Mjegull e shi mbi ta si stoli ferri,
Momente mjerimi dhe pamje mizorie,
Ankthe dhe mallkime; pse jane lindur ne dite zije,
Balte qe eshte krijuar njeriu, e zeze, e njome prej lageshtije,
Nena eshte ndare prej femijeve, s'din se ku i ka, eshte mbytur ne habi,
Vdesin nen kembet e turrmes, as verri s'u dihet.
I raskapitur njeri nga ata po qane me ze:,
"Jam humbur": thote, s'din prinderit ku i ka.
turme mbi turme u mbulua mali,
Ne dere te ferrit si ne t'vertete,
Leshojne nje nga nje, e mjerimi mbi ata vazhdon te bjere,
Mjegull, shi, balte, e kokezbuluar,
Me shum mijera te trishtuar,
Nga ferri presin te hyne ne ferr tjeter,
Ku ka Luciferra e Luciferra,
Qe po c'fryhen si bisha e si derra mbi fatin e te pa fatit,
Ketu ku c'fryhet inati ne maskaralleqe e pazarlleqe,
lloj-lloj dilerash si Luciferra,
Enden dhe hyne neper tela.
ju, matrapaze dhe faqezinje,
Largohuni se jane hallexhinje,
Se vjen koha kur Kosova do te jete e lire,
E u bekofte Parajsi i lirise,
Dhe u urofte pragu i shtepise kosovare, perjete.
Netore 1999 Fergim Demiri
No comments:
Post a Comment