Edhe ne kohen e Socializmit nje periudhe Bezistani perjetoj nje reneje, dhe thuaj se gati ishte qe te ruinoheshte. Por aty nga vitet e '90-ta perseri u meremetua dhe disi u ringjall jeta ekonomike ku filluan te hapeshin shum dyqante tregetije, kafenera dhe veprimtari te tjera ekonomike.
Keto vitet e fundit mbi 6 vite e siper, Bezistani ka filluar perseri po e humb bukurine e vet dhe po ruinohet. Sidomos keto vitet e fundit 2010 dhe 2011 ka gjasa qe ai te zbrazet fare dhe te mos funksionoj me si qender tregetare. Per cdo dite pronaret e dyqaneve po i mbyllin ato duke mos patur leverdine e egzistimit ne treg nga harxhimet dhe tatimet qe ua ka ngjeshur shteti dhe pushteti lokal. Shumica nga ata kan mbetur pa hic pune dhe bredhin rrugeve te qytetit duke kerkuar ndonje shprese a shanse per te mbijetuar.
Para disa vitesh tregetaret dyqanxhinje ishin te kenaqur nga puna e tyre sepse si bleres u paraqiten fqinjet Grek te cilit vinin dhe blenin nga Manastiri sepse cmimet ishin te lakmueshme dhe te ulta. Me profilimin e krizes politike mes dy shteteve, ati te Maqedonise dhe Greqise per shkak te emrit, ky numer jo qe u zvogelua, por nuk mbeti me fare se te gjith ato bleres u destinuan ne komunen fqinje te Prilepit ku cmimet ishinakoma me te ulta.
Ne bisedat qe i kemi me miqt tane pronare te dyqaneve na deklarojne se nje nder shkaqet eshte dhe kriza e papunesija e popullates me qe ka rene fuqija blerese tek ata, dhe rralle kush qaset ne dyqane qe te bleje ndonje gje. Vetem brenda dy muajesh ne Bezistanin e Manastirit jane mbyllur mbi 10 dyqane dhe per momentin jane te zbrazura. Per ne carshine e vjeter dhe ne qendren e qytetit te mos flasim. Atje mbyllen dyqane per cdo dit.
Fati i Bezistanit historik te cilin e ka djegur nje here dhe Ali Pashe Janina, do te jete i kobshem si duket po sdoli vendi nga kjo situate e mjerueshme ekonomike dhe politike. Edhe Shqiptaret e Manastirit me nuk do ken vend ne Bezistan nga se varferija do e beje te vehten.
Shkroi: Fergim Demiri
No comments:
Post a Comment