Tuesday, July 19, 2011

Pasardhësi i Skënderbeut, pas gjysmë shekulli në Shqipëri: Ne ekzistojmë

Giorgio Maria Castriota Scanderbeg ka shkelur për herë të parë pas 55 vjetësh tokën shqiptare. Është pasardhës i heroit kombëtar nga linja e Napolit. Jeton në Kazerta, afër Napolit së bashku me gruan, Stefania dhe dy djemtë.
Ka mbërritur dje në portin e Durrësit, aty ku 500 vjet të shkuara u largua familja e Skënderbeut e ka udhëtuar më pas drejt Krujës.
Emri e lidh pashmangshëm me Skënderbeun. Është pasardhës i heroit kombëtar nga linja e Napolit. Zyrtarisht njihet edhe linja e Leçes, ndërsa ka shumë të tjerë që abuzojnë me këtë emër.
Me ftesë të drejtorit të Institutit Kombëtar të Diasporës në Ministrinë e Jashtme, z. Roland Bimo, do të njohë nga afër vendin e të parëve. Ka mbërritur rreth orës 10.00 në Tiranë dhe pak më pas ka udhëtuar drejt Krujës. Nuk i përshkruante dot emocionet e kësaj vizite të parë.
Sot do të udhëtojë drejt Peshkopisë, ku me mbështetjen e kryetarit të bashkisë, Ilir Korsit dhe kryetarit të qarkut, Naim Gazidede, do të zhvillohen edhe festimet kryesore pranë shtatores së Skënderbeut në këtë qytet, realizuar dy vjet më parë nga artisti Sadik Spahiu me mbështetjen e Zaim Krosit.
Një udhëtim në fshatin e vendlindjes së paraardhësve në Sinë dhe pastaj udhëtimi drejt Dibrës së Madhe, ku do t’i presë kryetari i bashkisë, Argëtim Fida. Aktivitetet do të vazhdojnë me një pritje të ministrit të Jashtëm, z. Haxhinasto e më tej Giorgio (Xhorxho) do të shkojë në Arkivin e Shtetit për të dorëzuar dokumentin e pemës gjenealogjike të familjes marrë nga Arkivat e Këshillit të Konsultës Araldike.
Në një intervistë për gazetën “Shqip”, Giorgio Maria Castriota Scanderbeg tregon historinë e tij dhe të familjes.

Kjo është hera e parë që ju vizitoni Shqipërinë. Cilat janë ndjesitë apo mendimet që ju vijnë?
Hera e parë është një ndjesi shumë e veçantë. E pres këtë moment prej më shumë se 55 vjetësh. Emocionet janë të pafundme. Kam jetuar me to gati një muaj më parë, kur Ylli Polovina, me të cilin jam njohur më herët në Itali, më tha se mund të ishte mundësia të udhëtoja drejt Shqipërisë me një ftesë zyrtare. Kjo më nderoi shumë. Shpresoj të jem në lartësinë e duhur të përfaqësoj denjësisht familjen time Kastrioti Skënderbe në vendin nga i cili u nisëm 500 vjet më parë. Shqipëria do të ishte i vetmi vend ku nuk do të vija këmbë nëse nuk do të kisha pasur ftesë zyrtare, dhe kjo jo për të fituar një lavdi të kotë. Ne na dallon nga të tjerët fakti që kemi pasur fatin të lindim Kastrioti Skënderbe dhe duhet ta prezantojmë denjësisht figurën e tij. Mundësinë për të ardhur zyrtarisht në Shqipëri ne e kemi pasur. Familja është përfaqësuar nga xhaxhi im, i cili së bashku me kushërirën time, Maria Luisa kanë ardhur me Urdhrin e Maltës për të sjellë ndihma në ditët e vështirat të vitit 1997. Kjo i paraprinte një vizite zyrtare. Unë ecja me pasaportën në xhep në pritje që të dilte çasti i duhur për të ardhur e për të parë tokën tonë. Janë çështjet historike që na kanë detyruar të mos vijmë. Duhet ta pranoj se këtu Skënderbeu është një hero kombëtar, por në Itali është keqtrajtuar figura e tij. Unë mendoja se ishte e drejtë të fillonim të bënim një emigracion nga e kundërta. Kjo do të thotë se është Skënderbeu që rikthehet në shtëpi dhe kthehem së bashku me gruan time Stefania. Të vegjël mendonim se nuk do të mund ta vizitonim kurrë këtë vend. Na dukej se ishte i ndaluar për njerëz normalë, e jo më pastaj për ne që mbanim këtë mbiemër. Ndiheshim si në ekzil, por tani ndihem si në shtëpinë time. Unë vij nga një familje që nuk ka kërkuar asnjëherë të shpërfaqet. Ne nuk duam gjë tjetër, veçse të themi se ekzistojmë.

Për të gjithë lexuesit, a mund të na sqaroni degën familjare përmes së cilës ju jeni pasardhës i Skënderbeut?
Pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468, familja (Gjoni me të ëmën Donikën) u transferua në Mbretërinë e Napolit. Falë marrëdhënieve të mira dhe ndihmës që Skënderbeu i kishte dhënë kësaj mbretërie, mbreti Ferdinand i Aragonës i ktheu respektin familjes. Si në çdo familje tjetër, në vitet që pasuan lindën shumë fëmijë, disa prej të cilëve zgjodhën rrugën e tyre për të mos qëndruar në Napoli. Ne jemi trashëgimtarë nga Achille Scanderbegh (Akilit). Ne jemi linja e Napolit. Ekziston edhe linja tjetër trashëgimtare e Leçes me Alessandro Scanderbegh (Aleksandër Skënderbe) nga Pardo. Ne nuk e mohojmë. Të dy jemi Kastrioti Skënderbe, të dy jemi krenarë që jemi përfaqësues të heroit të madh. Nuk kemi marrëdhënie të ngushta me ta, por s’ka vend as për aludime të tjera. Më duket e parëndësishme të thuash që unë jam trashëgimtar direkt e tjetri indirekt. Sipas dokumenteve që ne zotërojmë, të thuash që unë jam direkt apo indirekt më duket e parëndësishme. Por për të shpjeguar këtë rast, po marr një shembull të thjeshtë. Unë kam dy djem: Filipo Maria Kastrioti Skënderbe dhe Aleksandro Maria Skënderbe. Nëse djali i madh, Filipo nuk do të mundet të ketë fëmijë ose nuk do të ketë fëmijë meshkuj, të drejtën e pasardhësit do ta gëzojë Aleksandri. Ne rrjedhim nga një familje së cilës më 1945, me vdekjen e trashëgimtarit direkt Françesko, i kaloi nderi për të përfaqësuar Skënderbeun. Në këtë linjë, unë jam i fundit trashëgimtar deri sa kjo t’i kalojë djalit tim, Françeskos. Të gjitha këto që po them janë të dokumentuara në Arkivat e Romës, lehtësisht të verifikueshme.

Gjatë këtyre viteve ka pasur shumë persona që kanë pretenduar apo e kanë shpallur veten pasardhës të familjes së heroit kombëtar. Jeni në dijeni edhe ju?
Përmes internetit fillova të lexoja pasaktësi për sa i përket familjes Kastrioti Skënderbe dhe fillova të rebelohesha. Ne nuk kërkojmë asgjë, por historia duhet të respektohet. Unë përfaqësoj trashëgiminë aktuale direkte të heroit shqiptar. Shpresoj që vetëm në nivel emri të jemi të nderuar që i përkasim atij dhe të tregojmë se i përkasim. Ndaj kam sjellë me vete një broshurë që përmban tre dokumente: Janë pemët gjenealogjike të familjes, njëra prej tyre e njohur më 1910 edhe nga Arkivi i Këshillit të Konsultës Araldike (familjet fisnike), të cilat do t’i dorëzohen Arkivit Qendror Shtetëror.

Ju thatë se Skënderbeu është i keqtrajtuar në Itali. E thoni këtë krahasuar me kontributin e tij për këtë vend?
Kultura italiane ndaj figurës së Skënderbeut është indiferente. Ai është një hero që i ka dhënë shumë jo vetëm Shqipërisë, por gjithë Europës, por fatkeqësisht nuk është i vlerësuar ashtu si në vendin tuaj, madje më lejoni të them, në atdheun tonë. Në Itali, ne të familjes Kastrioti Skënderbe jemi njerëz normalë, ashtu siç është e drejtë të jemi: punëtorë dhe prindër. Roma ka sheshin “Albania” me monumentin e Skënderbeut, po aty është edhe pallati i famshëm me emrin e tij, i cili duhet të ishte një vend ku të tregoheshin marrëdhënien e shkëlqyera italo-shqiptare, por për fat të keq atje është muzeu i makaronave. Është i pashpjegueshëm për mua fakti pse nuk ka njohje për figurën, njeriun dhe historinë e Skënderbeut. Kjo ndoshta vjen edhe për faktin se politikani i vërtetë sot në Itali ndoshta nuk ekziston, sepse politikani historik kulturalisht ishte shumë i përgatitur. Unë vet ndjehem i papërgatitur përballë Skënderbeut nga i cili rrjedh, imagjinoje ai që nuk ka asnjë lidhje, çfarë mund të dijë për të. Historia e një heroi që ka punuar shumë për Europën sot nuk njihet, përveçse nga arbëreshët apo nga ata me origjinë arbëreshe. Sigurisht që nëse takoni djalin tim, ai do t’u përgjigjet.

E meqenëse flasim për arbëreshët, ata janë ende dëshmi e gjallë e asaj që ndodhi në vitet ‘500. Si janë raportet tuaja me ta?
Arbëreshët përfaqësojnë historinë dhe traditat që sipas meje, nuk gjenden më këtu, edhe pse nuk mund të flas me siguri për Shqipërinë. Ata flasin ende shqipen e vjetër, janë krenarë, të mrekullueshëm dhe kanë gjak shqiptar, që rrjedh në mënyrë të vrullshme. Kontaktin e parë që kam pasur me arbëreshët ka qenë vitin e shkuar. Patëm nderin të ftoheshim nga Portocannone (Porkanun) në një festë të përvitshme, ku na trajtuan shumë mirë. Do të ishim edhe këtë vit, po të mos kishim marrë ftesën për në Shqipëri, në të cilën nuk mund të mungoja. Doja të sillja edhe djemtë, por do të ishte e ekzagjeruar.

Do të udhëtoni në Krujë, në Peshkopi, në Dibër të Madhe. Çfarë prisni të gjeni në këto qytete?
Krujën e konsideroj si qytetin tim. Një vizatim i saj qëndron përballë tryezës sime të punës së bashku me një flamur shqiptar dhe shqiponjën. Do të më duhet t’i vizitoj më parë e pastaj të flas.

A trashëgoni objekte me vlerë historike nga familja, libra apo dokumente?
Ruaj ende një pikturë të shkëlqyer të Skënderbeut. Në fakt është e vendosur te shtëpia e Nënës në Napoli, por më përket mua. Ruaj po ashtu edhe një pikturë që motra e gjyshit tim Ferdinandos donte ta sillte si dhuratë në dasmën e Mbretit Zog. Më kanë treguar se Mbreti Zog kishte pasur mundësinë të martohej me një pasardhëse të Skënderbeut që ishte halla ime, Matilda. Kjo lidhje nuk u bë, nuk e di as se pse dhe nuk dua të ngatërrohem. Por Matilda, kur u martua Mbreti Zog, kishte ndërmend t’i dërgonte një pikturë që përfaqësonte Skënderbeun si luftëtar. Nuk pati guximin ta dërgonte, sepse kishte thënë se e kishte realizuar vetë, por në fakt ishte e një piktori tjetër. Janë gjëra të vogla të familjes. Janë edhe disa tekste të 1800-s që dëshmojnë për vazhdimësinë e dinastisë Skënderbe.

Çfarë angazhimi keni ju në jetën e përditshme?
Një ditë e zakonshme e jona, nëse nuk do të ishim në Tiranë, do të na gjente më Napoli ose Kazertë ku jetojmë. Në idenë e vjetër, princat jetonin në një botë ekstravagante, plot me luks. E jona është një jetë normale. Unë jam drejtor i një banke, ndoshta jam më mirë se të tjerët, por ka edhe më të mirë se unë. Bashkëshortja ime Stefania është e zonja e shtëpisë dhe administron familjen. Të premten, deri në orën 14:00, kam punuar në bankë duke paguar çeqe, mora skuterin (është kali im) dhe u ktheva në shtëpi. Psikologjikisht u përgatita të marr një tjetër pozicion dhe shpresoj të përfaqësoj denjësisht familjen time.

Çfarë do të merrni me vete kur të ktheheni?
Gjithçka, mendoj se nuk do më mjaftojnë lekët (Qesh). Do marr me vete kujtimin më të mirë. Sapo arrita, më njoftuam se do të kem takime të ndryshme dhe aktivitete që në njëfarë mënyre do të përcillen mediatikisht, duke e bërë më të njohur familjen time. Unë dua që të gjithë të kuptojnë që nuk kam ardhur të bëj asgjë, veçse të prek me këmbët e mia territorin shqiptar, qytetin tim Krujën, fshatin e origjinës Sinën dhe është lumturi e pashpjegueshme. Kush nuk quhet si unë, nuk mund ta kuptojë.
Burimi: Gazeta “Shqip” – Oliverta Lila

Facebook Comments


Thursday, July 14, 2011

Ministria e Kulturës nuk mbështet përvjetorin e Migjenit

Ministria e Kulturës nuk mbështet përvjetorin e Migjenit


Ministria e Kulturës e Maqedonisë nuk ka mbështetur shënimin e përvjetorit të poetit të mirënjohur shqiptar Millosh Gjergj Nikolla. Shkrimtari i njohur si poeti i mjerimit ishte si pikësynim i Shoqatës Kulturore "Kongresi i Bashkimit" në Manastir për të shënuar përvjetorin e tij dhe rikujtimin e jetës së tij në Manastir, ku jetoi dhe punoi si mësues gjatë një periudhe të jetës së tij. Migjeni kishte jetuar në Manastir, ku kishte ndjekur mësimet në shkollën teologjike për prift, sepse ajo ishte edhe dëshira e prindërve të tij. 
Drejtues të Shoqatës janë të indinjuar nga mospërkrahja e Ministrisë së Kulturës, pasi që mbështetja e këtij përvjetori do të ishte një shenjë e veçantë, pasi që Migjeni vargjet e para i kishte shkruar qysh nga Manastiri. 
Shoqata "Kongresi i Bashkimit" kishte organizuar një solemnitet poetik dhe program kulturor-artistik, ndërsa ishte paraparë edhe vendosja e një busti të Migjenit në shkollën fillore shqipe në Këshavë. 
Shoqata pret mbështetjen e sërishme të institucioneve për të organizuar një recital në bibliotekën e Manastirit për të rikujtuar veprën e Migjenit të ashtuquajtur poeti i shekullit të ri. Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër në një familje ortodokse, i ati zotëronte një bar; vdiq më 26 gusht 1938 në moshën 27-vjeçare në një sanatorium pranë Torinos në Torre Pellice. Ishte poet dhe prozator shqiptar. (Fërgim Demiri/INA)

Sunday, July 10, 2011

Bashkëpunimi ndërshqiptar, si të institucionalizohet - Arbën Xhaferi

Bashkëpunimi ndërshqiptar, si të institucionalizohet - Arbën Xhaferi
Historia e njerëzimit dëshmon se vetiniciativa është njëri nga faktorët kryesorë për suksesin e popujve në procesin e mbijetesës, prodhimit të vlerave, ngritjes së mirëqenies dhe progresit të tyre të vazhdueshëm.

Populli shqiptar një kohë të gjatë pati vështirësi që të mbrohet nga iniciativat pushtuese e popujve të tjerë, që për shkaqe të ndryshme arrinin të depërtojnë dhe t’i pushtojnë hapësirat e tyre tradicionale duke i robëruar ata dhe duke i vandalizuar vlerat e krijuara me shekuj.    Pas shpërbërjes së perandorive, asaj Otomane dhe Austro-Hungareze, u krijuan kushte për çlirim dhe krijim të shteteve të popujve që ishin të sunduar nga këto perandori.
Kongresi i Berlinit (qershor 1878) ishte i padrejtë ndaj shqiptarëve ngaqë, nën diktatin e Bizmarkut u zbatua politika që i përfillte realitetet, kapacitetet reale të popujve (real-politikën).
Populli shqiptar në atë kohë, por edhe në vazhdimësi, nuk i posedonte këto kapacitete, prandaj në mënyrë arrogante u shpërfill interesi i tij. Në Kongresin e Berlinit nuk u mor parasysh kërkesa e drejtë e popullit shqiptar për pavarësi.
Pas luftërave ballkanike, që ishin pasojë e konstatimit për shpërbërjen e pandalshme, definitive të Perandorisë Otomane, shqiptarët e shpallën pavarësinë që në Konferencën e Londrës nuk u njoh në tërësinë e saj. Jashtë kufijve mbetën territore të mëdha të banuara me popullatë dominante shqiptare.
Gati 100 vjet u zhvillua lufta për mbijetesë fizike të shqiptarëve. Me shpërbërjen e Jugosllavisë sërish u hapën mundësitë për korrigjim të gabimeve historike.
Faktori ndërkombëtar formoi një komision që do të përcaktonte mënyrën e shpërbërjes së Jugosllavisë, të udhëhequr nga eksperti francez, Badenter. Por, edhe ai e përsëriti gabimin paraprak: të drejtën për vetëvendosje ua njohu vetëm republikave dhe jo entiteteve konstituive shtetformuese. Edhe kjo padrejtësi u korrigjua pjesërisht me mundime dhe viktima të mëdha. E drejta e patjetërsueshme e popullit shqiptar për vetëvendosje, konkretisht për bashkim me shtetin amë, sërish u anashkalua.
Me pavarësimin e Kosovës u pengua krijimi i një shteti normal, rentabël shqiptar. U krijuan dy shtete shqiptare, të cilat vazhdimisht do të përballen me probleme ekonomike, investime dhe shpenzime të tjera të panevojshme. Nëse nuk gjenden rrugë të tjera, këto dy shtete të vogla do të hasin në pengesa të njëpasnjëshme.
Në situata të këtilla çdo popull i qytetëruar do të përpiqej të gjejë rrugëdalje të qytetëruar  për t’i tejkaluar barrierat e vendosura në konferenca të ndryshme. S’do mend se rrugëdalja nuk duhet t’i shkelë konventat ndërkombëtare, por të gjejë forma të tjera që kanë një precedencë të mbarë, si bie fjala projekti britanik i Commonwealthit (Mirëqenia e popujve), që ka 53 anëtarë dhe ai francez (Frankofonia), që ka numër identik të anëtarëve (53). Këtë rrugë kohët e fundit ka filluar ta ndjekë edhe Turqia me idenë e krijimit të një Commonwealthi osman. Ky projekt turk, që mëton rikthimin në Ballkan, filloi me vizitën e ministrit turk të Punëve të Jashtme, Davutogllu, në Sanxhak dhe vazhdoi me nënshkrimin e deklaratës së Stambollit ndërmjet Presidentit turk Gyl, atij serb Tadiç dhe atij boshnjak Sillajxhiç.
Projekti shqiptar i mirëqenies së përbashkët, natyrisht se nuk do të jetë kaq ambicioz dhe pretencioz ngaqë nuk synon që të krijojë një mekanizëm për përhapje të hegjemonisë shqiptare në rajon. Mirëqenia e përbashkët shqiptare është në funksion të korrigjimit të gabimeve që janë bërë deri më tani në konferenca të ndryshme dhe të krijojë kompatibilitet ekonomik, politik, kulturor ndërmjet dy shteteve shqiptare.
Projekti shqiptar nuk do të provokojë askënd, por do të krijojë kushte për një zhvillim më të lehtë në të gjitha fushat e shoqërisë, kryesisht në ekonomi.
Ideja e krijimit të një projekti të këtillë që synon të konsolidojë mirëqenien shqiptare duhet të realizohet përmes institucionalizimit të saj. Pa institucione asnjë ide nuk mund të pretendojë për sukses dhe funksionim të pa penguar.
Hapi i parë duhet të jetë miratimi i Deklaratës për themelimin e asociacionit për “Mirëqenie shqiptare”. Kjo deklaratë duhet të përkufizojë qëllimet parësore të këtij projekti. Ky program duhet të ndahet në tre kategori: 1- konteksti shqiptar; 2- konteksti rajonal dhe 3- konteksti ndërkombëtar.
Në kontekstin e parë duhet të përfshihen qëllimet parësore siç janë: zhvillimi harmonik, kompatibil dhe i qëndrueshëm ekonomik në të gjitha fushat, prej bujqësisë, energjetikës dhe deri te vlerat kulturore; zhvillimi i resurseve njerëzore në fushën e arsimit, shëndetësisë, kulturës, sportit, stabilizimit të familjes sidomos garantimi i barazisë së femrës dhe kujdesit të veçantë ndaj fëmijëve; ngritja e standardit jetësor; Mbrojtja e ambientit; kontrolli i migrimit të popullatës etj.
Në kontekstin rajonal duhet të intensifikohet bashkëpunimi i ndërsjellë në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, terrorizmit, trafikimit me qenie njerëzore dhe garantimit të të drejtave të minoriteteve.
Në kontekstin ndërkombëtar bëhet vlerësimi i veprimeve në kuadër të zbatimit të obligimeve ndërkombëtare në fushën e respektimit të të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe të obligimeve të tjera në këtë plan.
Kjo marrëveshje lidhet mes dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës. Marrëveshja është vullnetare që nuk ndërhyn në interesat e qeverive. Selia e asociacionit “Mirëqenia shqiptare” sugjerohet të jetë në Kosovë. Me “Mirëqenien shqiptare” do të udhëheqë një figurë eminente kombëtare që simbolizon unitetin kombëtar. Ai, si vetë asociacioni, nuk do të ketë pushtet ekzekutiv. Me funksionimin e asociacionit do të merret Sekretariati i Mirëqenies. Asociacioni duhet të mbajë dy mbledhje plenare në vit. Në këto mbledhje do të analizohen të arriturat dhe do të projektohen qëllimet e reja.
Themelimi i një institucioni të tillë ka dy dobësi. E para ka të bëjë me dyshimet, sidomos të atyre që frikësohen konsolidimit të kauzës kombëtare se kjo iniciative ka të bëjë me idenë e krijimit të Shqipërisë së Madhe. Për ta eliminuar këtë dyshim duhet në deklaratë të parashikohen garanci që eliminojnë të gjitha imputimet dashakeqe ose dashamirëse.
Dobësia e dytë e kësaj ideje ka të bëjë me kritikën që e shtron dilemën se ky asociacion do të ndërhyjë në kompetencat e qeverive të dy shteteve. Krahas kësaj që në fillim do të bëhen vërejtje përbuzëse që këtë iniciativë e shohin si një ide folklorike dhe të kotë.
Përgjigjja kundër këtyre kritikave eventuale përbuzëse duhet të jetë ai që e tha Hasan Prishtina kur luftonte për krijimin e Shqipërisë etnike: “Na luftojmë e ndoshta nuk e gëzojmë (lirinë), por ata që vinë pas nesh kanë me gjet shejat tona”.
(Përshëndetje për forumin e iniciuar nga ish–presidenti i Kosovës Pacolli, “Hapësira e përbashkët ekonomike shqiptare”, promovuar më 9 maj në UET)

Kollumna me ferexhe – Kalosh Çeliku

Kollumna me ferexhe – Kalosh Çeliku


      Vërtetë, u lodha më me budallakitë e disa “analistëve politik” me tespi kuqezi në dorë. Halldupët “shqiptar”, që natë e ditë i luten Zotit në xhami. E në anën tjetër: pinë alkool, shesin drogë, vjedhin, vrasin vëllain pas shpine… Përmëtepër, nëse doni të dini edhe më villet. Vite me radhë jam duke i nxjerr jasht edhe zorrët. Më kot pres që ta mbyllin gojën, heshtin në mjetet e informacionit. Përjagen mbi gardh si laraskat duke kërkuar ndërtimin e xhamive dhe kishave ortodokse, e nuk kanë shkolla shqipe për fëmijët e tyre, gjeneratën e nesërme. Realitet ky, që nuk besoj se shqiptarët kanë pasur kaq shumë xhami sa kanë sot, në kohën e Turqisë. Shkaku, edhe se: nuk kanë çka të thonë diçka të re, dërdëllisin nateditë si papagallë halldupi në kafaz. Edhe, si për inatë duan të dalin edhe në ballë të këtij populli me ndonjë parti politike me thirrjen: “për fe e Atdhe”. Edhe pse, në çdo shkrim të tyre teknefes thonë:  “… autorin e këtij teksti ta ndiejë se mbase ka ardhur koha kur duhet heshtur dhe duhet lënë çdokush ta portretojë vetveten me ngjyrat e asaj që din e që bën. Ngjyra që do shihen gjithnjë e më qartë në të ardhmen, atëherë kur të gjithë neve do na “votojnë” gjenerata që vijnë.” Mjerani i Allahut, na kënaqi me kollumna me ferexhe dhe tashti pret të bëhet kryetar partie, deputet i popullit pas vdekjes. Ose: në atë botë të themelojë ndonjë “parti politike kuqezi”, edhe atë vetëm e vetëm që të shpallet kryetar në Katund. Tjetri: “Dy Osmana një selam: Mbetet që gjithë politikanët aktual, edhe humbës edhe fitues, e edhe ata të ardhshëm potencial, ta analizojnë këtë fakt dhe të thonë një; alejkum selam.“ Halldupi i Baba Dovletit që i vjen mërzi të përshëndesë në gjuhën shqipe, them me plotë gojën. Njeri i sotshëm me tru të moçëm, siç ka thënë dikur për hoxhën Filip Papajani. Që, vështirë e ka edhe sot e kësaj dite t’ia përmend emrin heroit tonë kombëtar Skënderbeut, po takimet me shokët e “idealit” i lë “te kali”. Nuk i pengojnë mitropolitët e Beogradit: Shën Klimenti me Shën Naum Ohërin, Shën Kirili dhe Metodi te këmbët e Urës Gurit, po i pengon Pjetër Bogdani. Vendimprurja  e vendosjes së përmendores të viganit të shquar shqiptar në këto anë për gjuhë e shkolla shqipe. Edhe atë: njësoj e lufton me të njëjtat metoda si në kohën e Serbisë kur hoxhallarët ngrenin zërin kundër gjuhës dhe shkollave shqipe, kur bënin thirrje për shpërngulje masovike me gjithë familje në Turqi.
       Edhe, kur i kundërvihen shqiptarët me fakte thotë: “… Nga ana ime e konsideroj të mbyllur “rastin Bogdani”. Jo, Askushi! E mbyllë ti si halldup, po nuk e mbyllin shqiptarët. Unë nuk e di çka je me profesion: hoxhë, porfesor universiteti, shkencëtar, poet, politikan, tullumbaxhi, rrufjan… Nuk ka kjo, edhe gjithaq rëndësi në këtë shkrim.
       Që të flasësh dhe shkruash me fakte për Pjetër Bogdanin, duhet të jesh mbi nivelin e tij fetar dhe shkencor. E ti lëre që nuk je në nivelin e tij, po nuk je as afër tij si halldup “shqiptar”. Burri i botës i ka njohur disa gjuhë botërore. Tezën e doktoraturës e ka mbrojtur në Romë. E jo si ti që ta kanë falur në Turqi, ose në shtetet Arabe. Punën e tij e ka vlerësuar lartë si patriot dhe shkncëtar e gjithë bota, dhe ka doktoruar për të edhe presidenti i parë i Republikës së  Kosovës: Dr. Ibrahim Rugova. Tjetër punë është ajo se ti,  nuk lexon shkencë shqiptare, po arabe ose turke. Unë jam i bindur që ti, jo që nuk je në nivelin e tij shkencor, por je aq larg me qindra kilomatra. Shkak ky, që nuk mund ta mbyllësh ti budallakinë e shekullit, po do ta mbyllë populli shqiptar. Realiteti, ti nuk mund të matesh kurrë me Pjetër Bogdanin. Punemadhe, edhe nëse është siç thua ti se ka thënë ose shkruar në ndonjë libër Pjetër Pogdani. Arsyeja është se ti, nuk peshon në kandar as një gram e njërës herdhe të Pjetër Bogdanit. Shqip: ti je Askushi.
       Edhe një herë shul e shqip: këtë popull pesqind vjet me radhë nuk mundi ta asimilojë Turqia, vite më vonë edhe Serbia. Prandaj, kotë e ka sot soji yt i ndërsyer i halldupëve – Askushi: njerëz të sotshëm me tru të moçëm, e përsëris edhe një herë thënjen e shkrimtarit shqiptar Filip Papajani për hoxhën.    
       Fatkeqësia kombëtare: turret me të katra të të dali zot edhe Vëllai i Shejtanit. Edhe ai shkruan kollumne: “… Mirëpo, këtë nuk duhet ta lejojnë partitë shqiptare, të cilat e kanë formulën fituese në dorë, sipas të gjitha parametrave demokratike, askush nuk mund t’i ndal të bëjnë qeveri me LSDM-në.”
       “Kollumnisti sakat politik” i Allahut derdh lot rrëke për kohën e shkuar komunsite, kohën kur shqiptarët nuk i ndalte “shkjau” të shkojnë në xhami te hoxha, po i ndalte të shkojnë në shkollë te mësuesi. Shteti komunist u ndërtonte edhe nga dy-tri xhami në një katund, por jo edhe shkolla për fëmijët e tyre në gjuhën shqipe. Kulminacioni, edhe janë tërbuar partizanët e Dexhallit, kur partia në pushtet nuk ua hedh një asht si shpërblim, siç edhe ua ka hedhur në të kalurën për “flijime artistike për Mëmëdheun e Baba Dovletit”. Shkurt, nuk janë burra që mund t’i prinë këtij populli, se po të ishin dorën në zemër, që sot ua shtrij dorën e pajtimit. Edhe thonë: “Jo poste por pozita”. Vallë, ku jeton ky soj i njerëzve me dy e katër këmbë, në tokë apo në mars?! Pa poste, a mund të ketë pozita?! Me siguri, jo! Atëherë, pse nuk dalin nga kafazi?! Papagalli i këtij soji, nëse do të dalë në ballë të këtij populli, patjetër duhet të dalë edhe nga kafazi. E, a del nga kafazi ky soj papagalli?! Jo, nuk delë, pa sikur t’ua presësh edhe këmbët edhe kokën. E dini edhe pse nuk del? Jo. Edhe këtë nuk e dini! Nuk del, shkaku se në kafaz ka edhe bukë edhe ujë. Punemadhe, që nuk ka liri, këtij soji të papagallit halldup nuk i duhet liria, po buka edhe uji. Megjithatë,  edhe nëse nuk keni kafazë dhe papagallë në shtëpi, i keni parë në kojshi. Papagallët nuk janë bilbila. Nuk këndojnë këngë për pranverën, por i përsërin fjalët e huaja patetike. Ose ndryshe: i spiunojnë banorët e Shtëpisë. Papagallët halldupë janë shpezë parazitë, soj i sorrave, çafkave të zeza, që duhet t’i ushqejsh përditë, edhe përsërisin fjalët e “mysafirëve” të Shtëpisë. Mos them: janë spiunët e Shtëpisë.
         Edhe çuditem!!! Jo, me popujt tjerë, po me shqiptarët. Edhe një herë e thirrë në ndihmë Vaso Pashë Shkodranin: Feja e shqiptarit, është: SHQIPTARIA. Kurrë në të kaluarën shqiptarët nuk e kanë pasur traditë t’i mbajnë dhe ushqejnë papagallët e kafazit në shtëpi. E di, e kanë mbajtur qenin dhe macen si kafshë besnike, po jo edhe papagallin - Zogkotin që nuk di asgjë në jetë, vetëmse të përsërisë fjalët e “vizitorëve” të rastit në Shtëpi. Vërtetë, pleqtë tanë kanë qenë të mençur në jetë. E kanë ditur kend ta duan, urrejnë, vrasin në pusi, ushqejnë, fusin në Shtëpi.  
       Koha e sotshme dallon shumë nga ajo kohë e pleqve tanë me mauzerrin krahut. Nuk mbajmë mece në shtëpi, nuk mbajmë qenë, ama mbajmë dhe i ushqejmë papagallët e halldupit. Edhe analistë teknefesë, që shkruajnë kollumna me ferexhe. Dhe, siç e kanë nisur me lutje e selame këta halldupë “shqiptarë”, një ditë pres që ta veshin me ferexhe edhe Maqedoninë e Gruevskit dhe Ali Ahmetit. Xhematin e kanë, vetëm ju duhet koçia e mbuluar me qilima persie dhe krushkat që ta shpien nuse, jo në Evropë po në Turqi. Edhe pse, kjo nuse Xhadi nuk do të hip në koçi, po në kalin e Goce Dellçevit.
       Aleksandri i Madh me shpatën në dorë mes  sheshit  “Makedonija” është lart i paarrirë, gati fluturon në qiell me kalë shale, nuk ka shkallë për Xhadinë. Skënderbeun, poashtu me kalë e ka larg, edhe pse ky burrë lufte e ka futur shpatën në brez, Xhadia nuk i zë besë Skënderbeut. Thotë: ndodh e nxjerr në dorë edhe në mes të ditës atë famëmadhe, mes parkingut m’i ngre këmbët në hava.
       Përmëtepër, pasi t’ia bëjë atë punë të grave në mes të Bit-Pazarit edhe e hip Xhadinë me gjithë dollamë në koçi, flugë mbi qilima sheqera të larmë: udhaembarë, e përcjellë nuse me këngë e krushqi halldupë për në Turqi...

Shto tekAdd to Facebook Facebook | Furl this! Furl | Digg this story Digg | Post to Myspace Myspace | Add to Windows Live Windows Live | Add to Yahoo MyWeb Yahoo MyWeb |
VLERËSO TEKSTIN
5.00

Subscribe to comments feed KOMENTE (9 PUBLIKUAR):

Rihan në 09/07/2011 16:43:51
avatar
Ky "poet" i shejtanit duhet të kujtoj grushtat që i ngrëni para 1 viti kur i humbi kapela dhe syzet. Madje, para 20 "body builderave" kërcënohej kurse VET i ka fajët. Çfarë qelbësire apo ?
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
0
Kongresi i Bashkimit në 09/07/2011 16:47:27
avatar
Dajxho, te thash une ke Rrapi se keta halldupa jane si Kuajt teknefesa. Tashti e besove me binde me kete shkrese. Abre, kta andraxhi jane tallavaxhit e perkryer te Epokes se sotshme, jo ama!!! Jo ti hypish ne Koci ene tu flugish sheqena te larem, po ti hypish ke Qeza e Ali Seferit pi Llagjesh ene tu flugish krype deti qi mo kthejn koken prapa se do shendrohen ne Gjure.
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
0
iliRI në 10/07/2011 00:49:46
avatar
te lumte i nderuar Kalosh. Je nje pene e shquar shqiptare dhe kenaqem kur lexoj shkrimet e juaja tek INA.
Je i papare dhe na nderon shume. Te pergezoj.
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
0
komandant kumanova në 10/07/2011 00:53:02
avatar
Po se di si i lejoni ju ina me i botue shkrimet e atij halldupit, bash mir i ka shkru ky shkrimtari. Shtrij kembet sa e ke jorganin, mos dil para duke u marre me gjepura dhe pallavra se i vogel je, mos u merr me simbolin e pjeter bogdanit ,nje eshte nje figur historike shqiptare dhe qe duhet ta rujm.
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
0
Engjelli K në 10/07/2011 00:56:36
avatar
I nderuar Kalosh. Vetem me argumentin e Rugoves qe e ke permendur sja vlen me te kemi argumente kunder ketyre rrymave vehabiste qe dojne me na pru ajatollahat e mulla omarat ne trevat tona. Skemi gje na me keto kriminel qe orientalizuar qe na moren fytyren para botes. Keto jane turpi dhe e zeza e kombit. Populli ishalla kthehet ne rrugen e mbare dhe sheh traditen tone kombetare , para ketyre mjekrroshave qe kane si mision tjetersimin e shqiptarise dhe njollosjen e imazhit te saj. Keto jane njerez te demshem dhe profitere, sepse arritjet e tyre jane te dyshimta dhe misioni i keq
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
0
kled lushnja në 10/07/2011 01:41:31
avatar
Shkrim i arrire, keta sherbetoret e sotem te otomano-myslmanizmit si shume kane filluar te sulmojne figura te shquara te kombit shqiptar, jane te indoktrinuar nga sektet me regresive islame qe vete shumica e tre nuk i duan. Pyetja ime eshte kjo: a do te arrijne nje dite te ndajne punet e fese nga te kombit keta driteshkurter me callma e me mjekracjapi te mbushura me lyre antishqiptare?
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
0
arta në 10/07/2011 03:39:30
avatar
O KAL-OSH PERGJEGJEN TA KA DHONE NJE PREJ FIGURAVE ME NDRITURA SHQIPTARE :

"LIRIA E VATANIT NUK FITOHET ME PARTI E TARAFE, AS ME TË PAFÉ E SHKIJE VESHUN SHQIPTARÇE"
- Mulla Idriz Gjilani 1901-1949

OSE NESE TE DUKET E PAKET KJO ATEHERE
LEXOJE -ndegjoje ne kete kange vers 8 vargjet 5-8 :
http://www.youtube.com/watch?v=haYidTtXJGU&feature=related
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
0
saba ramadani në 10/07/2011 07:52:25
avatar
Te lumte Kalosh,plotsisht me vend.Jemi te vetmit njerez ne bote qe permbajme idealet e pushtuesit 500 vj.Feja e shqiptarit eshte shqiptaria.
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
0
Kongresi i Bashkimit në 10/07/2011 10:13:32
avatar
Dikush dikur nga Rilindasit tane kish shkruar keshtu: "Shqiperi, me 8 vilajete, punove per shum Milere, por kugja s'bere per vete". A m,endoni se autori i ketyre vargjeve ka qen aq laik, e te mos flasim per Pashko Vasen dhe At Gjergj Fishten, sidomos per Faik Konicen e madh. E kan ditur ata se do vazhdoj ankthi ndershqiptare dhe ja i ke me mjekrra, me ide tallava, ku jane te paguar majem qe ta shpartallosin e ta percajne Kombin. Shikoheni gjuhen e tyre vetem se si shprehen dhe si shajne dhe fyejne. Japin mallkime te Satanit (shejtanit) se ato nuk i takojne Perendise. Keta njerez lidhje nuk kan me besimin ne Fuqiplotin sepse ai qe i besin Ati, eshte i urte, nuk percan, nuk shan, nuk pergojon, nuk vret, nuk kercenohet. Besimi ngaj Krijuesit nuk shprehet as me mjekra me morra plot, as me veshje Potureshe, as me Dollama, por me zemer. Keta njerez jane robota dhe nuk kan zemer, kurse truri i tyre eshte lare me ide shkatrrimi. Ka pasur te ketille ne te gjitha periudhat historike te Kombit tone dhe do kete. Por le ta kuptojne se ne Intelektualet nuk do biemi me ne grackat e tyre dhe nuk do futemi ne kallepet e tyre te qelbura. Kur behen aq atdhedashes le ta sqarojne qellimin e shkatrrimit te Lidhjes se Prizerenit dhe si deshten ta sulmonin vendin e mbledhjes historike. Pse nuk folin per ato plane por llahtarisin shkul per ideatoret e keti Kombi. Per pjesen me te ndritur te historise se keti Kombi, kur qellimet e tyre ishin qe ta benin Maqedonin shtet dhe tja bashkangjisin dhe Kosoven dhe gjith kjo te quhej Maqedoni. Po skan faj ata se nuk i lejojne qe ti lexojne keto fakte. Dhe ta dine se kto fakte i jep historiografija e Turqise se sotme.
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
0
total: | Treguar: 1 - 9