Friday, February 25, 2011

EKONOMIJA E MANASTIRIT NE FUNDOSJE. BEZISTANI, VENDI KU DIKUR ZHVILLOHEJ TREGETIJA, SOT PO VDES.

   Ekonomija e keti vendi po vdes dita dites dhe po zvogelohet numri i atyre qe merreshin me tregeti, sepse kjo u kishte mbetur e vetmja alternative per te siguruar egzistencen. Nje nga vendet ku ata (tregetaret) siguronin hapsire per te zhvilluar veprimtarine tregetare ishte dhe eshte Bezistani i qytetit te Manastirit, i cili ne kohrat dhe shekujt e kaluar kishte luajtur nje rrol shum te rendesishem ne zhvillimin e keti qyteti. Aty, edhe Shqiptaret qe jetonin ne Manastir dhe rrethine gjenin egzistencen e vet duke tregetuar dhe zhvilluar zanatet dhe punet etjera te zejtarise. Edhe pse Bezistani u dogj disa here, ai serisht ngriheshte nga shkruma e zjarrit dhe perseri zhvilloheshte ne nje treg te pasur ku shiteshte cdo gje.
   Edhe ne kohen e Socializmit nje periudhe Bezistani perjetoj nje reneje, dhe thuaj se gati ishte qe te ruinoheshte. Por aty nga vitet e '90-ta perseri u meremetua dhe disi u ringjall jeta ekonomike ku filluan te hapeshin shum dyqante tregetije, kafenera dhe veprimtari te tjera ekonomike.
   Keto vitet e fundit mbi 6 vite e siper, Bezistani ka filluar perseri po e humb bukurine e vet dhe po ruinohet. Sidomos keto vitet e fundit 2010 dhe 2011 ka gjasa qe ai te zbrazet fare dhe te mos funksionoj me si qender tregetare. Per cdo dite pronaret e dyqaneve po i mbyllin ato duke mos patur leverdine e egzistimit ne treg nga harxhimet dhe tatimet qe ua ka ngjeshur shteti dhe pushteti lokal. Shumica nga ata kan mbetur pa hic pune dhe bredhin rrugeve te qytetit duke kerkuar ndonje shprese a shanse per te mbijetuar.
   Para disa vitesh tregetaret dyqanxhinje ishin te kenaqur nga puna e tyre sepse si bleres u paraqiten fqinjet Grek te cilit vinin dhe blenin nga Manastiri sepse cmimet ishin te lakmueshme dhe te ulta. Me profilimin e krizes politike mes dy shteteve, ati te Maqedonise dhe Greqise per shkak te emrit, ky numer jo qe u zvogelua, por nuk mbeti me fare se te gjith ato bleres u destinuan ne komunen fqinje te Prilepit ku cmimet ishinakoma me te ulta.
   Ne bisedat qe i kemi me miqt tane pronare te dyqaneve na deklarojne se nje nder shkaqet eshte dhe kriza e papunesija e popullates me qe ka rene fuqija blerese tek ata, dhe rralle kush qaset ne dyqane qe te bleje ndonje gje. Vetem brenda dy muajesh ne Bezistanin e Manastirit jane mbyllur mbi 10 dyqane dhe per momentin jane te zbrazura. Per ne carshine e vjeter dhe ne qendren e qytetit te mos flasim. Atje mbyllen dyqane per cdo dit.
   Fati i Bezistanit historik te cilin e ka djegur nje here dhe Ali Pashe Janina, do te jete i kobshem si duket po sdoli vendi nga kjo situate e mjerueshme ekonomike dhe politike. Edhe Shqiptaret e Manastirit me nuk do ken vend ne Bezistan nga se varferija do e beje te vehten.

Shkroi: Fergim Demiri







Thursday, February 24, 2011

POZITA MORTALE E SHQIPTARVE TE RRETHIT TE PELLAGONISE DHE PRESPES

    Sa marrveshtje dhe kombinatorika qe jane arritur deri me tani, dhe sa leshime qe kan produkuar keto te ashtuquajtura marrveshtje, me qe kan lene nje pjese te popullates shqiptare ne poziten, as ne qiell, as ne toke. Po jo numer i vogel i Shqiptarve jane te rrezikuar drejtpersedrejti nga Politikanet e vetzgjedhur qe po u inponohen para fushatave elektorale, dhe pasi te vine ne pozite ata heqin dore nga keto vende te banuara me popullate shqiptare. Ky eshte nje diskriminim qe po i behet nje numri ne mbi 20 mije Shqiptare qe jetojne nga Resnja me Prespen, e deri ne Veles. Diskriminim ne te gjitha rrafshet jetesore, ne arsim, ne institucione, ne bujqesi, ne kulture, ne sport, ne informomim, etj.
    Partite Politike te Shqiptarve ne Maqedoni fort mire e dine se mbi tre deputet i nxjerrin nga Zona numer 5-se zgjedhore ku gravitojne keto vende te permendura ne kete shkrese. Dhe pasi te fitojne mandatin, ata me nuk i sheh me sy.
    Ka logjike qe p.sh. neper institucionet e qytetit te Manastirit, Partija qe vjen ne Qeveri, flas per ato Shqiptare, te punesoje Shqiptar nga jasht Manastiri?!!! Kesi raste ka mbi tre, dhe me tentim qe ky numer te shtohet dhe Shqiptaret e Manastirit te ngelin pa pune, per shkak se nuk jane anetare te kesaj apo asaj Partije Politike, duke mos e rrespektuar profesionalizmin dhe zotesine e tyre. Kjo ndodh vetem ne kete rrafsh. Po ne rrafshet tjera te jeteses, eshte akoma me zi.
    Si do komentohej p.sh. rasti me komunen e Krusheves ku Shqiptaret tani me jane mbi 23% nga popullata e pergjithshme, kurse perfaqsimi i tyre i drejte ne institucionet me karakter lokal, por dhe shteterore ne kete komune nuk egziston fare, pervecse ne Polici?! Per shkollimin se me cfar probleme po ndeshen Shqiptaret ne kete regjion te mos flasim. Nje ndertese ne fshatin Zhitosh te Dolnenit nuk jane ne gjendje ta mbarojne tani me 11 vite, dhe nxenesit e shkolles se mesme atje jane penge e deshirave te Politikaneve shterpamane qe nuk kan  deshire e as guxim qe ti zgjidhin keto ceshtje. As bile klasat e formuara si shkolle nuk po u lejojne nga Kercova qe te ndaheshin ne shkolle me vehte.
    Disa Politikan gjith kohes po levdohen se kan hapur Muze ne Manastir, dhe ne fund del se nga kjo ska asgje. Ka rendacake qe vrapojne pas tyre duke dashur ta zgjidhin vetm problemin e femijeve te tyre per punesim, dhe ti shesin vendet e punes per para tek maqedonasit. Ka pra dhe raste te ketilla.
    Emigrimi e ben te vehten. Sidomos koheve te fundit te gjith jane te disponuar qe te ikin jashte. Dhe pse jo! Atyre qe gjith vitin kalben neper arat duke punuar me duhanin, kurkush nuk u del zot kur ua marin gati pa para. Askush nga Partite Shqiptare nuk doli ne terren qe ti shikonte ata votuesit qe ua dhan voten per nje diet me te mire, dhe per nje jete me te begatshme. 
    Politika eshte interes, pohojne ata tani dhe e kan kuptuar se ku qendron problemi. Ata, nese ka tani sic paralajmerohet zgjedhje te crregullta, do votojne per Partite joshqiptare, atje ku do ta gjejne interesin e tyre. "Politika nuk eshte patriotizem", thone ata. "I mesuam trikat dhe mjeshtrite e genjeshtrave politike dhe ne", deklaruan bujqit e Pellagonise.


Autor: Fergim Demiri