Mërgimtarë dhe pa pare

Siç njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në Manastir, viteve të fundit gjithnjë e më tepër ulet numri i mërgimtarëve të cilët vizitojnë familjet e tyre në vendlindje.
“Edhe në Evropë, është bërë vështirë të gjesh një vend pune. Për dallim nga vitet e mëparshme është rritur papunësia por edhe janë zvogëluar pagat, me një fjalë është ulur standardi. E kemi vështir të grumbullojmë parat për të ardhur në pushime në vendlindje”, u shpreh një mërgimtar nga Manastiri i cili jeton në Gjermani.
“Momentalishtë nuk punoj. Jetoj vetëm me të ardhurat nga sociali. T’ju them drejtë kam hyrë borxhë për të ardhur në pushime në vendlindje. Kanë ndryshuar kohërat, nuk është më si më parë, kur kishin një standard të lartë por edhe ndihmonin të afërmit tanë”, theksoi një mërgimtar tjetër i cili jeton në Austri.
Të pakt janë ata që vijnë, për shkak të martesave të fëmijëve me djem e vajza nga atdheu duke e zbrazur numrin e popullsisë rinore në këto treva dhe duke mbetur njerëzit në moshë të shtyer.
Ka shumë vite me radhë që destinacioni dhe rrugëdalja e të rinjve Shqiptar është Perëndimi ose lindja e largët, Australija dhe Zelanda e Re, ku mendojnë se do gjejnë jetë më të lumtur dhe luksoze si dhe do të pasurohen shumë shpejt.
Viteve tjera organizoheshin takimet e tyre ne Gërçar të Prespës, në Nakolec dhe në Bollocrkë. Por këtë vit, sikur ka rënë ky interesim dhe duket se interesimi i kthyesve nga mërgata është tepër i vogël dhe se ka pak dasma verore që organizojnë ata kur kthehen.
Kriza ekonomike globale ka goditur edhe mërgimtarët dollogozhdarët që punojnë në vendet perëndimore. Përveç zvogëlimit të dërgesave në familje, këtë vit nuk pritet edhe ndonjë ardhje masive në vendlindje. (Fërgim Demiri/INA)
No comments:
Post a Comment