Partite Politike te Shqiptarve ne Maqedoni fort mire e dine se mbi tre deputet i nxjerrin nga Zona numer 5-se zgjedhore ku gravitojne keto vende te permendura ne kete shkrese. Dhe pasi te fitojne mandatin, ata me nuk i sheh me sy.
Ka logjike qe p.sh. neper institucionet e qytetit te Manastirit, Partija qe vjen ne Qeveri, flas per ato Shqiptare, te punesoje Shqiptar nga jasht Manastiri?!!! Kesi raste ka mbi tre, dhe me tentim qe ky numer te shtohet dhe Shqiptaret e Manastirit te ngelin pa pune, per shkak se nuk jane anetare te kesaj apo asaj Partije Politike, duke mos e rrespektuar profesionalizmin dhe zotesine e tyre. Kjo ndodh vetem ne kete rrafsh. Po ne rrafshet tjera te jeteses, eshte akoma me zi.
Si do komentohej p.sh. rasti me komunen e Krusheves ku Shqiptaret tani me jane mbi 23% nga popullata e pergjithshme, kurse perfaqsimi i tyre i drejte ne institucionet me karakter lokal, por dhe shteterore ne kete komune nuk egziston fare, pervecse ne Polici?! Per shkollimin se me cfar probleme po ndeshen Shqiptaret ne kete regjion te mos flasim. Nje ndertese ne fshatin Zhitosh te Dolnenit nuk jane ne gjendje ta mbarojne tani me 11 vite, dhe nxenesit e shkolles se mesme atje jane penge e deshirave te Politikaneve shterpamane qe nuk kan deshire e as guxim qe ti zgjidhin keto ceshtje. As bile klasat e formuara si shkolle nuk po u lejojne nga Kercova qe te ndaheshin ne shkolle me vehte.
Disa Politikan gjith kohes po levdohen se kan hapur Muze ne Manastir, dhe ne fund del se nga kjo ska asgje. Ka rendacake qe vrapojne pas tyre duke dashur ta zgjidhin vetm problemin e femijeve te tyre per punesim, dhe ti shesin vendet e punes per para tek maqedonasit. Ka pra dhe raste te ketilla.
Emigrimi e ben te vehten. Sidomos koheve te fundit te gjith jane te disponuar qe te ikin jashte. Dhe pse jo! Atyre qe gjith vitin kalben neper arat duke punuar me duhanin, kurkush nuk u del zot kur ua marin gati pa para. Askush nga Partite Shqiptare nuk doli ne terren qe ti shikonte ata votuesit qe ua dhan voten per nje diet me te mire, dhe per nje jete me te begatshme.
Politika eshte interes, pohojne ata tani dhe e kan kuptuar se ku qendron problemi. Ata, nese ka tani sic paralajmerohet zgjedhje te crregullta, do votojne per Partite joshqiptare, atje ku do ta gjejne interesin e tyre. "Politika nuk eshte patriotizem", thone ata. "I mesuam trikat dhe mjeshtrite e genjeshtrave politike dhe ne", deklaruan bujqit e Pellagonise.
Autor: Fergim Demiri
No comments:
Post a Comment