënd, provo pa pagesë testin FIRE  në vebsajtin  www.integrityresource.org.

CBMC INTERNATIONAL:  President: Robert Milligan
1065 N. 115th Street, Suite 210Omaha, Nebraska 68154U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
  Për cdo pyetje drejtohuni tek: www.cbmcint.org


Reflektim/Diskutime Pyetje


1.                 A ke qenë pjesë e ndonjë organizate apo ke asistuar në ndonjë takim ku të ka bërë përshtypje të thellë ndonjë lider për mënyrën se si e ka demonstruar përulësinë ndaj të tjerëve? Në rast se po, shpjego se cfarë konkretisht të ka bërë përshtypje nga sjellja e tij.


2.                 Ndoshta nuk e ke lexuar librin e Jim Collins-it, Good to Great, por pse mendon se aftësia për t’u kujdesur për nevojat e të tjerëve është veçoria kryesore dalluese e një lideri të përsosur?


3.                 Pse mendon se mburrja, madje edhe arroganca, janë sot kaq të dukshme te liderat më në zë, ndërsa ata që kryejnë detyrat me ndërgjegje dhe pa u ndjerë, nuk vlerësohen? A mendon se vetmburrja dhe imponimi janë të nevojshme për të arritur sukses dhe për ta çuar kompaninë përpra? Pse, ose pse jo?


4.       Çfarë mendon për mësimin biblik ““…secili prej jush të mos e vlerësojë veten më shumë se ç’duhet…”  ose për mësimin  që na jep Jezusi se “kush do të lartësojë veten, do të poshtërohet; dhe kush do të përulë veten, do të lartësohet”? Sa e lehtë – ose sa e vështirë – është ta bësh këtë në praktikën e jetës së përditëshme


SHËNIM: Në rast se e ke Biblën dhe do deshe të lexoje më shumë për këtë subjekt, shiko pasazhet si më poshtë:

Fjalë të Urta 11:2, 15:33, 16:18, 18:12, 22:4; Filipjanëve 2:3-4; 1 Pjetri 5:5-6

No comments:

Post a Comment