Manastir, Festivali “Interfest 2011” me artistë shqiptarë

Prej mbrëmë në Manastir u hap festivali i 20-të ndërkombëtar i muzikës klasike “Interfest 2011”. Festivali do të zgjas deri më 12 tetor ndërsa marin pjesë pjesëmarrës nga vendet e ndryshme të rajonit dhe më gjërë.
Hapja solemne u bë në sallën e madhe të qendrës për Kulturë në Manastir me filharmonin nga Sofja, Republika e Bullgarisë.
Në të gjitha 10 netët e kësaj ngjarje artistike tradicionale do të dalin në skenë emra të njohur të muzikës klasike. Më 5 tetor në programin e festivalit do të jetë pjesëmarrës edhe kuarteti i artistëve shqiptarë Brams, ku në violinë do luaj violinistja e njohur dhe e dalluar shqiptare-kosovare Sihana Badivuku, Blerim Grubi, Aristid Prosi nga Shqipëria dhe në përcjellje me Piano, Bertran Zhiro nga Franca.
Festivali do mbyllet më datë 12 tetor në qendrën e Kulturës në Manastir në sallën e vogël me prezantimin e Kuartetit të Klarinetëve nga Italia. (F. Demiri / INA)
No comments:
Post a Comment