Sunday, July 10, 2011

Manastir: Shumë pak mërgimtarë sivjet në vendlindje

Manastir: Shumë pak mërgimtarë sivjet në vendlindje


Një numër i vogël i mërgimtarëve nga zona e Manastirit dhe Prespës kanë mbërritur sivjet për pushime në  vendlindje.
Kriza ekonomike, problemet financiare të mërgimtarëve si dhe distancat e largëta sidomos për familjet nga shtetet tejoqeanike kanë bërë që shumë veta të mos vijnë këtë vit për pushime.
Pjesa më e madhe e atyre familjeve vijnë për martesa dhe arsye të tjera familjare. Gjatë këtij sezoni do të mbahen disa ahengje dhe martesa që janë prenotuar.
Mosardhja e vazhdueshme e mërgimtarëve ka bërë që shumë familje mërgimtare të mos vijnë për pushime, ndërsa të rinj tanimë nuk janë të interesuar për të vizituar trojet e të afërmve të tyre.
Kjo ka bërë që të mos organizohen takimet e mërgimtarëve në disa vendbanime sic janë ato të Nakolecit, Bollocrkës dhe Gërcarit.(Fërgim Demiri/INA)

No comments:

Post a Comment