Verzion elektronik i gazetës "Bashkimi i Kombit". Do të botohen shkrime të lira dhe në shum gjuhë. Gazeta është subjekt i Shoqatës "Kongresi i Bashkimit"-Manasir.
Tuesday, August 30, 2011
M A R K E T I N G
NJOHTIM: Kemi pertrire gazeten e pare Shqipe qe eshte shtypur ne manastir me vitin 1908 me emrin Bashkimi i Kombit por ne forme elektronike si Blog dhe mund ata qe gjinden jasht Maqedonise mund te ndihmojne permes llogarise:SVIFT INSBMK 22, IBAN MK07 250 00110000200-10. Falenderojme te gjith ata qe do japin kontributin e vet per te funksionuar gazeta elektronike. Kjo eshte llogarija devizore. E gjeni ne adresen : fergimdemiri.blogspot.com
Kjo eshte llogarija me Denare 2500110000200-10, SPARKASSE Bank.
Gazetarija moderrne duhet ngritur edhe tek Shqiptaret prandaj jepni kontributin tuaj sa mundeni. Do ket hapsite dhe per reklama te shkruara dhe fotografi, lajmerime dhe konkurse. Per te gjitha keto ne E-Majlin: manastir_manastir@freemail.com.mk.
Kjo eshte llogarija me Denare 2500110000200-10, SPARKASSE Bank.
Gazetarija moderrne duhet ngritur edhe tek Shqiptaret prandaj jepni kontributin tuaj sa mundeni. Do ket hapsite dhe per reklama te shkruara dhe fotografi, lajmerime dhe konkurse. Per te gjitha keto ne E-Majlin: manastir_manastir@freemail.com.mk.
Sunday, August 28, 2011
EMRI PA U NDRUAR, GREQIJA KA GISHT NE KET SHTET
Ata q[ nuk jetojn[ n[ pjes[n jugore t[ vendit nuk u [sht[ dh[n[ rasti t[ ndeshen me nj[ ikonografi cudit[se q[ po e shikove nga s[ af[rmi do mendosh se p[r momentin gjindesh v[rtet[ n[ Greqi. Po t[ nisesh nga pika kufitare me Greqin[, nga fshati Mexhitli i banuar vet[m me Shqiptar, e deri n[ Prilep, gjat gjith rrug[s mund t[ rastisish dhe ti shohish me sy nga afer mbi 100 flamuj Grek ku valviten para firmave t[ grek[ve q[ i kan hapur p[r tekstil ose p[r biznese t[ tjera. E nj[jta po ndodh edhe n[ pikkat e tjera kufitare – doganore si nga Evzoni e deri n[ Gjevgjeli, ashtu dhe nga pika doganore Dojrani deri n[ brendi.
Me erdhi e cuditshme kjo deklarata e Z-njes Teuta Arifi dh[n[ agjencis[ t[ lajmeve INA se puna e emrit do varet dhe nga disponimi i Greqis[.
Un[ do thoja q[ kjo ve] po varet nga disponimi i grek[ve me q[ vet ikonografija nga tereni rrefen se kush dominon n[ k[t pjes[ t[ vendit, po t[ mos e l[m anash dhe Okt[n e Kosmotene si dhe shum investime t[ tjera kosto e tyre komb[tare.
Por jo vet[m kaq. Femrat e Sllavomaqedonasve q[ punojn[ n[p[r firmat greke t[ tekstilit p[r 100 evro pag[ mendoni se jan[ normale, sepse atje punojn[ nga 12 dhe 14 or[ n[ dit pa pushim dhe pa asnj[ kontroll nga Inspekcionet p[rkat[se. Le k[t[, po pronar[t Grek edhe i mbajn[ si gra jasht[ kurore disa dhe b[hen dhe turpe e orgji n[p[r k[to puntori dhe askush nuk e ngre z[rin q[ ta pengoj[ nj[ gj[ t[ k[till[. Ata, shpesh shprehen se Monastiri, p[r Manastirin q[nka ve] i tyre dhe se sdihet dita kur do t[ legjitimohet me oficialitet kjo.
Epo, e nderuara Arifi, mendoj se keni filluar ta kuptoni rrolin e Greqis[, por nuk jeni n[ gjendje ta shpallni dhe t[ tregoni se kjo qeveri [sht[ me orjentacion progrek dhe se punon p[r greqin i gjith stafi i aletve tuaj n[ VMRO – DPMNE dhe heshtazi po g[lltitet e gjith kjo marzi.
Po sikur ta ncjerrish ndonj[ flamur t[ Kombit ton[ n[ Manastir t[ valvoj[ n[ ndonj[ institucion apo investitor nga Shqip[rija, a e dini se cfar do t[ ndodh ? P[r jo plot nj[ ore do organizohen demonstrate te t[rbuara n[ mes t[ Manastirit deri sa nuk do hiqet ai flamur Shqiptar.
Planet Serbo-Greke vec po realizohen dhe ma merr mendja se gjat ceremonis[ q[ do organizohet m[ dat[ 8 shtator[ me rastin e 20 vjetorit t[ gjoja pavarsis[ t[ k[ti shteti, Greqija do vej ultimatum dhe do bllokohen bisedimet q[ m[ von[ t[ ket arsyetim Nikolla Gruevski para k[ti populli Sllavo-Bullgar t[ mjer[ se nuk ishte ]ajrja pa e ndryshu emrin nga ajo se mund ti b[nte bllokada Bashk[sija Nderkom[tare.
Boshti Serbi-Greqi [sht[ akoma rreziku m[ i ]faqur i Ballkanit edhe pse k[t[ veti ja p[rshkruajn[ Bosnj[s dhe Kosov[s. Largimi i VMROS-s[ nga Bullgarizmi dhe mb[shtetja e tyre n[ progreqizmin q[ n[ alenac[ kan dhe Serbin[ do ti komplikoj[ edhe m[ teper mardh[n[jet n[ k[t vend nga se ve] jan[ paralajm[ruar bllokada edhe nga ana Bullgare, sepse aspiratat e tyre jan[ t[ sakta me q[ me mij[ra shtetas t[ k[ti vendi jan[ shtetas dhe kan pasaporta t[ Bullgaris[.
Ndikimi i boshtit Bullgar n[ k[t shtet tani m[ [sht[ m[ i dob[t dhe e ka humbur betej[n p[rbrenda VMRO-s[ s[ Gruevskit dhe gungimi i bisedimeve mund t[ rrezultoj[ me nj[ shkatrrim t[ vet shtetit, por jo k[saj rradhe nga elementi Shqiptar[ si] kishin d[shir[ t[ thonin forcat progreko-serbe.
Mjerimi politik, kafshatë që s`kapërdihet – Fërgim Demiri
Një ditë më çoj mendja për një nostalgji të vjetër dhe shkova në mysafirllëk në fshatin e gjyshit. U vendosa dhe kushërinjtë u tubuan dhe bëmë shumë muhabete dhe rashë pak më herët në gjumë se ata të shkretit zgjoheshin në ora 3 të mëngjesit për me e vjel duhanin me katran të zi, sepse ky shtet nuk u jep ekzistencë tjetër.
Kur u zgjova në mëngjes, unë pak më vonë se ata, dëgjova këngën e gjelit i cili kishte hipur mbi trumën e plehut të ahurit dhe këndonte aq mjerueshëm me një zë të thyer të vinte sikur ishte një kob. Edhe e lehura e qenve gjatë natës kish ndryshuar dhe nuk lehnin por sikur të ulërinin si kob.
Ditën tjetër ika se nuk e gjeta rahatinë as aty dhe erdha në mjerimin ku më është shkruar. Mania e quajtur urrejtje ndaj të tjerëve s`ka të pushuar dhe kjo sa vjen e thellohet më tepër duke e gri qenien shqiptare nga ky vend që mund të ketë dhe ndonjë mallkim të hershëm që po i ndodh ky mjerim.
Dola një natë në korzonë e “Sokakut të Manastirit” që sllavët e quajnë ‘shirok sokak’, për të takuar vallë ndonjë bashkatdhetar dhe vendas timin, por kjo s`ndodhi, pas gjithë asaj bredhje katër orëshe. Vendi ku dikur takoheshim ne shqiptarët e Manastirit tanimë nuk ekziston dhe pyesja veten se ku kanë vajtur njerëzit.
Manastiri, që nga viti 2001 e këtej me hapa të shpejta po zbrazet nga shqiptarët, sidomos kur në pushtet është VMRO-DPMNE. Atëherë shkelen të gjitha të drejtat e tjerëve në këtë qytet dhe nga shtrëngatat e padurueshme që shqiptarët të migrojnë për në Australi dhe Evropë.
Ky numër sa vjen dita ditës po zvogëlohet, ndërsa partiakët hidhërohen pse s`ka vota nga Manastiri me rrethinën. E s`ka. Çfarë kanë bërë ata që të mos ndodh dyndja nga ky qytet i shqiptarëve !!! Besoj se jo. Jo, se më kujtohet ajo kënga e gjelit në fshatin e gjyshit dhe lehja e çuditshme e qenve që më dukej si kob.
Të jetë fatkeqësia edhe më e zezë, disa nga shqiptarët kanë filluar ti vizitojnë dhe kontejnerët e mbeturinave nga uria që i ka kapur. Edhe për këtë nuk kanë informata partiakët e gjorë shqiptar!! Po nëse ndodh një ngatërresë mes shqiptarëve dhe maqedonasve qoftë të jetë edhe verbale, çdo herë fajtor është shqiptari. Të mos flasim për institucionet, se shqiptarët atje kur venë hasin në një mjerim akoma më të rëndë e diskriminues.
Deri kur do ti shohin shqiptarët si ëmbëltorexhinjë, sharrraxhinjë, shitës nëpër tregjet, punëtor dore me lopatë, muratorë, dhe hallexhinjtë. Po i pyes tani ata të mjerimit politik tek shqiptarët. E humbën floririn për të cilin në Lidhjen e Prizrenit ishte vendosur të shpallet Kryeqendra e gjithë Vilajeteve Shqiptare, e sot ata që ulurojnë natën me kob po e vdesin. Vdesin intelektualët, historia dhe kultura e këtij vendi që është një thesarë i majshëm dhe me vlera kombëtare për popullin tonë.
Këta të plehut nga ahuri mbi të cilin këndonte at mëngjes gjeli i fshatit në fillim e përçanë këtë popull shqiptar kaq të vockël në Manastir, e bënë copë e cipë, dhe në fund ia kthyen kurrizin e lan thjeshtë në baltë.
Disa po që nuk e kanë as fijen e turpit që rrinë me vrasësit dhe piromanët e shtëpive shqiptare. Ata rrihnin gjokset se do bëjnë muze në mes të Manastirit, por s’bënë asgjë për fat të keq duke u mbytur në zgjedhje të parakohshme dhe duke i ngarkuar gomarët me pasuri e cila po tretet në xhepat e pashallarëve dhe cubave politik të këtij populli.
Mjerimi politik është kafshatë e vështirë që të mbetet vërtetë në fyt dhe ta zë frymën, kur për zjarret që i kanë shkaktuar vet në pyjet dhe malet e Manastirit, paramilitarët e “Qeneferisë Sllave” kërkojnë fajtorë në mesin e shqiptarëve dhe të tjerëve, edhe pse ka njohuri dhe burime të sakta se ata vet i djegin pyjet halore siç ndodhi dhe në vitin 2007 që pastaj ti eksplatojnë, sepse druri i molikës është shumë kualitativ dhe i fortë si dru që përdoret në ndërtimtari.
Policia e Manastirit ka kapur tre rom të mitur dhe po i akuzon për gjoja vendosjen e zjarrit mbi Devejan dhe Bair, lagje këto të banuara me shqiptarë dhe rom.
Shikoni çfarë krahasimi bëjnë ata me gënjeshtrat e tyre të kulluara. Bile në fshatin Ternovë dhe Magarovë janë marrë në pyetje dhe maltretuar banorë shqiptarë, kinse ata na paskan qenë kryerës të këtij akti vandal.
Edhe në fshatin Dolenckë ku jeton popullatë shqiptare janë marrë në pyetje gjithashtu banorë shqiptar si kryerës të mundshëm të këtij akti piroman. Por faktet nga terreni nuk flasin kështu.
Para një vit e gjysmë, pylli në malin Pelister me drunj molikë ishte shkatërruar dhe prerë në masa drastike, dhe u zbulua se kryerësi ishte kryetari i këshillit drejtues të Parkut Nacional Pelister, pronarë i televizionit lokal ORBIS që është kadrovik i VMRO-DPMNE-së dhe njëherit baxhanak i ish ministrit të mbrojtjes Konjanoski.
Çdo akt që e ndërmerrë mafia pyjore maqedonase, i ndërlidhet shqiptarëve dhe fajtorët kujdestarë janë ata. Mjerim i tipit modern, dhe si do ta kishte shkruar Migjeni i madh këtë tip mjerimi në poezinë e tijë veç ai e din, po të ishte i gjallë.
Pra qëllimi i dyndjes dhe shpërnguljes së shqiptarëve të Manastirit do të vazhdojë sipas planit të Kuzhinave Ballkanike të Politikave të Errta të trurëve të errësuar të Shovinistëve Sllavo-Greko-Bullgar siç është plani i Çubrilloviqit i cili po vazhdon me të njëjtin tempo, dhe i ndihmon aty dhe Kolona e Pestë Shqiptare për ta realizuar këtë qëllim të errët për pastrimin e vendit ku lëvizja shqiptare ka pas folenë. Duke u frikësuar nga ai zjarr, duan ta zhdukin, por nuk do e shuajnë zjarrin e folesë se nuk i takojnë të gjithë shqiptarët Kolonës së Pestë. Ky është mjerimi i moderuar për fat të keq që sot Shqiptarët e këtushëm e mbajnë mbi supet e veta duke mos e ndier dhe vuajtjen e dhimbjen nganjëherë.
Saturday, August 27, 2011
MBI 83 MIJE EVRO PER PROJEKTE NDERSHTETERORE PER BASHKEPUNIM NE RRAFSHIN E KULTURES.
Sot p[rfundoi projekti i bashk[punimit mes dy Bashkive Komunale, ajo e Manastirit nga ana Maqedonase dhe ajo e Kor][s nga shteti Shqiptar.
Komuna e Manastirit kishte aplikuar n[ fondet Evropjane p[r mb[shtetje t[ projekteve t[ rrafshit kulturor[ nd[rkufitar[ t[ shteteve fqinje ballkanike dhe kan gjet mb[shtetje me 83 mij[ evro nga Fondet Evropjane p[r bashk[punim nd[rshtet[ror[. Q[ nga data 15 e deri m[ dat[ 24 gusht kur dhe p[rfundoi projekti, nga bashkija e komun[s s[ Kor][s mor[n pjes[ 10 t[ rinj[ me passion p[r fotografin artistike si dhe 10 t[ rinj[ maqedonas nga Manastiri. Sipas fjal[ve t[ p[rgjegj[ses nga Bashkija e Kor][s Alba Velushi, Specialiste e Turizmit pran[ k[saj bashkije, 10 kandidat[t e rinj[ Anisa Petro, Xhorxhina Qirijallari, Lorena Kostandini, Erisa Kocaqo, Dimis Lubonja, Vasiana Ve3lushi, Maik Ilija, Kosta Marko, dhe Kristi Ktona, kan fotografuar me lloje t[ ndryshme t[ Kamerave dhe teknikave fotografiste dhe sonte m[ dat[ 24 gusht me fillim n[ ora 20 t[ gjitha ato fotografi u ekspozuan n[ Fuajen e Sht[pis[ s[ Kultur[s n[ Manastir[.
Sipas fjal[ve t[ Kryetarit t[ Komun[s s[ Manstirit Vlladimir Talevski, ky projekt do t[ mund[soj[ q[ p[rvec Fotografis[ Artistike, n[ Shator[ t[ organizohet nj[ puntori nga sfera e Filmit poashtu n[ Manastir ku p[rve] pjesmars[ve nga ky qytet do t[ ket[ dhe nga Kor]a, si dhe n[ Pranver[n e vitit t[ ardh[sh[m n[ saje t[ k[ti bashk[punimi si e quajti ai, n[ Kor][ do shkojn[ t[ rinjt[ nga Manastiri q[ kan pasionin e artizanateve ku do t[ organizohet nj[ puntori atje.
Nga shoqata qytetare kulturore dhe atdhetare “Kongresi i Bshkiimit” nga Manastiri e p[rsh[ndet[n k[t iniciativ[, p[r kan vrejtje n[ mospjesmarrjen e t[ rinj[ve Shqiptar nga Manastiri n[ k[t projekt me q[ Kryetari dhe Stafi i projektit b[jn[ diskriminim t[ drejtp[rs[drejt[ t[ qytetarve t[ tjer[ q[ jetojn[ n[ Manastir nd[r t[ cil[t jan[ dhe Shqiptar[t. P[r ]far bashk[punimi flasin ata t[ bashkis s[ qytetit t[ Manastirit, kur aty ura e bashk[punimit nuk egzistonte me q[ nuk pati as nj[ t[ ri Shqiptar q[ ishte p[rfshir[ n[ k[t projekt.
P[r k[t projekt, pohojn[ ata jan[ lar[ parat[ q[ jan[ mar[ nga Fondacionet Evropjane p[rmes nj[ shoqate me emrin NARODNA TEHNIKA ku drejtor i p[rjetsh[m [sht[ edhe sot e k[saj dite Stojan Stojanoski, ish Sekretar[ i Sindikat[s s[ qytetit t[ Manastirit. Nga shoqata i b[jn[ apel bashk[sis[ s[ Kor][s q[ t[ mos pranoj[ bashk[punim rras[s tjet[r n[se k[ta nga Manastiri nuk do ken angazhuar dhe Shqiptar t[ rinj[ me k[to projekte dhe se me let[r do e njoftojn[ Bashkin[ e qytetit t[ Kor][s p[r padrejt[sit[ dhe diskriminimin q[ ua b[jn[ Shqiptarve t[ Manastirit k[ta t[ Pushtetit Lokal n[ k[t qytet. }udi, thon[ ata si mund t[ mar dikush 83 mij[ evro donacion kur ata si shoqat[ nuk mund t[ sh[nojn[ asnj[ dat[ nga historija dhe kultura shqiptare k[tu n[ Manastir nga se organet p[rkat[se q[ duhet ti ndajn[ k[to mjete si Ministrija e Kultur[s dhe Bashkija e Manastirit, q[ nuk ndajn[ asnj[ lek p[r aktivitetet kulturore t[ Shqiptarve t[ k[tush[m. Afrohet 100 vjetori i lindjes s[ MIGJENIT t[ madh, dhe askush nuk ]an kok[n p[r k[rkesat tona, e dikush merr me dhjetra mijra evro p[r projekte qesharake q[ nuk sjellin asnj[ fryt si] shifet nga strukturimi i vet projekt drejtuesve, thon[ nga shoqata atdhetare “Kongresi i Bashkimit” nga Manastiri. (F[rgim Demiri )
Saturday, August 6, 2011
Shqiptarët e Amerikës përsëri në këmbë - Bleron Baraliu
Mërgata dhe diaspora shqiptare në SHBA po i vrojtojnë me vëmendje zhvillimet e fundit në pjesën veriore të atdheut. Shqiptaro-amerikanët përkrahën me entuziazëm vendosmërinë e vonuar të institucioneve të Kosovës për ndalimin e kontrabandës kriminale serbe dhe mbrojtjen e sovranitetit përgjatë kufirit verior.
Në shërbim të ardhmërisë demokratike
Diaspora shqiptare është përsëri e gatshme të mbështesë kauzën e popullit shqiptar për paqe dhe prosperitetit demokratik, në çdo pëllëmbë të atdheut. Diaspora në SHBA, sikurse edhe e tërë diaspora shqiptare, është në nivel gatishmërie për të kundërshtuar makinerinë antinjerëzore serbe dhe do të vazhdojë të demaskojë politikat etno-spastruese të terroristëve serbë, kësaj radhe me ritëm të ngritur, për të demaskuar me kohë agjendën ekspansioniste dhe kriminale të shtetit serb, të inspiruar dhe në vazhdimësi të agjendës së Çubriloviçit e Milosheviqit. Diaspora në Amerikë është e bindur që rruga përpara për popullin shqiptar është marshim i sakrificës dhe heroizmit në shërbim të ardhmërisë demokratike për fëmijët tanë. Ashtu sikur dhe populli liridashës në trojet amë, diaspora është e betuar për të paguar çfarëdo çmimi që kushtëzon të ardhmen e fëmijëve tanë në atdhe. Sikur qarqe ndërkombëtare me busull nga Beogradi të shtojnë presionin mizor kundër liderëve tanë momentalë, populli shqiptar do të transendojë të gjitha politikat mashtruese të motivuara nga propaganda dhe shantazhi serb, për të vazhduar pa kthim mbrapa marshin drejt pavarësimit të plotë dhe definitiv të tokave tona në veri dhe lindje të Kosovës.
Ky marsh i kaherë drejt lirisë së popullit, që mori një fuqi revolucionare me gjakun e flijuar të Adem Jasharit dhe betimin e përjetshëm të UÇK-së, është ringjallur me një fuqi të re, tani që u flijua edhe heroi më i ri shqiptar në mbrojtje të atdheut. Ky marsh i kaherë i lirisë që u qëndis me gjak nëpër kohëra e u thur me durim dhe sakrificë mbinjerëzore të popullit nëpër shekuj, do të vazhdojë me vrull të shtuar dhe intranzigjencë para armiqve, deri sa të pastrohet çdo pëllëmbë e vendit tonë nga bandat vrasëse serbe dhe derisa çdo shqiptar që jeton në Mitrovicë, Preshevë, Bujanovc, a Medvegjë, të ketë ngadhënjyer mbi sundimin e egër fashist serb. Shqiptaro-amerikanët qëndrojnë të gatshëm për të shtyrë përpara kauzën në Uashington, përballë propagandës antishqiptare të gatuar nga serbë me miq të tyre në Moskë e Bruksel. Shqiptaro-amerikanët po ashtu qëndrojnë në nivel gatishmërie për të mbrojtur atdheun edhe në Mitrovicë, Shkup, e Preshevë, aty, ashtu dhe atëherë, siç e kërkon vendi amë, siç edhe patën dëshmuar djemtë e lavdishëm të batalionit ‘Atlantiku’ në pranverën e shenjtë të vitit 1999.
Studentët, intelektualët, profesionistët dhe punëtorët shqiptarë në Nju- Jork, Boston, Uashington, Dallas, Detroit, e tjerë, qëndrojnë mbrapa vëllezërve dhe motrave heroike në atdhe dhe në ballë të betejës për paqe dhe demokraci, porsi dekadave të kaluara, kur rrugët e qyteteve amerikane u plagosen nga pamje trishtuese të gjenocidit serb në Kosovë dhe desqet e institucioneve demokratike në Uashington u mbuluan me dëshmi të pamohueshme të agresionit hitlerian nga shteti shovinist serb. Shqiptaro-amerikanët do të vazhdojnë punën me intensitet të ngritur, për t’i dëshmuar botës demokratike se shovinizmi serb lulëzon ende brenda mu vetë shtetit vrasës serb - se regjimi i Bogdanoviqit dhe Tadiqit është hiq më pak se vazhdimësi e atij të Rankoviqit dhe Milosheviqit.
Krenarë me guximin e popullit
Diaspora krenohet me guximin e popullit për të zgjedhur sakrificën para gjunjëzimit - shqiptarët përherë kanë zgjedhur vdekjen e sigurt para poshtërimit dhe robërisë së atdheut! Diaspora shqiptare i tërheq vëmendjen si udhëheqësve të KFOR-it, ashtu edhe EULEX-it dhe Kombeve të Bashkuara, që verbërisht bien pre e propagandës vrasëse serbe, se shqiptarët janë popull i dëshmuar me tolerancë dhe durim, por edhe më lart, janë popull i dëshmuar me sakrificë dhe vetëmohim në detyrë të lirisë, në fushë të betejës. Ky durim dhe kjo tolerancë mund të kamuflohen si stabilitet, por duhet të çmohen dhe respektohen si të shenjta nga protagonistët e demokracisë evropiane, sepse populli shqiptar i vënë në qoshe kundër lirisë së vet çdo çast mund të shpërthejë i papërmbajtur, derisa të shemben të gjitha bedenat e errësirës, nga Preveza e deri në Malësi, nga Kumanova e deri në Preshevë. Të gjithë ata evropianë që kërkojnë dialog nga shqiptarët me vrasësit e tyre serbë të mendojnë një herë a do të kishin kërkuar nga hebrenjtë të uleshin me pasuesit e Hitlerit për të zgjidhur “mosmarrëveshjet”, sikur këta të fundit të kishin mbjellë banda naziste në veri të Izraelit?! Duke kërcënuar paqen e shqiptarëve në tokat e veta, Serbia synon t’i vejë zjarr Evropës, siç i dha sa herë në shekullin e kaluar, që të rinxisë fushatën e spastrimit e ekspansionizmit serb, në vazhdimësi të agjendës ruse kundër demokracisë perëndimore - demokraci që bëhet përherë më e brishtë sa ngurron të ballafaqojë politikën shoviniste serbe.
Autori është aktivist i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe drejtor menaxhues në “State Street Corporation” në Nju-Jork
TJERA NGA OPINIONE
Shqiptarët e Amerikës përsëri në këmbë - Bleron Baraliu
Mërgata dhe diaspora shqiptare në SHBA po i vrojtojnë me vëmendje zhvillimet e fundit në pjesën veriore të atdheut. Shqiptaro-amerikanët përkrahën me entuziazëm vendosmërinë e ...
Mbi rrezikun në rritje të mafies politike - Rexhep Meidani
KUR SHFAQET MAFIA? Në një konceptim të mirëfilltë, mafia si term përdoret për klasifikimin e organizatave kriminale që synojnë të kenë monopolin, mbrojtjen apo kryerjen e ...
Amnistia për rastet e Hagës - Southeast European Times
Ligjvënësit votuan për të mos ndjekur penalisht katër krime të luftës ku përfshihet Ushtria Çlirimtare Kombëtare, në gjykatë, pas një kërkese nga Bashkimi për Integrimin ...
Mirë se erdhët në vitin 1991 ! - Halil Matoshi
U vranë mbi 70 veta në Norvegji nga një djathtist, Anders Behring Breivik, etnonacionalist patologjik (i sëmurë). Kryeministri Stoltenberg tha: "Dhunës do t'i përgjigjemi me ...
Rënia nga froni i të plotfuqishmit - Nga CNN
Një rregull 30-vjeçar, i koracuar, që zhbëhet nga një revolucion vetëm 18-ditësh, pa të mërkurën epilogun e saj - me ish-presidentin egjiptian Hosni Mubarak që ...
Kalorësi i pansllavizmit - Nijazi Muhamedi
“Boshësia” e Gruevskit dhe “mbushja e boshësisë” e Gudak Beqirajt ...
Aventura ver(i)ore - Enver Robelli
Ideja për të kontrolluar çdo pikë kufitare nga policia dhe doganierët e shtetit të Kosovës është legale dhe legjitime. Por, kur një gjë e tillë ...
Don Kishotët e toponimisë - Ardian Vehbiu
Aleanca Kuqezi paska shpallur një nismë për “shqiptarizimin e toponimeve”, njofton gazeta “Shekulli”. Njoftimi është i fortë në etos, por i dobët në informacion. Thuhet ...
Varësia e pashpjegueshme nga Serbia - Gani Mehmetaj
Në tregun e Kosovës Serbia është shteti më i privilegjuar në botë. Ku është ndjenja jonë e patriotizmit. A nuk na obligojnë mbi njëzetmijë viktima shqiptare që u vranë nga ushtria e Serbisë, a nuk na obligon vrasja e policit shqiptarë nga Vushtrria, i cili ra për të mbrojtur kufijtë tonë dhe për të mbrojtur shtetin e Kosovës....
Edhe një betejë serbe e humbur në Kosovë! - Adnan Abrashi
Serbët në veri këto ditë janë duke lozur me kartën e tyre të fundit në stilin: “krejt, apo asgjë”. ...
Nuk e di a do të gjej vitin tjetër, nëna ime! - Sami Beluli
Tani më ata i kishin ngritur foletë e të rinjve atje lart, lart vendit të tyre, lart prej vendit të të parëve, që me aq mund e thyen kohën e gurit, bronzit dhe ndoshta edhe më herët ngritën fole për të vegjlit e vet. ...
Kundrejt letrës së poetit - Bujar Plloshtani
(Përgjigje shkrimit “Letër e hapur dedikuar për së gjalli poetit e mendimtarit të ri”, të Remzi Salihut) ...
Durim do të thotë të vazhdosh në mes mizeries - Artan Mullaj
Ditën që u mbushën 6 muaj nga ngjarjet e 21 janarit, po nxitoja drejt kryeministrisë, për të marrë pjesë në kujtesën që do ju bëhej ...
Edhe kjo qeveri pa marrëveshje të nënshkruar - Izet Zeqiri
Edhe kjo qeveri u formua pa kontratë për bashkëqeverisje, por vetëm me marrëveshje gjithashtu të panënshkruar nga partnerët e koalicionit. ...
Laicizmi kosovar – diktati i ri mbi fetarët - Gentian Jetishi
Deklarimi i Kosovës për shtet laik (versioni shqip) dhe shekullar (version anglisht, ekspertët e juridikut shohin dallime në mes këtyre dy emërtimeve teknike),kosovarëve po u ...
Policët shqiptarë dërgohen në aksione të rrezikshme
Një grup të rinjsh shqiptar të punësuar në njësitet speciale të policisë së Maqedonisë e ndjejnë veten të rrezikuar dhe diskriminuar në shumë aspekte në punën e tyre në MPB....Mbi rrezikun në rritje të mafies politike - Rexhep Meidani
ret për klasifikimin e organizatave kriminale që synojnë të kenë monopolin, mbrojtjen apo kryerjen e transaksioneve ilegale, duke ndjekur një “ritual” të dhënë, rregulla sjelljeje dhe “besnikërie” deri frikësim, ushtrim dhune dhe eliminim fizik personi, si në rastin e magjistratëve italianë G. Falcone dhe P. Borsellino. Në origjinën e vet, mafia e ka nisur veprimtarinë konkrete në pjesën e parë të shekullit të 19-të, fillimisht si një shoqëri sekrete në Sicili, ku ajo shfaqet në përgjigje të kërkesave për mbrojtje prone e transaksionesh ekonomike (në kushtet e një shteti të dobët e të pafuqishëm). Ajo bëhet më e “ushqyeshme” në kushtet e një tranzicioni të vonuar. Më vonë, mafia, nga rregulluese e pronës, tregut dhe tregtisë në sektorin bujqësor, gradualisht u “specializua” në mbrojtje të çdo veprimtarie kriminale, me mjete nga më të ndryshmet, nga korruptimi e mitmarrja, në kërcënime individuale deri në një përdorim të përgjakshëm force. Po ashtu, edhe pse mafia e nisi jetën si një “prodhim” sicilian, ky term, pavarësisht variacioneve në formë e përmbajtje, shfrytëzohet sot në të gjitha rastet e ngjashme. Natyrisht, edhe me variacionet e veta lokale (Yakuza japoneze, Triads Hong Kong-ez, Cosa Nostra amerikane, Mafia ruse etj.), sidomos nisur nga nevoja e burimeve joshtetërore të mbrojtjes së territoreve, monopolizimit apo ruajtjes së sektorëve të caktuar ekonomikë etj. Sidoqoftë, me kalimin e viteve nuk kanë qenë të vogla lidhjet e mafies siciliane me politikën, edhe pse, sipas të gjitha të dhënave, vetë ajo ka refuzuar bashkëpunimin me dy parti politike: PKInë dhe MSI-në (Partinë Neofashiste Italiane). Situata të ngjashme të veprimtarisë mafioze dhe lidhjes së saj me politikën janë shfaqur dhe në vende të tjera. Pamjet konkrete të saj kategorizohen edhe si mafie politike.
MAFIA POLITIKE
Mafia politike lidhet ngushtë me politikën, me përfaqësues të caktuar të saj në nivel qendror e vendor. Kontaktet e saj me politikën, edhe para këtij emërtimi, janë ndeshur më herët. Sepse me to kushtëzohet fuqizimi i saj ekonomik. Në fakt, mafia ka synuar e synon gjithmonë që, në një mënyrë apo tjetrën, të ushqejë e kultivojë këto lidhje politike. Madje, përpara kalimit nga fshati në qytet, bosi apo kapoja lokal synon të krijojë lidhje të mira me qeverisjen vendore e policinë. Ato shpesh janë demonstruar në mënyrë krejt tradicionale: në rrugë, kafene, restorante e mjedise të tjera publike, pak a shumë të dukshme. Pikërisht për t’u parë nga të tjerët, për të rritur “prestigjin” dhe ndikimin e ndërsjellë të dy palëve, për të kultivuar frikën dhe mbjellë heshtjen. Por, dhe imponimin në mbrojtjen apo ndërtimin e lidhjeje të tjera familjare. Më tej, me përqendrimin e veprimtarisë në qytete të mëdha, me rritjen e shkallës së anonimatit të individit, rruga tradicionale nuk duket më efektive. Por, edhe shfaqjet publike me eksponentë mafiozë e kanë bërë shqetësues komprometimin publik të disa politikanëve në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Si rrjedhojë, aktualisht, veprimtaritë kryesore mafioze dhe transaksionet ilegale kryhen nën rrogoz, në kushte alibie apo me një përkujdesje në rritje për “moslënie gjurmësh”. Parë me këtë sy, sot, në luftën ndaj mafies, krahas investigimit të specializuar, kërkohet mobilizimi i opinionit publik dhe medias! Situata komplikohet edhe më shumë kur arrihet të manovrohet në mënyrë politike, duke përfshirë një pjesë të strukturave publike e medias në mbrojtje të saj. Për më tepër, me gjithë rritjen e kontrollit publik mbi median në mjaft vende, përsëri mafia arrin të rekrutojë, të nxisë e ushqejë “pushtimin” apo blerjen e saj. Por përsëri edhe kjo nuk mjafton. Madje, kohët e fundit, segmente të shkolluara e kultivuara të saj po përfshihen, jo më thjesht nëpërmjet kontakteve e ndikimeve politike e mediatike, por edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, në përfshirjen e disa individëve të “panjollosur” të saj në përfaqësimin partiak e politik, pra dhe institucional. Një ndërthurje e tillë në qeverisje, në institucionet shtetërore e partiake dhe, në përgjithësi, deformimi i vetë mjedisit politik-publik e bën gjithnjë më të rrezikshme jo vetëm zhvillimin ekonomik, por dhe jetën e lirinë për qytetarin…
DY “NEVOJA” POLITIKE TË MAFIES
Mafia synon të plotësojë dy nevoja të qenësishme në fuqizimin e vazhdueshëm të saj. Të dyja ato, në një mënyrë apo tjetrën, shpesh në trajtë të kamufluar, lidhen me politikën, me rolin dhe detyrat e saj në qeverisje. Në radhë të parë, mafia ka probleme me Policinë dhe gjykatat, veçanërisht me Prokurorinë, si institucioni më i rëndësishëm për hetimin dhe formulimin e akuzës. Edhe pse këto probleme nuk janë gjithmonë politike apo nuk zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë, puna e tyre, p.sh. e policit, prokurorit dhe gjykatësit mund të ndikohet jo pak me anë të presionit publik, me anë të goditjeve politike të drejtpërdrejta apo të tërthorta, përfshirë dhe rrezikun e humbjes së vendit të punës. Kjo bëhet akoma më e lehtë në kushte paaftësie apo korrupsioni brenda vetë sistemit gjyqësor, Policisë e Prokurorisë, sidomos në rastet kur aty ryshfeti apo mitmarrja bën kërdinë. Edhe dhuna apo kërcënimi fizik luajnë rolin e tyre… Pra, mafia ka nevojë për kontakte politike, që ndikojnë në aksionin e Policisë dhe vendimmarrjen e Gjyqësorit. Dhe me që të dy këto struktura janë institucione shtetërore, është e rëndësishme që ndikimi kryesor të arrihet në qeverisjen qendrore, sidomos në institucione, si: Ministria e Drejtësisë, ajo e Rendit, Prokuroria e Përgjithshme, gjykatat etj. Nevoja e dytë është e lidhur me punë botore, me projekte publike e infrastrukturore, me prokurime e tenderime të ndryshme, që vihen në lëvizje jo vetëm në qeverisjen qendrore në dikastere si ajo e Transportit, e Bujqësisë, e Ekonomisë, Shëndetësisë, Arsimit e Kulturës etj.; por edhe në atë vendore. Për to vihen në dispozicion, sipas buxhetit, fondet përkatëse. Nuk mund të lihen mënjanë as tatimet e doganat. P.sh., përpjekja serbe për paralizë mafioze të doganave në dy pikat kufitare të Veriut të Kosovës, djegia e tyre, përdorimi i armëve dhe vrasja me snajper, huliganizmi e bllokimi i rrugëve në sy të ndërkombëtarëve të KFOR-it apo EULEX-it është një shembull konkret i përzierjes së Beogradit në disa segmente mafioze serbe, me veshje gjoja nacionaliste! Prandaj, jo vetëm në raste të tilla ekstreme, por kudo e kurdoherë duhet të synohet kontrolli e vigjilenca mbi politikanë e zyrtarë që kanë vendimmarrjen e duhur. Sepse çdo organizim mafioz synon për ndikim politik dhe mbështetje konkrete në nivel vendor, kombëtar e rajonal, për qëllime dhe veprimtari të ndryshme, për fuqizim jolegal e kriminal të pushtetit të tij politik e ekonomik…
VIGJILENCË PUBLIKE NDAJ ÇDO SHFRYTËZIMI POLITIK “PARAMAFIOZ” E “MAFIOZ” TË QEVERISJES
Subscribe to:
Posts (Atom)