
“Ishte një vizitë simbolike tek Kryetari i Bashkësisë së Fesë Islame. Ia urova festën më të madhe të myslimanëve. Është një përcaktim i PDSH-së për me pas respekt për këtë fe, për institucionet dhe drejtuesit e kësaj feje”.
I pyetur rreth kërkesës së PDSH-së për shtyrjen e datës së regjistrimit të popullsisë, Kryetari i PDSH-së deklaroi:
“Ata i kanë fituar zgjedhjet, të respektojmë principet dhe parimet demokratike, i kanë 100 ditë për të treguar se çka mund të bëjnë, duhet një qetësi një opinion që të kullohet uji dhe të kuptohet se s’ka keqkuptime dhe keqinterpretime të raporteve personale por bisedohet për çështje të përgjithshme. Ne regjistrimin model paralele e kemi përfunduar në disa Komuna, në disa Bashkësi Lokale, në disa qytete, në anën tjetër brenda kësaj jave do të mbajmë edhe një mbledhje të kryesisë së partisë dhe sigurisht se do të dalim me një qëndrim përfundimtar. Megjithatë do të kenë parasysh se tashmë është një situatë tjetër, ata që i fituan zgjedhjet e kanë përgjegjësinë e jashtëzakonshme dhe maksimale ndërsa ne si opozitë do ta mbajmë atë pjesë të përgjegjësisë që na takon”, theksoi kreu i PDSH-sw.
Në pyetjen e gazetarëve, se çka mendon në lidhje me deklaratat e z. Arbër Xhaferi pas kërkesës së ministrit turk për mënjanimin e disa teksteve që kanë të bëjnë me periudhën osmane nga librat e historisë në Kosovë, u përgjigj si vijon:
“Kam njohuri për një shkrim autorial të z. Xhaferi, mendoj se është qëndrim personal, mendoj se nuk ka asnjëfarë dobie që të përdoret apo të keqpërdoret historia për raportet e tanishme. Raportet e tanishme mes popullit shqiptar dhe popullit turk janë të shkëlqyera. I dimë qëndrimet e qeverisë turke ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve këtu. Mendoj se duhet të kultivohet kjo rrugë dhe ky bashkëveprim i këtyre dy popujve, fundi fundit qëllimi final është i njëjtë, BE dhe NATO. Mos të harrojmë se Turqia është aleat kryesor i SHBA-ve në NATO”, ka shtuar Thaçi.
No comments:
Post a Comment