Thursday, July 14, 2011

Ministria e Kulturës nuk mbështet përvjetorin e Migjenit

Ministria e Kulturës nuk mbështet përvjetorin e Migjenit


Ministria e Kulturës e Maqedonisë nuk ka mbështetur shënimin e përvjetorit të poetit të mirënjohur shqiptar Millosh Gjergj Nikolla. Shkrimtari i njohur si poeti i mjerimit ishte si pikësynim i Shoqatës Kulturore "Kongresi i Bashkimit" në Manastir për të shënuar përvjetorin e tij dhe rikujtimin e jetës së tij në Manastir, ku jetoi dhe punoi si mësues gjatë një periudhe të jetës së tij. Migjeni kishte jetuar në Manastir, ku kishte ndjekur mësimet në shkollën teologjike për prift, sepse ajo ishte edhe dëshira e prindërve të tij. 
Drejtues të Shoqatës janë të indinjuar nga mospërkrahja e Ministrisë së Kulturës, pasi që mbështetja e këtij përvjetori do të ishte një shenjë e veçantë, pasi që Migjeni vargjet e para i kishte shkruar qysh nga Manastiri. 
Shoqata "Kongresi i Bashkimit" kishte organizuar një solemnitet poetik dhe program kulturor-artistik, ndërsa ishte paraparë edhe vendosja e një busti të Migjenit në shkollën fillore shqipe në Këshavë. 
Shoqata pret mbështetjen e sërishme të institucioneve për të organizuar një recital në bibliotekën e Manastirit për të rikujtuar veprën e Migjenit të ashtuquajtur poeti i shekullit të ri. Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër në një familje ortodokse, i ati zotëronte një bar; vdiq më 26 gusht 1938 në moshën 27-vjeçare në një sanatorium pranë Torinos në Torre Pellice. Ishte poet dhe prozator shqiptar. (Fërgim Demiri/INA)

No comments:

Post a Comment