Friday, March 25, 2011

KOMENT - "Mali digjet, Plaka krihet"

Me rstin e festes se shpikur te shoqates (mos) zgjohu si DITA E PLISIT 


Populli yne ka nje shprehje popullore te mrrekullushme qe e perdor, dhe kjo eshte realiteti i potencuar i mendjelareve qe produkojne karizem te rrejshem ne opinjonin e gjere Shqiptar ne Maqedoni.
Para ca kohesh nje shoku im ne profilin e Facebookut me leshoj nje mesazh ne te cilin kjo shoqata (mos) zgjohu ishte e prezantuar si shoqate krishtere ZGJOHU. Dhe miku im reagonte asper ne kete prezantim per shoqaten (mos) zgjohu se kinse Islamistet e kan perllosur me ate qe e kan quajtur shoqate krishtere.
Me vjen keq qe dhe shum "intelektual" me "fame" artistike, leshohen ne aventura te pabaza dhe te pakuptimta dhe u sherbejne servilizmave te disa subjekteve politike te Shqiptarve ne Maqedoni, dhe behen preh e erresires te keti vendi.
Dhashte Zoti qe kjo shoqate, apo organizate te ishte e Krishtere, dhe nuk do ndodhnin ato qe ndodhen ne Kalane e Shkupit. Pastaj, se kuptoj edhe kete se pse u pengon qe e quajne te Krishtere?! Shqiptaret, a e njohin historine e tyre reale, apo produkojne dhe prodhojne histori coroditese si u konvenon popujve Sllav ne Ballkan dhe te tjereve. Gjith kohen me gojeplote po ulerisin per Skenderbeun, dhe harrojne se ai ka qen i Krishter, dhe se ka luftuar me sakte per mbrojtjen e Krishterimit nga sundimi varvar i Turqve Osman. A e dine ket histori Shqiptaret, apo u pelqen te jene her Shqiptar, her Arab e her Turq?!!! Cudi metevertete!!!
Ngrihen keta njerez ne Kalane e Shkupit dhe masin forcat. Bagra e njeres pale me ate te tjetres, vetem se psr tia kthyer rejtingun e humbur njera njeres partie e btjetra tjetres. Ata permes kesaj si kaos duan ta kthejne rejtingun dhe besimin e humbur sepse nuk kan se cfar tu ofrojne meteper, qe te dalin e ta votojne protagonistin e kaosit shqiptare Ali Zafmetin.
More zoterinje te dashur te (mos) zgjohut. A e dini ju se me at gjest qe e bete atje ne Kala, demtoni Shqiptaret atje ku jane pakice, si ne Manastir, Prilep, Resnje, Dollnen, Veles, Krusheve, e gjetke. A e dini ju se do vine ata Piromanet Sllav dhe do na i djegin shtepite, pronat, dyqanet, objektet fetare. E keni te qarte ju kete?!!! Apo kjo nuk u hyn ne koke fare?!!! Kur jeni aq burra dhe trima, ejani dhe na mbroni mbasi keni filluar me qellime te atilla, se kollaj eshte atje ne Kala te behesh trim ku je shumice dhe ku i ke te gjitha perfaqsite diplomatike.
Ju metevertete treguat me kete se qenkeni tamam Fundamentalista be, cfar te Krishter, dhe se nuk u han P...a per Shqiptarizmen! I pam cilat persona ishin me ju ne Kala. Ju rate ne gracken e qeveritarve te keti shteti pashtet, dhe u kycet ne planet e tyre Serbo-Sllave aq mire sa sta mer mendja. Cmendoni ju se populli han kashte dhe nuk do ti hetoje keto ujdite e juaja? E keni shum gabim.
Pastaj, dilni, dhe pa piken e turpit festoni, kinse diten e plisit ne Teatrin Partiak te Bitpazarit. Jo more. Shikoni mos po na bindeni se mos po ishit ne te drejte?!!! Populli Shqiptar dhe Intelektualet e keti populli vdesin dit per dit per kafshaten e gojes, e ju jeni mbledh dhe po e festuekit pavarsine e Kosoves!
Me cka kontribuat ju te (mos) zgjohu-t per pavarsine e Kosoves?!!!
rrofte Amerika dhe NATO-ja se une e ti o Artan Grubi do gjindeshim sot dikund nga Sicilija ose nga Afrika. Pa lerni ato parada dhe ti perveshim duart e te punojme ne planin e zhvillimit ekonomik te vendeve shqiptare e mo ta vjedhim popullin tone, te nxjerrim ndonje shkencetare me fame boterore, ndonje aktore e artist me fame boterore, ndonje kosmonaut, a dizajnues famelarte, te zhvillohet rinija jone ne aspektin kulturologjik me vlera te pasterta etike dhe qyteteruese, e jo tu ofrohet dhuna si model i kaosit dhe Djallit, dhe krimi si alternative e jeteses, e te mbushen burgjet vSllave dhe ato boterore perplot me Shqiptare sic jane mbushur.
Po te shtroj nje pyetje ty o Artan Grubi. A e din ti se cfar definicioni kan per ne ne Bote te tjerit? Nuk e din, mesiguri!!! Na njohin si Komb i Inkriminuar, si Kriminela, pasi jane mbushur te gjith burgjet e Evropes perplot me Shqiptar.  Pa leri ti ato pallavrat e tua se bashku me ato shoket e Politikes se besa do ndodh dhe perbrenda Kombit tone nje rrevolucion i tmerrshem. Ne te shoqates sone po te lusim. Hiq dore nga prapambeturija.


Nga Shoqata kulturore, atdhetare "Kongresi i Bashkimit"

No comments:

Post a Comment