Tallavaxhitë kompozues të opinionit shqiptar – Fërgim Demiri

I thash dajës tim një dit duke u takuar te “Rrapi”, e provuam një ujë elbi se ishte nxehtësi e murmullosur për ta shuajtur etjen, se vaj medet dertit që na u shpall në mexhlis, e kush mbërrini ja doli llafazan i mexhlisit për të menduar se ka bërë një opinion për vete.
“Eh more Dajë, it hash, ta dijë ky “Rrapi” sa gomarzillëqe ka ky mjedis, do shkulet nga rrënjët po hesht shyqyr që nuk din gjë!
Daja me kujdes lëpinte gotën e ujit të Elbit, dhe kohë pas kohe e ujdiste kapelën e tij mbi kokë, dhe me vëmendje më përcillte në llafet e mija.
Dhe ja, sa ta hapësh ndonjë gazetë a ndonjë faqe në internet, opa e ke një komentues a kolumistë, dhe menjëherë të bie në sy maskarallëku i ndonjë ideje frapante, si burrat trima si gjeldeca, japin jurish habide...Ec e ti kuptosh disa se janë aq të paqartë sa pëllama e gomarziut. Hiç nuk u shkon ndërmend se i lexon opinioni dhe se nganjëherë i villet ati nga bllabllabllaja e tyre e zbrazur pa sheqer e pa biber. Shkruajnë, dhe ofendojnë, rrahin gjokset, ti shohësh i kanë bërë zi, ama në jetën reale si ke hiç kund. Shajnë Intelektualët, Shkrimtarët, Profesorët, Dijetarët, ama hiç nuk ua ndien...
Daja, i shkreti me dëgjon me vëmendje duke buzëqeshur ndonjëherë dhe pohon me kokë tundje fjalët e mija duke pirë me vëmendje lëngun e Elbit se ai vërtet të freskonte. « Epo kështu janë or nipi, më ndërhynte në llafet, ata janë kompozues të tallavave, prandaj ti si njeh mirë se je larg tyre », më shpjegonte ai.
« Mirë, i thash Dajës, e di që ka degraduar gjithçka, po çfarë kemi ne të dëgjojmë tallavatë e tyre » ? “Eh, mu përgjigj Daja, ata tani e kanë vaktin. Ti nipi si duket nuk je në rrjedha”.
Mirë, e pranova disi këtë si realitet dhe ofshama njëherë në vete. U bëra sikur e kuptova Dajën, po akoma se kisha të qartë këta ditëzinjtë, si dalin me sharje, fyerje, ofendime, dhe ç’është më e keqja, si grinden mes veti për hiç kund punë, vallë është më e vjetër Veza apo Pula. Klithin duke mbrojtur teza boshe pa pikën e turpit se marrin në qafë një Komb të tërë.
Jo, ata se kishin mërzinë hiç për gjëra madhore, por për atë se kush ka ndërtuar Kish e kush Xhami, kush kujt ia ka hedhur më shumë zullumin, cili është hajni më kualitativ, e me politik s`kanë asgjë hiç të përbashkët.
« E, foli pas shumë kohe përsëri Daja dhe tha : ka Kuaj shumë nipi në këtë botë rrënuese. Ke kuaj lame, kuaj për shalë, kuaj për samar, ke kuaj për në dasma, ke kuaj për gara, për për vrapime të gjata, ke kuaj për me dru, por ke dhe Kuaj Teknefesa ».
Nuk i pata të qarta qëllimet e Dajës dhe e pyeta për këto se çfarë lloje na qenkan këto Kuaj e sidomos më interesoj për ato Teknefesët. Daja kishte një mori të dhënash për Kuajt dhe ma dha përgjigjeje sahora.
“Dëgjo nipi këtu me Dajën. Ti je i ri dhe nuk i njeh Kuajt, prandaj nuk i din këta Teknefesët , më tha. Ata janë shkurtpamës dhe prandaj kur ua vendosin Frenin u vendosin tek sytë balancime që të shohin drejt, se po mos do humbasin në hapësirë dhe nuk do jenë në gjendje as të lëvizin. Ata nuk mund ti ngarkosh me barrë, as me dru, as me thasë, e as tu hipish se nuk kanë takat. Ato Kuaj janë për rrugë të shkurtër, dhe të këpusin ndër të ngrënë Tagji. Se pos u dhe, ato do vdesin. Me Dajën, kështu është puna dhe me këto kompozuesit e opinionit tallava. Shkruajnë kur të duan, shesin mend sa se kanë, me Okë të tëra, shajnë, fyejnë, ofendojnë, përçajnë këtë popull, dhe bëjnë si tua do qejfi. Po ama mos harro nipi se do vijë një ditë kur këtyre Kuajve Teknefesë do u zihet fryma dhe do ikin, se nuk do kenë takat më. Përsëri në skenë do mbeten Kuajt me Dyzgjyne të Arta për shtigjetë gjata”.
VLERËSO TEKSTIN
TJERA NGA OPINIONE


No comments:
Post a Comment