Politika Shqiptare ka një kohe të gjatë që po ndeshet me debillo-profitizmin dhe debitimin e klano-servilistve që shetisin nga një Parti në tjetër Parti Politike. Krijimi i këtyre strukturave që nga vitet e 90-ta, dobësuan idealizmin politik tek Shqiptarët e Maqedonisë, dhe në skenë dolën profitantët dhe klanet kriminogjene të tipeve të ndryshme të veprimit në skenë, duke sjell habi dhe mizori në mesin e Shqiptarve të këtushëm, por dhe vrasje e gjak.
Kohëve të fundit në skenë dalin forca të reja Politike, organizime këto që janë të lejuara me ligj, të cilat mund ta ndryshojnë spektrin dhe mënyren e zhvillimit politik në kët vend të bastarduar, nërastëse nuk do ndodh që edhe në këto Subjekte politike nuk do futeshin strukturat paraprake, siç ka ndodhur deri tani.
Në praktikën e deritanishme, ka patur raste kur Ideologjija nuk ka udhëhequr me këto Subjekte politike egzistuese, por disa prapavija siç i përmendëm dhe më parë, andaj situata në mesin e elektoratit Shqiptar në kët vend është alarmante, nuk kan besim tek askush mëtepër dhe thonë se; edhe po të dalim në votime edhe po mos dalim, përsëri do fitojnë (ata), sepse po mbushen kutitë me fletvotime sipas dëshirës së pushtetmbajtësit. Nuk e lëshojnë ata kolltukun aq lehtë, thonë qytetarët Shqiptar, e sidomos në ato vende ku popullata shqiptare është me shumicë. Atje ku janë me pakice, as që i pyet dhe as që i llogarit dikush si të gjallë.
Pasi që edhe unë isha i ftuar si pjesmarrës në Konventën e RDK-ës që u mbajt ntë Dielën në Shkup, më ra në sy se edhe aty kishte tipa të llojeve që i përmenda më lartë në tekst, dhe nëse nuk do qërohen rradhët që nga starti, dhe në shprehje të vinë ata që e dinë dhe e njohin Idealiymin Politik, shum shpejt këta matrapazët do e marin shkopin e dirigjimit me situatën edhe në RDK. Por, pastaj kush do tu besojë atyre se?!
Ma merr mendja se Kreu u RDK-ës i ka parasyshe këto devidenca dhe se nuk do lejojë që autoriteti i tijë i krijuar me mund dhe me punë, të bjer aq shpejt në ujë dhe të fundoset, se ti thuash vetes RILINDAS nuk është mahi dhe punë e vogël. Rilindasit kan qen persona që kan lënë familjen dhe gjithçka për idenë e Kombit dhe Shtetit, dhe janë nisur në një rrugë ku nuk është ditur vallë do ket kthim, apo jo.
Si do që të jetë, me kët spektër Politik që kan Shqiptarët e Maqedoniosë, dhe në mos vënjen në dyshim të veprimtarisë së Kreut të RDK-ës z. Rufi Osmani, ma merr mendja se fitorja politike e Shqiptarve të Maqedonisë kësaj rradhe do jet e pastër dhe e sigurtë, duke e ditur dhe njohur kapacitetin e tije profesional, politik, dhe kombëtarë.
Edhe gjat formimit të degëve nëpër vendbanimet ku banojnë Shqiptarët, duhet patur kujdes nga Ringishpillat Politik që rrotullojnë nga një Parti në tjetër, se ashtu mund ti prishet imazhi Partisë që mbanë emrin më prestigjioz Rilindja Demokratike Kombëtare, që rrënjët nuk i ka qysh sot, po ajo së pari herë është themeluar që më vitin 1899 - 1900 në Boston nga Rilindasit Shqiptar që kan jetuar përkohsisht atje në at Botë, Parti, e cila ka kontaktuar dhe me Kryetarin e atëhershëm të SHBA-ve z. Willson i cili ka ndërmjetsuar në Konferencat dhe Paktet që janë mbajtur në Kontinentin e Vjetër të Evropës për zgjidhjen e çështjes së shtetformimit dhe pranimit të Shqipërisë si shtet i pavarur. Parti kjo që është formuar nga Rilindasit: Mitëhad Frashri, Sevasti Qirijazi, Gjergj Qirijazi, Petro N. Luarasi, etj.
RDK-ja ka dhe një obligim madhorë që të kujdeset për Shqiptarët e Juglindjes, ku janë me mëpakicë, duke filluar nga Ohri e deri ne Veles. Këta njerëy janë lënë këto 11 vite fare pasdore, nuk është investuar asgjë, marveshtja e Ohrit atje nuk funksionon pothuajse në asnjë sferë të jetës, Shqiptarët e këtushëm kan ëndje për emigrim, nga shkaqet Politiko-Egyistenciale, dhe shum punë të tjera Ifrastrukturale që u mungojnë atzre. Bile, qëllimi krzesorë i RDK-ës duhet të jetë kz regjion, sepse në Tetovë, Strugë, Gostivar, Dibër ska cfar të ndrzshohet më. Janë plotësuar standardet krzesore me shkollim, punësim, etj. Sidomos, duhet kujdes të veçantë tu përkushtohet bujqive të Pellagonisë që mirren me prodhimin e Duhanit, ku numri i përgjithshëm i prodhuesve është mbi 80 % Shqiptar.
Mbani mend vargjet e Gjergj Fishtës të nderuar Rilindas të rinjë se pa ato fjalë dhe ideale nuk arin dot as një çap Kombi ynë Shqiptar.
Nga Redaksija.
No comments:
Post a Comment