Shoqatat qytetare janë ndesh me një problem të rëndë duke mos mundur të funksionojnë si duhet pa mjete matrijale e finansiare, sepse pushtetarët të inkorporuar në Ministrinë e Kulturës formojnë komisione për të vlersuar se cilat projekte do marin dritë jeshile e cilat jo. Deri tani këto vitet e fundit, kan kaluar vetm projektet e shoqatave të afërta rreth pushtetarve, qofshin ato maqedonas apo shqipëtarë dhe ky trend po vazhdon akoma.
Edhe pse tani më është emëruar Sekretar Shtetërorë për Kulturë, avazi i vjetër po vazhdon dhe shoqatat që janë filtri i një shoqërije civile mbeten vetëm në letër dhe askush nuk zgidh qesen ti ndihmojë ato.
Edhe shoqatës sonë KONGRESI I BASHKIMIT nga Manastiri i ndodh e njejta me gjithse disa projekte i janë hedhur nga ana e të ashtuquajturave komisione për vlersim në Ministrin e Kulturës. Edhe ky i fundit për shënimin e 100 vjetorit të lindjes së MIGJENIT do e ket fatin e njejtë si duket, nga se miret vesht nga burime të brendëshme të Ministrisë gjegjëse, me preteks se gjoja për në Manastir do duhet ti ndahet një "institucioni" të ashtuquajtur kulturorë Muzeu i Alfabetit. Ky komision do debatoj ditën e nesërme në Ministri.
Ne si shoqatë nuk kemi kundër institucioneve gjë dhe le tu miratojnë sa të duan projekte atyre, por ne nuk u ndërhym në ingerenca atyre, dhe kërkojmë mjete për projekte të tjera.
Kryesija e shoqatës po i drejtohet me pyetje Sekretarit Shtetëror Muzafer Bislimit, si mundet të reduktohet buxheti për Kulturën shqiptare, e për at Maqedonce ndahen mjete drakonike, dhe deri kur do lejoj ai që projektet tona të hidhen ashtu pa u analizuar dhe pa asnjë sqarim se pse po refuzohen nga Ministrija e Kulturës, ku Shqiptarët në kët shtet participojnë me tatime me mbi 30 % në buxhetin e Maqedonisë. Apo ndodh diçka tjetër. Përmes institucioneve bëhet larja apo pastrimi i parave. Zotërija i nderiuar duhet ti dal Zot kësaj përgjigjëje që të mos ket dyshime se vërtetë bëhet larja e parave siç ndodh deri më tani. Për ate është i vendosur aty.
Nga Kryesija e shoqatës KONGRESI I BASHKIMIT
ReplyDelete