Friday, December 9, 2011

PENYIONISTJA NGA MANASTIRI SHPALLET SI E VDEKUR NGA FONDI SHENDETSORË

Penzionistja Anka Demiri me vendbanim në Manastir Fondi i shëndetsisë këtyre ditëve e ka shpallur jo të gjallë me që përgjigjëjen që ja ka dërguar Mjekut Amë të Penyionistes kan deklaruar se person të këtillë nuk ka në Fondin e Shëndetsisë të evidentuar, dhe se edhe numri i Hamzës nuk egziston.
Aroganca që të ishte dhe më e madhe, ata kët Penyioniste e kishin sistemuar tek një mjeke e cila nuk e njihte fare Anka Demirin në shkollën e mesme Teknike ku dhe e ka Ambullancen, dhe faktori i dytë është se asaj ja kishin ndryshuar edhe mbiemrin nga Demiri në Demirovska edhe numrin e Hamzs në vend numrit 4 ja kishin shkruar numrin 9-të.
Aroganca e keti organi që veten quan institucion është aq e lartë sa që ska as konkurencë në këtë lëmi dhe janë monopoli i vetëm në Maqedoni dhe kur duan i vdesin njerzit, dhe kur u nevoiten për votime i zgjallin nga të vdekurit dhe i fusin në listat e votuesve. Bile për kët mosmarveshtje djalit të sajë arogantët e këti institucioni i kan thirrur dhe Policinë kinse u është kërcënuar.
Anka Demiri se ka për herë të parë që po shpallet si e vdekur. E njëjta i ndodhi edhe para 19 vitesh kur ishte duke u kuruar në Spitalin e Manastirit dhe në letrën e lëshimit nga Spitali i kishin shkruar se ka vdekur.
Ministrit të Shëndetsisë iu bënë pyetje për këto lëshime dhe mëngësi por ai nuk deshti të dëgjonte edhe pse në Manastir qëndroi më se 7 dit rrjeshtazi. / F.Demiri

No comments:

Post a Comment